LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mediu ministėr Mjedisi, demokratėt kundėrshtojnė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Mediu ministėr Mjedisi, demokratėt kundėrshtojnė Empty
MesazhTitulli: Mediu ministėr Mjedisi, demokratėt kundėrshtojnė   Mediu ministėr Mjedisi, demokratėt kundėrshtojnė Icon_minitimeSat Sep 05, 2009 3:10 pm

Mediu ministėr Mjedisi, demokratėt kundėrshtojnė


Shekulli Online | 05/09/2009

Mediu ministėr Mjedisi, demokratėt kundėrshtojnė Fatmir+mediu

Fatmir Mediu do tė jetė ministri i ri i Mjedisit. Ai do tė kthehet sėrish nė qeveri, pas dorėheqjes sė detyruar nga posti i Ministrisė sė Mbrojtjes, si rezultat i tragjedisė sė Gėrdecit, ku humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosen mbi 300 tė tjerė.
Pikėrisht pėr kėtė ngjarje mjaft tė rėndė, zyrtarė tė lartė tė Partisė Demokratike, pėr herė tė parė, e kanė parė me rezerva pėrfshirjen e tij nė kabinetin e ardhshėm qeveritar, duke e cilėsuar tė pamoralshėm rikthimin e tij nė kabinetin qeveritar.
Burime nga PD-ja deklaruan pėr gazetėn se njė fakt i tillė i ėshtė pėrcjellė edhe vetė atij gjatė takimit tė zhvilluar dje me Kryeministrin Sali Berisha. Por, vetė Mediu, pas takimit tė zhvilluar me Berishėn, nuk e ka vėnė nė dyshim pėrfaqėsimin politik tė tij.
"Fatmir Mediu ėshtė vetėm kryetar i republikanėve, deputet i republikanėve, dhe nuk mendoj qė ndonjė njeri vė nė dyshim pėrfaqėsimin politik tė Fatmir Mediut. Ne diskutuam me Kryeministrin pėr disa propozime konkrete, megjithatė do tė mblidhet kryesia e PR-sė qė do tė marrė qėndrimin e saj nė raport me propozimet e Kryeministrit, kėrkesat e PR-sė dhe pastaj me vendimet e nevojshme qė janė pėr pėrfaqėsimin e tė gjithė individėve",- tha Mediu.
Ndėrkohė, pas njė orė e gjysme mbledhje tė kryesisė, tė zhvilluar mbrėmė nė ambientet e selisė, republikanėt, pavarėsisht rezervave tė PD-sė, votuan kandidaturėn e Mediut, pėr drejtimin e Ministrisė sė Mjedisit.
Burime nga kryesia e PR-sė deklaruan mbrėmė pėr "Shekulli"-n se duke qenė se pozicioni i ministrit ėshtė politik, atėherė, sipas tyre, i takon kryetarit tė partisė qė tė pėrfaqėsojė kėtė forcė politike nė drejtimin e Ministrisė sė Mjedisit.
Gjatė mbledhjes sė kryesisė ėshtė rėnė gjithashtu dakord pėr propozimin tjetėr tė Berishės, qė PR-ja tė ketė nė qeveri edhe dy zėvendėskryeministra. Por, pėr kėta tė fundit, republikanėt janė shprehur se nuk ėshtė vendosur ende se nė cilat dikastere do tė pėrfshihen, duke mbetur pjesė e negociatave tė mėtejshme.
Formula e pėrfaqėsimit tė PR-sė nė qeveri ėshtė servirur dje nga kryetari i PD-sė, Sali Berisha, gjatė takimit tė zhvilluar me kryetarin e PR-sė, Fatmir Mediu. Ndėrsa partisė tjetėr aleate me PD-nė, qė pėrfaqėsohet po me njė mandat deputeti nė Kuvend, Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, do ti ofrohet post zv-ministri.

************

Qeveria e re, jashtė Ruli, Bode, Oketa, Nishani, Beja

Pasi ėshtė ndarė torta e pushtetit me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, kryeministri, Sali Berisha, po planifikon se si tė ndajė ministritė e tjera mes demokratėve dhe aleatėve tė koalicionit tė tij.
Mėsohet se Lulzim Basha, i cili nuk do jetė mė ministėr i Jashtėm, pėr shkak se kėtė post do e marrė Ilir Meta, mund tė shkojė te Ministria e Mbrojtjes.
Por mėsohet se njė tjetėr lėvizje e rėndėsishme do tė jetė ajo nė Ministrinė e Financave, e cila do tė drejtohet nga Florion Mima. Ky i fundit u zgjodh deputet nė qarkun e Tiranės, e deri mė tani ka qenė zėvendėsministėr nė kėtė ministri.
Ridvan Bode, qė ka drejtuar Financat pėr katėr vite, do tė ngelet pa post ministror. Shpesh gjatė mandatit qė shkoi, Berisha pati pėrplasje me Boden nė lidhje me ēėshtje tė ndjeshme si rritja e pagave, shpėrblimet e fundvitit apo dhe rritja ekonomike dhe planifikimi i buxhetit.
Nė tjetėr i zhvendosur pėr shkak tė marrėveshjes me LSI, ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, do mbetet pa post ministror.
Nė krye tė Ministrisė sė Brendshme do tė vendoset nėnkryetari i PD, Astrit Patozi. Ai do tė spostojė nga detyra Bujar Nishanin, qė shpesh kohėve tė fundit nuk ishte nė gjendje tė kryente detyrėn pėr shkak tė problemeve shėndetėsore.
Ndėrsa republikanėt, tė cilėt nuk do e kenė mė Ministrinė e Shėndetėsisė, do tė marrin nė dorė Ministrinė e Mjedisit. Nė krye tė kėsaj ministrie do tė vendoset Fatmir Mediu, qė rikthehet nė kėtė mėnyrė nė kabinetin qeveritar. Kėshtu nė qeveri do vijojnė tė jenė dy ministrat qė u zhveshėn nga imuniteti pėr t'u hetuar pėr aferat mė tė rėnda kriminale e korruptive nė historinė politike shqiptare.
Nė postin e ministrit tė Arsimit pritet tė rikthehet Genc Pollo, i cili ka shkrirė partinė e tij me atė tė Berishės.
PBDNJ, e cila ėshtė nė aleancė me Partinė Socialiste, do tė ngelet jashtė qeverisjes, por njė minoritar do tė marrė ministrinė e tyre, atė tė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta. Bėhet fjalė pėr Spiro Kserėn, ish-prefekt i Gjirokastrės, qė kandidoi pėr PD nė kėto zgjedhje.
Pėrveē Sokol Olldashit, qė duket se do tė ruajė postin e mėparshėm, edhe Majlinda Bregu do tė vijojė tė jetė ministre e Integrimit. Nė krye tė Ministrisė sė Drejtėsisė do tė vijojė tė qėndrojė sėrish Enkelejd Alibeaj e po ashtu Jemin Gjana do tė jetė ministėr Bujqėsie dhe pėr mandatin nė vijim.
Me shumė gjasė, Ministria e Kulturės mund tė shkojė pėr Partinė pėr Drejtėsi e Integrim, qė pėrfaqėson interesat e komunitetit ēam.
LSI nga ana e saj ka pėrcaktuar tashmė emrat qė do drejtojnė dikasteret qė ka marrė me marrėveshje nga Berisha. Ilir Meta do marrė edhe postin e zėvendėskryeministrit, edhe atė tė ministrit tė Jashtėm, Petrit Vasili do tė drejtojė Ministrinė e Shėndetėsisė, e cila gjithmonė shkon si plaēkė lufte pėr aleatėt, kurse Dritan Prifti, qė parapriu marrėveshjen e paprecedent nė Shqipėri, do t'i gėzohet Ministrisė sė Ekonomisė dhe Energjitikės, fushė nė tė cilėn ka njohje, por dhe njė mal me akuza pėr abuzime.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Mediu ministėr Mjedisi, demokratėt kundėrshtojnė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions