LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Greqi, vdes nga gripi i derrit 25 vjecari shqiptar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 47
Location : Athine.

Greqi, vdes nga gripi i derrit 25 vjecari shqiptar Empty
MesazhTitulli: Greqi, vdes nga gripi i derrit 25 vjecari shqiptar   Greqi, vdes nga gripi i derrit 25 vjecari shqiptar Icon_minitimeSat Sep 05, 2009 2:56 pm

Greqi, vdes nga gripi i derrit 25 vjecari shqiptar


E Premte, 04 Shtator 2009

Sonila Isaku

Shenohet viktima e pare shqiptare nga gripi i derrit. Jani Metushi, 25 vjecari i cili prej vitesh me dokumente te rregullta ne shtetin fqinje ka nderruar jete mesditen e djeshme ne oren 13.15 minuta sipas ores lokale. Lajmi eshte konfirmuar nga agjencia shteterore e lajmeve greke ANA, e cila i referohet nje komunikate per shtyp te Ministrise se Shendetesise. Kjo e fundit thote se Greqia tashme numeron 2 viktima nga gripi i derrit dhe 2 mije persona te prekur nga virusi H1N1.

Rasti

Emigranti shqiptar kurohej ne gjendje te rende qe prej dates 19 gusht ne spitalin "Evangjelizmo" te Athines. Ai ishte infektuar nga gripi i derrit gjate pushimeve ne ishullin Paros te Greqise. Pas kesaj, i riu ka shfaqur shenja si veshtiresi ne frymemarrje dhe eshte konstatuar se ky virus i ka shkaktuar pneumoni te rende ne mushkeri. Gjendja e Jani Metushit eshte renduar edhe me pasi prej kohesh vuante nga probleme kardiake madje kishte vendosur edhe aparat per aritmine ne zemer. Prekja nga gripi i derrit i shkaktoi 25 vjecarit komplikacione, midis tyre ne oret e fundit edhe mosfunksionim e shume organeve me pasoje vdekjen e tij. Rasti i tij,ishte nje prej dhjete rasteve serioze te gripit te derrit ne vend. Ne Greqi vetem javen e fundit u regjistruan 157 raste. Sipas organeve greke niveli i perhapjes se virusit ne dhjetediteshin e fundit eshte pak me i ulet se ne muajt e kaluar.

Shqiperia

Vendi yne, gjate kesaj jave nuk ka shenuar raste te gripit te derrave, ndersa per sa u perket rasteve te dyshuara ato rriten nga dita ne dite. Ne buletinin e 12 te publikuar nga ISHP, raportohet se numri i te prekurve nga A/H1N1, mbetet 30 persona, kryesisht te moshes, 25-44 vjec, te cilet tashme kane lene spitalin dhe gezojne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe numri i te dyshuarve vazhdon te jete nente persona, per te cilet pritet konfirmimi nga laboratori i references ne Rumani. Deri tani, ISHP ka arritur te mbledhe rreth 600 mostra tek persona, te cilet kane shfaqur shenja te gripit te zakonshem, por do te jene analizat te cilat do te konfirmojne gripin pandemik, ose jo tek keta paciente.

Μare nga Koha Jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Greqi, vdes nga gripi i derrit 25 vjecari shqiptar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lushnje: E ze korenti, vdes 51 vjecari
» I ngec fasulja ne gryke, vdes 3-vjecari
» Lushnje: Gripi ,vaksinohen mbi 40 per qind e banoreve te Lushnjes
» Trafikantet plagosin emigrantin shqiptar ne Greqi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions