LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 I ati i Ferdit: "Biri im, duhet tė mė falėsh!"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

I ati i Ferdit: "Biri im, duhet tė mė falėsh!" Empty
MesazhTitulli: I ati i Ferdit: "Biri im, duhet tė mė falėsh!"   I ati i Ferdit: "Biri im, duhet tė mė falėsh!" Icon_minitimeFri May 08, 2009 10:39 am

I ati i Ferdit: "Biri im, duhet tė mė falėsh!"



I ati i Ferdit: "Biri im, duhet tė mė falėsh!" Babai%20i%20ferditQuhet Sahit Berisha, ėshtė 39 vjeē dhe jeton nė njė kamp pėr endacakėt nė Italinė Qendrore. Ėshtė babai i Ferdit, fituesit tė edicionit tė fundit tė "Grande Fratello"-s. Nė adresė tė tij janė thėnė shumė gjėra; i biri ka treguar me hidhėrim fėmijėrinė e tij tė trishtė, por tani Sahiti kėrkon tė ribashkohet me djalin, duke u betuar "nuk i dua lekėt e tua!". Ajo qė botoi intervistėn e babait tė Ferdit ėshtė e pėrjavshmja "Di Pił", e cilianė njė intervistė tė gjatė tregon historinė e Sahitit dhe tė reflektimit tė tij. Gjithēka nisi me ndarjen mes prindėrve tė tė riut rom: "Unė dhe gruaja ime nuk shkonim mė mirė bashkė, ziheshim gjithnjė. Unė kisha fajet e mia, nuk isha njė burrė perfekt, njė baba perfekt, nuk gjeja njė punė stabėl, vazhdoja tė shisja rroba tė vjetra, herė pas here vonohesha dhe e ekzagjeroja me tė pirėn. Jeta nė shtėpinė tonė ishte bėrė e pamundur, gruaja ime kishte njė tė dashur dhe mua nuk mė donte mė. Ajo nė "GF", duke iu drejtuar Ferdit, ka treguar se e keqtrajtoja, se isha unė ai qė kisha njė tjetėr, por nuk ėshtė e vėrtetė. Nuk e di pse gruaja ime m'i hedh mua tė gjitha fajet, unė di vetėm qė atėherė nuk mundeshim mė tė rrinim bashkė..."
Grindja vazhdon... "Mbaj mend qė u largova nga shtėpia pas njė grindjeje tė keqe. U transferova tek njė i afėrmi im dhe qė nga ai moment, mendimi im i vetėm ka qenė e mira e fėmijėve. Nė shtėpi nuk mundesha tė kthehesha dot mė, sepse gruaja mė pėrzinte, burri i saj i ri nuk mė linte tė hyja nė shtėpi. Nėse afrohesha, gruaja ime bėrtiste: "Kam njė jetė tė re, kėtu nuk ka mė vend pėr ty, shporru!". U pėrpoqa t'i vija gjėrat nė vend, por nuk ia dola mbanė. Torturohesha ēdo ditė, e dija qė kisha gabuar dhe unė: jeta ime e ērregullt, mungesa e njė pune, nuk mė kishin dhėnė mundėsinė qė t'i siguroja familjes sime qetėsi dhe situata ishte shumė e keqe. U gjenda i vetėm. Dhe isha shumė nė merak pėr Ferdin, sepse ishte pa njė baba nė krah. Mund tė hynte qė i vogėl nė ndonjė rrugė tė gabuar, nė njė realitet si ky i imi tani, nė njė varfėri pa fund. Shumė miq, shumė tė afėrt mė thoshin se Ferdi dhe motra e tij nuk ishin tė qetė nė shtėpi me tė ėmėn...".
Largohet me fėmijėt... "Atėherė, i thashė vetes se kishte vetėm njė mėnyrė pėr tė zgjidhur problemin: t'i largoja fėmijėt nga ajo shtėpi. Kėshtu organizova gjithēka. Nė njė valixhe mora disa rroba dhe shkova fshehur pėr tė marrė fėmijėt. Ēova Elfėn tek nėna ime, nė njė fshat aty afėr dhe i thashė: "Mama, rrite sa mė mirė tė mundesh: nėse vjen gruaja ime ta kėrkojė, shpjegoi qė Elfa ėshtė mė mirė me ty". Mė pas u largova me Ferdin. Ai nė atė kohė ishte vetėm 9 vjeē. Doja tė shkoja nė Itali me gomone, bashkė me tė tjerė si puna ime, sepse tė gjithė thoshin qė nė Itali kishte pasuri dhe mund tė gjendej lumturia. Shumė romė si unė bėnė kėshtu, dhe kjo ėshtė pjesė e historisė sonė, e mėnyrės sonė tė jetesės. E kisha organizuar udhėtimin me njerėz qė njihja dhe mė kushtoi 3 milionė, njė shifėr shumė e madhe pėr mua. I kisha mbledhur tė gjitha ato para, duke hyrė nė borxh tek disa tė afėrmit e mi, i kisha premtuar vetes qė nė Itali do tė gjeja punė dhe do t'ua ktheja tė gjithė lekėt. Mbaj mend vetėm qė Ferdi, kur hipėm nė gomone mė tha: "Baba, ku po shkojmė?", dhe iu pėrgjigja: "Tė kėrkojmė njė jetė mė tė mirė, biri im".
Lėmoshė tė pėrditshme... Pėr tė ushqyer djalin tim duhet tė kėrkoja lėmoshė nėpėr rrugė, dhe isha i detyruar ta merrja Ferdin me vete, nuk mund ta lija vetėm. Natėn flinim nė kampin pėr romėt, ndėrsa ditėn e kalonim nė qoshet e trotuareve. Njė jetė e vėshtirė, shumė e vėshtirė. Disa si unė, njerėz tė rrugės qė takoja, kishin zgjedhur njė jetė mė tė lehtė, shpėrndarje tė vogla, vjedhje tė vogla. Por unė nuk doja tė futesha nė kėtė rrugė, pėr tė mirėn e djalit, dhe vazhdoja tė jetoja vetėm me lėmoshė. Pėr njė gjė jam krenar: nė tė gjithė ato muaj qė kalova me tė nė Itali, i kam dhėnė gjithmonė njė ēati ku tė flinte. Nuk e kam lėnė asnjėherė tė flejė nė rrugė. Nėse ndonjė ditė, me lėmoshė, arrija tė mblidhja 40 ose 50 mijė lira, nuk e ēoja as nė kampin rom. Kėrkoja ndonjė hotel qė kushtonte pak, vetėm e vetėm pėr t'i dhėnė Ferdit njė krevat pėr tė qenė.
Frikė tė gjitha ditėt... Ekzistonte gjithnjė frika se mos ndaloheshim nga policia, ne ishim klandestinė, pa leje qėndrimi nė Itali. Dhe nė fakt, asaj qė i druhesha mė shumė, ndodhi. Njė ditė na ndaluan nė rrugė, kontrolluan dokumentet dhe mė morėn djalin, sepse thanė qė nuk isha nė gjendje ta rrisja. Nė fakt, kishin tė drejtė, isha dhe mbetet njė vagabond pa njė vend ku tė jetoja, por ēfarė mund tė bėja? Ferdi qante: "Baba, baba, rri me mua", - mė thoshte mes lotėve. Nuk mund tė bėja asgjė pėr ta mbajtur. Ėshtė hera e fundit qė e pashė, mbaj mend sytė e tij tė fryrė dhe shikimin e tij tė trembur. Nuk pranuan tė mė thoshin as se ku do e ēonin. "Ja Sahit, - i thosha vetes, - gabove nė gjithēka, humbe gjithēka. Djalin ta morėn, vajzėn nuk e di si e ke, nuk ke mė asnjė".
Isha i dėshpėruar. Mbaj mend qė mora trenin pėr tė arritur nė kampin rom, atje ku kisha dhe miqtė e mi mė tė mirė. Por nuk arrita tė vija dot gjumė nė sy. Mė pas, pėr njė javė fjeta nė det, nė tė ftohtė. Kjo ndodhi 12 vjet mė parė, nė 1997-ėn, kur Ferdi ishte vetėm 10 vjeē, pasi kishim kaluar bashkė njė vit nė Itali. Dhe atėherė u ndjeva i humbur".
Nė burg katėr herė... "Kur humba dy fėmijėt e mi, vdiqa brenda dhe pėrfundova nė rrugė tė gabuara. Fillova tė vidhja dhe rifillova tė pija. Pėrfundova nė burg 4 herė, kam ndarė dhe njė qeli me 12 vetė dhe njė banjė tė vetme pėr tė gjithė. Ndonjėherė mė ka shkuar nė mendje dhe tė vras veten, por nuk kam pasur guximin, sepse nė fund tė fundit kisha njė objektiv, tė rigjeja fėmijėt, t'i pėrqafoja.
Jeta ime ishte dhe ėshtė njė jetė endacaku. Nuk kam reshtur kurrė sė menduari pėr Ferdin, pyesja pėr tė tek tė afėrmit e mi qė jetonin nė kampin rom. Njė herė, njė kushėriri im mė tha qė ndoshta Ferdi ishte nė Kaluari, shkova menjėherė atje, nė njė institut fetar, por nuk mė lanė as tė hyja".
Akulli nė telefon... "Pas shumė kėrkimesh, tre a katėr vjet mė parė, arrita tė kem numrin e telefonit nėpėrmjet njė tė njohurit tonė. E telefonova me duart qė mė dridheshin dhe sytė qė shkėlqenin. Por, ai, djali im, u tregua i ftohtė, mė tha vetėm: "Baba, kur tė jem gati do bėhem i gjallė", dhe mbylli telefonin, pa mė thėnė as se ku ishte. Atėherė u ndjeva, mendova se ishte mėrzitur me mua, qė nuk mė falte pėr shkak tė jetės qė i kisha ofruar e kushedi se ēfarė gjėrash tė tjera. Unė u mundova ta kuptoja, bėra shumė telefonata, derisa njė i afėrm qė mbante kontakt me tė mė tha se Ferdi kishte mėsuar gjėra tė kėqija pėr mua dhe pėr kėtė arsye nuk donte tė mė shihte. Mendonte se e kisha marrė me forcė nga shtėpia, thoshte se e kisha rrahur dhe se e kisha detyruar tė vidhte".
Ēfarė gėzimi kur e pashė nė "GF9". "Ndodhesha nė kampin rom tė Emilia Romanjės kur, Davide, njė miku im, mė tha: "Sahit, mendoj se djali yt ėshtė nė televizion". Tė gjithė atje, nė fakt, e dinė prej vitesh historinė time, dinė pėr Ferdin dhe torturėn time. Nuk mund tė besoja: djali im nė televizion? Kur pashė Ferdin nė "Grande Fratello", kėrceva nga gėzimi. Tė shija tė ishte mirė, qė ėshtė i bukur, qė ishte shėndoshė, mė bėnte tė ndjehesha mirė. E putha nė ekranin e televizorit dhe qava. Pėr tre muaj kam parė vetėm Ferdin, qėndorja i mbėrthyer nė televizion. Kam ndjekur gjithēka, jam emocionuar, kam qeshur, kam qarė. Kanė qenė tre muajt mė tė bukur tė jetės sime. Pashė mesazhin e nėnės, ish-gruas sime, mė akuzonte qė e kisha keqtrajtuar dhe kam vuajtur. Atėherė kontaktova redaksinė e "Grande Fratello", por mė thanė se Ferdi nuk dėshironte tė mė shihte. E imagjinoja, ai mendonte se unė kisha qenė i keq me tė. Mė pas ripashė vajzėn time nė televizion qė fliste nga Gjermania me Ferdin brenda nė shtėpi. Edhe atė kisha shumė vite qė nuk e shihja dhe qava pėrsėri. Mė pas u nxeha kur Xhanluka, konkurrenti nga Napoli, mė akuzoi djalin tim se donte tė prekte njerėzit me historinė e tij dhe e shtyu. Mė pas u gėzova shumė kur Ferdi tregoi se ishte rritur mirė nė institutin Don Orione. Duartrokita kur Ferdi puthi Franēeskėn dhe kam festuar me miqtė e mi romė kur ai fitoi. M'u duk sikur rilinda".
Pas "GF"-sė nuk pranoi tė mė fliste..."Kur Ferdi doli, nxora sėrish fletėn ku vite mė parė kisha shėnuar numrin e tij. Nuk dija ē'tė bėja, ta telefonoja, apo jo. Vendosa t'i telefonoja, pikėrisht pasi lexova nė njė gazetė qė Ferdi kishte thėnė se mund tė harronte tė shkuarėn, dhe qė mendonte se mund tė mė ripėrqafonte mua, babanė e tij. E telefonova me zemrėn qė mė rrihte fort: "Biri im, jam babi yt...", - i thashė. Por, ai, tamam si kishte bėrė dhe vite mė parė, mė ndėrpreu dhe tha: "Baba, do tė bėhem i gjallė vetė kur tė jem gati, tani mė duhet tė iki". Nė atė moment, kujtoj, u lėshova nė njė karrige me sytė e fryrė. E di, ndoshta i telefonova shumė shpejt, por veprova sipas instinktit, nuk mund tė prisja, Ferdi ka nevojė pėr kohė. E di, ai mendon akoma se unė i kam bėrė keq dhe nuk do tė jetė e lehtė ta bėj tė ndėrrojė mendim pas kaq shumė vitesh".
Paratė e tij nuk mė interesojnė... "E di, ndoshta dikush mendon qė tani unė jam bėrė i gjallė, sepse ai ėshtė i pasur dhe i famshėm. Por nuk ėshtė kėshtu. Nuk kam pasur kurrė njė shtėpi. Jetoj me rrobat qė gjej. Dhe besoj se kam paguar pėr gabimet qė kam bėrė. Telashet dhe dhimbja mė kanė konsumuar nė trup dhe shpirt. Qė kur kam humbur djalin tim, nuk kam pasur mė njė qėllim nė jetė. Kam vetėm njė obsesion: tė rishoh atė dhe motrėn e tij. "Grande Fratello" mė risolli shpresėn, mė bėri tė rigjej djalin tim. Ėndrra ime ėshtė njė e vetme: Ta pėrqafoj, qoftė dhe pėr njė minutė tė vetme Ferdin dhe motrėn e tij, tė flas me ta...".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
I ati i Ferdit: "Biri im, duhet tė mė falėsh!"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» "Administrata e Presidentit Obama, do te mbeshtese institucionet ne Shqiperi"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions