LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Padronėt e rinj tė botės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Padronėt e rinj tė botės Empty
MesazhTitulli: Padronėt e rinj tė botės   Padronėt e rinj tė botės Icon_minitimeMon Feb 16, 2009 2:28 am

Padronėt e rinj tė botės 12219710Ėshtė shumė qetė kėtu lart. Nga kati i 29-tė vėrehen tarracat e pallateve tė Nju Jorkut. Karrocat me kuaj tė bardhė nė pritje tė klientėve nė hyrjen e "Central Park" duken si tė qenė lodra. Zyra e Xhon Polson duket se ėshtė mė pranė qiellit se rrugės. Dhe nuk ėshtė ndjesi e gabuar. Polson ėshtė 52 vjeē dhe ėshtė njė prej padronėve tė rinj tė tregjeve financiare, njė prej atyre qė tė vetėm menaxhojnė mė shumė para se njė bankė. Menaxhon njė "hedge fund", fond privat investimesh, dhe qė nga fundi i vitit tė shkuar qarkullon rreth 30 miliardė dollarė. Pak fonde investimesh nė rruzull janė mė tė fuqishme se i tiji. Njė provė e influencės sė tyre janė rritja e ēmimeve tė naftės e tė drithėrave. Kjo rritje u detyrohet disa shkaqeve: pėr shembull rritja demografike dhe bumi i karburanteve me origjinė vegjetale. Por ndėrsa efekti i tyre ka qenė i avashtė dhe nė vazhdimėsi, ndėrhyrja e fondeve tė investimeve ka qenė e rrufeshme. Fondet e investimeve janė njė shpikje djallėzore? Kujt u shkojnė pėr shtat? Menaxherėt e tyre janė njerėz pa skrupuj? Sa pushtet ka nė duar Pol Xhonson?

Pėrtej mureve tė qelqtė kalojnė dy burra tė veshur me kostume tė zinj. Pjesa mė e madhe e 55 bashkėpunėtorėve tė shoqėrisė sė Polsonit punon nė sallėn e madhe nė qendėr tė ambientit tė zyrave. Ndjekin rrjedhėn e bursės pėrmes monitorėve. Qė tė gjithė janė tė veshur me xhaketa e kravata: mė shumė duken si studentė elitarė, se sa si peshkaqenė tė financės.

Mė thonė se Polson nuk do vonojė. Hyn bashkė me tė ngarkuarit e marrėdhėnieve publike tė kompanisė. Polson ėshtė mbreti i ri i "hedge fund". Nė vitin 2007, nė fillim tė njė prej krizave financiare mė tė rėnda tė viteve tė fundit, arriti fitimin mė tė madh nė historinė e kėsaj industrie: 15 miliardė dollarė, ndėr tė cilat 3,7 miliardė pėrfunduan nė xhepat e tij.

Polson nuk i ka besuar kurrė pėrrallės amerikane qė i sheh ēmimet e pasurive tė paluajtshme nė rritje tė pandėrprerė. Madje vuri bast nė rrėnimin e tregut tė hipotekave, duke parė se kreditė u jepeshin tė gjithėve, edhe atyre pa tė ardhura tė garantuara. Dhe pati tė drejtė: ndėrsa janė gjithnjė e mė tė shumtė ata amerikanė qė dorėzojnė ēelėsat e shtėpive, Polsoni po firmos kontratat mė fitimprurėse nė jetėn e vet.

Kjo fundjavė ishte e gjatė dhe e lodhshme: sistemi financiar amerikan u lėkund frikshėm, pasi banka e investimeve "Bear Stearns" deklaroi falimentin. Edhe Polsoni kishte interesa nė atė bankė: pėrmes saj kryente operacione shit-blerjeje pėr llogari tė fondit tė tij. Tė shtunėn e tė dielėn e kaloi mes mbledhjeve e bisedave telefonike deri nė ēastin kur u bind tėrėsisht se paratė e tij qenė tė siguruara.

Polsoni tjetėr

Nė kėtė fund tė bukur ndoshta ka kontribuar fakti qė sė fundmi Polson ka punėsuar nė rolin e konsulentit Alen Grinspan, ish-guvernatorin e Rezervės Federale. Nga ana tjetėr, nė Wall Street e kanė pagėzuar "Polsoni tjetėr", pasi shumė njerėz janė tė bindur se Polsoni i fondeve tė investimeve ka po aq pushtet sa ministri amerikan i thesarit, Henri Polson.

Kur pranoi tė mė jepte intervistėn, vuri aq shumė kushte, sa m‘u deshėn disa faqe tė printuara: mė ndalohej ta pyesja pėr jetėn private dhe pasuritė e paluajtshme. Dhe ja tek ėshtė para meje, me njė gotė uji nė dorė. Pėrpara se t‘i pėrgjigjet pyetjes sė parė, qėndron nė qetėsi pėr 30 sekonda tė gjata. Kur i ngarkuari pėr shtypin i pėrsėrit pyetjen, kollitet pėr tė pastruar zėrin. Nga njė miku im bankier di se ky gjest pėrdoret, pėr shembull, pėr t‘i bėrė tė qartė njė pretendenti pėr t‘u punėsuar se pėrpjekjet e tij mbarojnė aty. Ndonjėherė dalin nga salla dhe i thonė pretendentit tė hapė dritaren, pasi ėshtė shumė nxehtė, duke e ditur se ato dritare nuk mund tė hapen. Edhe Polsonit i pėlqejnė kėto lojėra. Kur hap gojėn pėr tė folur, mua mė ėshtė mbuluar balli nga djersėt.

Sa ka rrezikuar me spekulimin e rėnies sė tregut tė hipotekave? Polson formulon pėrgjigje me ngadalėsi lodhėse edhe pėr pyetjet e tjera qė pasuan. Saktėsia e tij nė zgjedhjen e fjalėve tė kujton atė tė kirurgėve: "Rreziku qe shumė i kufizuar, thotė. Nė rastin mė tė keq do kishim humbur vetėm njė pjesė tė vogėl tė investimit. Por po tė rezultonte se kishim pasur tė drejtė, fitimet do tė ishin pa limit".

Klientėt evropianė

Mos janė menaxherėt e fondeve tė investimeve kalorėsit e ēartur tė kohėve tona? Nė thelb janė njerėz tė papėrgjegjshėm, qė luajnė me stabilitetin e ekonomisė botėrore? Polson duhet t‘i hidhte poshtė si tė padenja kėto paralelizma, por shpjegon me qetėsi: "Ēelėsi i njė portofoli tė mirė ėshtė qė bastet mbi njė kuotim nė rėnie tė jenė gjithnjė tė balancuara nga ato mbi njė kuotim nė rritje".

Polsoni ka lindur nė Nju Jork, ėshtė rritur nė lagjen modeste "Kuins" dhe ka studiuar nė Universitetin e Nju Jorkut, ku ėshtė diplomuar me notat mė tė larta nė brezin e vet. Mė pas studioi edhe nė Harvard. Ka punuar dhe drejtuar disa kompani tė mėdha fondesh dhe nė vitin 1994 mė nė fund hapi fondin e vet tė investimeve, me kapacitet 2 milionė dollarė e me tre tė punėsuar. Deri nė vitin 2007 mbeti relativisht i panjohur.

Klientėt e tij janė thuajse tė gjithė evropianė. "Evropa ėshtė mė e vjetėr dhe ka mė shumė para", shpjegon. "Aty familjet i kanė grumbulluar paratė nė rrjedhėn e brezave dhe janė mėsuar t‘i investojnė kapitalet pėr t‘i ruajtur".

Zakonisht operatorėt financiarė spekulojnė me aksionet nė rritje, ndėrsa menaxherėt si Polson kėrkojnė aksionet e mbivlerėsuara dhe presin qė tė rrėzohen. Fitojnė kur ekonomia ėshtė nė krizė dhe ėshtė pikėrisht kjo qė i bėn joshės nė sytė e shumė investuesve: dinė tė bėjnė para kur gjithēka shkon keq.

Ėshtė diēka e mirė edhe pėr ekonominė, duke qenė se "hedge fund" hedhin para nė qarkullim nė ēastin kur investitorėt e tjerė tėrhiqen tė trembur.

I pari "hedge fund" u krijua nė vitin 1949 nga sociologu dhe gazetari amerikan, Alfred Uinslou Xhons. Fillimisht u konceptua si rrugė pėrmes sė cilės super tė pasurit tė mund tė investonin, nė tė kundėrt tė investuesve tė vegjėl, qė i trembeshin ēdo rreziku. Kushti pėr t‘u pėrfshirė nė tė ishte qė tė kishe nė dispozicion tė paktėn 1 milion dollarė, apo tė fitoje 200 mijė nė muaj: njerėz tė tillė mund t‘ia lejonin vetes tė humbnin ndonjė sasi tė vogėl parash. Kėshtu, hiqej dorė nga kujdesi i tepruar nė favor tė njė forme investimi tejet elastike dhe fitimprurėse.

Paratė derdhen lumė aty ku vėrehen mundėsitė mė tė mira pėr fitime: nuk duhen mbajtur mė parasysh as limitet e kontratimeve, as kuotat e kapitaleve tė huaja. Kėshtu, "hedge fund", fondet private tė investimeve, nisėn tė investonin nė masė mė tė madhe krahasuar me fondet normale tė investimeve. Por askush nuk kishte parashikuar se do ktheheshin nė formėn e investimeve me ritmin mė tė lartė tė rritjes dhe qė njė ditė do kishin mundėsinė tė kontrollonin rreth 2 mijė miliardė dollarė.

Nė vitin 2005, Polson e diktoi shansin e madh te tregu i hipotekave. Nė atė kohė kreditė shiteshin nga bankat nė formėn e paketave tė aksioneve. Ēmimet e pasurive tė paluajtshme nė Shtetet e Bashkuara vazhdonin tė ngriheshin. Tė bėje fitimprurėse hipotekat ishte njė lojė fėmijėsh, por Polsoni vuri nė shėnjestėr rrėnimin e aksioneve tė lidhura me kreditė. Nisi tė shiste sasi tė mėdha aksionesh qė nuk i zotėronte, duke ruajtur mundėsinė t‘i riblinte me njė ēmim mė tė ulėt pėrpara datės sė caktuar. Nė vitin 2006 dėshtoi njė ndėrmjetės i rėndėsishėm hipotekash dhe Polsoni e shtoi edhe mė tej shitjen e aksioneve. Askush nuk e dinte sa kishte investuar. Fondet qė zotėronte nuk trajtohen nė bursė: krijohen nga bankat dhe kėmbehen pa asnjė kontroll. Nė thelb ėshtė si njė kazino sekrete nė internet, ku askush nuk i regjistron bastet dhe askush nuk e di kush luan me para tė vėrteta apo kush tjetėr merr pjesė nė lojė pa vėnė para. I vetmi ndryshim ėshtė se loja e "hedge fund" ėshtė krejtėsisht e ligjshme.

Polsoni mori tė gjitha masat e mundshme pėr shmangien e rrjedhjes sė informacionit mbi atė qė po bėnte. Trembej se dikush tjetėr mund tė ndiqte strategjinė e tij. Por shtytjen vendimtare nė kėtė sipėrmarrje e dha lajmi qė "Bear Stearns" po kėrkonte tė shpėtonte dy "hedge fund" tė saj, qė gjendeshin nė vėshtirėsi, pasi, nė tė kundėrt tė Polsonit, kishin vėnė nė shėnjestėr rritjen e hipotekave. Banka e fuqishme po pėrpiqej tė blinte pasuritė e paluajtshme tė pronarėve tė zhytur nė borxhe, nė pėrpjekje pėr tė likuiduar hipotekat e mbivlerėsuara. Kjo lėvizje do u vinte nė ndihmė pronarėve tė shtėpive, por mbi tė gjitha do kish shtyrė rrėnimin e hipotekave. Polson kėrcėnoi se do ta denonconte bankėn pėr manipulim tė tregut dhe punėsoi njė lobit qė fjalėt e tij tė mbėrrinin nė destinacionin e duhur.

Ishte kthyer nė gjahtar qė ruan prenė e vet dhe qė i hidhet nė fyt kujtdo qė pretendon t‘i shkėpusė edhe njė copė tė vetme. Pas pak kohėsh, tė dy fondet e "Bear Stearns" morėn fund, duke provokuar njė gropė prej 1.6 miliardė dollarėsh. Mė pas, nė fundin e vitit 2007 plasi flluska e pasurive tė paluajtshme dhe Polson e klientėt evropianė u pasuruan.

Ėshtė e drejtė tė thuash se Polsoni kontribuoi nė atė katastrofė? Apo do ndodhte edhe pa shtyrjen e tij? Po "Bear Stearns" do kish mundur t‘i shpėtonte dy fondet nė rast se nuk do kish ndėrhyrė Polsoni? Drejtuesit e bankės u pėrpoqėn tė ndėrhynin, vetėm se zgjodhėn njė sistem tė paligjshėm: pėr muaj vazhduan tė gėnjenin investuesit e tyre mbi vlerėn e vėrtetė tė fondit, i cili po binte kokėposhtė. Mė 19 qershor dy pėrgjegjės tė lartė tė fondeve u arrestuan. Pas kėsaj nisėn hetimet mbi "hedge fund".

Vila pėrrallore

Orari i vizitės sime ka pėrfunduar. Polsoni ma bėn tė qartė. E shoh pėrmes mureve tė qelqtė qė shkon nė zyrėn e vet dhe rehatohet mbi njė poltron paksa tė lartė. Pėrballė ka disa monitorė dhe disa bashkėpunėtorė qė venė e vijnė. Duket si komandanti i njė anijeje hapėsinore nė kėrkim tė shansit tė radhės.

Nė vitin 1990, nė botė numėroheshin 610 "hedge fund". Sot janė rreth 10 mijė, dhe nė katėr vitet e fundit numri i tyre ėshtė dyfishuar. Pjesa mė e madhe ndodhen nė Nju Jork dhe pėrreth tij. Por vendi ku pasojat e kėsaj rritjeje marramendėse ėshtė mė i dukshėm ėshtė Grinuiēi, nė Konektikat, 37 minuta larg nga Manhatani (me tren). Kėtu kanė selitė mė shumė se njėqind "hedge fund", tė cilat sė bashku menaxhojnė mė shumė se 10 pėr qind tė kapitalit tė investuar nė botė pėrmes kėtyre lloj fondesh. Arrij aty me makinė dhe anės rrugėve ngrihen mure tė gurta, pas tė cilave gjenden shtėpitė e stilit Tudor dhe kėshtjellat e vogla tė menaxherėve.

Pėr shembull, vila me 1160 metra katrorė ėshtė e Kliford Asnes, menaxher i kompanisė "Aqr-Capital", apo vila nė stilin anglez e David Ganek, administrator i deleguar i "David Ganek". Nė vitin 2006, ēmimi mesatar i njė shtėpie nė Grinuiē ishte 1.7 miliardė dollarė: po atė vit u shitėn 140 shtėpi me ēmimin mesatar 5 milionė dollarė secila. Sipas tė dhėnave tė zyrės sė pronave vetjake, nė Grinuiē janė regjistruar 931 makina tė markės "Porsche", 94 "Ferrari", 90 "Bentley", 65 "Aston Martin", 40 "Maserati", 39 "Rolls Royce", 4 "Maybach", 1 "Lamborghini".

Gjithė ky luks ėshtė i mundur pasi nė botėn e financės askush nuk paguhet mė mirė se menaxherėt e "hedge fund". Mbi tė gjitha fusin nė xhep dy pėr qind tė kapitalit tė investuar: qė do tė thotė se vitin e ardhshėm Polsoni do tė fitojė 560 milionė dollarė. Pėrveē kėsaj, u takon edhe 20 pėr qind e fitimeve vjetore, por pėr disa kjo shifėr arrin edhe nė 50 pėr qind. Dhe ndėrsa rritja e rrogave nė Amerikė dhe Evropė ėshtė ndalur, ato tė menaxherėve tė "hedge fund" rriten vit pas viti. Nė vitin 2007, 25 menaxherėt mė tė rėndėsishėm kanė fituar 18 herė mė shumė se pesė vjet mė parė: 360 milionė dollarė.

Tė ardhurat vjetore tė njė familjeje mesatare amerikane janė 60.500 dollarė nė vit, gjė qė nuk kontribuon nė tė mirė tė popullaritetit tė tyre, veēanėrisht nė njė ēast kur shumė amerikanė po humbasin vendin e punės apo shtėpinė.


Gazeta: Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Padronėt e rinj tė botės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions