LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ora e Bush-it behet film, se shpejti ne Shqiperi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Ora e Bush-it behet film, se shpejti ne Shqiperi Empty
MesazhTitulli: Ora e Bush-it behet film, se shpejti ne Shqiperi   Ora e Bush-it behet film, se shpejti ne Shqiperi Icon_minitimeSun Jul 26, 2009 10:38 am

Ora e Bush-it behet film, se shpejti ne Shqiperi

Intervista/ Flet per "KJ" Violeta Banushi, aktorja qe interpreton rolin e nenes ne filmin qe ka marre subjektin nga ngjarja e regjistruar ne Kruje, gjate vizites ne Shqiperi te ish-presidentit amerikan, George W. Bush

Nuk e kishte menduar njeri se i ashtuquajturi incident me ish-Presidentin amerikan George W. Bush ne qershor 2007 ne qytetin e Krujes, ku u aludua se atij i vodhen oren; do te ishte subjekti i nje filmi, me regji italiane, por me aktore shqiptare. Ne fakt, filmi eshte realizuar prej kohes me nje kast aktoresh si Timo Flloko, Violeta Banushi, Rozina Kostani etj., dhe se shpejti pritet te vije edhe per publikun shqiptar. Skenari i filmit trajton jeten e thjeshte e te varfer te nje familje shqiptare qe ka vajzen te semure, te shtruar ne spital. Per sherimin e saj mjeket keshillojne qe vajza te shkoje ne Itali per kurim. Babai i vajzes, qe interpretohet nga aktori Timo Flloko, ulet per nje kafe ne nje lokal dhe sheh qe nje klient aty prane, shtetas italian, harron oren e kushtueshme ne tavoline. Menjehere ngrihet dhe i shkon nga pas, por burri mendon se ai eshte ndonje njeri i varfer qe i kerkon leke dhe e eviton. Nderkohe, lajmet japin informacionin e vjedhjes se ores se Bushit, dhe ne shtepi vajza gjen ne xhepin e xhaketes se te atit nje ore te kushtueshme, duke supozuar se bashku me te emen, se kjo eshte ora per te cilen degjuan ne lajme. Intriga vazhdon me tone tragji-komike. Aktorja Violeta Banushi, qe interpreton rolin e nenes ne kete film, rrefehet ne intervisten e meposhtme ne lidhje me kete eksperience, si dhe per aktivitetin e saj artistik.
Keni interpretuar ne filmin "The watch" te regjisorit italian Mimmo Mongelli, qe ka marre idene nga i ashtuquajturi incident me oren e presidentit amerikan George E. Bush, ne viziten e tij ne Shqiperi. Cili ishte konkretisht roli juaj, si u trajtua ky "incident" dhe a do te vije filmi ne Shqiperi?
Skenari i filmit trajton jeten e thjeshte e te varfer te nje familje ne periferi te Tiranes. Kjo familje ka vajzen e semure te shtruar ne spital. Per sherimin e saj mjeket keshillojne qe vajza te shkoje ne Itali per kurim. Babai i vajzes gjen nje ore te kushtueshme te nje shtetasi italian, ne rrethana krejt te cuditshme. Nderkohe, lajmet japin informacionin e vjedhjes se ores se Bushit, dhe familja beson se ora e gjetur nga babai eshte ora e Bushit. Kjo sjell nje konflikt te madh ne familje. Me ne fund ora e Bushit gjendet, perpjekjet e babait nuk paten sukses, ndihma e tij nuk arriti ne kohe. Megjithe tonet tragji-komike te filmit, ai ka nje thelb shume njerezor. Ne kete projekt une kam interpretuar ne rolin e nenes. Marrin pjese ne grupin e aktoreve Timo Flloko, Rozina Kostani, Petraq Xhillari etj. Filmi "The watch", me regjisorin Italian, Mimmo Mongelli eshte dhene ne korrik para nje auditori te ngushte artistesh. Ideja e regjisorit Mongelli eshte per ta riformatuar kete projekt ne nje film me metrazh te gjate. Bashkepunimi me te ishte shume i frytshem dhe shpresoj dhe besoj qe po ky grup aktoresh do te jene pjese e projektit te tij te ardhshem.
Cili eshte roli qe ju ka lene me shume mbresa?
Eshte shume e veshtire te ndash rolet, sepse cdo karakter ka specifiken dhe emocion e vet, aspak te ngjashem me te tjeret. Cdo karakter eshte nje krijim i ri, nese ju kembengulni per te vecuar nje nga rolet e mija, mund te them se eshte personazhi i gruas te "Anonimi i Venedikut", i autorit Xhuzepe Berto.
Ju jeni bashkeshortja e regjisorit dhe aktorit Alfred Trebicka. Si eshte marredhenia mes dy artistesh, a ka perplasje artistike, apo eshte marredhenie me e frytshme? A do te deshironit qe edhe vajza juaj te ecte ne gjurmet tuaja?
Nje marredhenie midis dy artistesh eshte gjithmone e frytshme, kete e shoh te familja ime, por besoj se keshtu ndodh dhe ne familje te tjera. Kjo ka te beje me menyren e te kuptuarit te ketij profesioni, duke mos e ngaterruar asnjehere me familjen. Duke qene brenda te njejtit profesion, gjithmone kemi gjetur mirekuptimin dhe gjuhen e perbashket per te kapercyer veshtiresite dhe te vecantat qe servir vazhdimisht profesioni yne. Sigurisht, asgje nuk eshte absolute, nuk ka kuptim qe cdo gje te ece vaj, sepse ndryshe asnje nga ne te dy nuk do te ishte artist. Familjen tone e zbukuron vajza jone, qe e ka emrin Kei. Ajo se afermi ben katermbedhjete vjec. Studion ne nje nga shkollat publike te Tiranes. Kuptohet qe ka marre nga prinderit, sepse qe ne moshen dy-vjecare ajo ka ndjekur rregullisht teater, por eshte e dhene pas lendeve ekzakte, keshtu qe mendoj se do te ndryshoje timonin e familjes sone.
Ne vitin 2002 ju keni filluar pune si pedagoge ne Akademine e Arteve. Si e keni perballuar sfiden me studentet, u keni dhene atyre ate qe ju keni deshiruar te merrni prej pedagogeve tuaj dikur?
Me duket pyetje e bukur, sepse shpesh me pyesin studentet: Si ka mundesi qe na kupton kaq mire, e une u pergjigjem: Kam qene edhe une studente, di se cfare doni nga pedagoget dhe di se cfare t'ju jap. Me kete dua te them qe nje komunikim i mire me studentet fillon qe nga pergatitja profesionale, kjo eshte sfida me e madhe e pedagogut, mbi kete krijohet marredhenia pedagog-student, qe ndryshon shume nga arsimi i larte ne cfaredo shkolle tjeter, per shkak te specifikes qe ka profesioni yne. Nje student i frustruar, i dhunuar psikologjikisht, asnjehere nuk mund te clirohet per te dhene me te miren ne kete profesion.
Keni qene gjithashtu pjese e serialit televiziv, "Dhimbja e dashurise" etj. Si eshte marredhenia e aktorit me interpretimin ne serial, film apo teater?
Marredhenia e aktorit me rolin ne thelb nuk ka ndryshim, ne serial, film artistik, apo teater. Ajo qe e ben te dallueshme interpretimin, eshte se ne skene kontakti me publikun eshte i gjalle, gje qe ndryshon me filmin ku nuk kemi kontakt te gjalle me spektatorin. Mund te numerojme edhe disa specifika te tjera, po ato jane te karakterit tekniko- profesional.
Sa e veshtire ka qene per nje femer te brezit tuaj te studionte per aktrim dhe mandej te behej profesioniste ne kete zhaner?
Para se t'i pergjigjesha kesaj pyetje, do te thosha qe mua me vjen keq se ende sot, nuk eshte e lehte te studiosh per aktrim, nuk ka rendesi gjinia, mashkull apo femer, sepse sot po rritet nje brez ne dukje i emancipuar, por qe brenda tyre fle nje mentalitet i vjeter.
Po, eshte e vertete qe per brezin tim ka qene shume e veshtire te filloje rrugen e artit. Duhej te luftoje per te fituar betejen brenda familjes dhe duhet te beje shume sakrifica per te fituar betejen e madhe ndaj shoqerise. Ky eshte nje moment, pastaj vjen momenti tjeter, qe ekziston edhe sot. Ti futesh per t'u bere aktore, regjisore, por cfare e ardhme te pret, aq me teper kur ne kohen time ekzistonte vetem nje teater, nuk kishte as televizione ku mund te depertoje me ndonje serial televiziv. Kjo e ben qe profesioni yne, qe duhet te jete shume i nderuar, te ngelet ne lemoshen e fatit.
Si jane relatat mes aktoreve? Ju personalisht me ke shoqeroheni me shume?
Relatat mes aktoreve, ne pergjithesi jane te siperfaqshme, per te mos thene hipokrite. Megjithese, realisht une kam pasur fatin te punoj me bashkepunetore me te cilet jam ndjere shume mire dhe kemi pasur nje respekt reciprok. Sa per shoqerimin, mund te them qe fati im eshte qe kam nje bashkeshort regjisor, aktor, pedagog (sepse ka qene ne nje fare menyre edhe pedagogu im), keshtu qe kush me duhet?! Bej shaka, une kam miqesi te forta, por jo vetem me aktore, por edhe koreografe, regjisore, pedagoge, por miqesi te forta edhe jashte ketij rrethi, ne baze te eksperiences qe kam pasur ne Departamentin e Informacionit ne Kryeministri.
Se fundmi, aktivitetit juaj artistik ne vijim cfare permban?
Jam perfshire ne nje film artistik me metrazh te shkurter, "Tersi dhe te tjere" i Akademise se Filmit dhe Multimedias "Marubi", me regjisor Gentian Koci. Filmi prek rendjen pas fitimit dhe komercit, gje qe e zhvesh qenien njerezore nga ndjesite me minimale te humanizmit. Me tej t'ia leme filmit te thote fjalen e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Ora e Bush-it behet film, se shpejti ne Shqiperi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha takon Obamen: Se shpejti vjen ne Shqiperi
» Xhorxh Bush u kategorizua si "turist"
» Kthimi ne Shqiperi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions