BERAT- Nje aksident i rende me pasoje plagosjen e 23-vjecari, ka ndodhur mesditen e djeshme ne aksin rrugor Berat-Lushnje. Klodian Bani, i cili udhetonte me nje motor, mesohet te jete perplasur me nje mjet tip "Benz" qe udhetonte drejt qytetit. I riu udhetonte ne drejtim te baneses se tij ne fshatin Banaj, kur e ka perplasur autovetura me targa TR 0958 M, ne afersi te fshatit Syzez. Policia mberriti ne vendngjarje dhe gjate hetimit te pare konkludoi se 23-vjecari ka humbur kontrollin e mjetit. Bani eshte derguar me urgjence drejt spitalit te Beratit, ku ndodhet ne gjendje kritike per jeten, nen kujdesin e mjekeve. Hetime per aksidentin po kryejne edhe ekspertet e Qarkullimit Rrugor, kurse ne pyetje eshte marre shoferi i autovetures, qe gjendet i shoqeruar deri ne perfundim te ceshtjes.
E. H.
koha jone