LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha sulmon median, “mbron” Skėnderbeun

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Berisha sulmon median, “mbron” Skėnderbeun Empty
MesazhTitulli: Berisha sulmon median, “mbron” Skėnderbeun   Berisha sulmon median, “mbron” Skėnderbeun Icon_minitimeFri May 08, 2009 10:48 am

Berisha sulmon median, “mbron” Skėnderbeun
» Dėrguar mė: 07/05/2009 - 13:57


Berisha qė nga Thumana akuzoi “njė grusht tė vogėl njerėzish”, tė cilėt sipas tij, kanė mbetur zemėrthyer nga anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO. Pėr kryeministrin, kėta persona organizuan mashtrimin nėpėr media se ftesa pėr nė NATO nuk do tė merrej, organizonin protesta me portretet e Enver Hoxhės, po kėta persona sipas tij, zhvlerėsuan figurėn e heroit kombėtar, Skėnderbeut, apo shkruan pėr vjedhjen e orės sė Bushit nė Fushė-Krujė.
“Po ato media, po ata persona qė shpikėn trillimin me orėn e George Ė. Bush, do tė hapeshin me titujt denigrues kundėr heroit tonė kombėtar, qenies, identitetit, thelbit tė vokacionit tonė perėndimor, Skėnderbeut. Kėta shokė apo zotėrinj kanė vetėm njė alternativė, alternativėn e karriges sė tyre”, - u shpreh kryeministri pas pėrurimit tė njė shkolle nė komunėn e Thumanės.
Pėr Berishėn, anėtarėsimi nė NATO u i mundur nė sajė tė reformave tė realizuara nga qeveria e tij dhe se drejt Europės ky vend ka njė histori tė gjatė rrugėtimi. “Nga koha e Skėnderbeut gjer mė sot, ne udhėtuam nė rrugėt e shtigjet mė tė vėshtira, por sot liritė tona janė mė tė sigurta se kurrė. Anėtarėsimi nė NATO u bė i mundur nga ne qė i besojmė reformave, u bė i mundur nga tė gjithė ne, qė integrimin nė NATO e kishim njė ėndėrr. Ne realizuam njė ėndėrr tė ēdo shqiptari. Ne realizuam rikthimin e shqiptarėve, pas shekujsh qė nga koha e Skėnderbeut, nė gjirin e familjes sė kombeve tė qytetėruara”, - tha Berisha.
Sipas tij, mohimin e gjithēkaje tė mirė tė arritur nga qeveria e tij, e majta e bėn nga zilia, sepse interesi i kėsaj qeverie, por edhe i gjithė shqiptarėve, duhet tė jetė ecja pėrpara dhe jo mohimi i reformave. “Ky ėshtė interesi i ēdo shqiptari tė ndershėm qė do ta shohė vendin tė zhvillohet. Por, ky nuk ėshtė interesi i njė grupi tė vogėl njerėzish, tė cilėt njė muaj mė parė, paēka se pėr veten e tyre firmosin nė bordero mbi 1.5 milionė lekė nė muaj pagė shtetėrore, i kėrkonin qeverisė tė mos rriste pagat e pensionet, kėrcėnonin me krizėn. Mė thoni nė ėshtė alternativė kjo? Jo, kjo ėshtė nihilizėm, ėshtė zili”, - tha dje kryeministri Berisha.
Ai bėri tė ditur se ishin drejtuesit e opozitės qė bėnin thirrje tė mos aplikonim pėr statusin e kandidatit, por pastaj e sulmuan qeverinė se pse e bėri aplikimin. “I pyesim pse e keni kėtė zili pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve shqiptarė, pse ju doni qė ne tė mos bėnim hapin e aplikimit, pse ju, qė lėvizni me pasaporta diplomatike, nuk doni qė kėta qytetarė tė lėvizin si tė gjithė qytetarėt e Europės, tė vizitojnė fėmijėt e tyre kudo?” - u shpreh ai para banorėve tė Thumanės.
Berisha u ndal mė pas nė evidencėn e ndėrtimeve tė shkollave tė reja nė gjithė Shqipėrinė. “Shqipėria me 1012 shkolla tė reja apo tė rindėrtuara nė 4 vjet, Shqipėria me mėsues, infermierė e mjekė me paga tė dyfishuara. Pyesni sa janė ndėrtuar nė kryeqytetin e vendit prej 700 mijė banorėsh? Janė ndėrtuar gjithsej 3 shkolla tė reja, sepse shkollat nuk japin dot 20 pėrqindėshin apo njė kat gjobė”, - vazhdoi fjalėn e tij Berisha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Berisha sulmon median, “mbron” Skėnderbeun
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha: Legalizim martesave gay
» Berisha: Kufiri nuk u shit, mateni me kompas
» Pushimet e kryeministrit Berisha ne Dhermi
» Lushnje: Berisha, komunisti i fundit i botes!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions