LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha bllokon tė gjitha prokurimet e mbetura tė vitit 2009

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Berisha bllokon tė gjitha prokurimet e mbetura tė vitit 2009 Empty
MesazhTitulli: Berisha bllokon tė gjitha prokurimet e mbetura tė vitit 2009   Berisha bllokon tė gjitha prokurimet e mbetura tė vitit 2009 Icon_minitimeFri Jul 24, 2009 8:43 am

Berisha bllokon tė gjitha prokurimet e mbetura tė vitit 2009

Berisha bllokon tė gjitha prokurimet e mbetura tė vitit 2009 135544504647fb1c6022a1e376991706_MidCol

Bllokohen miliarda lekė investime publike me vendim tė posaēėm tė qeverisė

Habjon Hasani
Rrugėt, ujėsjellėsat, librat apo ilaēet duket se do do tė jenė kurbani i shpenzimeve luksoze qė qeveria i ka lejuar vetes gjatė fushatės elektorale. Me njė vendim tė pashoq nė vitet e kaluara, qeveria shqiptare ka vendosur qė nė gjysmė tė vitit tė pezullojė dhe tė stopojė tė gjitha investimet e parashikuara qė ende nuk janė prokuruar. Konkretisht nė vendimin e qeverisė shkruhet e zezė mbi tė bardhė se ėshtė vendosur pėr “mosfillimin e procedurave tė prokurimit, pėr fondet e investimeve, tė miratuara me ligjin nr.10025, datė 27.11.2008, ‘Pėr buxhetin e vitit 2009’, tė paprokuruara deri mė 3.8.2009. Investime tė paprokuruara janė investimet, pėr tė cilat deri mė 3.8.2009, nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janė shpallur ose rishpallur procedurat e prokurimit”.
Pra nga sa shihet pėr vitin 2009 tė gjitha ato biznese qė kanė mbajtur “sytė e veshėt” nga tenderėt publikė qė priteshin tė zhvilloheshin duhet tė “mbledhin mendjen” tashmė pasi nuk do tė ketė tė tillė. Por ēdo tė bėhet me paret e parashikuara pėr investime? Pėrse qeveria nuk ka justifikuar nė asnjė paragraf tė vendimit tė djeshėm arsyet e kėsaj nisme e cila nuk ėshtė kryer asnjėherė mė parė me njė vendim tė posaēėm kategorik pėrjashtues. Maksimumi, qeveritė kanė parashikuar rialokim fondesh por asnjėherė rialokimi dhe “djegia” e tenderave nuk ka qenė qėllim nė vetvete.
Vendimi
”Bėjnė pėrjashtim nga kufizimet e pikės 1, tė kėtij vendimi, investimet e miratuara pėr bashkėfinancime, pėr kosto vendore, TVSH, shpronėsime pėr interesa publike dhe pėr infrastrukturėn vendore, tė financuara me grante konkurruese ose me tė ardhurat e vetė njėsive tė qeverisjes vendore. Zhbllokimi i fondeve, pėr investime, pėr tė cilat do tė shpallen procedurat e prokurimit pas datės 3.8.2009, lejohet vetėm me vendim tė Kėshillit tė Ministrave”, - theksohet nė vendimin e qeverisė. Pra sikundėr shihet tė vetmet institucione qė do tė mund tė ezaurojnė tenderimet pėr investimet e parashikuara janė ato tė pushtetit lokal dhe investimet qė mbulohen nga grante apo programe tė ndihmės ndėrkombėtare. Ky vendim i qeverisė vjen vetėm pak javė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė cilat u paraprinė nga njė fushatė jashtėzakonisht e kushtueshme dhe mesa duket ky vendim nuk ėshtė krejt pa lidhje me kėto zhvillime. Pėr mė tepėr qė pesė muaj para zhvillimit tė zgjedhjeve qeveria nisi njė fushatė tė madhe sidomos nė ndėrtimet infrastrukturore tė cilat krijuan njė kosto tė tyren pėr buxhetin.
Lokalėt
Nė kushtet kur do tė jetė vetėm pushteti lokal ai qė do tė kryejė tenderime dhe prokurime nė vendin tonė duket se sėrish “dora e fortė” e qeverisė do tė ndihet pasi sistemi elektronik i prokurimeve varet drejtėpėrsėdrejti nga qeveria. Kryeministri Berisha madje, ka lėshuar njė lumė kritikash pak kohė mė parė nė adresė tė bashkive dhe komunave. Prokurimi elektronik ka qenė molla e sherrit qė ka pozicionuar kundėr kreun e qeverisė ndaj pushtetit vendor. Kryeministri ka urdhėruar ministrin e Financave tė monitorojė bashkitė dhe komunat pėr zbatimin e procesit tė prokurimit elektronik. Sipas Berishės, nė rast se bashkitė dhe komunat nuk e zbatojnė kėtė urdhėr, atėherė ministri Bode do tė ketė tė drejtėn e rialokimeve tė fondeve. "Qeveria i jep kėsaj ministrie tė drejtėn e rialokimeve dhe tė heqjes sė fondeve, pasi nuk mund tė pritet pa shkak, sepse nuk bėhet procesi i prokurimit elektronik", tha Berisha. Kryeministri Berisha tėrhoqi vėmendjen e pushtetit vendor dhe tė gjitha enteve kontraktuese, qė tė zbatojnė me pėrpikmėri vendimin pėr tė proceduar vetėm me prokurimet elektronike. Kryeministri theksoi se viti 2009 ėshtė viti i prokurimeve elektronike, duke nėnvizuar se nuk do tė mund tė ketė nė mėnyrė absolute asnjė lloj prokurimi tjetėr, pėrveē atyre elektronike nė Shqipėri.



V E N D I M
PĖR
NJĖ PĖRDORIM ME EFEKTIVITET TĖ FONDEVE PĖR INVESTIME

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 75, tė ligjit nr.9643, datė 20.11.2006, “Pėr prokurimin publik”, tė ndryshuar, tė ligjit nr.9936, datė 26.6.2008, “Pėr menaxhimin e sistemit buxhetor nė Republikėn e Shqipėrisė”, dhe tė ligjit nr.10025, datė 27.11.2008, “Pėr buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mosfillimin e procedurave tė prokurimit, pėr fondet e investimeve, tė miratuara me ligjin nr.10025, datė 27.11.2008, “Pėr buxhetin e vitit 2009”, tė paprokuruara deri mė 3.8.2009. Investime tė paprokuruara janė investimet, pėr tė cilat deri mė 3.8.2009, nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janė shpallur ose rishpallur procedurat e prokurimit.

2. Bėjnė pėrjashtim nga kufizimet e pikės 1, tė kėtij vendimi, investimet e miratuara pėr bashkėfinancime, pėr kosto vendore, TVSH, shpronėsime pėr interesa publike dhe pėr infrastrukturėn vendore, tė financuara me grante konkurruese ose me tė ardhurat e vetė njėsive tė qeverisjes vendore.

3. Zhbllokimi i fondeve, pėr investime, pėr tė cilat do tė shpallen procedurat e prokurimit pas datės 3.8.2009, lejohet vetėm me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA






BOX
Ndėrtuesit: Kemi probleme me prokurimin elektronik


Agjencia e Prokurimeve Publike dhe Kėshilli i Ministrave duhet ta bėjnė mė transparente procesin e tenderimeve. Kjo ka qenė kėrkesa e bėrė zyrtarisht nga Shoqata e Ndėrtuesve tė Shqipėrisė, e cila u ka dėrguar njė letėr kėtyre dy institucioneve nė lidhje me kėtė problem. Kėrkesa ėshtė dėrguar nė fillim tė muajit janar tė kėtij viti, nė tė cilėn listohen edhe disa probleme tė tjera. Shoqata kėrkon nė radhė tė parė rritjen limitit tė kėrkuar pėr eksperiencėn nė sektorin e ndėrtimit. Qė njė firmė ndėrtimi tė marrė pjesė nė njė tender publik i duhet tė paktėn njė eksperiencė 3-vjeēare, ndėrsa propozimi ėshtė pesė vjet. Shqetėsime vėrehen edhe tek ofertat fituese. Sipas shoqatės, jo gjithnjė duhet marrė nė konsideratė oferta mė e ulėt e fondit limit, sikundėr e parashikon ligji. Ata paraqesin njė sėrė masash, tė nevojshme pėr zhvillimin e njė tregu tė lirė e konkurrent. Nėndrejtori i Shoqatės sė Ndėrtuesve, Ilir Hebovija, thotė sa janė zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė qeverisė, sidomos me kėshilltarėt e kryeministrit Berisha, ndėrsa kėrkesa me propozimet e reja ėshtė dėrguar me kohė. "Deri tani nuk ėshtė marrė asnjė pėrgjigje, pavarėsisht se njė pjesė e propozimeve tona janė hartuar nė bashkėpunim edhe me Ministrinė e Punėve Publike dhe Transportit", - thotė Hebovija. Duke filluar nga 1 janari i kėtij viti, tė gjithė tenderėt duhet tė zhvillohen me procedura on-line, pra nėpėrmjet internetit. Pėr ndėrtuesit, procedurat e reja konsiderohen pozitive, por tepėr shpejt pėr t‘i vėnė nė zbatim pėr tė gjithė objektet publike. Ministria e Punėve Publike, nė bashkėpunim me Shoqatėn e Ndėrtuesve, kanė hartuar sistemin e ri tė licencimit tė shoqėrive tė ndėrtimit, i cili konsiston nė kategorizimin e shoqėrive tė ndėrtimit nė shtatė nivele nė vartėsi tė llojit, natyrės dhe vlerės sė punimeve qė ato kryejnė. Pėr vet ndėrtuesit, kategorizimi realizon njė seleksionim dhe parakualifikim tė shoqėrive tė ndėrtimit.


23 Korrik 2009

Μαre nga gazeta Albania.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Berisha bllokon tė gjitha prokurimet e mbetura tė vitit 2009
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Policia bllokon dy lojera fati
» Meta: Shqiptaret, pa viza brenda vitit
» Kengetaret shqiptare, te gjitha si Rihana

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions