LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Besimi ne Zotin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

Besimi ne Zotin Empty
MesazhTitulli: Besimi ne Zotin   Besimi ne Zotin Icon_minitimeWed Jul 28, 2010 11:54 am

Do te doja ta filloja kete shkrim me dy fjale per : Vetedijen,apo e shprehur me fjale te tjera: "Aftesia qe ka njeriu per te njohur e per te kuptuar boten qe e rrethon dhe vetveten,aftesia per te gjykuar e vepruar ne menyre te vullnetshme,per te kuptuar qarte qenesine e vet,vendin dhe detyren e vet ne jeten shoqerore dhe per te mbajtur nje qendrim te caktuar ne kushte e rrethana te ndryshme" ,kjo vetedije per besimtarin ka nje kuptim te plote.
Ka nje kuptim te plote te botes,te vetes dhe te Krijuesit si dhe te planit te tij kur ai krijoi njeriun.
Sepse Ai pati nje qellim kur e krijoi njeriun.Kjo vetedije e plote i dallon besimtaret nga gjithe njerezit e tjere.
Lexova nje artikull interesant ne faqet e kesaj teme ne lidhje me fene dhe rolin e saj ne sherbim te kombit.Me pelqeu diēka dhe po e perserise:-Per t'u marre serizisht me trajtimin e kesaj teme duhet pasur guxim dhe kurajo.Kjo teme s'duhet te jete tabu.
Nje tjeter antar , shton:Feja si alternativ,si mbeshtetje per te zhvilluar nje komb,sidomos sot kur individi nen instikte te ndryshme dhe me nje egoizem te shfrenuar per kariere,pasurim,nuk njeh kufij moral.
nje tjeter shton : Feja meson se kush eshte njeriu dhe Zoti,sepse ne fene eshte zemra e e ruajtjes se familjes.
Nuk mund te rri pa shtuar ne lidhje me kete ēeshtje nje mendim te nje poeti te famshem amerikan:WALT WITMAN:
"Bindja e verber te ēon ne skllaveri te plote,asnje popull nuk e fiton dot perseri lirine"
Problemi per t'u diskutuar eshte i madh,i gjere dhe nuk mund te sqarohet me pak fjale.
A ka Zot? Kush e krijoi gjene me te bukur te kesaj bote -Njeriun? Te ngjashem me Zotin:krijues,qe mendon,imagjinon,dashuron.
A ka Zot ? Nje pyetje qe s'ka nevoje per pergjigje.Njeriu,ne greqisht :Antrhopos-Ai qe shikon lart;ne latinisht :Suspiens-Ovidio ,poeti latin ,thote "Iddio all'uomo altera la fronte e comando di fissare il cielo"(Zoti njeriut ja ndryshoi ballin dhe e urdheroi te shikoj qiellin) eshte i vetmi qe e mbane shikimin lart dhe kerkon Zotin,sepse Zoti ne te ka vendosur nje koshience,ndergjegje qe te kuptoj ekzistencen e vete dhe po te shkeputet nga Zoti ,nga maredhenia me te ,te mos gjeje paqe edhe kur i ka qe te gjitha ne kete bote me shumice.Shikoni shume te pasur qe s'kane paqe dhe lumturi.Brenda zemres sone,shpirtit tone mund te fusim ēdo gje por ai nuk ngopet kurre,po nuk futem Zotin ne te,sepse Zoti e ka bere shpirtin e njeriut per veten e tije.Kot lodhen njerezit per ta mbushur me gjera te ndryshme, edhe pse te bukura,pa Zotin ai do te jete gjithmon bosh.
Pyetja qe une shtoje eshte kjo: Kush eshte Zoti i vertete?
Mjeshteria qe formon ose e deformon vetedijen quhet propogande.Ne kemi degjuar nga te gjitha llojet.
Ne nje artikull te botuar ne gazeten " SOT" me date 27,28/05/2010 Kastriot Myftaraj shtron nje problem te madh: Nje popull,nje komb,nje fe(besim),nje shtet.
Nuk me interesojne problemet politike ne kete artikull,por fakti:Te kthehemi tek besimi qe kemi pasur para se te pushtoheshim nga Turqia,e cila me dhune dhe me force arriti te myslimanizonte shumicen e popullit shqiptare.
Pra ,mendoj se keto jane disa nga problemet qe duhet te diskutojme dhe te zhvillojme se bashku.
Pershendetje nga Agim Shkodra
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Besimi ne Zotin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: komuniteti protestant-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions