LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 LUSHNJE: Rrufeja vret kater student

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

LUSHNJE: Rrufeja vret kater student Empty
MesazhTitulli: LUSHNJE: Rrufeja vret kater student   LUSHNJE: Rrufeja vret kater student Icon_minitimeFri May 30, 2008 7:59 pm

LUSHNJE: Rrufeja vret kater student Fulmin10 LUSHNJE, - Katėr tė rinj nga Tirana kanė humbur jetėn nė rrugėn Rrogozhinė-Lushnjė, pėr shkak tė njė shkarkimi rrufeje mbi makinėn nė tė cilėn udhėtonin. Vdekja e tė rinjve, qė janė tė gjithė studentė tė moshave 20 dhe 21 vjeē, ėshtė klasifikuar si aksident automobilistik, por, sipas burimeve nga Policia e Lushnjės, shkaku i vėrtetė ka qenė shkarkimi i rrufesė mbi makinė, ēfarė ka bėrė qė shoferi tė humbasė drejtimin e mjetit dhe tė pėrplaset me bordurat anėsore tė rrugės.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orės 11:40 tė ditės sė djeshme, nė segmentin rrugor Rrogozhinė-Lushnjė, pikėrisht nė rrethrrotullimin e Ēermės. Katėr tė rinjtė, shokė kursi me njėri-tjetrin, kanė qenė duke udhėtuar me mjetin tip "Mercedes Benz" me targa TR7673M, i cili drejtohej nga shtetasi Roland Muja, 20 vjeē, i cili ishte edhe viktima e parė e kėtij aksidenti.

Nga informacionet qė grupi hetimor ka grumbulluar nė vendin e ngjarjes, mėsohet se mjeti ka qenė me njė shpejtėsi tė ulėt, pėr shkak tė rrotullimit tė detyruar qė duhet tė bėnte nė Ēermė, por njė shkarkim rrufeje ėshtė parė nga dėshmitarėt okularė tė bjerė mbi makinėn e tyre, gjė qė ka shkaktuar humbjen e kontrollit tė mjetit nga ana e drejtuesit dhe pėrplasjen e makinės me bordurėn e rrethrrotullimit. Njerėzit qė kanė shkuar nė ndihmė tė tė rinjve kanė parė se drejtuesi i mjetit, Roland Muja, kishte gjetur vdekjen e menjėhershme, ndėrsa tre tė tjerėt ishin pa ndjenja. Policia saktėsoi se nė spitalin e Lushnjės kanė mbėrritur tė plagosur rėndė tė rinjtė: Eduard Vrapi, 20 vjeē,

Admir Vladi, 21 vjeē dhe Endri Shurdhi, 20 vjeē. Ndėrsa 20-vjeēari tjetėr, Roland Muja, ka gjetur vdekjen e menjėhershme.

Dyshimi se shkak i vdekjes ka qenė njė goditje rrufeje ėshtė hedhur fillimisht nga grupi hetimor, pasi mėsohet nga burime konfidenciale se mbi trupat e viktimave fillimisht janė parė shenja djegieje. Mė pas kanė qenė dėshmitė e personave tė pranishėm nė vendngjarje, qė kanė zbardhur edhe rrethanat e aksidentit.

Nuk dihet ende nėse rrufeja ėshtė shkarkuar mbi mjet apo pėrpara tij. Pak minuta pas aksidentit, pas dėrgimit me urgjencė tė tre tė plagosurve rėndė nė spitalin e Lushnjės, mėsohet se kanė ndėrruar jetė edhe dy tė rinjtė e tjerė, Eduard Vrapi dhe Admir Vladi, pėrkatėsisht 20 dhe 21 vjeē.

Identiteti i tyre fillimisht ka qenė i vėshtirė pėr t‘u mėsuar, pėr faktin se nuk kanė pasur dokumente identifikimi me vete pėrveē drejtuesit tė mjetit. Endri Shurdhi, 20 vjeē, ishte i vetmi qė mbėrriti i vetėdijshėm nė spitalin e Lushnjės dhe ishte ai qė identifikoi shokėt. Por, edhe Shurdhi nuk u ka mbijetuar plagėve dhe ka ndėrruar jetė paditen e djeshme.

Viktimat

Roland Muja, 20 vjeē

Eduard Vrapi, 20 vjeē

Admir Vladi, 21 vjeē

Endri Shurdhi, 20 vjeē




Rasti


Mė 2004-ėn, vdekje nga

rrufeja nė mes tė Tiranės


Njė goditje rrufeje i ka marrė jetėn njė tė riu nė qendėr tė kryeqytetit mė 8 qershor tė vitit 2004. Maksim Spaho ėshtė goditur nga njė rrufe rreth orės 17:20 tė 8 qershorit pranė stacionit tė autobusėve tė Kamzės, disa metra larg sheshit "Skėnderbej". Nga kjo goditje rrufeje u plagosėn edhe dy kalimtarė tė tjerė. Spaho ka qenė duke ecur nė rrugė nė momentin qė ėshtė goditur nga rrufeja, ndėrkohė qė nė ato momente binte njė shi pa pushim. Nė atė kohė u diskutua pėr mungesėn e rrufepritėseve nė ambientet publike. Vdekje nga goditjet e rrufesė regjistrohen ēdo vit nė Shqipėri, por zakonisht kėto ngjarje ndodhin nė fshatra. Rasti i fundit i vdekjes nga rrufeja ėshtė shėnuar gati njė vit mė parė, nė njė fshat tė Fierit, ku humbi jetėn nė arė njė fėmijė 11 vjeē.
(SHQIP)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
LUSHNJE: Rrufeja vret kater student
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lushnje: I fut lopen ne jonxhe dhe e vret
» Lushnje: Kater ish zyrtare bashkie dergohen ne gjykate!
» Lushnje: Ekonomia e dobet, var veten babai i kater femijeve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions