LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rruga Kadare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Rruga Kadare Empty
MesazhTitulli: Rruga Kadare   Rruga Kadare Icon_minitimeFri Jun 19, 2009 9:43 am

Rruga Kadare
» Vendosur: 18/06/2009 - 08:20



• Edison Ypi

Klithma jeniēerėsh, urdhėra pashallarėsh, ulėrima biznesmenėsh, muzikė haremi, ritme rock dhe pop, spasma epileptikėsh, hajdutė OJF-sh, luftė guerrilie mokrarėsh, adhurues tė pėshtirė dhe tė rrezikshėm tė soc - realizmit, mbledhje tė frikėshme kolektivi, idhtarė hipokritė partish postdiktatoriale, kosovarė qė venė nė plazh, gėrrvima karrocash, gėnjeshtra gazetash, pehlivanllėqe deputetėsh, zhaurima benzash, shqiptarė modernė shkartisur me malėsorė me tirqe, Gjorgu qė ėshtė nisur ta gjejė Dianėn nė Kosovė, hakmarrje drithėruese marramėndėse, pusira gjaksish, hajdutė ordinerė mbi Toyota, tė vdekur e tė gjallė gjith’ baltė mbi kalė qė sfidojnė gravitacionin, bėjnė lesh hapėsirėn, zerojnė kohėn, ruse tė ėmbėla tė pabesa, zonja tė rėnda dinjitoze rėnkuese tė pėrvuajtura jetėnxira nėn thundrėn e diktaturės sė proletariatit, Skėnderbeu autostopist i lodhur ulur mbi njė shkėmb, Mao Ce Duni duke pėrshėndetur mirditorė, Hrushovi freskon tullėn nė njė krua, Alush Tabutgjati mbi nje kabriolet studion rrugėt e Mokrės me Navigator elektronik, Dy prostituta ruse nisur me pajton drejt Durrėsit. Mark Zavalina, kandidat pėr deputet, duke ikur nė fushatė, Ganimete Cuka, qė ka hapur njė rrjet Sallonesh Bukurie, po vete tė inspektojė njė prej tyre nė Vaksincė tė Kumanovės. Zonja Nurihan me dy celularė nė secilin vesh; Nė njėrin po flet me disa mikesha tė vdekura njėkohėsiht, nė tjetrin me ambasadorin amerikan i cili po e siguron nė mėnyrė tė pėrsėritur se mė e bukur se sot nuk ka qėnė kurrė, Besnik Struga nė njė kioskė duke ngrėnė groshė Dibre dhe duke shėtitur nė Internet me laptop, Kryeveqilharxhi mbi fuoristradė kėrrusur mbi hesape tė ardhėshme pėr ca punė tė vjetra. etj. etj.
A ėshtė vallė e mundur kjo mrekulli ?!
Po, ėshtė e mundur ! Por kij pak durim, prit ta marrim shtruar.
Kush udhėton dhe nuk mendon, ėshtė sigurisht leshko. Kush nuk udhėton por mendon ėshtė Heremit. Nė tė vėrtetė, nuk ka njerėz qė tė jenė vetėm tė tillė apo vetėm tė atillė. Sepse leshkua udhėtar, ai qė mė sė shumti udhėton jashtė vetes, e vė mbi makinė njė patkua qė ka lidhje me meditimin, destinin. Dhe heremiti mendimtar qė udhėton kryesisht brėnda vetes, ėndėrron edhe udhėtime. Megjithatė, rreziku i njė ndarje tė re tė shqiptarėve, nė leshko grahės tė ēmendur tė makinave, dhe heremitė tė heshtur tė topitur, sedentarė tė dhjamur me komjuter pėrpara, ekziston.
Tė bėjmė diēka qė t’i dalim para kėtij rreziku. Ndonjė gjė qė sa tė mundemi t’i bėjmė; leshkot tė udhėtojnė edhe brėnda vetes, heremitėt edhe jashtė vetes.
Durrės - Mitrovicė, tė quhet Rruga Kadare !
Sfiduesi madhėshtor i Diktaturės mė tė egėr dhe mė tė shėmtuar tė Botės, Gjeniu me ndikim iluminues mė tė madh se i tė gjithė librave, filmave, radiove, televizorave, parė e lexuar fshehtas a haptas gjatė dhjetra viteve tė Diktaturės, kėtė e meriton.
Dhe, jo vetėm Autostrada, por edhe pjesėt e asaj Autostrade, tė marrin emrat e romaneve tė Tij.
Do thonė shqiptarėt qė do udhėtojnė mbi Rrugėn kryevepėr inxhinierike me emrin e Gjeniut tė kryeveprave letrare; E mban mėnt qė desh’ vdiqe kur u pamė tek Gjenerali, Tė kujtohet si u theve kur tė putha te Prilli, Sa kinezėrisht deshe tė mė mashtrosh kur kaluam te Koncerti, kur pimė ujė te Ebu Qerimi, kur u shplodhėm tek Hani etj.
Ka mė bukur ?!
S’ka mė bukur. Por bukuria dhe progresi e kanė tė pėrpjetė rrugėn dhe tė lartė ēmimin. Sepse do thonė mizat qė zukasin rrotull Viganit; Jo, sepse ėshtė gjallė, ende nuk ka vdekur.
E ē’tė bėjmė tani ? Tė dėgjojmė mizat ? Tė presim tė vdesi Gjeniu ?! Ore edhe mund tė presim, se edhe jemi mėsuar tė presim. Por problemi ėshtė, sa mileniume duhet tė presim qė ajo vdekje tė ndodhi ?! Sepse, qė tė bėjė vaki’ ajo qė duan mizat, pra qė Gjeniu tė vdesi, i bie qė ne vdekėtarėt banalė tė mbetemi gjallė edhe pasi Botės t’i ketė ardhur fundi. Pra, ēfarė thonė mizat hipokrite ėshtė njė hile qė s’mund tė ndodhi. Pėr mė tepėr qė pretendimi absurd mizor, nekrofilik, moralist, vjen pikėrisht prej zevzekėve tė sotėm tė neveritshėm konformistė tė pėshtirė tė djeshėm, atyre qė, aspak Gjeniun, por diktatorin dhe diktaturėn i quanin tė pavdekshėm.
Prandaj ejani pra t’ia vėmė emrin qė meriton kryevepra infrastrukturore. Ta bėjmė jo vetėm Rrugė tė Bashkimit, por edhe tė mirkuptimit, paqes, stilit, elegancės, Artit, perfeksionizmit. T’i nderojmė nė kėtė mėnyrė tė dy; Gjeniut tė letrave shqiptare dhe botėrore t’i dedikojmė mė sė fundi diēka si e meriton, dhe kryeveprės sė bashkimit tė shqiptarėve t’i vėmė njė emėr pėr tė qėnė.
Do jetė njė mrekulli realizimi i kėsaj nevojė urgjente pėrmes njė mpleksje madhėshtore inxhinieriko - artistike qė do sillte nė vete edhe leshkot edhe heremitėt ?!
Ėshtė mė e pakta qė mund tė bėjmė pėr Gjeniun nė tė mirė tė gjithė tė tjerėve.
Se edhe jemi zhytur nė turp me emrat e rrugėve. Me vet’ rrugėt po i kemi punėt ēdo ditė e mė mirė, ndėrsa me emrat e tyre ēdo ditė e mė zi.
Nė fare pak raste tė pranueshme, rrugėt tona mbajnė emrat e ca gjytyrymėve. Nė tė gjitha rastet e tjera, njėri mė i zi se tjetri, kaluar nėpėr filtrat kriminalė tė propagandės sė Diktaturės kur heronjtė mė sė shumti shpikeshin se ishin, njė numur prej tė cilėve nuk janė as emra shqiptarė, emrat e rrugėve tona mbajnė emra terroristėsh,vrasėsash, atentatorėsh, injorantėsh, tė cilėt me rrugėn nuk i lidh kurgjė tjetėr pėrveē rrugaēėrisė.
Unė pėr shembull, banoj nė njė rrugė qė mban emrin e njė anonimi. Atė emėr kurrė nuk e sjell dot nė hatėr para se tė mendohem disa minuta. Kafexhiu poshtė pallatit, dhe shitėsi i zarzavateve tė mėhallės s’ime, janė sigurisht mė tė famshėm se derdimeni i rrugės. Por s’ankohem. Se ka, edhe mė keq, madje shumė mė keq. Sepse, tjetėr shembull, njė miku im ka lindur e ėshtė rritur nė njė rrugė qė mban emrin e njė vrasėsi injorant. Ky mik, qė pėr dreq ishte edhe qefli i letrave tė shkruara me dorė, tė mbyllura nė zarf, tė ardhura me postė, duroi sa duroi tek merrte e dėrgonte letra me mbi zarf emrin e vrasėsit tė pllakės nė krye tė rrugės, dhe, qefliu i penės, bojės, zarfit, zamkut, postės, ankthit aq tė bukur pėr tė marrė njė letėr, njė ditė tė bukur hoqi dorė pėrfundimisht nga tė gjitha kėto, j’u fut atij komunikimi tė cilin deri atėhere e kishte patur aq zėt, komunikimit elektronik.
Nuk njoh ndonjė tė ketė ikur nga Shqipėria pėr shkak tė emrit tė rrugės. Por njoh mirė njėrin qė ka ndėrruar shtėpi dhe lagje mu pėr atė shkak dhe pėr asnjė arėsye tjetėr.
Nuk mund tė durohet mė qė mijėra tė vuajtur nga mizoritė e Diktaturės tė vazhdojnė tė shkruajnė mbi zarfa emra terroristėsh komunistė, dhe tė marrin letra nė zarfa mbi tė cilėt gjinden emra vrasėsish.
T’i heqim fare emrat e rrugėve. S’ėshtė ndonjė ububu. Pėrkundrazi ėshtė zgjidhje pėr t’u pastruar nga balta e turpit tė propagandės. Emrat e rrugėve t’i zėvėndėsojmė me numura. S’do jemi tė parėt. E kanė disa vende tė Botės.
Ndėrkohė, emėr rruge tė kėmi vetėm njė; Rruga Kadare !
Dhe ajo rrugė ashtu tė jetė, e tėra dedikuar Atij.
Diku e gdhėndur, diku e grryer, diku e shkruar diku e pikturuar, mbi faqe malesh rrėzė lumenjsh, gjatė gjithė saj tė shtrihet vepra e Tij. Jo e tėra. E tėra nuk ėshtė e mundur. Pėr tė tėrėn nuk do mjaftonte, jo Durrės - Mitrovicė, por as Durrės - Diell. Disa pasazhe, ato mė tė bukurat, ato mė sugjestivet, ato mė turbullueset, tė shkruhen me gėrma tė bardha direkt mbi asfaltin e zi. Shqiptarėt do t’i lexojnė margaritarėt duke u grahur makinave. Nuk do ketė rreziqe. Sepse udhėtarėt tė pėrthithur nga leximi do tu grahin ngadalė makinave. Por nuk do t’i ndalin. Sepse po i ndalėn nuk do mund tė lexojnė. Aty kėtu mbi asfalt do shkruhet; “Ēlodhu pak”. Kjo nė kuptimin, deri nė tjetrin Varg gjigand a pasazh madhėshtor. Gjatė kėsaj rruge e gjatė atij udhėtimi nuk do ketė vende pushimi. Udhėtarėt, as leshkot, as heremitėt, nuk do zbresin nga makinat. Ata do mund ta shuajnė etjen nėpėr krojet, do hanė nėpėr hanet, do mendohen nėn mijėra Hėnat, do ngrohen nėn qindra Diejt, e romaneve tė Tia.
Hajt pra t’ia vemė atė emėr Rrugės.
Ta dėshmojmė se ky vend nuk lind vetėm guakėr qė ta zėnė pėr fyti, por edhe njerėz ja duan tė mirėn.
T’i japim nė kėtė mėnyrė Atij qė nuk la tė ndalej fryma, qė nuk lejoi tė fikej Drita, qė nuk mundėsoi tė shprishej shija, njė tė miliontėn e asaj qė meriton.
Tu tregojmė tė rinjve se nė kėtė vend qė mund tė jetohet pėr mrekulli, mund tė ketė shpresė, se kėtu ka Histori, ėshtė bėrė dhe do bėhet Art, se gjuha e kėtij vendi, nga mė tė pasurat dhe mė tė bukurat, nuk ėshtė bėrė vetėm pėr dėrdėllitije, por edhe pėr kryevepra qė j’a ka zili’ Bota.
T’i vėmė Rrugės sė bashkimit tė shqiptarėve emrin e Atij vepra e tė cilit pėrmban mė sė shumti elementė bashkimi tė tyre; rrugė, ura, tunele, udhėtime, frymėzime.
Qė tė mund tė thonė; S’lanė dreqni’ pa bėrė, ama e bėnė edhe njė punė tė mirė, vunė njė emėr pėr sė mbari, jo emėr budallai, as guaku, as vrasėsi, as terroristi, as atentatori, madje as emėr njeriu, por emėr Gjeniu.
edisonypi@gmail.com

Mare nga gazeta Panorama.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Rruga Kadare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fier-lushnje, makina del nga rruga, plagosen 4 shoke
» Ismail Kadare, pretendenti kryesor per cmimin Nobel ne Letersi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions