LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Banda e Lushnjes, me mori peng"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

"Banda e Lushnjes, me mori peng" Empty
MesazhTitulli: "Banda e Lushnjes, me mori peng"   "Banda e Lushnjes, me mori peng" Icon_minitimeMon Feb 23, 2009 2:39 am

Tirane- Gjashte deshmitare jane thirrur dje nga prokuroria per te deshmuar mbi tre vrasje te kryera nga "Banda e Lushnjes". Perpara togave te zeza, deshmitaret kane ndryshuar deklarimet e tyre, ne krahasim me deklarimet e dhena perpara oficereve te Policise Gjyqesore. Deshmitaret ishin thirrur per te dhene deklarime mbi vrasjen e Masar Aliut, Idajet Beqirit dhe Nimet Zenelit. "Dy persona te maskuar dhe nen kercenimin e armeve hipen ne fugonin tim dhe urdheruan pasagjeret qe te zbrisnin. Me urdheruan qe te nisesha per ne brendesi te fshatit Kolonje. Ne mes te rruges m'u fik makina. Ata dolen dhe vrapuan, nderkohe qe une mora rrugen e kthimit, pa kthyer koken pas nga frika. Dy fshatare me thirren ne mes te rruges dhe me thane te kthehesha per te marre fugonin, pasi personat e maskuar ishin larguar prapa kodres. U ktheva dhe mora makinen, duke u kthyer ne shtepi", keshtu ka deklaruar dje para togave te zeza te kryesuara nga gjyqtarja Marsela Bilali, deshmitari Mustafa Gremi. Deshmitari i ka shpjeguar gjykates se nuk ka arritur dot te njohe personat qe e kane mbajtur nen kercenimin e armes, pasi ata ishin te maskuar. Sipas tij me vone kishte mesuar ne Kolonje te Lushnjes, se autoret kishin vrare Nimet Zenelin. Per te njejten vrasje dje, para gjykates ka deshmuar dhe deshmitari Skender Kaja. "Diten qe eshte vrare Nimet Zeneli, kam qene afer shtepise sime duke shitur molle prane shkolles ne Kolonje. Me thane qe kishin vrare nje person dhe shkova me vrap, jo per te marre vesh cfare kishte ndodhur, por me teper per gruan time qe eshte mjaft e semure dhe nuk duron dot emocione te forta, sidomos vdekje. Kur u afrova mesova qe behej fjale per Nimetin, i cili ishte nipi i gruas sime. Kjo qe nje arsye me teper per ta mbajtur gruan te izoluar, qe te mos mesonte cfare kishte ndodhur jashte. Nxora nje rrobe qe ta mbulonin dhe u futa ne shtepi", ka deklaruar dje deshmitari.

"Ja pse u vra Idajet Beqiri"

Deshmitari Skender Kaja ne lidhje me dy vrasjet e tjera, ate te Idajet Beqirit e Masar Aliut, ka pohuar para oficereve te Policise Gjyqesore, se diten e ngjarjes kishte qene ne nje lokal duke pire kafe, kur kishte pare qe nga nje makine qelluan, mbi nje makine tjeter. "U ngrita nga lokali dhe u afrova kur pashe qe dy persona qelluan dhe vrane nje tjeter, nderkohe qe pashe nje tjeter person qe doli nga makina dhe iu drejtua dy ekzekutoreve duke iu thene: 'Gjynah, pse e qelluat'. Ne ate moment, dy djemte qelluan edhe ndaj personit te dyte. Kur e pashe kush ishte me erdhi shume keq, sepse ishte Idajet Beqiri dhe e njihja per njeri te mire. I pashe dy djemte kur me kaluan afer, rreth 10 metra, por nuk arrita t'i njihja", mesohet te kete deklaruar deshmitari para oficereve te Policise Gjyqesore.


koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
"Banda e Lushnjes, me mori peng"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Banda e Lushnjes" me vrau xhaxhane
» Deshmia: Si me torturoi Banda e Lushnjes
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» Lushnje, 3 dite peng i trafikut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions