LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Vleresojme vendimin per celularin e katert"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

"Vleresojme vendimin per celularin e katert" Empty
MesazhTitulli: "Vleresojme vendimin per celularin e katert"   "Vleresojme vendimin per celularin e katert" Icon_minitimeTue Apr 21, 2009 3:20 pm

Qeveria e Kosoves mbeshtet qeverine shqiptare per kalimin ne parlament te miratimit te lejes se katert celulare, ku fituese e gares ishte Post-Telekomunikacioni i Kosoves, me nje shume te ofruar prej 7.2 milione eurosh. Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit ne qeverine e Kosoves, Fatmir Limaj i dha dje mbeshtetje Post-Telekomunikacioneve te Kosoves, per marrjen e lejes se katert celulare gjate nje tenderi nderkombetar qe u zhvillua ne Shqiperi. Gjithashtu, Limaj pershendeti qeverine e Shqiperise, e cila kaloi per miratim ne Parlament te lejes se katert celulare. "Kalimi i miratimit ne Parlament te tenderit per dhenien e lejes se katert celulare, shmang perseritjen e tenderit", tha Limaj. Sipas tij, Kosova dhe Shqiperia jane duke kaluar raporte mjaft te mira, sidomos edhe ne bashkepunimin ekonomik tha Limaj. Sipas tij bashkepunimi eshte mjaft i kenaqshem si ne fushen e transportit ashtu edhe ne bashkepunimin ndermjet kompanive shqiptare dhe atyre kosovare. "Marredheniet ndermjet Shqiperise dhe Kosoves kane hyre ne nje faze te re pas pavaresise se Kosoves. Ato jane ndertuar midis perfitimeve te perbashketa te dy shteteve", tha ministri Kosovar. Ne kete aspekt ndertimi i rruges se re Durres-Prishtine, tha Limaj i hap perspektiven nje bashkepunimi krejt te ri per Kosoven, e cila deri me tani ka qene e izoluar, sidomos per daljen ne det. Ndertimi i kesaj rruge, sipas ministrit kosovar do te sjelle nje epoke te re per ekonomine e Kosoves por edhe ate te Shqiperise. Limaj tha se, bashkepunimit ekonomik me Shqiperise i vjen ne ndihme edhe venia ne dispozicion te Kosoves, te Portit te Shengjinit. Ne vijim te ketij bashkepunimi eshte edhe konkurrimi i PTK ne tenderin e telefonise celulare ne Shqiperi, tha Limaj, i cili siguroi se, qeveria e Kosoves do te mbeshtese investimet e kompanive shqiptare atje, sikurse pershendeti edhe qeverine shqiptare per mbeshtetjen qe po i jep biznesit kosovar. Limaj tha se, ky lloj bashkepunimi sidomos ne aspektin ekonomik eshte rruga me e mire qe i bashkon shqiptaret dhe i con ato drejt integrimit evropian.



Celulari i katert, si u zhvillua gara

Sic dhe eshte percjelle tashme nga opinioni publik, ne tenderin e organizuar per kete qellim, u paraqiten dy subjekte. Grupimi qe ofroi 7.2 milione euro, qe kryesohej nga operatori kosovar i telekomunikacioneve PTK, se bashku me disa nga shoqerite vendase me ne ze ne disa fusha te ndryshme dhe shoqeria "Univers" qe ofroi vetem 5 milione euro, qe gjithashtu ishte nje iniciative e biznesit shqiptar. Fillimisht Komisioni i Vleresimit te Ofertave pas hapjes se tyre dhe berjes publike te ofertes financiare dhe teknike, s'kualifikoi shoqerine "Univers", duke rrezikuar deshtimin e procedurave per perzgjedhjen e operatorit te katert te telefonise se levizshme, megjithese deri ne ate kohe, afati i paraqitjes se ofertave ishte shtyre disa here per te mundesuar nje pjesemarrje sa me te gjere e cilesore ne kete tender. Ne keto rrethana, veprimi i fundit i qeverise vetem mund te pershendetet, sepse siguron ne kohen me te shpejte, nje investitor te besueshem per aktivizimin e licences se katert celulare ne vend, hedh nje hap te mirepritur per fuqizimin e lidhjeve ekonomike mes Shqiperise dhe Kosoves, siguron nje vlere te kenaqshme per buxhetin e shtetit, ne kushtet e krizes ekonomike globale dhe duke mbeshtetur fuqimisht biznesin vendas, nxit dhe me tej thellimin e konkurrences ne tregun e sherbimeve te telekomunikacioneve ne pergjithesi, dhe atyre te telefonise se levizshme ne vecanti.

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

"Vleresojme vendimin per celularin e katert" Empty
MesazhTitulli: Re: "Vleresojme vendimin per celularin e katert"   "Vleresojme vendimin per celularin e katert" Icon_minitimeTue Apr 21, 2009 3:21 pm

me mire per ne , te pakten rritet konkurrenca dhe bien tarifat , se jemi shteti me i varfer dhe me tarifat me te larta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
"Vleresojme vendimin per celularin e katert"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» "Administrata e Presidentit Obama, do te mbeshtese institucionet ne Shqiperi"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions