LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Drejtesia te rrije prane qytetareve, jo pazareve"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

"Drejtesia te rrije prane qytetareve, jo pazareve" Empty
MesazhTitulli: "Drejtesia te rrije prane qytetareve, jo pazareve"   "Drejtesia te rrije prane qytetareve, jo pazareve" Icon_minitimeMon May 11, 2009 10:36 am

"Drejtesia te rrije prane qytetareve, jo pazareve"

Fatjona Mejdini
E Hene, 11 Maj 2009

Presidenti Bamir Topi i beri dje thirrje drejtueseve te institucioneve te drejtesise ne vend qe te luftojne per ta nxjerre drejtesine nga pazaret e vogla qe mund te kryhen ende. Kurse kerkoi prej tyre qe ta perqendrojne punen drejt ceshtjeve parimore. Vleresiemet dhe kerkesat e Topit, u bene dje, gjate ceremonise se mbajtur ne Pallatin e Brigadave me rastin e "Dites Shqiptare te Drejtesise". Kjo eshte nje dite, ne perkujtim te dates kur akti i pare ligjor shqiptar u dekretua nga qeveria e Ismail Qemalit me 1913. "Perkushtojuni ceshtjeve te rendesishme, parimore dhe largojuni sa me shume ceshtjeve sekondare, qe kane te bejne me pazare te vogla qe ne i ndeshim sot tek-tuk ne sistemin e drejtesise", - i beri thirrje Topi, njekohesisht, Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, perfaqesuesve me te larte te sistemit te drejtesise ne vend. Topi qartesoi se kjo thirrje nuk vjen per moral, por sepse drejtuesit e ketyre institucioneve duhet te kuptojne se me integrimin e vazhdueshem te vendit, drejtesia e kishte detyre te normat dhe ligjet e vendit me perpikmeri. "Ne sot jemi vend i NATO-s, shume shpejt do te jemi vend i Bashkimit Evropian, dhe patjeter jemi te detyruar, ne kuptimin e vertete te fjales, qe te aplikojme standardet e familjes euroatlantike", - u kujtoi Topi perfaqesuesve te drejtesise, duke u kerkuar perfaqesuesve te drejtesise objektivitet.

Kryetari i shtetit i kerkoi drejtuesve te ketij sistemi qe te mos shkeputeshin asnjehere nga parimet thelbesore te drejtesise, te cilat ishin pavaresia dhe integriteti. Sipas tij, pavaresia duhet te jete totale dhe fatmiresisht sistemi qe po ndertohet per pavaresine e institucioneve te drejtesise e mundeson kete. "Duhet pavaresi nga politika, pavaresi nga klanet e caktuara ekonomike, por nga ana tjeter duhet te shikohet edhe si nje pavaresi qe varet totalisht nga individi, qe punon ne sistemin e drejtesise", rekomandoi presidenti Topi per te gjithe te pranishmit, duke qene se ai mban edhe detyren e e kryetarit te KLD. Sipas Topit, prokuroret dhe gjyqtaret ne vend duhet te kujtojne gjithmone se qytetaret e thjeshte presin drejtesi prej tyre, edhe pse ata kane mundesine ti ndjekin keto ceshtje ne rruge te tjera. Ne pritjen e djeshme merrnin pjese Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo, Kryetarja e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani dhe perfaqesues te tjere te sistemit te drejtesise.



96 vjet

Me pare u hartua edhe akti i pare ligjor nga qeveria e Ismail Qemalit e vendosur ne Vlore. Kjo date perkujtohet si dita kombetare e drejtesise dhe presidenti Topi e kremtoi ate me nje ceremoni ne Pallatin e Brigadave.

45 vite

Vendi yne sipas Topit, ka vuajtur ndjeshem nga mungesa e drejtesise si pasoje e sistemit komunist i cili ishte vendosur ne vend. Nisur nga keto fakte, sistemi i drejtesise sipas Topit eshte relativisht i ri ne vend.



Luhatjet

Kreu i shtetit deklaroi se ne segmente te caktuara te drejtesia ne vend ka qene e deformuar. Por sipas tij, aktualisht sistemi i drejtesise vleresohet me mjaft seriozitet, dhe me mjaft pikesynime qofte te retrospektives, por edhe te perspektives.



Kryetari i shtetit i falenderoi drejtuesit per punen dhe foli per sfidat e ardhshme

Topi: Qytetaret besojne kete vit 20% me shume te drejtesia

Presidenti Bamir Topi deklaroi dje se drejtesia ne vend ka bere nje progres dhe kete e vertetojne edhe sondazhet e bera me opinionin publik. "Sigurisht qe ka pasur progres dhe duke iu referuar nje viti me pare kjo shikohet tek sondazhet e opinionit publik, i cili ka pasur nje rritje te ndjeshme gati ne shifrat 20%", deklaroi Topi ne fjalen e tij, perpara drejtuesve te institucioneve te drejtesise ne vend. Sipas Topit, ky progres ka ardhur si rezultat i punes dhe kontributit te te gjithe institucioneve te shtetit shqiptare. Sipas Topit, ne keto momente eshte koha per te per te falenderuar te gjithe gjykatesit, prokuroret, punonjesit e policise dhe te gjithe ata punonjes, qe i jane atashuar sistemit te drejtesise ne te gjitha strukturat administrative. "Eshte nje dite per te vleresuar te gjitha hapat qe jane bere ne drejtesine shqiptare, sidomos pas vendosjes se sistemit demokratik, eshte dita per te vleresuar te gjithe kontribuuesit dhe aktoret e politikes, aktoret profesioniste te sistemit te drejtesise, por edhe opinionin publik", theksoi kreu i shtetit, gjate ceremonise ne Pallatin e Brigadave. Por sipas Topit, permiresimi i metejshem i drejtesise shqiptare nuk mund te konsiderohet si nje ceshtje e lehte, duke shtuar se ka pasur edhe raste kur mes politikes dhe drejtesise ka pasur konflikte. Kreu i shtetit theksoi se zgjidhja ne keto raste do te ishte objektiviteti i prokuroreve dhe gjyqtareve ne vend. "Sigurisht ka pasur dhe ceshtje mjaft te rendesishme, qe kane futur ne debat dhe politiken me institucionet e drejtesise. Ne te gjithe kete situate une mendoj qe e rendesishme eshte qe te jemi objektive", kujtoi Topi ne fjalen e tij. Sipas Kushtetutes, kreu i shtetit eshte edhe kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise.



Integrimi ne BE, nje sfide me shume per sistemin e drejtesise

Kreu i shtetit, Bamir Topi deklaroi se sistemi i drejtesise ishte nje nga kontribuuesit me kryesor sa i perket integrimit te vendit ne strukturat euro-atlantike. Sipas Topit, me anetaresimin e vendit ne NATO dhe me ambicien per t'u bere se shpejti pjese e Bashkimit Evropiane, sistemi i drejtesise ne vend kishte detyren e rendesishme per te qene i pavarur, objektiv dhe i bazuar mbi normat dhe ligjet e vendit. Ne menyre te vazhdueshme faktori nderkombetare ka theksuar rolin e drejtesise ne vazhdimin e integrimit te vendit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
"Drejtesia te rrije prane qytetareve, jo pazareve"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» "Administrata e Presidentit Obama, do te mbeshtese institucionet ne Shqiperi"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions