LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme tė rralla

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Lajme tė rralla Empty
MesazhTitulli: Lajme tė rralla   Lajme tė rralla Icon_minitimeWed Jun 03, 2009 10:15 am

Lajme tė rralla


Shkruar nga Elberta Spaho

SHBA
Vdes udhėtarja e fundit e Titanikut
Personi i vetėm qė kishte mbijetuar nė fatkeqėsinė e anijes sė njohur Titanik, ishte Milvina Dean,e cila ka vdekur tė dielėn mbrėma nė moshėn 97 – vjeēare. Milvina Dean, familja e sė cilės kishte emigruar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ishte foshnjė dy muajshe nė Titanik, kur ndodhi pėrmbysja tragjike e anijes Titanik nė vitin 1912. Milvina kishte shpėtuar gjatė tragjedisė qė ndodhi pasi atė e kishin mbėshtjellė nė qese plastike pėr ta mbrojtur nga i ftohti i acartė qė vdiq aq shumė njerėz.
Fatkeqėsisė i kishin mbijetuar edhe nėna dhe vėllai i Milvinės, ndėrsa babai i saj kishte vdekur pasi nuk kishte mundur tė shpėtonte.

RUMANI
Koncert maratonik i fėmijėve pėr Guinness
Njėzet fėmijė nga qyteti rumun Kluz kanė kėnduar pėr 12 orė mė shumė se 200 kėngė, me tė cilėn gjė kanė vendosur rekord tė ri botėror pėr koncertin mė tė gjatė tė fėmijėve nė histori.
Duke filluar nga e diela nė mėngjes, fėmijėt nė mes moshave gjashtė e gjashtėmbėdhjetė vjeē kanė kėnduar kėngė nė gjuhėn rumune, angleze, franceze, italiane, gjermane dhe turke, nė koncertin maratonik tė mbajtur nė parkun nė qendėr tė qytetit Kluzit. Nė pajtim me rregullat e Librit tė rekordeve Guinness, ata kanė bėrė pauza individuale prej 10 minutash ēdo njė orė. Pas pranimit tė diplomės nga pėrfaqėsuesit e Librit tė rekordeve Guinness, fėmijėt kanė kėnduar edhe gjysmė ore, duke performuar kėngė popullore rumune.

SHBA
Ketri vjedh flamujt nga varrezat
Njė ketėr i gjindshėm ka vjedhur flamujt amerikanė nga varrezat nė Port Huron tė Michiganit dhe me ta ka bėrė folenė e vet.
Me rastin e Ditės sė pėrkujtimit pėr ushtarėt e vdekur, vullnetarėt nė varrezat e mijėra veteranėve kanė lėnė mijėra flamuj. Flamujt ishin tė paprekur gjatė ceremonisė sė mbajtur para disa ditėsh. Mirėpo, shpejt pas ceremonisė, punėtorėt tė cilėt kryejnė punėt nė varreza kanė parė se njė pjesė e mirė e flamujve ishin larguar nga mbajtėsit e tyre tė drurit tė cilėt ishin mbetur pėrtokė. Enigma ėshtė zgjidhur vetvetiu. Ketri ka dalė nga foleja e tij dhe para dėshmitarėve tė shumtė ka marrė edhe flamuj tjerė dhe i ka dėrguar nė pemė.


SHBA
Aksioni vazhdon: Virgjėresha nė shitje mbetet pa blerėsin e saj

Studentja Natalie Dylan megjithatė nuk do tė shesė virgjėrinė e saj pėr 3.8 milionė dollarė sa ishte pajtuar me Romeon me xhepa tė thellė. Vajza njėzetvjeēare e cila fshihet prapa pseudonimit Natalie Dylan do tė mbetet e virgjėr. Pėr gazetėn prestigjioze amerikane “Neė York Post” Natalie ka deklaruar se i kishte thėnė “blerėsit tė virgjėrisė” tė moshės 38-vjeēare qė “t’i kthehet terapisė bashkėshortore". Para disa ditėsh ai ka kėrkuar nga ajo t’ia kthej njė tė katėrtėn e milionit tė paguar, nė tė cilėn gjė studentja i ka thėnė tė mos mėrzitet sepse do t’ia kthejė. Tani Dylan ėshtė kthyer sėrish nė treg, derisa ankandi pėr virgjėrinė e saj vazhdon sėrish.

ARABI
Arabia Saudite zgjedh Miss-in ndryshe
Vajza qė duhet tė jetė Miss nė Arabinė Saudite ndryshon shumė nga ato qė zgjidhen nė pjesėn tjetėr tė botės. Ajo duhet tė jetė para sė gjithash e bindur dhe tė respektojė prindėrit, sidomos nėnėn. Pamja fizike, apo format nuk u interesojnė shumė njerėzve nė Riad. Konkursi "Miss Arabia Saudite" qė do tė zgjedhė mbretėreshėn e bukurisė. Konkursi lidhet me aftėsitė e vajzave konkurente pėr tė thithur moralin islam, ndėrsa bukuria nuk ėshtė domosdoshmėri. 200 konkurente pėr 10 javė do tė zhvillojnė kurse me tema; si tė zbulimit tė forcės sė brendshme, marrjen e iniciativės, etj dhe nė fund njė komision do tė zgjedhė finalistet. Vajzat qė do t’u binden prindėrve do tė shkojnė nė finale.

SHBA
Zbulim i rėndėsishėm pėr fertilitetin
Njė vezore humane ėshtė krijuar nė laborator nga fragmente tė ndryshme vezoresh, duke arritur tek krijimi i njė veze nga njė gjendje imunitare, e cila ėshtė e gatshme pėr fekondim. Trajtimet kundėr kancerit mund tė shkatėrrojnė vezėt tek femrat dhe nė kėto raste njė vezė artificiale do rikthente pjellorinė tek femrat. Pėr momentin, vetėm vezėt e rritura mund tė ngrihen para trajtimit, por nėse ėshtė e mundur tė zhvillohet njė vezė jashtė trupit tė femrės, mund tė konservohen vezė tė cilat mund tė pėrdoren nė njė moment tė dytė. Ky kėrkim ėshtė udhėhequr nga njė grup shkencėtarėsh amerikanė tė spitalit nė Rhode Island dhe rezultatet janė prezantuar nė njė konferencė tė “Neė England Fertility Society”.

KENIA
Greva e seksit, njė burrė kenian kėrkon dėmshpėrblim
Vendimi i grave keniane pėr tė zhvilluar njė grevė seksi nuk ėshtė pritur mirė nga bashkėshortėt e tyre. Njė kenian ka kėrkuar dėmshpėrblim pėr dėmet e shkaktuara pėr shkak tė refuzimit tė sė shoqes pėr tė kryer marrėdhėnie. "Qė pas hyrjes nė grevė, ime shoqe mė ka mohuar tė drejtat si bashkėshort dhe kjo mė ka shkaktuar ankth dhe pagjumėsi”, ka treguar keniani. Greva u shpall nga shoqatat feministe tė Kenias, nė pėrpjekje pėr tė detyruar meshkujt t’i jepnin fund luftės politike dhe pėr tė zbatuar reformat ekonomike dhe politike. Organizatorėt thanė se greva rezultoi e suksesshme dhe nismės sė tyre iu bashkua edhe bashkėshortja e kryeministrit Raila Odinga.

SHBA
Zbulohet super diamanti, 500 karat
Ka mbėrritur nga njė minierė nė Lesotho njė nga diamantėt mė tė mėdhenj nė botė. Ai u gjet nė 8 shtator dhe u analizua ditėt qė pasuan gjetjen nė njė laborator nė Anversa. Guri i ēmuar ėshtė 478 karat, por ajo qė e bėn unik, sipas ekspertėve ėshtė ngjyra dhe pastėrtia. “Besojmė se bėhet fjalė pėr njė nga diamantėt e paktė nė botė pėr nga madhėsia, por ajo qė godet kėtė radhė ėshtė cilėsia e jashtėzakonshme”-ka thėnė sot Neil Buxton, njė nga ekspertėt e ĖĖĖ International Diamond Consultants nė Anversa. Ngjyra ėshtė e bardhė e jashtėzakonshme, aq sa tė verbon dhe ka shumė mundėsi qė tė jetė rasti i parė nė botė i njė diamanti superior, 100 karat tė ngjyrės D.


SHBA
Publikojnė thirrjen pėr atentat tė presidentit tė SHBA-sė
Njė gazetė e vogėl nga Pennsylvania “Ėarren Times Observer” ka
kėrkuar falje pėr shkak tė publikimit tė njė shpallje e cila ka bėrė thirrje pėr vrasjen e presidentit amerikan Barack Obama.
"Le tė vazhdojė edhe Obama rrugėn tė cilėn e kanė ndjekur Lincoln, Garfield, McKinley e Kennedy", ka shkruar nė atė shpallje duke implikuar nė atentatet nė kėta ish presidentė amerikanė. Njėri prej botuesve tė kėsaj gazete, John Elchert, ka thėnė se disa prej tė punėsuarve nė njėsinė e shpalljeve nuk kanė qenė nė njohuri me lidhjen historike nė mes tė presidentėve tė pėrmendur, shkruajnė mediet botėrore. Gazeta e cila del nė 11 mijė kopje nė ditė ia ka dorėzuar rastin policisė dhe shėrbimeve sekrete tė cilat tani do tė duhej tė hulumtojnė.

SUEDI
Tinejxheri zgjidh enigmėn 300 vjet tė vjetėr
Tinejxheri me prejardhje irakiane ka arritur tė zgjidh njė detyrė matematikore rreth sė cilės janė munduar mendjet mė tė mėdha tė botės gjatė 300 viteve tė fundit. Mohamed Altoumaimi, tani 16 vjeēar, i cili me prindėrit e tij ėshtė zhvendosur nga Iraku nė Suedi kur ka qenė gjashtė vjet, i janė dashur gjithsej katėr muaj pėr tė gjetur formulėn pėr problemin matematikor i njohur si “Numrat e Bernulit”. Kur e ka parė se profesorėt e tij ishin skeptik me rezultatet qė ky i kishte arritur, ky tinejxher kishte kontaktuar profesorėt e universitetit e njohur suedez Uppsala. Profesorėt e impresionuar kanė vėrtetuar se zgjidhja ėshtė e saktė dhe i kanė ofruar Altoumaimit pozitėn e ligjėruesit nė kėtė universitet prestigjioz suedez

SHBA
29 vjeēari ka 21 fėmijė dhe 11 gra!
Desmond Hatchett ėshtė vetėm 29 vjet, ka 21 fėmijė me 11 gra tė ndryshme. Fėmija mė i vogėl sapo i ka lindur, derisa mė i madhi ėshtė 11 vjet, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.
"Thjesht ka ndodhur”, ka thėnė babai krenar nga Tennessee i cili ka pėrfunduar nė gjyq, sepse nuk kishte paguar alimentacionin pėr fėmijėt e tij. Ėshtė interesante qė gjatė njė viti i kanė lindur katėr fėmijė, njė nėnė me tė i ka dy fėmijė, derisa mediat e kanė quajtur rekorderin amerikan. "Desmondi nuk mund tė pėrkujdeset pėr tė gjithė fėmijėt, prandaj shteti Tennessee duhet tė angazhohet", ka thėnė Kieth Pope, avokati i Desmondit. Babai krenar nė fund u ka thėnė gjykatėsve se nuk do tė ketė mė fėmijė.


TURQI
Njė autobus me 15 krevate pėr njė familje me 17 fėmijė

Njė familje e madhe ka nevojė pėr njė autobus tė madh, njė autobus me vėrtetė tė madh, me 15 shtretėr, i cili shėrbente pėr transportin e skuadrės sė hokeit, e cila u shpėrbė. Kur skuadra shėnoi rėnien e saj nė maj, Fred Minnie postoi njė reklamė nė gazetė nė pėrpjekje pėr t'i shitur autobusin ndonjė magazine automjetesh. Ai mori njė telefonatė nga Jim Bob dhe Michelle Duggar, fėmija i 17-tė, i tė cilėve kishte ardhur nė jetė mė dy gusht. "Nuk ka shumė autobuzė mė 15 krevatė brenda", u shpreh Minnie, i cili nuk pranoi tė bėnte publik ēmimin. Familja, e cila pėrbėhet gjithsej prej 19 vetėsh jeton nė njė shtėpi prej 650 kilometrash katrorė nė veriperėndim tė qytetit Tontitoun nė Arkansas dhe Jim.

NAMIBI
Vajza nga Nabia, miqėsi tė ngushtė me kafshėt e egra
Tippi Degre, vajza e dy francezėve, tė cilėt vendosėn tė linin FrancėN pėr tė jetuar nė Namibi nė vitin 1990, ka njė lidhje tė ngushtė me kafshėt e egra. Qė kur ishte 10-muajshe, ajo ka filluar tė eksploronte natyrėn e Namibisė. Pėr dhjetė vjet me radhė, Tippi ėshtė sorollatur nė pyll me kėmbė tė zbathura duke bėrė miqėsi me gjithė llojet e kafshėve: leopardėt, babuinėt, gjarpėrinjtė, mangustat etj. Sheshi i saj i lojėrve ishte shkretėtria e Afrikės jugore dhe njė ndėr miqtė e saj ishte elefanti 28-vjeēar, Abu, tė cilin Tippi e quan "vėllai im". Kėshtu ajo ka krijuar miqėsi pothuajse me tė gjitha kafshėt e egra.

SHBA
Ėndrra juaj mund tė bėhet realitet
A keni menduar ndonjėherė tė udhėtoni nė bordin e "Enterprise" me shpejtėsinė e dritės ose ta kaloni atė? Ėndrra juaj mund tė bėhet realitet. Dy shkencėtarė amerikane po studiojnė mundėsinė pėr tė arritur njė udhėtim qė ta kalojė shpejtėsinė marramendėse, tė provuar deri mė sot nė sagėn e "Star Trek". Studimi deri tani duket optimist, pasi nuk bie nė kundėrshtim me asnjė ligj tė fizikės. Sipas "Science Daily" dy fizikantėt amerikanė po punojnė tė bėrė realitet atė ėndėrr fanta-shkencore. Ata janė tė bindur se duke manipuluar njė porcion hapėsire pėrmes njė pėrqėndrimi shumė tė madh energjie mund tė arrihet nė krijimin e njė "flluske" nė gjendje qė tė shtyjė anijen kozmike me njė shpejtėsi mė tė madhe krahasuar me atė tė dritės.

RUSI
Njė “udhėtim” drejt planetit Mars
Shkencėtarėt rusė kanė gjetur njė mėnyrė mjaft origjinale pėr tė simuluar njė situatė tė ngjashme me njė udhėtim tė mundshėm drejt planetit Mars. Nė afėrsi tė Moskės ėshtė ndėrtuar njė anije kozmike jo e vėrtetė ku disa astronautė do jetojnė 105 ditė pėr tė studiuar efektet e organizmit tė njeriut gjatė njė udhėtimi kaq tė gjatė. Anija hapėsinore ėshtė quajtur “Nek” dhe nė tė janė izoluar qė prej 31 marsit disa astronautė pėr njė “udhėtim” 105 ditor. Ky studim mund tė jetė shumė i rėndėsishėm pėr projektet e ardhshme qė synojnė uljen e njerėzve nė sipėrfaqen e Marsit, planeti mė i mundshėm i sistemit tonė diellor ku mund tė zhvillohet jeta.

Mare nga Tirana Obsverber.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Lajme tė rralla
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Argetim dhe zbavitje :: Gjeagjeza dhe kuriozitete-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions