LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Mosha e internetit", Shqipėria e fundit ne renditje

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

"Mosha e internetit", Shqipėria e fundit ne renditje Empty
MesazhTitulli: "Mosha e internetit", Shqipėria e fundit ne renditje   "Mosha e internetit", Shqipėria e fundit ne renditje Icon_minitimeMon Apr 27, 2009 4:10 pm

Mė shumė se 2 vjet pas nismės pompoze tė qeverisė, pėrkatėsisht Kryeministrit Berisha, tė pagėzuar me emrin "Shqipėria nė Moshėn e Internetit" njė raport i institutit tė njohur gjerman GFK e rendit vendin tonė tė fundit nė Evropė pėr pėrdorimin e internetit. "Shqipėria renditet e fundit nė Evropė, me vetėm 1% tė popullsisė sė saj qė pėrdorin rregullisht internetin", thotė raporti i GFK-sė. Norma e pėrdorimit tė internetit nė Shqipėri, sipas raportit, ėshtė me dhjetėra herė mė e ulėt se ajo e vendeve tė tjera tė Bashkimit Evropian dhe disa herė mė e ulėt se ajo e vendeve tė rajonit. Qeveria shqiptare e vendosi futjen e internetit nė masė tė gjerė si njė prioritet absolut tė sajin. Vetė Kryeministri Berisha, nė vitin 2006 deklaroi se: "Askush tė mos mendojė se unė nuk e kam parasysh sesa kontrast bėn kjo platformė me Shqipėrinė qė ka mungesa nė ujė, nė drita, ka rrugė tė shkatėrruara dhe spitale tė papėrshtatshme. Ndaj dhe ne jemi tė bindur e tė vendosur pėr tė investuar pėr trurin, qė brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr tė dhjetėfishojmė pėrqindjen e futjes sė internetit nė shoqėrinė shqiptare".

Realiteti

Por realiteti sot, megjithėse kanė kaluar dy vjet nga premtimi i Berishės, nuk ka ndryshuar thuajse aspak nga ajo kohė. Tarifat pėr njė lidhje interneti mbeten shumė tė larta, ndėrsa cilėsia e shėrbimit nė standarde, e dobėt. Sipas INSTAT-it, vetėm 1,5% e familjeve shqiptare kanė tė instaluar internetin nė shtėpitė e tyre dhe vetėm 33,7% e familjeve qė kanė njė linjė telefoni fiks, disponojnė edhe lidhje tė internetit nė banesė, kryesisht kjo nė qytetet kryesore. Interneti u fut pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitin 1991 nga Fondacioni SOROS. Nė kėto 15 vjet janė krijuar shumė kompani, sidomos nė qytetet e mėdha tė vendit, tė cilat ofrojnė pėrdorimin e internetit. Por tarifat pėr kėtė lidhje janė nga 16 deri nė 35 euro ose 15 deri 45% e pagės minimale tė vendosur nga qeveria.


Renditja

Islandezėt dhe skandinavėt, sipas raportit tė GFK-sė, janė individėt me pėrdorimin mė tė lartė tė internetit nė Evropė. Nė Islandė, mė shumė se 88% e popullsisė, mbi 14 vjeē, pėrdor rregullisht internetin. Mė pas, vjen Danimarka me 81%, Finlanda me 76%, po aq sa Norvegjia dhe Suedia me 73%. Nė Evropėn Perėndimore, normėn mė tė ulėt tė pėrdorimit e ka Malta, me vetėm 25%. Nė Evropėn Jugore, pėrdoruesit e internetit janė mė pak se 50% e totalit tė popullsisė.





Burimi Informativ: SHQIP
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
"Mosha e internetit", Shqipėria e fundit ne renditje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions