LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave Empty
MesazhTitulli: Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave   Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave Icon_minitimeFri May 28, 2010 7:18 pm

Komisioni Europian rekomandoi sot heqjen e vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnje Hercegovinėn. Kjo do tė thotė se dy vendet e Ballkanit Perėndimor do tė futen nė listėn e vendeve, qytetarėt e tė cilėve nuk kanė nevojė per viza pėr tė udhėtuar nė vendet Shengen. Data e saktė e heqjes sė vizave nuk dihet akoma.



Lajmi ėshtė dhėnė nga Komisionerja europian Cecilia Malmstrom, nė njė konferencė pėr shtyp sot nė mesditė nė Bruksel.

“Jam e lumtur t'ju informoj se KE miratoi rekomandimin pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt nė Shqipėri dhe Bosnje Hercegovinė”, ka thene Malmstrom.

"KE ka monitoruar me kujdes. Ėshtė bėrė shumė, megjithatė ka ende disa kritere pėr tu plotėsuar“

Malmstrom nuk ka dhėnė njė datė pėrfundimtare se kur shqiptarėt dhe boshnjakėt do tė udhėtojnė pėrfundimisht pa viza, por ka theksuar se kjo datė varet nga qeveritė se kur do tė plotėsojnė kriteret.

Nė rastin e Shqipėrisė kriteret pėr t’u plotėsuar janė hartimi i njė strategjie pėr ri-integrimin e tė riatdhesuarve, pėrmirėsimi i kapaciteteve nė luftė kundėr krimit dhe korrupsionit dhe zbatimi i ligjit pėr konfiskimin e aseteve kriminale.

“Shumė ėshtė bėrė, ka shumė pak pėr tė bėrė dhe besoj se autoritetet do tė punojnė brenda verės. ... Nuk ėshtė nė dorėn time tė jap njė datė pėrfundimtare, KE dhe BE po i ofron njė mundėsi.. nėse kriteret do tė plotėsohen nė verė OK, menjėherė pas kėsaj ndodh dhe liberalizimi. Nėse kushtet plotėsohen mė vonė do tė thotė qė liberalizimi do tė jetė mė vonė", ka thėnė komisionerja europiane Malmstrom

Kolegji i Komisionerėve tė BE miratoi tė mėrkurėn rekomandimin pėr liberalizimin e vizave pėr dy vendet e fundit tė Ballkanit ku ende ėshtė nė fuqi udhėtimi me viza pėr nė Europė.

Ekspertėt europianė do tė verifikojnė gjatė verės ose nė vjeshtė nėse kushtet janė arritur dhe mė pas tė kalohet nė njė vlerėsim tė ri. /bbc/

Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave Visa_shengen
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BE: Shqiperia progres ne permbushjen e kushteve te heqjes se vizave
» Kukan: Shqiperia, eshte gati per liberalizimin e vizave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions