LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Te bukura ne diten me te bukur

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Te bukura ne diten me te bukur Empty
MesazhTitulli: Te bukura ne diten me te bukur   Te bukura ne diten me te bukur Icon_minitimeMon Jan 12, 2009 12:29 pm

Dita e martesės ėshtė pa dyshim njė nga ēastet mė tė rėndėsishėm dhe plot emocione nė jetė. Elegante ose sportive, klasike ose e modės, festa do qė nusja tė jetė rrezellitėse dhe e shkėlqyer. Duhet tė jesh mė e bukura nė mėnyrė absolute, ėshtė momenti yt dhe tė jesh protagonistja e vetme, ėshtė njė e drejtė e jotja. Le tė shohim bashkė se si tė pėrgatitni fytyrėn dhe si duhet tė jetė tualeti pėr kėtė rast tė veēantė. Lėkurė pėrsosmėrisht e pastruar, e tonifikuar dhe e hidratuar. Pėr tė shmangur shkėlqimin e tepruar, ėshtė mirė qė tė pėrdorni njė hidratues pa vajėra. Njė ose dy orė para tualetit, bėni njė maskė rehidratuese qė t’i japė ngjyrė tė shėndetshme fytyrės dhe ta shtendosė atė. Ji vetvetja, nė lartėsinė tėnde; tualeti duhet tė jetė i freskėt, i rafinuar dhe i bėrė deri nė detajet mė tė imėta. Ėshtė shumė i rėndėsishėm tualeti bazė: korrektor dhe fondotintė – kėto janė sekretet pėr njė lėkurė dhe ngjyrė tė njėtrajtshme tė fytyrės dhe tė lėmuar. Njė pudėr e tejdukshme qė tė japė dritė ose qė ta fshehė atė, do ta plotėsonte kėtė tualet tė fillimit. Sytė duhet tė ndriēohen me anė tė njė toni tė ēelur me nuanca tė natyrshme.

Peneli dhe lapsi duhet tė intensifikojnė vėshtrimin, por pa e rėnduar atė. Rimeli duhet pėrdorur sidomos nė qerpikėt e sipėrm. (Pėr tė shmangur lotėt dhe vijat e zeza nė fytyrė, do tė ishte mė mirė tė zgjidhnit njė rimel kundėr ujit). Buzėt duhet tė jenė tė natyrshme, por tė ndritshme; shmangni ngjyrat jashtėzakonisht tė zbehta (nė fotografi do tė duken si tė shpėlara) ose tepėr tė forta (ngjyrat e forta mund tė ndryshojnė shprehjen e fytyrės). Buzėt e njė nuseje duhet tė jenė joshėse dhe tė ruajnė njė freski natyrale. Shmangni produktet me nuanca perle (tė shpėrqendrojnė). Mos harroni se sa mė opake tė jetė pamja, aq mė tė mira do tė dalin fotografitė. Toni i mollėzave duhet t’i ndriēojė ato dhe t’i dhurojė njė pamje tė shėndetshme fytyrės.


IkubInfo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
cermanjakja
Antar i ri
Antar i ri



Numri i postimeve : 1
Join date : 12/01/2009

Te bukura ne diten me te bukur Empty
MesazhTitulli: Re: Te bukura ne diten me te bukur   Te bukura ne diten me te bukur Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 2:35 pm

i love you eeeee Pa dyshim qe dita e marteses esht dita me e bukur e jetes. Une kam lidhur kuror kur djali im ishte 3 vjec. Per arsye sepse nuk kisha dekumentat me par qe te kthehesha ne Shqiperi dhe te beja dasmen qe keshtu miu desh te prisja deri sa ti merja. Ceremonia qe shum e thjesht dhe shum tradicionale. Lidha kuror ne Kishe pastaj dola nje xhiro breg detit pastaj te nesermen bem darken me te dyja palet e krushqis. po ate dit qe kam lidhur kuror kam Pagzuar edhe djalin. Ka qen nje eksperienc e mbrekullueshme. MENDOJ MARTESA ESHT E SHENJET SEPSE NJERIU NJE HER LIND NJE HER MARTOHET DHE NJE HER VDES.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Te bukura ne diten me te bukur
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi dashurie
» Fjalor shqip-turqsht , e bukur fare!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions