LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Miqėsitė e reja dhe xhelozitė qė lindin brenda botės virtuale

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Ledi


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 41
Location : Athens

Miqėsitė e reja dhe xhelozitė qė lindin brenda botės virtuale Empty
MesazhTitulli: Miqėsitė e reja dhe xhelozitė qė lindin brenda botės virtuale   Miqėsitė e reja dhe xhelozitė qė lindin brenda botės virtuale Icon_minitimeFri May 08, 2009 6:50 pm

Miqėsitė e reja dhe xhelozitė qė lindin brenda botės virtuale Facebook-spam

Numri i pėrdoruesve tė "Facebook" vazhdon tė rritet dita ditės, duke arritur kėshtu njė shifėr rekord nė klasifikimin e faqeve mė tė klikuara nė internet. Por, sipas statistikave tė fundit, "Facebook", faqja mė e famshme e internetit nė botė, ndikon negativisht nė shėndetin e fansave tė tij. Pėrveē personave qė kalojnė ditė tė tėra online, ekziston edhe xhelozia "virtuale": ēiftet janė tė pėrēarė, sepse njėri prej partnerėve ėshtė izoluar nė botėn online, ose sepse kontaktet e shumta tė njėrit partner nxisin xhelozi te tjetri.

Kėshtu ėshtė zbuluar se pasioni pėr faqen mė tė klikuar nė internet ka bėrė qė disa ēifte tė humbasin besimin te njėri-tjetri, ose marrėdhėniet e tyre tė shkojnė deri nė ndarje.
"Ēifte nė krizė, pėr shkak tė ‘Facebook‘"? Nuk ėshtė e vėrtetė.Lidhja e njė ēifti merr fund, kur ata kanė qenė mė parė nė krizė. Njė ēift mund tė hyjė nė krizė mė lehtė nga ē‘mund tė mendoni. Arsyeja? Xhelozia, qė ėshtė jashtėzakonisht e madhe. Ajo fillon kur partneri/a gjen fotografi djemsh/vajzash qė mė parė s‘i kishte. Ndėrsa ēiftet qė e kanė bazuar gjithmonė raportin e tyre te besimi, do tė vazhdojnė ta bėjnė edhe mė tej, pa e vrarė shumė mendjen pėr "Facebook" apo internetin. Kam ndjekur shumė ēifte nė krizė, sepse njėri ishte larguar krejtėsisht nga tjetri, duke u mbyllur emocionalisht nė botėn virtuale, apo ku mes tyre ishte zhvilluar njė xhelozi obsesive pėr miqtė virtualė tė partnerit. Pasojat e njė xhelozie janė pothuajse gjithmonė dramatike. Simptomat? Nė fillim janė tė pakontrollueshme: humbasin toruan, i zė paniku, janė nė ankth e tė acaruar, kanė pagjumėsi, duke arritur deri te simptomat e rėnda si fiksimi dhe prirja pėr t‘u vetėvrarė. Fiksohen te partneri/a dhe pranojnė tė bėjnė gjėra qė, nėse do tė ishin nė gjendje normale, nuk do t‘i bėnin kurrė", tregon njė psikologe, e cila ėshtė edhe drejtoreshė e "Eurodap". "Natyrisht qė nuk mungojnė edhe krizat e inatit, sepse krejt rastėsisht njėri prej tyre zbulon se ishte fshirė nga lista e kontakteve. Po ju them se ky ėshtė njė fakt shumė i rėndėsishėm qė nuk duhet nėnvlerėsuar", thekson psikoterapeutja.

Gjithsesi "Facebook" ka edhe anė pozitive. Nė fakt, sipas psikologes, "interneti mund tė jetė njė pasqyrė e vlefshme virtuale,njė mundėsi pėr tė parė dhe njohur frikėn tonė, brishtėsinė dhe pasigurinė. Nuk ėshtė mirė qė tė bėjmė gjeste tė shtirura ose tė hiqemi si persona tė tjerė. Me kėtė sjellje i bėjmė keq vetes jo tė tjerėve. Jam e bindur se pas pak kohėsh do ta shihni se rruga qė keni zgjedhur nuk ėshtė aspak e drejtė. Nga ana tjetėr kėto hapėsira virtuale mund tė
pėrdoren pėr tė pėrmirėsuar vetėdijen tonė. Kėtė do ta kuptoni, pasi tė keni hapur profilin tuaj", thekson ekspertja.

Rekomandimi i psikoterapeutes ėshtė ai pėr ta pėrdorur ashtu siē duhet "Facebook" dhe jo pėr t‘u shpėtuar shqetėsimeve tė pėrditshme, apo pėr tė mbushur zbrazėtinė qė krijohet nga vetmia. Interneti mund tė
japė mė shumė se kaq.

Ka nga ata persona qė pėrpiqen tė lidhen me VIP-at dhe personazhet ndėrkombėtare, duke filluar nga Obama, e duke pėrfunduar te Barbi. Ka tė tjerė qė hiqen si VIP-a, shenjtorė, profesorė, kėngėtarė etj.

Nė librin e saj kushtuar pėrdoruesve tė "Facebook", psikoterapeutia ka dhėnė adresat e sakta tė VIP-va tė vėrtetė, tė cilėt kanė profile nė
"Facebook". Gjithashtu ajo jep edhe tri kėshilla tė vlefshme pėr pėrdoruesit e "Facebook". Ja cilat janė:

1) Interneti ėshtė njė pasqyrė e vlefshme virtuale, pėr tė njohur frikėn, brishtėsinė dhe pasigurinė
2) Dėgjojini tė tjerėt: mund t‘u japin informacione tė vlefshme nga tė gjitha fushat
3) Gjithēka qė keni mėsuar online mundohuni ta pėrdorni nė jetėn tuaj tė vėrtetė, duke e pasuruar, pėrmirėsuar dhe jo duke ia mbathur, siē bėni kur thoni qė nuk keni adresė nė "Facebook", por nė fakt ėshtė e kundėrta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Miqėsitė e reja dhe xhelozitė qė lindin brenda botės virtuale Empty
MesazhTitulli: Re: Miqėsitė e reja dhe xhelozitė qė lindin brenda botės virtuale   Miqėsitė e reja dhe xhelozitė qė lindin brenda botės virtuale Icon_minitimeSat May 09, 2009 12:08 pm

Shume me interes ky shkrimi Ledo.


  • 1) Interneti ėshtė njė pasqyrė e vlefshme virtuale, pėr tė njohur frikėn, brishtėsinė dhe pasigurinė

Me pak fjale, na del qe ne internet njeriu njeh njeriun dhe i dashuri te dashuren, bashkshorti bashkeshorten. Nuk besoj se njerezit duhet te prisnin kaq vite per ta e vertetuar kete ne internet...!?
Kjo vlen vetem per nje pjes te vogel te njerezve te cilet jane te IZOLUAR si nga ana mjedisore ashtu dhe nga ana profesionale, pra nuk mund te jete e vleshme per masen e gjere te njerezve te cilet jeta i ka skalitur rend dhe bukur.


  • 2) Dėgjojini tė tjerėt: mund t‘u japin informacione tė vlefshme nga tė gjitha fushat

Kur ne realitet jo te gjithe kane dale te fituar prej informacioneve ne fushen virtuale!
Pra nuk besoj se jemi te detyruar tu besojme te tjereve me sy mbyllur, tham e verteta ne shume raste eshte krejte ndryshe, por kjo nuk do te thot se nuk duhet te degjojme apo tu besojme edhe atyre te cilet i njohim apo kemi avancuar ne nje njohje te mjaftueshme dhe kjo njohje na ngjall siguri, atehere jemi te gateshem, te besojme dhe te keshillohemi me ta.


  • 3) Gjithēka qė keni mėsuar online mundohuni ta pėrdorni nė jetėn tuaj tė vėrtetė, duke e pasuruar, pėrmirėsuar dhe jo duke ia mbathur, siē bėni kur thoni qė nuk keni adresė nė "Facebook", por nė fakt ėshtė e kundėrta.

Ketu (Gjithēka qė keni mėsuar online mundohuni ta pėrdorni nė jetėn tuaj tė vėrtetė) do doja te isha i rezervuar persa i perket "gjithshkaje" pasi jo c'do gje online eshte e perkryer.
Qe te jemi me te kujdesshem dhe te mundohemi ne jeten e perditeshme te perdorimin gjerat pozitive te marra nga internteti online
do te isha plotesishte dakorte.
lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Miqėsitė e reja dhe xhelozitė qė lindin brenda botės virtuale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Brenda 12 muajve, pa viza ne BE"
» Lushnja, tre trajnere brenda 17 javeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Informatikė dhe Internet-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions