LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KPUCA E KRUSHKUT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
pocerina
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 47
Join date : 29/08/2008

KPUCA  E  KRUSHKUT Empty
MesazhTitulli: KPUCA E KRUSHKUT   KPUCA  E  KRUSHKUT Icon_minitimeWed Nov 05, 2008 5:28 pm

Llazar Mani





KEPUCA



Po qysh me nuk e njifni ju Ijen.E njifni me e njifni.E dini pallatin e kultures ku osht? Po. Po rrugen qe t'ēon ke rrobaqepsia e dini? Po.Po ate pallatin e modh katerkatsh qe osht aty afer e dini?Po.Nji pra aty osht.Aty e ka shpin.Po ti je prej Peqini apo qysh?Qysh are? Osht e martume?Po ajo osht shtatdhit vjece .N'fakt osht e ve,mirepo per plakat nuk thohet qe osht e ve Une desha me thone qe rafmetaliu , burri,ka sene qe ka vdek . Vdiq ene ai si t'gjith tjeret i shkreti.Mo perpera se gruja.E hongri gruja,e hongri.Amo ene ai ja kalli grus.Naaa.I la shtate goca.Po amo njona mo e bukur se tjetra. Kishte komen e mare ai per kte pune. Ishte njona i her,yll e bukur.Ije n'vent.Or po sikur e kishte qit prej hunesh.Nuk e di se per ēe,po nji here na kishte nji sebep kjo Ija ene kishte leru kanoket me prit miq. Shtru qylymet kjo,vu perde t'reja,ato taketuket e duhonit.N'fillim fare kishte vu gocat me la shkallet,me t'ferkume me uje e me sapu, hudhi ene nji ēik parfum. Kishe qef me nejt ke shkallet jo mo ke shpija. Kalamojt e shkalles e kishin t'nalume me shku ke shpijat e veta, per ato dy ore qe do vijshin miqt.Megjithese akshom ishte. Kalamojt kishin honger buke ene perjashta dojshin me nejt.Kurse per njerzit e shkalles qe donin t'hyjshin ke shpijat e veta ishin vu ca panofla kastile.Sa hynte n'shpi t'vet ai i hudhte prej penxherje, masanej ato u lajshin,u fshijshin ene ishin gati per tjeret.Oda nolt mo xixellonte.E kishte heq televizorin, man miqt pa muhabet kishte thon Ija, ene n'vent t'atij kishte vu karrike.Sa per karrike kishte zbraz t'gjith komshinjt,kishte lone njin vetem ke nji plak:ti maje se m'kujton rafmetaliun.Komshinjt i kishin dhone megjith zeme karriket,vetem Ija tu knoqte.Meri karriket Ije,nuk ka gajle, hajm buk n'kom ne.Mos u vononi, po ju pres un.E shkumja ishte e leht,pa peshqeshe.Cikaiēik oda pņ u mushte plot. Dhondrrat bojshin gjysmen e kanokut po Ija mo i ngrente tuj fģllu ēy ka mo i vogli.Ishin shtate ato.Ajo vet rrinte ke dera , mante miqt me muhabet,nizte muhabete t'reja,kaiher dilte,shifte qysh ishte gjen'ja perjashta,kontrollonte karramelet, gotat ujtit,filxhonat e kafes t'ishin vu bukur aty ke tabakaja, donte qe ēdo gjo t'ishte n'rregull, donte qe miqt t'ishin t'knoqem sa mo shume.Mirpo ke vu men ti se sa here qe ēdo gjo osht tuj shku mire,vjen shejtoni ,ven gishtin ene ta ngaterron punen,t'bon me lujt mensh. Mungonte nji kpuc. T'gjitha ishin vu n'rregull dy e nga dy,njona dilte vetem.Cosht kjo kshu.Pyti gocen,ate qe rregullonte kpucet e qe i vente dy e ka dy. S'dinte gjo ajo e shkreta,i kishte rregullu po nuk i kishte ve men se mungonte nji kpuc.U bo Ija qe nuk e zente veni ven, nji boje i shkonte nji boje i vinte.Ku osht kpuca. Hynte e rrinte i ēik aty ke miqt,po men'jen e kishte perjashta.Dilte prap e pyste gocat.Nuk dijm gjo thojshin ato t'shkretat. Ene ato i kishte kap frika keq.Nuk ishte per t’mir kjo pun. Ishte kpuca e vjehrrit t'goces . Po dilni mi goca, shifni nji her nga shkallet. Vet Ija s'mun dilte,ishte kanoku plot me miq.Nji dhonderr,qe punonte n'Greqi ene kishte ardh per kte sebep,qiti ca dhrahmi e ju a dha kalamojve:A t'keqen vllai juve,merni kto paret e m'gjeni kpucen.S'dim gjo than kalamojt. E megjithmen nuk dijshin gjo ato.Amo paret i moren.Amon t'keqen kerkoni nji her se ishalla gjeni kpucen.Epo mir ene boni me hyp shkallet ky, kur gruja vet me nji tuf qirish n'dor po zbriste me i shpernda posht ke kalamojt qe t'gjenin kpucen. Kishte dhone urdhen Ija.Nuk osht e paket kjo.Kishte vu dor’ shejtoni e donte me vu sherr n'mes dy shpive.Miqt ka ona vet e nin q'aty perjashta ishte i gjosen qe nuk shkonte,po nuk i bijshin n'hater. Ku i shkonte men'ja atyne se perjashta pņ u sekelldisnin se kisht hum nji kpuc. Po mer po.Po ishte kpuca vjerrit ajo.Ce ti thojshin ato kur ai tu ngrente,t'kerkonte kpucen e t'gjente vetem nji.Hapu dhč e futu. S'kishin ēe t'bojshin.E mlodhi veten Ija,thirri nji nga dhendrrat: Ngjo ktu t'keqen nona.Nona osht shum ngusht sonte,pranej na nona paret ene do shkosh ke kpucari,ke shpija, do ti thush kshu e kshu e kshu,do ja kallxosh gjith muhabetin ene do ta moresh qe t'hapi dyqonin.Do ti blesh nji pal kpuc numer dyzetenji,t'zeza. Jepi sa pare t'kerkoj.Ik nime t'keqen nona e mos m'hec pa kpuc.Mori ene baxhanokun e vet ai e iku.Vjerra e goces i shifte qe kto ishin t'sekelldisem e qe vijshin sa anej knej per sallon saqe i tha burrit:0r burr.Ktyne i ka nodh i gjosen aty perjashta,ikim ne mo mire e i lejme rahat. Mir tha ky ikim.Mirpo nuk i lente Ija.Qyqja, qysh do ikni kaq heret ju.Rrijm ene i ēik,se ene mu mka mor molli per i ēik muhabet. Gjith diten vetem laj shplaj,bo ato punet qe jane per tu bo e nji kshu iken dita,amo as minutat s'po i ikshin Ijes.Mas nji cop here nji nga gocat e thrret Ijen perjashta e i thote qe i blene kpucet e ja kallxojne qe ti shofģ.Kpucet fringo t'reja, shkelqejshin.Kthehet ke miqt Ija,i qeshte nuri,i shkonte goja vesh m'vesh prej gzimit.Si duke qesh ngrehet Ija,thrret krushken perjashta ene i thot:Ngjo ktu ti mi krushke.Sonte shejtoni ka dash me fut sherr e me prish miqesine tone. Krushka spo kuptonte gjo fare.Njoni,se kusht osht se di, ka more kpucen e krushkut dhe e ka lon ate vetem me nji kpuce, por ti mos u merzit se ne shkum ke dyqoni ene bleme nji pal kpuc te reja numer dyzetenji. Nji ku jane, shikoi ene ti gzoj. Tha kto Ija dhe mori fryme thelle. Shpetoi. O Zot gjith ajo sekelldi.Mirepo krushka spo mirte vesh gjo fare.Po krushku, tha ajo,me nji kpuc ka ardhe,se komen tjeter e ka vra i ēik ene ka vesh panofel.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
KPUCA E KRUSHKUT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions