Dashuria e deshtuar, flijohet cobani
E Marte, 18 Gusht 2009
Gjirokaster- Lidhja e dashurise, e nderprere ne mes dyshohet, se ka cuar ne vetevrasje nje 23-vjecar nga Belishova e Fierit, por qe punonte gjate muajve te veres si coban bagetish ne zonen e Picarit, Gjirokaster. Klodian Alushi eshte gjetur nga banoret e fshatit Shtepez, i pajete ne banesen e braktisur ku kalonte muajt e veres. Policia tha se u njoftua per ngjarjen mbremjen e se dieles, kurse keqyrja dhe veprimet hetimore u kryen dje ne mengjes, per shkak te erresires. Nga hetimet paraprake dyshohet se behet fjale per flijim, pasi i ndjeri ka perdorur pushke 20-she, duke u veteqelluar me nje plumb ne zemer. Shkak eshte bere ndarja nga vajza qe dashuronte, nje 18 vjecare me inicialet A. A., banuese po ne kete fshat.
Ngjarja
Fillimisht kane qene banoret e fshatit Shtepez i Vjeter ne Gjirokaster, te cilet oret e vona te se dieles, kane sinjalizuar policine per kete ngjarje te rende, nepermjet telefonates ne sallen operative. "Morem njoftimin se viktima ishte qelluar me arme zjarri dhe fillimisht hetuam per nje vrasje", thane burime zyrtare. Nje grup specialistesh te Seksionit Kunder Krimeve ndaj Personit shkuan ne fshatin Shtepez, ku gjeten ne shtepine e braktisur mbi nje krevat te improvizuar, trupin e pajete te nje te riu i cili kishte humbur jeten si pasoje e plages qe kishte marre ne pjesen e kraharorit, pas qitjes se pushkes qe mbante per vetembrojtje dhe ruajtjen e bagetive. "Pas verifikimeve te para, arritem te identifikonim trupin e pajete te 23-vjecarit Klodian Alushi, nga fshati Belishove i Fierit", thane burime ne grupin hetimor. Si shkak i erresires se nates, qe e bente te pamundur per grupin hetimor keqyrjen e hollesishme te vendit te ngjarjes, zona eshte ruajtur me efektive policie deri ne mengjesin e se henes, kur kane rifilluar serish hetimet per zbardhjen e plote te krimit. Banoret kishin degjuar nje te shtene arme dhe me pas, gjeten trupin e 23-vjecarit, kurse shtrati ku ai flinte ka qene i pergjakur dhe arma e vendosur shume prane.
Hetimet
Sipas burimeve nga grupi hetimor, pas mbledhjes se provave materiale dhe deshmive u arrit ne perfundimin se Klodian Alushi, eshte vetevrare ne kushtet e gjendjes se renduar psikologjike. Flijimi mendohet te kete ndodhur 10 oret e fundit kur u gjet trupi. "Ne kushtet e depresionit nervor, ai ka marre nje pushke te cilen e kishte gjetur ne shtepine e braktisur dhe pasi e ka drejtuar tyten e saj ne pjesen e kraharorit, eshte vetegoditur me nje plumb ne zemer", pershkruajne skemen e ngjarjes burimet policore. Nga deshmite e mbledhura prej grupit hetimor, rezulton se i riu gjate viteve te fundit, ne stinen e veres punonte si coban bagetish ne zonat malore te komunes se Picarit dhe kishte krijuar nje lidhje dashurie me 18-vjecaren A. A., banore e zones ku punonte. Vajza mesohet se eshte marre ne pyetje duke konfirmuar faktin e ndarjes nga 23-vjecari pas mosmarreveshjeve, ndersa keqyrja ne trup dhe arme ka vertetuar paraprakisht se gjenden vetem gjurmet e te ndjerit. Ne pyetje jane marre edhe familjaret e vajzes, pasi fillimisht eshte dyshuar per nje krim te kryer per shkak te kesaj lidhjeje, por kjo hipoteze eshte rrezuar.
B. Kore
Bariu shkoi ne Picar, per te dashuren
Ekspertet e policise thane dje per gazeten "KJ" se edhe gjate kesaj vere, bariu Klodian Alushi, ishte rikthyer serish per te punuar ne kete zone edhe me shpresen e vazhdimit te raporti te dashurise me 18-vjecaren. Por duket se kontradiktat e krijuara mes dy te rinjve dhe nderprerja e kesaj lidhjeje dashurie, kane shkaktuar nje gjendje te renduar psikologjike tek 23-vjecari, e cila ka arritur deri ne vendimin ekstrem per t'u flijuar. Megjithate Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, vazhdon hetimet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.
Mare nga gazeta Koha Jone.