LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues Empty
MesazhTitulli: Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues   Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues Icon_minitimeMon May 18, 2009 11:09 am

Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues
» Vendosur: 17/05/2009 - 11:40



• Dr. Dritan EGRO

Kur njė koleg grek mė kėrkoi njė kumtesė ku tė analizoja narracionin historiografik osman tė shek. XV – tregon historiani turk Halil Berktay - unė i thashė se kėtij problemi do t’i qasesha nė mėnyrė kritike; kolegu grek mė shtrėngoi dorėn pėr kėtė qasje kritike ndaj historiografisė sė vendit tim. Por kur i thashė se objekt i analizės time kritike do tė ishte si historiografia turke ashtu edhe ajo greke, atėherė pėr atė projekt nuk u bė mė fjalė – pėrfundon studiuesi turk. Njė ndodhi e tillė nė njė rajon si Ballkani nuk duhet tė jetė befasuese pėr askėnd, pasi nė kėtė rajon historishkrimi, diku mė pak e diku mė shumė, vazhdon ende tė jetė njė sipėrmarrje me pėrgjegjėsi tė lartė politike; madje e tillė ajo do tė vazhdojė tė jetė pėrsa kohė qė ende mbeten tė pazgjidhura shumė ēėshtje, legjitimiteti pėr zgjidhjen e sė cilave kėrkohet tek e shkuara historike. Nė kėtė kontekst merr kuptim edhe thėnia e historianit britanik, H. Seton-Watson: “Pena e studiuesit tė historisė nė kėtė pjesė tė botės duhet tė jetė e mprehtė dhe inteligjente, madje nė atė shkallė sa tė dallojė gjakun nga boja e kuqe”.
Historishkrimi ėshtė njė ligjėrim i lidhur thellėsisht me politikėn. Po ashtu edhe pėrpjekja e vetėdijshme pėr tė pėrjashtuar dimensionin politik tė historishkrimit ėshtė njė qėndrim i caktuar politik. Ndaj ėshtė e gabuar tė mendosh se historianėt jetojnė nė njė botė ku nuk ka politikė dhe lexuesit e shkrimeve tė tyre janė produkt i kėsaj bote “tė pastėr” politikisht.
Nė fakt, qysh nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, historishkrimi i historisė kombėtare ishte disiplina e cila mė sė shumti i dha formė vetėdijes kombėtare tė popujve tė Ballkanit; ndaj ajo duhet perceptuar si pjesa mė esenciale e prodhimit intelektual politik dhe kulturor; me kėtė cilėsi, historishkrimi vazhdon tė shėrbejė edhe sot si burimi rrėnjėsor i ideologjive dhe pretendimeve nacionaliste nė tė gjitha vendet e rajonit. Historiani grek, Konstantinos Paparrigopoulos, qysh njė shekull e gjysmė mė parė, ka thėnė: “Historia ėshtė jo vetėm shkencė, por edhe Libri i Shenjtė i sė tashmes dhe tė ardhmes sė vendit [tim]”.
Qėllimi i studimit tė historisė kombėtare ėshtė shumė thjesht i pėrshkrueshėm: tė njohėsh mirė vetveten, tė njohėsh mirė mjedisin pėrreth dhe fqinjėt, dhe sė treti, ta sundosh mė mirė atė mjedis, ku me dashje apo padashje, tė ka qėlluar tė jetosh apo tė mbijetosh gjatė shekujve. Historia ėshtė kujtesa e njė populli, por edhe themeli moral i ēdo formacioni politik kombėtar. Ndaj elitat politike ballkanike shkrimin e historive kombėtare e kanė konsideruar si njė nga rrugėt e ndėrtimit tė shtetit kombėtar, ndėrkohė qė edhe realiteti i sotėm ende nuk e ka hedhur poshtė kėtė pohim.
Historiografia shqiptare dhe ajo e shteteve tė tjera ballkanike u zhvilluan kryesisht si historiografi me doza tė forta nacionaliste, por ato u shoqėruan edhe me njė lėnie tė vetėdijshme jashtė interesit tė historisė sė shteteve dhe popujve fqinjė. Braktisja e qėllimtė e studimit tė historisė sė fqinjėve mė tepėr se njė neglizhencė preferenciale ishte njė parakusht i diktuar nga situatat dhe zhvillimet ndėrkombėtare tė fundshekullit XIX dhe dekadave tė para tė shek. XX.
Si pasojė e procesit tė shtetformimit nacional, nė Ballkan studimi i historisė ishte njė nga veēoritė mė tė dukshme intelektuale pėrgjatė shek. XIX. Themelimi i instituteve tė historisė, i katedrave universitare tė historisė dhe akademive tė shkencave sipas modeleve tė Evropės Perėndimore, i hapėn rrugė studimeve sistematike historike dhe filologjike. Po nė kėtė kohė u shfaqėn veprat themelore tė historive kombėtare serbe, kroate, bullgare e rumune; madje, ato u shoqėruan jo me botim selektiv dokumentesh tė hershme, por me korpuse tė plota dokumentare pėr ato periudha historike qė popujt respektivė i kanė konsideruar si “Golden Age”.
Institutet e historisė duhen perceptuar si institucionet kulturore, ku qartėsisht shkenca historike u takua me politikėn, madje nė rastin e vendeve tė Ballkanit nė institutet e historisė, historia u vu nė shėrbim tė politikės. Rasti mė tipik ėshtė ai i drejtorit tė Institutit tė Historisė nė Turqi, Jusuf Akēura (1932-35), njė ndėr promotorėt e formėzimit tė nacionalizmit kemalist turk. Ai ndonėse nuk u hodh zyrtarisht nė politikė, historishkrimin e frymėzuar nga politika gjithmonė e vuri nėn urdhrat e saj. Njė angazhim i tillė politik e bėn tė vėshtirė qė shkenca historike tė quhet “shkencė”.
Nga ana tjetėr, epėrsia e vendeve tė Ballkanit krahasuar me Shqipėrinė, ėshtė se duke filluar qysh nga mesi i shek. XIX akademitė e shkencave tė vendeve fqinje ishin institucionet qė pėrpunuan mendimin politik nacionalist, madje duke e konkretizuar kėtė me hartimin e platformave kombėtare afatgjata. Nė shek. XIX akademitė ballkanike tė shkencave nuk kanė krijuar shtete kombėtare, por kanė ndėrtuar shtete kombėtare; kurse nė shek. XX ato kanė dhėnė ndihmesėn e tyre nė projektimin e ambicieve nacionale.
Modeli i akademikut historian, por po aq tė angazhuar nė aktivitet politik, ėshtė Stojan Novakoviē, themeluesi i historiografisė moderne serbe. Pėr njė periudhė tė gjatė ai ishte kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Serbisė. Parlamentar, ambasador i Serbisė nė Stamboll, Paris dhe San Petersburg, tre herė ministėr arsimi dhe dy herė kryeministėr nė kapėrcyell tė shek. XIX. Ai botoi mjaft studime historike, po aq sa edhe kontribuoi nė publikimin shkencor tė dokumentacionit mesjetar serb (Kodi i Stefan Dushanit).
Serbia, Greqia dhe Bullgaria janė shtete ballkanike qė tashmė kanė festuar 150-vjetorin e akademive tė tyre. Sponsorizuar nga qeveritė respektive, ato i kanė dhėnė jetė projekteve pėr “zgjidhjen” afatgjatė tė ēėshtjeve tė tyre nacionale, madje pavarėsia e tyre intelektuale nė trajtimin e ēėshtjeve tė tilla ka shkuar edhe pėrtej cakut qė mund tė mbėrrinte mendimi mė i avancuar politik i kohės; pėr ta ilustruar me njė shembull konkret do tė thoshim se idetė e mendimet e shprehura nga themeluesi i historiografisė moderne greke Konstantinos Paparrigopoulos nė veprėn e tij Historia e Popullit Grek (6 vol., 1860-1872) jo vetėm qė u morėn nė konsideratė nga politikanėt bashkėkohės grekė, por edhe sot idetė e tij pėr copėtimin e Maqedonisė ish-jugosllave mbi baza etnike pėrbėn njė pjesė tė politikės sė Greqisė lidhur me kėtė problem.
Pėr tė shkuar edhe mė tej, Konstantin Jirecek, njė nga historianėt e njohur tė Ballkanit, ēek pėr nga origjina, pėr faktin se shkroi njė histori tė bullgarėve, e para e kėtij lloji, nė vitin 1881 u emėrua ministėr i Arsimit Kombėtar i shtetit bullgar. Nė kėtė rast Jirecek, ndonėse jo bullgar, mori pėrsipėr misionin e konstruktorit tė forcimit tė identitetit kombėtar bullgar.
Shqiptarėt, si myslimanė ashtu edhe tė krishterė, e filluan lėvizjen pėr krijimin e shtetit tė tyre tė pavarur pa marrė “zyrtarisht” mbėshtetjen e asnjė Fuqie tė Madhe. Ndaj dhe identiteti kombėtar shqiptar u mbrujt dhe u zhvillua paralelisht me rrezikun e zhdukjes sė tyre nga skena e historisė. Nė kėtė kuadėr, nacionalizmi nė shkrimin dhe pėrdorimin e historisė, mė shumė se njė tendencė intelektuale e momentit, ishte reagim i historiografisė shqiptare ndaj kushteve politike tė kohės, brenda dhe jashtė vendit.
Ndėrsa vendet e tjera ballkanike e patėn mundėsinė qė ta formėzonin herėt kastėn profesioniste tė historianėve, falė pavarėsisė sė hershme nga Shtetin Osman, nė Shqipėri pėrgjegjėsia e shkrimit tė historisė kombėtare ra ekskluzivisht mbi shpatullat e politikanėve qė e ndėrtuan shtetin shqiptar. Kėtė fenomen mė sė miri do ta ilustronte rasti i politikanit Mehdi Frashėri. Nė librat e tij ai i mėshoi fort analizės sė problemeve shqiptare, duke i shpjeguar ato nėpėrmjet analizės qė i bėn historisė dhe vlerave ‘nacionale’ qė mbėshtesin aspiratat nacionale tė shqiptarėve. Me vizionin e tij tė shqueshėm prej shtetari, M. Frashėri tentoi tė shkruajė edhe njė histori Shqipėrie tė dimensioneve tė mėdha, prej sė cilės arriti tė publikojė vetėm vėllimin e parė. Por, ai ka edhe meritėn se pėrktheu nga frėngjishtja dhe pajisi me shėnime platformėn e parė kombėtare shqiptare, veprėn e Pashko Vasės: E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt (1879), Tiranė 1935.
Pas vitit 1945, takimi i organizuar i historisė me politikėn nė Shqipėrinė komuniste u mishėrua nė figurėn e historianit Aleks Buda. Ai ishte kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe historiani qė pėrvijoi linjėn ideologjike tė studimeve historike. Kėtu duhet vėnė nė dukje se A. Buda jetoi e veproi nė njė kohė kur shteti komunist shqiptar mė tepėr se interesat e tij kombėtare, punonte pėr t’i kanalizuar studimet albanologjike nė hulli ideologjike. Qėllimi ishte qė historia kombėtare tė legjitimonte jo interesat kombėtare, por tė ishte nė funksion tė konsolidimit tė asaj forme qeverisjeje qė ishte vendosur me forcėn e armėve nė fund tė Luftės II Botėrore. Aleks Buda nuk u bė politikan kurrė, por tek ai pėrplaseshin presioni politik shtetėror dhe ndėrgjegjja e historianit qė njihte mė shumė se tė shkuarėn e vendit tė tij. Nė shkrimet e tij vihet re dualitet mendimi dhe shkrimi, por gjithmonė njė gjė e tillė ėshtė shprehur me shumė elegancė pėr tė qenė brenda kornizave tė ashpra tė vendosura nga regjimi komunist. Nga ana tjetėr, me autoritetin e kreut tė shkencės albanologjike vetėm ai mund tė shprehte, qoftė edhe me elegancė, mendime qė pėr historianėt e tjerė ishin tė ndaluara. Gjithsesi, ky shkrim i dyzuar, por qė kurrė nuk shprehu hapur atė ēka ai mendonte, bėri qė Buda asnjėherė tė mos merrte pėrsipėr rolin e disidentit politik, por po aq edhe tė mos klasifikohet tėrėsisht si konformist politik.
Nė fakt, ajo ēka normalisht e ndan historianin nga politikani ėshtė fakti se historianin e komandon shkalla e tij e dijes, kurse politikanin besimi qė ai ka nė realizimin e misionit tė tij politik. Kur tė dyja bashkohen lind bindja, e cila i jep formė fuqisė intelektuale tė njė populli. Ndaj, ajo qė njė popull e bėn me tė vėrtetė “popull” ėshtė marrėdhėnia e ndėrsjelltė qė ekziston nė mes ndėrgjegjes historike dhe procesit tė mėsimit tė historisė kombėtare nėpėr shkolla, ndėrkohė qė njė shoqėri qė nga shkollat e saj nuk nxjerr njerėz tė mendimit dhe qė realisht prodhojnė ide, nuk mund tė formėzohet dhe tė bėhet komb.
Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues GjuhetIndoEuropiane
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues Empty
MesazhTitulli: Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues   Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues Icon_minitimeMon May 18, 2009 1:39 pm

Shqiptarėt, si myslimanė ashtu edhe tė krishterė, e filluan lėvizjen pėr krijimin e shtetit tė tyre tė pavarur pa marrė “zyrtarisht” mbėshtetjen e asnjė Fuqie tė Madhe. Ndaj dhe identiteti kombėtar shqiptar u mbrujt dhe u zhvillua paralelisht me rrezikun e zhdukjes sė tyre nga skena e historisė. Nė kėtė kuadėr, nacionalizmi nė shkrimin dhe pėrdorimin e historisė, mė shumė se njė tendencė intelektuale e momentit, ishte reagim i historiografisė shqiptare ndaj kushteve politike tė kohės, brenda dhe jashtė vendit.


1. Ballakni per nga ana e historiografis se tij, eshte i vecante dhe teper i dhene mbas frymes nacionale, nje gje te cilen e ka zbatuar deri ne piken maksimale.
Ne tere koherat, si ne lashtesi, ashtu dhe ne mesjeten e hershme e te voneshme, historianet ballkanas, gjithmon kan qene te udhehequr nga parimi kombetar duke u bere shembullor nga klasa politike respektive e cila shfrytezonte ndjenjen e nacionalizmit te popullit per interesa politike.

2. Vitet e fundit "c'lirimi" i veprimit dhe e drejta e fjales se shkruar ka bere qe shume historian ta shohin me nje tjeter kendveshtrim shkrimin e historis duke anuar peshoren andej nga e verteta eshte me e hidhur per gjithkend, pra historia eshte teper e hidhur kur ajo eshte REALE, pasi vetem ashtu mund te dalin ne pah e verteta historike e cila me se miri eshte "vertetuar" deri ne nje pik te mjftueshme e te kenaqeshme qe te njgjalli interes; duke kaluar caqet e patriotizmit te semur ballkanas dhe te enderres se trazhguar nga paradhesit e historis me pretendimin e kufijeve sipas MIDEVE te c'do nacionalisti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Historianėt ballkanas si faktorė shtet-formues
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Studentet, nga privati ne shtet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions