LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje: Flijohet pas sherrit me kunatin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje: Flijohet pas sherrit me kunatin Empty
MesazhTitulli: Lushnje: Flijohet pas sherrit me kunatin   Lushnje: Flijohet pas sherrit me kunatin Icon_minitimeTue Jun 02, 2009 10:55 am

Lushnje- Dyshimet e familjareve per nje lidhje jashtemartesore, dhuna nga kunati dhe depresioni, dyshohet se kane cuar nje 34-vjecare nga fshati Cerme i Lushnjes, deri ne veteflijim. Miranda Isaku, ka nderruar jete disa ore pas mberritjes ne spitalin e rrethit, mbremjen vone te se dieles, pasi kishte pire nje "koktejl" ilacesh, qe vjehrri i perdorte per kurimin e semundjeve te moshes. Policia vendore arrestoi pas ngjarjes 49-vjecarin Ilmi Isaku, per vepren penale te "shtytjes ne vetevrasje", pasi pak ore para ngjarjes kishte keqtrajtuar kunaten e tij ne nje dyqan te fshatit, (gruan e vellait), duke e akuzuar per lidhjen e dyshuar me nje djale te fshatit. E prekur nga ky ofendim publik, 34-vjecarja i ka dhene fund jetes dhe nuk ka mundur te mbijetoje.

Ngjarja

Rreth ores 18:00 te se dieles, familjaret kane gjetur ne gjendje shoku, Miranda Isakun, ne dhomen e saj te gjumit. Bashkeshorti ka njoftuar menjehere te afermit dhe e kane derguar me urgjence ne spital. Por disa ore me pas, rreth mesnates, 34-vjecarja ka nderruar jete si pasoje e konsumimit te sasive te medha te ilaceve, qe kishte perdorur per flijimin ne kushtet e depresionit. Per ngjarjen eshte njoftuar edhe Policia e Lushnjes, ndersa nje grup hetimor verifikoi te dhenat e para. Ekspertet dhe mjeket konstatuan se Isaku kishte perdorur lloje te ndryshme ilacesh qe i mbante ne sirtarin e tij vjehrri i te ndjeres, i cili vuante nga semundjet e moshes se thyer. Pas autopsise dhe ekspertizes paraprake, trupi i eshte dhene familjareve te se ndjeres, per ceremonine mortore. Mjeket thane se ka qene e pamundur mbajtja ne jete e pacientes, pasi kishte mberritur ne gjendje kome dhe me shume vonese, kur ilacet kishin vepruar ne organizem.

Hetimet

Prangat kane rene menjehere pas verifikimeve per ngjarjen, mbi 49-vjecarin Ilmi Isaku, kunati i Mirandes, i cili pasditen e se dieles e kishte rrahur ate ne nje dyqan te fshatit, duke e akuzuar edhe per nje lidhje jashtemartesore. Deshmitare te shumte kane degjuar 49-vjecarin qe i thoshte te ndjeres, se kishte turperuar familjen dhe e kishin pare teksa e qellonte. Burime zyrtare te policise konfirmuan rrethanat, duke u shprehur se kjo ngjarje ka ndikuar se tepermi ne gjendjen shpirterore te 34-vjecares, e cila nuk e ka pranuar akuzen. Teksa ka shkuar ne banese, ajo ka ndermarre aktin e flijimit larg syve te familjareve qe e gjeten me vonese ne agoni. Duke hetuar per rrethanat, agjentet moren edhe deshmine e familjareve te tjere. Dyshohet se vjehrri i Mirandes, e kishte pare po kete dite nusen me nje djale te fshatit larg shtepise, duke menduar per flirtin e saj dhe tradhtine bashkeshortore. Ai i ka rrefyer djalit te madh, Ilmiut dhe jo atij qe kishte per burre 34-vjecarja. Dy vellezerit jetonin se bashku me babane ne nje banese dhe mesohet se i ndaluari kishte pasur edhe me pare mosmarreveshje me kunaten dhe keto informacione, po verifikohen. Policia u shpreh se po mblidhen te dhena te tjera qe mund te zbulojne shkaqet e ngjarjes dhe rrethanat ne te cilat ndodhi.

Xhemil Beharaj

Marr nga gazeta kohajone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lushnje: Flijohet pas sherrit me kunatin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lushnje: Flijohet me dalte ne zemer
» Lushnje :Flijohet i moshuari, shkak semundja e pasherueshme
» Dashuria e deshtuar, flijohet cobani
» Autostrada Lushnje-Fier, shtohen aksidentet
» Miqesia Peqin-Lushnje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions