LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Empty
MesazhTitulli: Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias   Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Icon_minitimeThu Jun 25, 2009 9:02 am

Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias

Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Kadare


Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare ka fituar ēmimin prestigjioz ndėrkombėtar "Princi i Asturias pėr Letėrsinė" Prince of Asturias Award for Letters. Ēmimet u ndanė sot nė Spanjė, ku Kadare triumfoi mes shkrimtarėve tė njohur botėror si shkrimtari japonez Haruki Murakami, shkrimtari ēek, Milan Kundera, italianit Antonio Cabuēhi, holandazit Cees Nooteboom, autorė kėta tė njohur tė brezit tė Kadaresė.

Mediat e huaja shkrujanė sot se "ishin 31 kandidatė, pretendentė pėr tė fituar Ēmimin Princi i Asturias pėr Letėrsinė nga 25 vende tė botės. Ēmimi ndahet nga fondacioni "Prince of Asturias" qė ua akordon "atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kėrkimore e tė cilėve pėrfaqėson njė kontribut tė madh nė kulturėn universale nė fushat e letėrsisė apo gjuhėsisė". Gazeta e njohur spanjolle, "El Mundo" njoftonte se kandidati shqiptar pėr ēmimin "Nobel" e fitoi garėn mes shkrimtarėve tė pėrmasave tė tilla si Milan Kundera, i konsideruar si njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj.

Nė cilėsimin pėr Kadarenė mediat e huaja shkruajnė se ai ėshtė njė shkrimtar, i cili filloi tė fitojė famėn e tij me romanin "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", nė vitin 1963, roman, me tė cilin Kadare arriti njohje brenda dhe jashtė kufinjve tė Shqipėrisė dhe qė sot materializohet me njė nga ēmimet mė tė rėndėsishme nė qarqet letrare tė botės".

"Kadare ėshtė njė studiues i madh i traditės shqiptare dhe i kėtij vendi Ballkanik", shkruan "El Mundo", duke cituar se veprat e tij janė pėrkthyer nė mė shumė se 40 gjuhė tė botės. Kėtė ēmim mė parė e kanė fituar shkrimtarė tė ndryshėm si Jose Hierro, Juan Rulfo, Angel Gonzalez, Mario Vargas Llosa, Camilo Jose Cela, Claudio Rodriguez, Carlos Fuentes, Francisco Umbral, Gunter Grass, Augusto Monterroso, Doris Lessing, Arthur Miller, Susan Sontag, Claudio Magris, Paul Auster dhe Amos Oz.

Me marrjen e kėtij ēmimi, Kadare konsiderohet tashmė shkrimtari i parė shqiptar qė e fiton ēmimin mė tė rėndėsishėm pėr letėrsinė nė Spanjė.

Mare nga gazeta Shekulli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
gloria


Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias   Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Icon_minitimeFri Jun 26, 2009 8:15 pm

Boh sa qenka plakur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Empty
MesazhTitulli: Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias   Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Icon_minitimeSat Jun 27, 2009 10:09 am

Patjeter Gloria.
Nje fjale e urte popullore thote: tjetrit mos i shiko gunen, por shikoje punen.


Koha Jone dhe ATSH.
“Kadare, nje klasik i nivelit universal"


E Premte, 26 Qershor 2009

Shkrimtari Ismail Kadare ka marre urimet dhe vleresimet me te mira nga personalitetet me te larta te Mbreterise se Spanjes, vetem pak ore pasi fitoi Cmimin e madh spanjoll "Princi i Asturias per Letersine" (Prince of Asturias Award for Letters), mes 31 autoreve te nominuar nga 25 vende te botes, nder te cilet dhe shkrimtari cek Milan Kundera.

Mbreti Juan Carlos dhe Mbreteresha Sofia e Spanjes, Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e te cilit mban dhe ky cmim nje nder me prestigjiozit ne bote, i kane derguar shkrimtarit shqiptar nga nje leter urimi, ku shprehin dhe vleresimet e tyre mbi vepren e tij, per te cilen fitoi dhe cmimin Princi i Asturias per Letersine 2009.

"Ju percjellim urime dhe pergezime te thella per marrjen e cmimit "Princi i Asturias" ne Letersi per vitin 2009", shkruajne Mbreti Juan Carlos dhe Mbreteresha Sofia e Spanjes, ne letren derguar shkrimtarit te madh shqiptar, Ismail Kadare, vepra e te cilit eshte perkthyer ne rreth 40 gjuhe te botes.

Duke shprehur urimet me te sinqerta per marrjen e cmimit "Princi i Asturias" ne Letersi, Kryeministri Zapatero shkruan se "ky cmim eshte vleresim i veprimtarise tuaj te jashtezakonshme, qe ka arritur te bashkoje traditen letrare dhe filozofike te botes helene (greke), me nje kompromis te thelle me te tashmen dhe shoqerine ne vendin tuaj, Shqiperine, dhe permes saj me gjithe Evropen".

Kryeministri Zapatero vlereson se "kendveshtrimi juaj mbi zhvillimin historik dhe moral te Evropes gjate ketyre viteve ne zhvillim dhe gjithmone me lirine si horizontin e vetem, ka kontribuar ne menyre te vecante ne forcimin dhe ndergjegjesimin e evropianeve me kompromisin e bere mbi vlerat e larta qe ushqejne kulturen tone".

Ne cilesine e Presidentit te Nderit te Fondacionit qe mban emrin Asturia, Felipe, Princi i Asturias, cileson ne letren derguar Kadarese se "juria vleresoi bukurine dhe angazhimin e thelle te vepres suaj letrare, qe ju ben ju nje klasik te nivelit universal te epokes tone si dhe idealin e lirise qe ju mbroni perballe totalitarizmave".

Kadare, i pari shkrimtar shqiptar qe fiton cmimin "Princi i Asturias per Letersine", eshte cilesuar nga juria e ketij edicioni si narrator, eseist dhe poet, qe perfaqeson majen e letersise shqiptare. "Pa harruar rrenjet e tij, Kadare ka kaluar kufijte per t“u ngritur si nje ze universal mbi totalitarizmin. I konsideruar si nje nga shkrimtaret dhe intelektualet me te medhenj evropiane te shekullit te XX, veprat e tij jane perkthyer ne me shume se dyzet gjuhe", ka vleresuar juria e ngarkuar per dhenien e ketij cmimi, ne Oviedo.

Ne radhen e kandidateve qe synonin vleresimin me kete cmim ishin shkrimtare nga Argjentina, Belgjika, Kanadaja, Kuba, Republika Ceke, Franca, Holanda, Hungaria, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja, etj.

Juria vleresoi si me te miren vepren e Kadarese, mes shkrimtareve si Milan Kundera, italianit Antonio Tabucchi, holandazit Cees Nooteboom, autore keta te njohur te brezit te Kadarese.

Sic shprehet juria e cmimit Princi i Asturia per Letersine, "tema qendrore e vepres se Kadarese, e plazmuar ne te gjitha librat e tij, eshte totalitarizmi, mekanizmat e tij te funksionimit dhe komplicitetet qe e bejne te mundur". Ky obsesion letrar kulminon ne Pallatin e Endrrave (1988), publikuar ne 1981 ne Shqiperi, kur ishte ende ne fuqi diktatura komuniste. Megjithe shembjen e komunizmit, Kadare vazhdon te hetoje shpirtin e shoqerive totalitare, sic ben ne Tri kenge zie per Kosoven (1999) dhe Perballe pasqyres se nje gruaje (2002). Botimet e tij te fundit jane "Jeta, loja dhe vdekja" e Lul Mazreku (2005) dhe "Vajza e Agamemnonit. Pasardhesi (2007).

Perkthyesi i vepres se Kadarese ne gjuhen spanjolle eshte Ramon Sanchez Lizarralde, nje njohes shume i mire i Shqiperise dhe gjuhes shqipe. "Eshte nje nga perkthyesit me te mire, dhe vitin e kaluar u nderua me nje cmim kombetar per veprat e mia. Eshte per t'u lavderuar", ka vleresuar Kadare perkthyesin e veprave te tij ne spanjisht.

Fitues i cmimit "Man Booker International Prize" ne vitin 2005, cmimi me prestigjioz ne boten anglishtfolese, Kadare, 73 vjec, eshte nje nder shkrimtaret me te medhenj te letrave shqipe.

Kandidat disa here i cmimit Nobel ne letersi, ai eshte autor i disa romaneve te konsideruara legjende ne letersine shqipe si "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer te pakten ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", por edhe i nje serie poezish, permbledhjesh, novelash.

Cmimet Prķnci i Asturias, i krijuar ne vitin 1981 jane te destinuara, sipas Statuteve te Fondacionit "per punen shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane te realizuar nga persona, grupe pune apo institucione ne arenen nderkombetare". Brenda kesaj fryme, Cmimi i Letersise Prķnci i Asturias "i jepet personit, institucionit, grupit te personave apo institucioneve, puna krijuese apo investiguese e te cileve perfaqeson nje kontribut te rendesishem per kulturen universale ne fushat e Letersise apo Linguistikes ".

Cmimi i letersise i dhene nje dite me pare, ishte i gjashti nga tete Cmimet Prķnci i Asturias qe jepen per kete vit. Me pare ishte dhene Cmimi Prķnci i Asturias per Artet, arkitektit britanik Norman Foster, ai i Bashkepunimit Nderkombetar, Organizates Boterore te Shendetit, Cmimi Prķnci i Asturias per Shkencat Sociale natyralistit britanik, David Attenborough, ai i Komunicacionit dhe Shkencave Humane, Universitetit Nacional Autonom te Meksikes (UNAM) dhe Cmimi Prķnci i Asturias per Investigim Shkencor dhe Teknik, inxhiniereve amerikane Martin Cooper dhe Raymond S. Tomlinson.

Cmimet Prķnci i Asturias per Sportet dhe per Harmonine do te jepen ne muajin shtator.

Secili prej Cmimeve Prķnci i Asturias, te dhena per here te pare ne vitin 1981, perfshin nje cmim prej 50 mije euro, skulpturen e krijuar dhe dhuruar per kete qellim nga Joan Miró, nje diplome dhe nje embleme akredituese. Cmimet do te dorezohen ne muajin tetor ne Oviedo, ne nje akt solemn te kryesuar nga Prķnci i Asturias.

ATSH
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
gloria
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
gloria


Numri i postimeve : 71
Join date : 10/10/2008

Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias   Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Icon_minitimeSun Jun 28, 2009 12:25 pm

.................... dhe............
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Empty
MesazhTitulli: Re: Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias   Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ismail Kadare fiton ēmimin prestigjioz, Princi i Asturias
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ismail Kadare, pretendenti kryesor per cmimin Nobel ne Letersi
» Rruga Kadare
» Zogby: PD fiton zgjedhjet, bie PS
» Kush mendoni e fiton Europianin????

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions