LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona Empty
MesazhTitulli: Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona   Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona Icon_minitimeThu Apr 01, 2010 2:23 am

pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare


Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona



Te shkruash per lumin e Semanit eshte nje detyrim perkushtimor historik, pjese e krenarise kombtare per ngjarjet e shumta gjurmelenese qe lidhen me te dhe banoret pran tij neper vite e shekuj prej antikitetit deri ne ditet e sotme.

Legjendat, kronikat, tregimet e ngjarjet e shumta te ndjekura me kujdes qe nga malet ku lind e nis lumi neper brinja e vazhdon jeten permes luginash, honesh e grykash qe nuk gjen qetesine as ne fushen e madhe sajese me teper e aktivitetit te tij e do te prehet i qete ne bregdetin tone, keto te gjitha do te perbejne historine e Semanit.

Te shkruash per kete lume e pamundur te mos trajtosh historine e dy degeve te tij kryesore Osumit dhe Devollit qe nisen nga burimet malore te Gramozit, Malit te thate, Voskopojes, Tomorrit e rriten deri sa dalin ne fushen e madhe. Ka disa hipoteza por edhe dekumenta qe tregojne se te dy deget kane qene te pavarura nga njera tjetra deri prane derdhjes ne Adriatik. Me vone Devolli duke u bashkuar me Osumin (Apsusin) ka mare drejtimin dhe emrin e rrjedhes se vjeter te kesaj dege qe eshte afersisht ky i sotmi, ku emrat e tyre do ti gjejme sipas nje tradite vendase shpeshhere te alternuar per gjithe lumin here Apsus ne antikitet, here Devoll ne mesjete deri kur u bashkuan te dy deget rreth vitit 1804-5 e i dhane emrin qe e njohim sot Seman.

Ky emertim i ri Seman vjen nga sa na japin dekumentat dhe informacionet duke u nisur edhe nga tradita jone tashme e njohur qe banoret i vene lumit emrin e deges me te afert qe i bashkohet ne kete zone rrjedhes kryesore. Keshtu ne gjejme te shkruar nga te huajt per lumin emrat Charzanes, Ergenta, Ersenta, Argenta, Epasa (e pastra) ne shkrimet e vjetra jo per lumin prane Tiranes qe edhe ai ka te njejtin emer e etimologji si uje i paster, i kristalte, i argjente dhe i pijshem per banoret por per Semanin ne zonen fushore ku bashkohej Devolli me Osumin dhe Gjanica me poshte. Kuptohet se kete emer e ka mare nga lumi Ergenta qe e gjejme per here te pare ne Mbishkrimin e Gurit te Ballshit te mesjetes se hershme, tek Ana Komneni, Anonimi i Gorkes, Kantakuzeni e deri tek Pukewill me 1806 qe kuptohet se behet fjale per lumin Gjanica. Etimologjia eshte e qarte ne shqip si lume me uje te paster, te argjente kurse ne gjuhen turke mbas bashkimit dhe ndryshimit te shtratit do te kemi emrin Serma, Seman po me kete etimologji. Disa e lidhin emrin e lumit me emrin e fshatit te Semanit qe ndodhet ne vijen e detit, prane te cilit behej bashkimi edhe me lumin e Gjanices, keto ujra e ndan fshatin nga enoria e dikurshme e Ndernenasit. Ka te tjere qe japin mendimin se emri Seman vjen nga gjuha neolatine qe do te thote bashkim, kete e perforcen edhe argumenti se ky emer ka dale pas bashkimit te dy degeve kryesore.




Lumi Osumit historia nga lashtesia deri ne ditet tona

Lumin Apsus, Absues, Alor, Opsus, Epasa ne disa dekumenta e gjejme te shkruar Apsum. Quhesh e njihesh me kete emer ne lashtesi deri ne mesjeten e voneshme nje dege e lumit te Semanit. Por kjo dege njihej edhe me emra te tjere neper shekuj nga banoret si me emrin Beratino ne kohen e Pukewilit ambasadorit francez prane oborrit te Ali pashe Tepelenes, lumi i Beratit qe sot njihet nga te gjithe si lumi Osum. Kete emer e mbante i gjithe lumi deri ne derdhjen e tij ne Adriatik sic del nga dekumentat e vjetra dhe nga shkrimet e autoreve te antikitetit e te mesjetes

Pukewill kur permend kalimin e Apsusit per te shkuar ne Berat thote se kalohet nepermjet nje ure prej guri, e ndertuar mbi nje bazament shkembor natyral (mund te jete vendi Ura e Kucit prane fshatit Hinge. Ne dime se per te shkuar ne Berat nga drejtimi i perendimit sepse nga Vlora udhetoi Pikevill ka disa rruge si nga Shpiragu, nga Poshnja dhe nga Kuci). Nga ura e gurte dhe poshte rreth 16 miljesh ne drejtim te detit lumi Apsus quhej Ergent ose Argent. Argent eshte i njejte emer me emerin e ri Seman qe vjen sipas rregullave gjuhesore nga fjala serma qe do te thote argjent mbase ne gjuhen greke.

Dikur sipas historianes Ana Komnenit ne shek.XI-te e te disa shkrimtareve te historise bizantine kete lume e quajne Charzanes. Nga ura deri lart ne Berat nje largesi prej 12 miljesh, Apsusi emertohet Beratino.(Shifrat tregojne se mund te jete vendkalimi i lumit ura e Kucit)

Per sa trajtuam me larte konkludojme se lumi Apsus, Absus, Opsus, Alor, Epasa eshte i njejti si objekt ne te gjitha format e te shkruarit si greqisht, latinisht, sllavisht dhe shqip por edhe per arsye te mangesive fonetike te shkruasve te vjeter qe i pergjigjet ne shqip lumi Osum, lumi i Beratit ose Beratino. Ky emertim vlen deri ne vendin ku ky lume bashkohet me degen tjeter ndihmese te tij Devollin per te formuar lumin e Semanit. Per arsye se lumi Apsus, Osumi ishte dege kryesore dhe me e gjate ai i dha emrin Apsus gjithe lumit deri ne derdhjen ne det dhe mbas vitit 1804 kur mendohet se dy deget u bashkuan mori emrin e ri Seman. Por nga sa trajtuam me siper emri Seman eshte nje emertim qe ka si rrenje e fjaleformim emrin Serma qe njihet ne popull si metal ar i bardhe dhe qe eshte vazhdim i emrit mesjetar Ergent, Argjent qe na sjellin mjaft dekumenta te asaj kohe.

Mendohet nga te tjere studjues qe emri Apsus vjen nga ilirishtja por mundet edhe nga gjuha latine, fjala Ap qe do te thote uje, kete fjale e perdorin edhe sot arumunet e vllehet e Ballkanit. Mendoj qe kjo i qendrom me prane se vertetes se ujin e ketij lumi historikisht banoret e kane perdorur per te pire dhe per nevojat e tjera si nje lume i paster, me uje si argjent per vet burimet dhe vendet ku ai kalonte qe ishin masive shkembore dhe njihen per rezerva ari ne antikitet. Na e forcon me tej bindjen edhe kronika e Gjon Muzakes e vitit 1510 ku ju le porosi femijve ndermjet te tjerash edhe per minieren e argjendit ne malet prane Tomorrit.

Nje hipoteze tjeter per emrin Apsum qe mori i gjithe lumi ne lashtesi e ne mesjete mendohet se vjen nga fjalet Ap-Uje dhe Sum-Shume pra me emertimin shqip Ujeshume.

Por ekziston edhe mendimi se emri Seman vjen nga latinishtja dhe ka kuptimin i bashkuar, i perbashket, i permesshem. Ne favor te ketij mendimi apo hipoteze na vjen fakti se ky emertim na shfaqet ne dekumenta menjehere pas vitit 1800 kur mendohet se dy deget e lumit u bashkuan ne nje.

vazhdon pjesa e dyte




.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona
» Lumi i Semanit, Apsusi i antikitetit historia deri ne ditet tona
» Autoret e antikitetit per banoret e hershem te Myzeqese

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions