LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjykata e Lartė rrėzon Gjykatėn e Faktit dhe Apelit pėr Bashėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Gjykata e Lartė rrėzon Gjykatėn e Faktit dhe Apelit pėr Bashėn Empty
MesazhTitulli: Gjykata e Lartė rrėzon Gjykatėn e Faktit dhe Apelit pėr Bashėn   Gjykata e Lartė rrėzon Gjykatėn e Faktit dhe Apelit pėr Bashėn Icon_minitimeFri May 01, 2009 11:47 am

Gjykata e Lartė rrėzon Gjykatėn e Faktit dhe Apelit pėr Bashėn

Nga Bledar Lumani

Gjykata e Lartė ka rrėzuar vendimin e Gjykatės sė Faktit dhe Apelit pėr mbylljen e dosjes penale ndaj ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, i cili ėshtė i pandehur pėr abuzime gjatė ndėrtimit tė rrugės Durrės-Kukės. Vendimi i marrė gjatė ditės sė djeshme ėshtė argumentuar me faktin se mbyllja e dosjes sė Bashės nga Gjykata e Faktit dhe Apelit ėshtė kryer nė shkelje tė hapur tė Kushtetutės. Dy shkallėt mė tė ulėta tė gjyqėsorit e kishin mbyllur dosjen ndaj ish-ministrit tė Transporteve pėr tejkalim tė afateve hetimore nga ana e prokurorisė. Kjo e fundit tashmė ka tė drejtėn tė rishikojė dosjen ndaj Bashės, i cili, edhe pse u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat pėr tė mbyllur dosjen nė ngarkim tė tij, tashmė mund tė merret i pandehur. Nė fakt, Gjykata e Lartė vetėm 20 ditė mė parė vendosi mbylljen e dosjes ndaj Bashės me argumentin e shkeljes sė procedurave nga ana e prokurorisė.


Vendimi


Dosja penale ndaj ish-ministrit tė Transporteve, aktualisht ministėr i Jashtėm, Lulzim Basha, kur dukej se tashmė ishte mbyllur pėrfundimisht, ka shėnuar njė surprizė. Kjo, pas vendimit tė djeshėm tė Gjykatės sė Lartė, e cila ka rrėzuar vendimin e marrė nga Gjykata e Shkallės sė Parė dhe ajo e Apelit nė kryeqytet, tė cilat kishin vendosur mbylljen e hetimeve pėr dosjen e rrugės Durrės-Kukės. Kėto tė fundit, me argumentin e shkeljes sė afateve hetimore nga ana e prokurorisė, kishin vendosur mbylljen e njėrės prej dosjeve mė tė bujshme gjatė kėtyre viteve tė fundit. Sipas vendimit tė djeshėm, Gjykata e Lartė ėshtė shprehur se Gjykata e Faktit dhe Apelit kanė shkelur Kushtetutėn gjatė dhėnies sė vendimit pėr mbylljen e hetimeve ndaj ish-ministrit tė Transporteve. Kjo, duke qenė se, sipas saj, kėto tė fundit kanė shkelur Kushtetutėn, pasi nuk kanė pasur kompetencėn pėr tė marrė nė shqyrtim njė kėrkesė nga ana e Bashės, ndaj tė cilit nuk kishte nisur hetimi. Me vendimin e djeshėm prokuroria ka tė drejtėn pėr tė rishikuar dosjen nė ngarkim tė ministrit tė Jashtėm. Nė fakt, 20 ditė mė parė, edhe vetė Gjykata e Lartė, me relator gjyqtarin Spiro Spiro, ishte shprehur nė favor tė vendimeve tė kėtyre dy gjykatave, duke mbyllur dosjen nė ngarkim tė Bashės. Argumenti pėr kėtė vendim ishte pėr shkelje tė procedurave hetimore nga ana e organit tė akuzės. Sipas gjykatės, marrja e ministrit Basha nė cilėsinė e tė pandehurit dhe njoftimi i akuzės u bėnė jashtė afateve ligjore. Por, burime pranė prokurorisė shprehen se vendimi i djeshėm i gjykatės lė vend pėr rishikimin e vendimit tė 10 prillit dhėnė nga po kjo gjykatė, e cila pushoi ēėshtjen pėr rrugėn Durrės-Kukės. Megjithatė, ende nuk dihet se si do shkojė dosja ndaj ministrit Basha, pasi kryeprokurorja Rama deklaroi disa ditė mė parė se pėr momentin nuk ka asgjė tė re nė lidhje me kėtė dosje.


Mbyllja e dosjes


Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė, me nė krye gjyqtarin Spiro Spiro, pushoi akuzat mė 10 prill pėr ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha. Njė vendim i formės sė prerė i shkallės mė tė lartė tė gjyqėsorit pushoi ēėshtjen nė ngarkim tė ish-ministrit, aktualisht ministėr i Jashtėm, pėr shkak tė procedurave tė parregullta hetimore tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas vendimit tė gjykatės, marrja e ministrit Basha nė cilėsinė e tė pandehurit dhe njoftimi i akuzės ėshtė bėrė jashtė afateve ligjore. Nė tė tilla kushte, Kolegji Penal e cilėsoi si “Absolutisht tė pavlefshėm” aktin e dėrgimit tė dosjes pėr gjykim nė Gjykatėn e Lartė. Relatori i seancės, gjyqtari Spiro Spiro, u shpreh gjatė arsyetimit tė vendimit se dosja nuk mund tė shqyrtohet, pasi organi i akuzės u ka mohuar tė pandehurve tė drejtėn e njė gjykimi tė drejtė dhe tė paanshėm. I pavlefshėm u shpall akti i fletėthirrjes sė datės 24 nėntor 2008, pėr marrjen nė cilėsinė e tė pandehurit tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, ndėrsa po ashtu i pavlefshėm u shpall edhe akt-njoftimi i akuzės me postė ndaj tij nė datėn 27 nėntor 2008. Bashkė me ish-ministrin e Transporteve i pandehur nė kėtė dosje ishte dhe ish-Drejtori i Pėrgjithshėm i Rrugėve, Andi Toma. Sipas prokurorisė, dy tė pandehurit nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer veprat penale tė “Shpėrdorimit tė detyrės” dhe “Shkeljes sė barazisė nė tender apo ankand publik”, duke i sjellė dėm shtetit shqiptar nė njė shifėr rreth 230 milionė euro. Kėto vepra penale janė konstatuar gjatė hetimit tė pėrgatitjes sė tenderimit dhe shpalljes fituese tė firmės qė po ndėrton segmentin rrugor Rrėshen-Kalimash, pjesė e autostradės Durrės-Kukės-Morinė, e financuar nga buxheti i shtetit. Prokuroria e Pėrgjithshme, mė datė 5 dhjetor tė 2008, vendosi tė mbyllė fazėn hetimore dhe tė dorėzojė dosjen penale pėr gjykim pranė Gjykatės sė Lartė ndaj ish-ministrit tė Transporteve, Lulzim Basha, dhe ish-vartėsin e ministrit, Andi Toma, me detyrė drejtor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve.


Zgjatja e hetimeve


Nė nėntor tė vitit tė kaluar, Prokuroria e Pėrgjithshme pohoi se do tė zgjaste deri mė datė 6 dhjetor afatin pėr mbylljen e hetimeve pėr dosjen e rrugės Durrės-Kukės. Motivi i shtimit tė kėtij afati me njė muaj, sipas prokurorisė, ishte pėr t’i njoftuar aktakuzėn ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, i cili akuzohet se ka abuzuar me detyrėn gjatė kohės qė ka drejtuar Ministrinė e Transporteve. Por, ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, pretendon se prokuroria nuk i ka vėnė nė dispozicion dosjen me akuzat ndaj tij. Pėr kėtė arsye, Basha kėrkoi nga ana e gjykatės pushimin e ēėshtjes nė ngarkim tė tij. Pretendimi i tij u hodh poshtė nga ana e prokurorit Arben Kraja, i cili pohoi se ministrit dosjet hetimore ia ka dėrguar me anė tė postės. Por, nė tė njėjtėn ditė qė dosjet kanė mbėrritur nė Ministrinė e Jashtme, vartėsit e Bashės i kanė kthyer pas ato, duke i lėnė nė shkallėt e prokurorisė. “Dosjet janė dėrguar me postė, por persona nga Ministria e Jashtme i kanė hedhur ato sėrish ato para dyerve tė prokurorisė”, - bėri tė ditur disa ditė mė parė prokurori Kraja. Ndėrkohė, Basha shprehet se kėto janė fabula tė prokurorisė dhe nuk ka ndėrmend tė merret me to, por do tė presė vendimin e Gjykatės sė Lartė pėr pezullimin ose jo tė ēėshtjes. Por kėrkesa e Bashės pėr pushimin e ēėshtjes nė ngarkim tė tij ėshtė marrė nė konsideratė nga tė tria shkallėt e gjykatės, ajo e Faktit, Apelit dhe Gjykata e Lartė, tė cilat vendosėn mbylljen e dosjes hetimore ndaj tij. Kjo, duke qenė se, sipas tyre, prokuroria kishte shkelur procedurat hetimore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
 
Gjykata e Lartė rrėzon Gjykatėn e Faktit dhe Apelit pėr Bashėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kakavije, festat e fundvitit, fluks i larte emigrantesh ne kufi
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Tema e shtypit tė ditės-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions