LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kur dashuria thyen tabutė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Kur dashuria thyen tabutė Empty
MesazhTitulli: Kur dashuria thyen tabutė   Kur dashuria thyen tabutė Icon_minitimeSat Dec 13, 2008 2:21 pm

Kur dashuria thyen tabutė Thumb_11Nga Elona Vrenezi Kalimi nga njė sistem politik nė njė tjetėr ka bėrė qė shumė sjellje tė ndryshojnė. Tė dashuruarit dhe perceptimi mbi seksin ka ndryshuar, duke bėrė qė shumė barriera tė thyhen. Edhe pse njė fillimi i vėshtirė, apo pėrplasja e brezave qė ka ēuar nė shumė debate, bota perėndimore dhe servirja e informacionit tė gjerė ka bėrė qė liria individuale tė pėrmirėsohet, duke bėrė qė tė rinjtė shqiptarė sot tė jenė mė tė lirė nė marrėdhėniet dashurore. Pėr hir tė lirisė nė dashuri ata kanė thyer shumė tabu..

Thyerja e barrierave tė ndryshme, gjatė viteve tė fundit nė Shqipėri, ka qenė njė nga proceset mė tė vėshtira. Jo vetėm pėr t’u kuptuar por pėr t’u pranuar, e mė pas pėr tė pranuar pasojat si njė pjesė e pandashme qė tė serviret. Pėrveē barrierave politike qė kanė qenė mė se tė ndjeshme, shqiptarėt janė pėrballur edhe me njė tjetėr fenomen tė paevitueshėm gjatė kalimit nga njėri sistem nė tjetrin. Ballafaqimi me “barrierėn” kulturė ka qenė njė ndėr mė tė vėshtirėt. Shqiptarėve gjatė njėzet viteve tė fundit u ėshtė dashur tė adoptohen me shumė dukuri tė tjera sociale, me njė mėnyrė tė re tė veshuri ndofta, me zakone tė tjera, me tendenca tė reja, mendime tė ndryshme si dhe sjellje tė reja sociale. Me kėtė tė fundit nėnkuptohet ndryshimet qė kanė pėrjetuar shqiptarėt nė mėnyrėn e tė dashuruarit apo shprehjes sė lirisė seksuale. Dhe kjo nuk ėshtė pak pėr t’u diskutuar. Tė menduarit ndryshe nė dashuri dhe tė qenurit shumė herė mė liberal nė tė gjithė kėtė sistem vlerash dhe kulturash ėshtė konkluduar nė atė qė thamė mė parė- thyerja e barrierave nė kulturė ka qenė njė ndėr mė tė vėshtirat. Duhet tė pranojmė qė seksi dhe dashuria tashmė nuk janė mė tabu.

Fillim i vėshtirė

Vitet nėntėdhjetė kanė qenė mė tė vėshtirat nė transmetimin e fenomenit. Sepse ishin vitet e para qė u thyen diktatet mė tė ashpra, tė venė nga njė sistem i mėparshėm diktatorial. Ishin vitet mė tė vėshtira, pasi fenomeni i tė dashuruarit ndryshe, mė lirshėm, mė fortė, pa frikė e drojė po provohej pėr herė tė parė, natyrshėm edhe pasojat ishin mė tė forta. A vazhdonin tė gjykoheshin ende tė rinjtė shqiptarė? Sigurisht. Pėr shumė nga njerėzit e asaj kohe, edhe pse qe fillim demokracie e gjenin veten vėshtirėsisht tė adoptueshėm nė njė kohė tė re. Tė qenurit i lirė nė ēfarėdolloj shprehie individuale, ishte antivlerė dhe turp. Ja pse fillimet e proceseve tė tilla janė gjithmonė tė vėshtira. Nė herėt e para ēdo gjė ėshtė e vėshtirė, pėr t’u kuptuar, pėrjetuar e sidomos pėr t’u pranuar.

Ndikimet e para

Tė “shijuarit” e demokracisė u bė nga tė gjithė edhe pse nga disa mė pak e nga disa mė shumė. Tė dashuruarit pas lirisė, e tė dashuruarit pas dashurisė ishin tė parėt qė u ndikuan nga kultura e huaj. Emigrimi jashtė kufijve shqiptarė u mėsoi shumė shqiptarėve se tė pasurit e njė tė dashure, apo dashuri, dhe sidomos tė dashuruarit ishte gjėja mė normale. Diēka e bukur por edhe e nevojshme. Njerėzit kanė nevojė tė shprehin ndjenjat dhe tė shprehurit e tyre nuk duhet ndaluar pėrmes tabuve. Tė bėrit seks ėshtė njė pjesė tjetėr e gjithė fenomenit dhe si i njėjtė nė vlerė dashuria dhe seksi konsiderohen njė. Pėrmes pėrthithjes sė kulturės sė huaj si dhe krijimit tė marrėdhėnieve tė ngushta me botėn perėndimorė, dalėngadalė u eklipsuan disa nga tabutė mė tė errėta. Shumė shqiptarė filluan t’i shohin gjėrat ndryshe, duke qenė kėshtu mė tė lirshėm nė atė qė donin dhe kėrkonin. Pėrmes njė informacioni tė bollshėm kulturor, i cili u pėrftua edhe nga transmetimi i gjerė i medias sė huaj dhe moderne, tė gjithė filluan tė kuptonin mė mirė termin “liri”. Ironikisht nė kėto vite u kuptua se sa tė mohuar dhe tė ndryshėm ishin shqiptarėt me shtetasit euroipianė. Ēdo lloj informacioni u induktua te shumė kush se si tė jenė mė pranė asaj qė ndiejnė, qoftė dhe pėrmes muzikės, klipeve tė ndryshėm, filmave serialė, apo edhe parfumeve tė reja. Secila prej tyre tregonte se si njeriu dashuron dhe di ta tregojė kaq bukur kėtė ndjenjė. Adoleshentėt panė se nė filmat e huaj, aty ku edhe pasqyrohet nė njėfarė mėnyrė jeta amerikane apo ajo europiane, se si sillen bashkėmoshatarėt e tyre nė komunitete tė tjera, duke pėrcjellė simbole tė tjera. Ashtu sikurse edhe shumė prej vajzave kuptuan se tė pėrdorurit e njė parfumi firmato i bėn ata tė ndihen mė seksi dhe tė dashuruara. Kėshtu tė gjithė nga pak jo vetėm qė filluan tė provojnė shijen e parė tė dashurisė, por njėkohėsisht filluan tė mėsojnė se si serviret kultura e huaj nė marrėdhėniet dashurore.

Pėrplasja e brezave

Por tė qenurit vetvetja nė pėrjetimin e marrėdhėnieve dashurore, kryesisht nga adoleshentėt e tė rinjtė, ka pasur pasojat e saj. Ballafaqimi dhe pėrplasja e brezave ka qenė dhe me sa duket do tė jetė e pashmangshme. A do tė mėsohen prindėrit shqiptarė me kėtė fenomen? A ėshtė e tolerueshme pėr ata tė shohin fėmijėt e tyre qė shoqėrohen hapur mė njė djalė apo njė vajzė duke ditur qė marrėdhėnia shkon pėrtej shoqėrores? Kjo ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u pranuar. Ky do tė ishte mendimi i shumicės sė prindėrve shqiptarė, tė cilėt mbrojnė me zell e fanatizėm kulturėn, traditėn dhe kohėn e e tyre. Duke qenė gjithmonė nėn presionin e mendimeve paragjykuese midis tyre ėshtė i vogėl numri i prindėrve tė emancipuar e liberal, tė cilėt kanė filluar tė provojnė tė kuptojnė fėmijėt e tyre dhe brezat tė zvogėlojnė kėshtu hapėsirėn e hendekut qė kanė midis. Njė fenomen i vėshtirė social, por koha ėshtė ajo qė ndryshon shumė fenomene. E midis tyre risjell mendime tė cilat kthehen nė tendencė. A mund tė pėrqafohen tendenact moderne nga brezi i vjetėr? A mund ta pranojnė prindėrit shqiptarė qė fėmijėt e tyre po jetojnė kohėn moderne, atė qė dikur e kishin tė ndaluar, duke pėrjetuar eksperienca tė ndryshme seksuale dhe dashurore? Kohėt kanė ndryshuar dhe kėtė duhet ta pranojmė. Jetojmė nė njė shoqėri ku liria ėshtė mė se individuale. Aty ku tė gjithė duan tė shprehen, tė kenė tė drejtėn tė pranojnė sikurse edhe tė kundėrshtojnė. Pėrplasja e brezave ka ēuar nė shumė diskutime e debate. Nuk do tė ketė “fitimtarė”. Secili mund tė mbrojė dėshirėn dhe mendimet e veta, por brenda njė kulture tė caktuar duhen respektuar simbolet e veta. Kėshtu qė nėse shumica e vajzave shqiptare mund tė kėtė pasur dhe ka mė shumė se njė marrėdhėnie kjo nuk ėshtė mė njė tabu. Tė paktėn sot mund tė themi se ky lloj fenomeni ėshtė bėrė i prekshėm nga tė gjithė, dhe duhet pėrjetuar lirshėm, pa frikė e ndrydhje.

Tė rinjtė sot

Jo vetėm nė rrugėt e Tiranės, jo vetėm nė kryeqytetin shqiptar ku jeta po dimensionalizohet nga dita nė ditė duke reflektuar gjithmonė e mė tepėr vlerat e njė jete perėndimore, por nė tė gjitha qytetet shqiptare djemtė dhe vajzat kanė filluar tė kenė dėshirėn pėr tė qenė mė tė lirė. Nėse dikur ata punonin mė shumė pėr familjen sesa pėr veten, sot me sa duket po ndodh e kundėrta. Liberalizimi i femrės dhe individit nė pėrgjithėsi ka ēuar nė pėrballjen e shumė fenomeneve njėkohėsisht. Shumica e studentėve qė arsimohen nė kryeqytet dėshirojnė tė punojnė aty, duke mos dashur tė kthehen nė qytetet e tyre. Ruajta e njė raporti pėr njė kohė tė gjatė nga vajzat ėshtė bėrė mė se normale. Tė jetosh brenda njė dashurie tė gjatė, edhe nėse kjo lloj dashurie pėr shumė arsye nuk mund tė kurorėzohet, ka tė njėjtėn vlerė, ajo mbetet njė ndjenjė me tė njėjtėn bukuri dhe emocion. Si e tillė nuk duhet tė gjykohet. Ndaj nėse shohim shumė prej tė rinjve qė puthen e pėrqafohen nė vende tė ndryshme, nė bare, plazhe, lokale e kudo anembanė kjo do tė thotė qė Shqipėria ka ndryshuar tashmė. Ajo nuk i pėrket mė viteve tė diktaturės, ku tė rinjtė druheshin e fshiheshin- edhe pse mund tė kishin tė njėjtat ndjenja, sot ata janė mė tė lirshėm, pasi nė mendimet e gjithsecilit seksi dhe tė bėrit dashuri nuk ėshtė mė tabu.

Marre nga: Revista Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Kur dashuria thyen tabutė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» dashuria | Nga se lind, jeton dhe vdes dashuria?
» cfare eshte dashuria per ju?
» Dashuria i merr jeten shqiptarit 24 vjec

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions