LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore Empty
MesazhTitulli: Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore   Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore Icon_minitimeMon Mar 15, 2010 2:50 pm

Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore FotoLajmetDevils Tower, Kulla e
Djajve ngrihet rreth 260 metra mbi mjedisin qė e rrethon dhe maja e
saj pak mė tepėr se 1550 metra mbi nivelin e detit. Parku prej 550
hektarėsh ėshtė i mbushur me pyje pishash dhe lėndina ku vėrtiten
drerėt, qentė e gjahut dhe forma tė tjera tė faunės. I njohur edhe si
Strofkulla e Arriut, parku kombėtar Devils Tower ėshtė njė vend i
shenjtė pėr shumė indianė tė Amerikės. Presidenti Theodore Roosevelt e
shpalli kėtė tokė monument kombėtar nė vitin 1906. Nė serinė tonė tė
pėrjavėshme “Parqet Kombėtare tė Amerikės” ju sjellin sot pamje nga
Kulla e Djajve.



veriperėndim tė Shteteve tė Bashkuara, sa hyn nė Uajoming, pjestarėt e
fisit Su (Sioux) tregojnė njė histori me pėrfundim tė gėzuar, njė nga
shumė legjendat pėr njė kullė tė madhe guri. Sipas kėsaj legjende, tri
shėrbėtore mblidhnin lule kur u sulmuan nga arrinjtė. Pėr tė shpėtuar,
ato iu ngjitėn njė shkėmbi. Duke parė gjendjen e tyre tė dėshpėruar
zotėrit e bėnė shkėmbin tė lartėsohej. Ndėrsa arrinjtė i ngjiteshin
shkėmbit, ai lartėsohej edhe mė shumė deri sa mė nė fund arrijtė ranė
dhe ngordhėn. Por nė faqet e shkėmbit edhe sot shikon gėrvishtjet e
thella qė lanė putrat e tyre.

Spekullimet
shkencore janė mė pak romantike. Shumica e gjeologėve besojnė se
shkėmbi monolit ėshtė gryka e njė vullkani tė vjetėr qė ka mbetur nė
kėmbė pas shėmbjes sė shkėmbenjve tė butė pėrreth tij nga errėrat, uji
dhe ngricat. “Bad Gods Tower”, “Kulla e zotėrve tė kėqinj” ishte
pėrkthimi qė i bėnė eksploruesit e parė emrit “Kulla e djajve” qė i
kishin vėnė asaj Sutė. Ky masiv shkėmbor mbresėlėnės vazhdon tė jetė
njė pejsazh mistik legjendash dhe mitesh.

Stephen
Spielberg, regjisor i filmit fantastiko-shekencor “Close Encounters Of
The Third Kind”, zgjodhi Devils Tower pėr zbritjen e qėnieve nga njė
botė tjetėr.

Komandanti
ushtarak i njėsisė sė qeverisė qė e vrojtoi atė nė vitn 1875 tha
prerazi se “maja ishte e paarritshme nga krijesat pa krahė”. 18 vjet
mė pas, deklaratėn e tij e sfidoi kauboi William Rogers me ndihmėsin e
tij Willard Ripley. Mė 4 korrik 1893, dyshja festoi Ditėn e Pavarėsisė
duke iu ngjitur Devils Tower. Ata pėrdorėn njė shkallė 20 metėrshe dhe
ganxha hekuri pėr t’iu ngjitur faqes sė shkėmbit. Sot, rreth 2000
alpinistė nė vit i ngjiten kėsaj kollone shkėmbore mbi 250 metra tė
lartė. Megjithėse mesataja e ngjitjes ėshta nga 3 nė 4 orė, koha
rrekord ėshtė 18 minuta.

Nė vitin 1906, kjo gradaēielė e krijuar nga natyra u shpall monumenti kombėtare Devils, monumenti i parė kombėtar i vendit.


Burimi / Autori i lajmit : voa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kulla dhe skela e Pirgut ne Myzeqe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Aktualitete shoqėrore-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions