LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mė nė fund "Shqiptar me Patentė"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Mė nė fund "Shqiptar me Patentė" Empty
MesazhTitulli: Mė nė fund "Shqiptar me Patentė"   Mė nė fund "Shqiptar me Patentė" Icon_minitimeFri Oct 31, 2008 4:23 pm

Te gjithe shtetasit shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Itali, do te mund te perdorin lejet e drejtimit te automjeteve shqiptare. Dje drejtori i drejtorise se Transporteve, ne Ministrine e Transporteve, Kujtim Hashorva, deklaroi se pas firmosjes se marreveshjes shtetasit shqiptare qe qendrojne per nje vit ne vendin fqinj nuk kane nevoje te pajisen me patenta nderkombetare. Por pas hapjes se drites jeshile nga ana e Italise, ne mbledhjen e Komisionit greko-shqiptar u vendos qe te fillojne te njejtat procedura edhe me Greqine.

Perfituesit

Jane disa kategori personash qe mund te perdorin ne vendin fqinj patentat shqiptare ose ti konvertojne ato pa pasur nevojen per te bere asnje pagese. Keshtu, kategoria e pare qe perfiton nga kjo marreveshje jane ata qe qendrojne nje vit ne Itali. Keta persona nuk kane nevoje te nxjerrin nje leje drejtimi nderkombetare, por mjafton te perdorin patenten shqiptare brenda kesaj periudhe kohore. Nderkohe, qe per studentet apo dhe per ata qe jane me qendrim te perkohshem ne Itali, mjafton te dorezojne patenten e marre ne Shqiperi dhe do te marrin te njejten kategori te patentes italiane Shqiptaret te cilet prej kohesh nuk kane mundur te marrin patenten italiane, e kane patenten shqiptare dhe qe kane qendrim me teper se 3 vjet ne Itali, e drejta e konvertimit ju njihet pa kryer kurset e autoshkollave por duke dhene nje prove mbi aftesite dhe shprehite e drejtimit te automjetit. Sipas marreveshjes mes dy vendeve patenta e re shqiptare konvertohet menjehere dhe automatikisht pa shpenzim, si dhe behet e ditur se konvertohen te gjitha patentat e tipit te vjeter, brenda nje periudhe njevjecare nga hyrja ne fuqi e marreveshjes. Nderkohe, mesohet se dokumenti nuk do te terhiqet nga zyrat e perfaqesive tona diplomatike ne Itali, si deri me tani, por drejtperdrejt nga zyrat e Motorizacionit Civil, njesoj si per qytetaret italiane.

Patenta

Sipas kesaj marreveshjeje evitohen shpenzimet suplementare dhe radhet ne sportelet e ambasades dhe konsullatave tona ne Itali. Po ashtu, saktesohet se te gjithe drejtuesit e automjeteve profesioniste shqiptare, te cilet jane ne emigracion ne Itali, qe disponojne kategorite B, C, D, D E, do te perfitojne ne kohe. Kjo per faktin se marrja e te gjitha kategorive te patentave italiane, bazuar ne legjislacionin italian, kerkon plotesimin e intervaleve kohore nga nje kategori ne tjetren, kohe e cila eshte dy deri ne tre vjet.

Patenta, dokument i sigurt

Leja e re e drejtimit te automjeteve permban te gjitha elementet e sigurise sipas normave te Bashkimit Evropian, cka e ben kete dokument te besueshem. Ne elementet e sigurise se patentes se re jane te shenuara, ngjyra e syve, grupi i gjakut si dhe shume elemente te tjere, te cilet jane te njejta me standardet e kerkuara nga Komuniteti Evropian. Gjithashtu ky dokument permban edhe dy nga elementet e larte te sigurise, sic jane shenjat e gishterinjve dhe shiritin manjetik, qe e bejne kete patente te vlefshme edhe ne shtetet e tjera. Pajisja me kete patente kushton 5 mije leke per te gjithe ata qytetare qe pajisen per here te pare

Marre nga: Koha Jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Mė nė fund "Shqiptar me Patentė"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne Itali me patente shqiptare
» Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» "Administrata e Presidentit Obama, do te mbeshtese institucionet ne Shqiperi"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions