LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Njė asteroid me emėr shqiptar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ledi
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Ledi


Numri i postimeve : 120
Join date : 31/08/2008
Age : 41
Location : Athens

Njė asteroid me emėr shqiptar Empty
MesazhTitulli: Njė asteroid me emėr shqiptar   Njė asteroid me emėr shqiptar Icon_minitimeFri Feb 20, 2009 10:21 pm

Njė student shqiptar nė elitėn e matematicienėve nė Amerikė.


Ndėrkohė,
pėr vlerėsim si fitues i Medaljes sė Artė mes 150 konkurrentėve nga e
gjithė bota, NASA (Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kėrkimeve nė
Hapėsirė), emrin e tij ja ka vėnė njė asteroidi nė hapėsirė. Ai ėshtė
vlonjati Klejdin Dobi, 22 vjeē.


SUKSESI

Klejdin
Dobi shkoi nė Filadelfia 15 vite mė parė, si fitues nė Lotarinė
Amerikane. Ishnxėnės i shkollės fillore "Edit Durham" ("11 Janari"),
ishte 7 vjeē kur vajti nė Amerikė. Vazhdoi studimet nė shkollė fillore
"Johan Maphin Elmentary School". Prej klasės sė gjashtė deri nė tė
njėmbėdhjetėn, avancon shumė nė lėmin e dijeve. Me gjithė vėshtirėsitė
e para qė i solli komunikimi, Klejdini arriti t'i kapėrcente
vėshtirėsitė me talent e punė. Prirjet e tij nė matematikė shumė shpejt
tėrheqin vėmendjen e mėsuesve, e mė pas dhe tė shkencėtarėve. Nė klasėn
e 7-tė, Klejdini merr dy klasa algjebre menjėherė. Nė klasėn e nėntė,
ai ka pėrfunduar gjithēka qė ka tė bėjė me Algjebrėn Elementare dhe
kėshillohet tė marrė leksione Algjebre tė Avancuar, nė Universitetin e
Pensilvanisė, UPENN.

MBINATYRSHMĖRIA

Megjithėse ishte
nxėnės i klasės sė parė tė shkollės sė mesme, leksionet i merrte nga
vitet e para universitare. Klejdini tregon se mė pas shkoi nė njė kamp
studentor, tė quajtur "Math Camp", ku ēdo vit mblidhen studentėt mė tė
mirė nė SHBA, dhe i jepej prioritet shkencės sė Matematikės. Aty,
studenti shqiptar u njoh nga afėr me njė profesor Matematike me
origjinė nga Rumania, i cili i tregon pėr njė Teoremė Matematikore qė
asnjeri s'kishte arritur ta zgjidhte pėr plot 20 vjet. Prej kėtu nis
navigimi i Klejdinit pas Matematikes.

"Nė fillim provova tė
zbėrtheja tri teorema matematikore nė kushte krejt individuale. Nė
raste tė veēanta kėrkova edhe ndihmėn e pedagogėve nga Universiteti i
Pensilvanisė", - rrėfen ai. Mbasi pėrfundoi kėtė projekt voluminoz, tė
nisur nga dy studiues tė shquar rumunė dhe tė papėrfunduar nga ata,
Klejdini hedh tė tėrė projektin e tij nė 9 volume. Projekti quhej "Bord
Presentation" dhe pėrmbante shėnime, tė quajtura "Ēėshtjet e Shkencės".
Me kėtė projekt, Klejdini shkoi nė shkallėn e parė tė konkurrimit, nė
Konkursin e Matematikės pėr shtetin e Pensilvanisė, dhe pas fitores sė
konkursit, merr pjesė pėr tė parėn herė nė njė konkurrim nė matematikė
nė shkallė kombėtare. Midis 1500 studentėve nga e gjithė SHBA-ja, fiton
"Medaljen e Artė" pėr Matematikė. Tre vendet e para tė kėtij konkursi
kanė tė drejtėn e konkurrimit nė "Intel International Science and
Engineering Fair", konkurs prestigjioz ku marrin pjesė pėrfaqėsues nga
e gjithė bota.

Klejdin Dobi, kur ka qenė 16 vjeē, konkurroi
midis studentėve mė tė mirė tė 40 vendeve tė botės, si Japonia,
Gjermania, Anglia, India, Rusia, Kina, Franca, Italia, Suedia,
Argjentina, Brazili, Egjipti, Australia, Irani etj. Nė kėtė konkurrim
merrnin pjesė 1500 konkurrues nga 40 shtete nė 14 disiplina. Konkursi u
monitorua nga 48 profesorė, doktorė, shkencėtarė dhe studiues botėrorė
tė Shkencave tė Natyrės, nga anembanė rruzullit. Midis tyre gjendeshin
edhe 12 fitues tė ēmimit "Nobel", si kimisti i njohur, Dr.Horsebachk
dhe fizikani mė i madh i Botės, Dr.Braingreen.

VLERĖSIMI

Klejdin
Dobi, nė kėtė konkurs, zuri vendin e parė dhe u nderua me ēmimin "Grand
World". Projekti i tij prej 9 volumesh u pėrzgjodh si projekti mė i
mirė i vitit nė botė, midis 14 disiplinash. Ēmimi i marrė nga Klejdin
Dobi ka vlerėn e 8000 dollarėve, njė kompjuteri lap-top, 3 milionė
dollarė grant pėr shkollėn dhe njė mijė dollarė pėr shpenzime
shkencore. Njėkohėsisht, Klejdini ka fituar njė ēmim special. Agjencia
Amerikane e Zbulimeve dhe Kėrkimeve nė Hapėsirė (NASA), do ta quajė njė
asteroid me emrin e Klejdin Dobit. Ndėrkaq, NASA i ka rezervuar atij
njė udhėtim njėjavor nė Qendrėn Hapėsinore nė Hansvill, Alabama.

GJENIU

Klejdini,
ky djalė shqiptar nė Amerikė, bėn njė jetė si gjithė tė tjerėt. Atij i
pėlqen tė merret me aktivitete sportive, tė jetė i shoqėruar me shokė
dhe tė marrė pjesė aktive nė tė gjitha llojet e aktiviteteve. Mirėpo,
projekti i tij, i cili ėshtė tashmė i kompletuar, nuk e ka penguar tė
kryejė njė jetė normale. Nė krah, vazhdimisht ka dhe ndihmėn e
pėrkujdesjen e prindėrve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njė asteroid me emėr shqiptar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flamuri Shqiptare
» Identiteti shqiptar...!?
» Ekzekutohet emigranti shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions