LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha qeveri me Meten, merr Kuvendin dhe 2 ministri

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Berisha qeveri me Meten, merr Kuvendin dhe 2 ministri Empty
MesazhTitulli: Berisha qeveri me Meten, merr Kuvendin dhe 2 ministri   Berisha qeveri me Meten, merr Kuvendin dhe 2 ministri Icon_minitimeMon Jul 06, 2009 7:56 am

Berisha qeveri me Meten, merr Kuvendin dhe 2 ministri

Dy ministri dhe posti i kryetarit tė Parlamentit, janė propozimet qė kryeministri aktual Berisha ka pėr LSI-nė pas arritjes sė marrėveshjes pėr qeverinė e re. Sipas fjalėve nėn zė nga tė dy partitė, thuhet se kėto kanė qenė edhe sinjalet e lėshuara nga kryetari i LSI-sė Meta pėr arritjen e marrėveshjes. Ky i fundit do tė marrė postin e kryetarit tė Kuvendit, ndėrsa thuhet se Jozefina Topalli do tė kalojė nė Ministrinė e Jashtme. Pjesė e ofertės janė dhe njė numėr i madh postesh nė nivelet e dyta apo tė treta tė qeverisė. Edhe pse kėto fjalė qarkullojnė nė tė dy selitė, kryetarėt respektivė, nuk kanė pranuar se ka pasur bisedime paraprake pėr ndarjen e posteve. Thashethemet qė u pėrhapėn pas publikimit tė rezultateve paraprake tė zgjedhjeve parlamentare se Berisha mund tė formonte njė koalicion tė majtė, u zyrtarizuan dje, rreth njė jave pas votimeve. Lideri demokrat ftoi kreun e LSI-sė, Ilir Meta tė formojnė qeveri sė bashku, pasi nuk plotėsonte numrin e mandateve. Pas rreth njė ore nga ftesa zyrtare, Meta del nė publik dhe i pėrgjigjet pozitivisht Berishės pėr njė koalicion tė madh qė do tė qeverisė vendin. Tė dy liderėt justifikuan vendimin para elektoratit tė tyre. Berisha sqaroi se kėtė vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi kėtė si njė vendim jo tė lumtur, por tė duhur sipas tij, qė do t’i shėrbejė vendit.
Ftesa
Kryetari i Partisė Demokratike (PD), Sali Berisha i ka bėrė ftesė Ilir Metės, kryetarit tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim (LSI), tė hyjnė nė koalicion pėr krijimin e qeverisė sė re. Sipas Berishės, LSI-ja plotėson tė gjitha kushtet pėr njė koalicion me tė djathtėn, pasi ka program tė ngjashėm me atė tė PD-sė. Nė njė konferencė pėr shtyp pak para mesditės nė selinė e PD-sė, Berisha ka bėrė tė ditur koalicionin e ardhshėm qė ai ka projektuar pas rezultateve paraprake qė ka publikuar deti tani KQZ-ja. “I bėj ftesė LSI-sė qė tė jetė pjesė e qeverisė sė re, qė do mund ta quajmė qeveri e integrimit tė vendit nė Bashkimin Europian. Siē deklarova dy ditė mė parė, sovrani na dhuroi fitore, por diktoi koalicion nga partitė me tė cilat programet janė mė afėr dhe qė ėshtė LSI-ja, qė nė programin e saj ka yll polar integrimin e Shqipėrisė nė BE dhe punėsimin, si kryefjalė tė reformave dhe pėrpjekjeve tė saj. LSI-ja tė vlerėsojė sinqerisht ftesėn”.
Kryetari i demokratėve e justifikoi ftesėn si tė natyrshme pėr 3 arsye, pėr pėrqindjen e votave qė kanė marrė nė kėto zgjedhje, pėr programin qė LSI-ja ka dhe pėr persekutimin qė i ėshtė bėrė nė proceset zgjedhore dhe qė sot, sipas Berishės, meriton tė fitojė atė qė meriton. “LSI-ja ėshtė subjekti me programet mė afėr PD-sė. Ka studiuar programin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE, LSI-ja ka punėsimin si kryefjalė ashtu si PD-ja. LSI-nė e ftoj gjithashtu me bindjen time si pėrfaqėsuese dinjitoze, jeni dėshmitarė sesa e persekutua kjo parti nė dy zgjedhjet e fundit. Jeni dėshmitarė kur unė kam bėrė thirrje nė atė periudhė qė tė gjendet gjuha e bashkimit, jo e pėrjashtimit. Shpreh bindjen se ato 47% tė votave qe sovrani i dha koalicionit tė parė, i shtohen dhe 6% votave tė spektrit tė majtė. Kam besim se kjo forcė politike do t’i pėrgjigjet pozitivisht ftesės sime tė hapur e tė sinqertė”.
Gjithsesi, Berisha shtoi se qeveritė e minorancės nuk janė shumė tė pėlqyeshme, por qė Parlamenti mund t’i mbajė nė pushtet pėr disa arsye.

Mare nga gazeta Shqipatare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Berisha qeveri me Meten, merr Kuvendin dhe 2 ministri Empty
MesazhTitulli: Tema: Berisha qeveri me Meten, merr Kuvendin dhe 2 ministri   Berisha qeveri me Meten, merr Kuvendin dhe 2 ministri Icon_minitimeMon Jul 06, 2009 9:14 am

Ja edhe shqiperia ne permiresim e siper, c'do gje vaje e brus sic thot populli.
Dhe me se fundi, mbase nje garimi te fuqishem e teper emocional, me nerva te tendosur arriti ne finish me nje qeveri teper te perparuar, moderne dhe bashkohore.
Tani, se si mund te njgjis ky pazell me kete qeveri te DJATHTESH, te MAJTESH, te QENDRES dhe me? Nuk i dihet, rendesi ka qe krijuam nje qeve ri persa i perket idealeve dhe qellimeve te saje koha do ta vertetoje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Berisha qeveri me Meten, merr Kuvendin dhe 2 ministri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashuria i merr jeten shqiptarit 24 vjec
» Lushnje: Berisha, komunisti i fundit i botes!
» Berisha: Legalizim martesave gay

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions