LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje :Vdekja e pacientit, kirurgu ne gjyq

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje :Vdekja e pacientit, kirurgu ne gjyq Empty
MesazhTitulli: Lushnje :Vdekja e pacientit, kirurgu ne gjyq   Lushnje :Vdekja e pacientit, kirurgu ne gjyq Icon_minitimeSat Feb 28, 2009 1:33 am

Lushnje :Vdekja e pacientit, kirurgu ne gjyq Chirur10Lushnje- Nje mjek kirurg i spitalit te Lushnjes, merret i pandehur per vdekjen e nje pacienti pas aksidentit rrugor qe pesoi gjashte muaj me pare. Prokuroria e Rrethit ka derguar dosjen ne Gjykaten e Faktit dhe diten e djeshme eshte zhvilluar seanca e pare gjyqesore. Gjyqi ka nisur rreth ores 13:30 te dites se djeshme dhe burime zyrtare te ketij institucioni, u shprehen se i pandehuri eshte mjeku Sami Osmani, kurse akuza e ngritur nga familjaret e te ndjerit dhe me pas prokuroria, eshte "mjekim i pakujdesshem". Prokuror i ceshtjes eshte Artan Azbiu, kurse kryetar i trupit gjykues, Dritan Caka.

Gjashte muaj me pare, nga nje aksident automobilistik, mbeti i plagosur Ilmi Gazheli, nga Lushnja, i cili u dergua me urgjence ne repartin kirurgjik. Sipas te afermve te Gazhelit, i demtuari u mor nen kujdes nga mjeku kirurg, Sami Osmani. Edhe pse te plagosurit i eshte dhene ndihma mjekesore prej mjekut, Gazheli gjeti vdekjen disa ore me pas.

Sipas burimeve nga prokuroria, mesohet se familjaret e Ilmi Gazhelit, nuk u pajtuan me vdekjen e te afermit te tyre dhe dyshuan ne mjekimin qe Osmani i beri gjate oreve fatale. Ata i bene nje padi ne Prokurorine e Rrethit Lushnje, nje muaj pas ngjarjes. Organi i akuzes, pasi e ka shqyrtuar dosjen dhe e mori nen hetim mjekun Osmani, ia kaloi dosjen gjykates, me akuzen "mjekim i pakujdesshem".

Burime zyrtare nga organi i akuzes pohuan per gazeten "KJ" se hetimi i kryer dhe akuza, qendrojne. Mjeku Sami Osmani, ka qene nen akuze gjate hetimit te kryer dhe ka mohuar te kishte vepruar ne kundershtim me rregullat, qe i lejohen nje mjeku. Mesohet se i dyshuari eshte shprehur qe i ndjeri, kishte plage te renda te pesuara nga aksidenti dhe se nuk ishte mjekimi qe e coi drejt vdekjes. Hetimi mbaroi disa dite me pare dhe dje ka nisur gjyqi.

Burime zyrtare nga Gjykata e Lushnjes, deklaruan se oret e pasdites eshte zhvilluar seanca e pare, ku palet jane njohur me ceshtjen. Avokati i mjekut kirurg mesohet se nuk ka rene dakord me akuzen, duke kerkuar pafajesine e Osmanit. Nderkohe qe prokuroria do te perfaqesoje akuzen e ngritur, deri ne fund te procesit, duke u mbeshtetur ne kartelen e bllokuar, medikamentet e perdorura dhe rrugen e ndjekur ne mjekim ndaj te ndjerit.

Xhemil Beharaj
Gazeta koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lushnje :Vdekja e pacientit, kirurgu ne gjyq
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Autostrada Lushnje-Fier, shtohen aksidentet
» Lejet e ndertimit, ne gjyq ish-kryebashkiaku

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions