Nuk i ruante bagetite, plagos djalin
E Premte, 17 Korrik 2009
Tepelene- Babai plagos me "Kallashnikov" te birin, pasi nuk
kaperdinte dot kundershtimin e ketij te fundit, per ruajtjen e bagetive
ne stan. Refuzimet ishin perseritur disa here, por mentaliteti prej nje
burri tradite qe deshiron perulesi prej femijeve, per pak sa nuk e ka
cuar deri ne tragjedi. Vetem fati e ka shpetuar djalin nga fshati
Nivice i Tepelenes. Ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e djeshem,
ndersa babe e bir ishin duke kullotur bagetine ne nje stan, ne zonen
malore. Policia tha se Dimo Zana, 54 vjec, aktualisht ndodhet ne qelite
e paraburgimit te Komisariatit te Tepelenes, kurse i plagosuri eshte
Dritan Zana, 26-vjec. I ndaluari akuzohet per "vrasje me dashje, e
mbetur ne tentative" dhe "mbajtje pa leje e armeve luftarake".
"Oret e para te mengjesit te dites se enjte, nepermjet nje telefonate
ne jemi njoftuar se ne fshatin Nivice te rrethit te Tepelenes, nje
banor kishte plagosur me arme zjarri djalin e tij", thone burimet
zyrtare policore ne sallen operative. Pasi kane mberritur ne
vendngjarje, efektivet kane konstatuar se informacioni i servirur, ka
qene i sakte. Sipas hetimeve te kryera, Dimo dhe Dritan Zana, ndersa
ishin duke qendruar ne stanin e bagetive, jane grindur per motive te
dobeta. Shkak i debatit mes babait dhe djalit, ka qene kundershtimi i
ketij te fundit per radhen e nxjerrjes se bagetive ne kullote. "Duket
se djali nuk i eshte bindur babait per te nxjerre bagetite ne kullote,
c'ka ka bere qe mes tyre te zhvillohet nje debat i ashper",
pershkruajne ngjarjen burimet policore. Ne gjaknxehtesi e siper, babai
ka marre automatikun qe mbanin ne stan, duke goditur me te shtena mbi
djalin. "Si shkak i goditjes me arme zjarri, Dritan Zana eshte plagosur
ne kemben e djathte", thone burime ne grupin hetimor. Pasi ka pare
djalin e vet te mbuluar nga gjaku, i dyshuari eshte larguar nga stani
dhe ka vrapuar te fshihet ne pyll. Familjaret dhe bashkefshataret e
tjere, cuan te demtuarin ne spital, ndersa njoftuan dhe policine. Disa
ore pas nisjes se kontrolleve ne zonen e pyllezuar, uniformat blu
munden te kapnin 54- vjecarin Dimo Zana, ndersa sekuestruan edhe armen
automatike tip "Kallashnikov", e fshehur ne afersi te stanit.
Gjate veprimeve te para hetimore, i ndaluari i ka deklaruar fillimisht
organeve te hetimit se nuk i kujtohej asgje per kete ngjarje dhe
grindjen e ndodhur. "Me pas gjate hetimeve ai ka pohuar se nuk kishte
per qellim ta plagoste djalin, por vetem ta trembte ate", thone burime
ne grupin hetimor. Per te plagosurin, mjeket e spitalit te Tepelenes
thane se ka nje plage ne kembe dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Blerim Kore.
Mare nga Koha Jone.