LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Une, e moshuara qe agjeroj per 76-vjet"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

"Une, e moshuara qe agjeroj per 76-vjet" Empty
MesazhTitulli: "Une, e moshuara qe agjeroj per 76-vjet"   "Une, e moshuara qe agjeroj per 76-vjet" Icon_minitimeTue Sep 30, 2008 1:46 pm

BERAT - Ka hedhur mbi supe plote 87 vite, por ne syte e bukur boje qielli ka plote jete. Buzeqeshja i shoqeron fjalet e embla ne fytyren ku vitet kane lene gjurmet e tyre. Nafie Durra, eshte nje gjyshe beratase myslimane, qe keto dite te muajit te ramazanit eshte duke mbajtur agjerim me gjithe moshen e saj. Dhe duket se mosha nuk eshte aspak problem per te ndersa flitet per detyrimin islam, sic e quan ajo agjerimin. Nafija, ka nisur te agjeroj qe femije, ne moshen 9 vjecare dhe thote se do te vazhdoje te agjeroje deri sa te kete fryme. Ajo thote sot me krenari se nuk ka hequr dore nga agjerimi dhe ne kohen qe besimi ishte i ndaluar ne vendin tone. "Perderisa nuk e lash agjerimin kur ishte i ndaluar, perse duhet ta le tani kur jam e lire ta beje", thote ajo.

Femijeria

Personazhi i gazetes "KJ", Nafie Durra, banore e qytetit te Beratit na tregon se i perket besimit islam, si nga familja e saj dhe nga familja e bashkeshortit. "Une kam lindur ne nje familje besimtaresh, ku qe femije pervec kureshtjes per shume gjera kam pasur kureshtje dhe per agjerimin. Ne familjen tone, ne fshatin Perondi te rrethit te Kucoves, jetonim se bashku me xhaxhallaret, hallat dhe femijet e tyre. Shume e vogel shihja qe per dite te tera familjaret e mi nuk hanin gjate gjithe dites, por vetem pasi kishte rene pasditja. Ishin prinderit ata qe me shpjegua gjithcka rreth agjerimit, detyrimit qe myslimanet kane ndaj fese te tyre. Isha vetem nente vjece kur vendosa te agjeroj per here te pare. Isha femije, por e vendosur per ate qe doja. Mbaj mend qe i kam thene nenes time qe dua te agjeroj. Dhe ashtu u be. Sapo kisha mbushur nente vjec dhe nuk humba rastin dhe agjerova. Kujtoj se ndihesha krenare qe me ne fund dhe une agjeroja si gjithe familja ime. Duke qene se ishim nje familje e madhe e kam te ngulitur ne kujtese momentin e celjes se iftarit apo syfyrit. Ishim te gjithe ne tavoline, pasi kendonte hoxha ne pritje per te celur agjerimin dhe une ndihesha e barabarte me te gjithe. Ndonese, isha e vogel nuk kisha problem per ta mbajtur agjerimin, nuk kujtoj te me kete shkaktuar probleme mosha. Ne familje kam vazhduar agjerimin deri sa u martova ne moshen 16 vjece", tregon 87-vjecarja per gazeten.

Martesa

E moshuara, 87 vjece tregon me emocionet qe nuk mund ti fsheh se eshte martuar mjaft e re. "Isha vetem 16 vjece kur prane familjes u be kerkesa per martesen time. Mbaj mend se babai me tregoi se burri qe kishin vendosur per te me martuar ishte hoxhe. Ishte me profesion berber, por kish ndjekur nje kurs fetar dhe ishte hoxhe ne nje xhamite e qytetit te Beratit. Duke qene se isha rritur mes besimit mysliman me pelqeu fakti qe te martohesha me nje hoxhe, ndonese vija nga nje familje thjeshte besimtaresh jo predikuesish te fese. E konsiderova si fatin e jetes time propozimin qe mu be. Pranova. Ne moshen 16-vjecare jam martuar ne Berat. Kujtoj se vjehrra dhe vjehrri im faleshin ne xhami rregullisht. Une qe e re punoja ne shtepi me makine qepese dhe ky profesion shoqeroi gjithe jeten time. Fakti qe u martova ne nje familje me teper se besimtaresh beri qe agjerimi te behet pjese e jetes sone. Kam agjeruar si te gjithe pjesetaret e familjes ku u martova. Festonim te gjitha ditet e shenuara te besimit tone. Nga martesa ime me bashkeshortin, Shyqyri Durra kam lindur plote 10 femije, tani kam gjalle shtate djem dhe dy vajza dhe them se Zoti ka bekuar jeten time. Duke qene se kisha shume femije kam pasur nje jete te ngarkuar me pune. Kjo gje me privonte nga ndjekjet e riteve fetare jashte mureve te shtepise. Por, agjerimin nuk e kam lene kurre", vazhdon ne tregimin e saj, 87-vjecarja qe ende vazhdon te respektoje ritin e mbajtjes se, Muajit te Madherushem te Ramazanit.

Si agjeronim brenda mureve te shtepise

Ndersa kishte kaluar nje femijeri duke agjeruar, ishte martuar ne nje familje me teper se besimtaresh Nafija, bashkeshorti i saj Shyqyri dhe familjaret e tij Dura nuk mund te mendonin se do te vinte nje dite qe duhet te fshihnin besimin e tyre. Gruaja e kujton kohen kur shteti jo vetem qe ndaloi besimin fetar, por shkaterroi gjithcka qe kish lidhje me te. "E kujtoj qe im shoq fshehu te gjithe librat e shenjte fetar qe familja kishte trasheguar. Shikonim si prisheshim kisha dhe xhamia ngado, por ishim te pazotet per te ndryshuar fatin qe na ra. Por, ne beme ate qe kishin ne dore, thote gruaja". "Nuk e ndalem kur agjerimin. Ishte e veshtire shume e veshtire, te agjeroje ne nje trysni te tille. Shpesh kishim provokime, nga lagjja, nga ndermarrja ku punonte im shoq, por ne vendosem te mos flisnim. Duke qene se punoja ne shtepi e kisha me te lehte agjerimin, por im shoq kishte provokime pa fund. Mbaj mend se rreth viteve 1970 i bene nje mbledhje ne ndermarrje, pasi dyshonin se ai mund te agjeronte. I vendosem nje embelsire perpara ne nje nga ditet Ramazanit, te bindur se ai agjeronte. Si mund te vepronte ndryshe im shoq. E hengri embelsiren per te mos pasur probleme per vete, per mua, femijet. Por, agjerimin nuk e prishi. E cilesoi si te keqen e sistemit qe hengri ne oren e agjerimit, por perpara Zotit ishte i paster se nese do te ishte i lire nuk do ta bente kurre nje gje te tille".

Si parashikonim Ramazanin dhe ditet e shenjta

Te agjeroje ne nje kohe kur askush, askund nuk fliste per fene per rritet fetare ishte jo e lehte. Keshtu, ka qene per familjen Durra dhe personazhin tone. Ajo na tregon se e vetmja menyre per te llogaritur muajin e Ramazanit dhe ditet e festes ishte nje kalendar fetar qe familja trashegonte qe prej vitit 1947. Bashkeshorti im i llogariste ditet, pasi ka nje shtyrje prej 10 ditesh nga viti ne vit. Keshtu benim dhe ne, pasi nuk kishim asnje menyre komunikimi me askend dhe gjithcka ishte e ndaluar. Por, une jam perpjekur te respektoje te gjitha ritet fetare, ndonese me fshehuri. Mbaj mend se nje here arritem dhe te benim nje kurban pas muajit te ramazanit. Gjithcka behej brenda mureve te shtepise, duke mos i treguar dhe femijeve me te vegjel, por pa festuar kurre nuk kemi ndenjur.

Ndersa vitet e gjate te ndalimit te fese kane kaluar per familjaret Durra mes provokimeve dhe frikes per perndjekje rikthimi i saj ka qene me teper se i rendesishem. Viti 1990 do te ngelet ne kujtese per familjaret Durra jo vetem per ndryshimin e nje sistemi, por dhe per ndarjen nga jeta te babait dhe bashkeshortit, Shyqyriut. Gruaja e tij 87-vjecare tregon si ai vdiq, por u varros me te gjitha nderimet e fese islame. Nafija kujton se ai mbylli syte ne qershor te vitit 1990 dhe ceremonia e tij ka regjistruar rikthimin e percjelljes se njeriut te dashur me faljet dhe lutjet ne xhami.

Agjerimi, detyrim ndaj zotit dhe vetes

Gjyshja e shume niperve dhe mbesave na tregon me krenari se sot agjeron dhe do te vazhdoj ta beje deri sa te jete gjalle. "Agjerimi eshte detyrim ndaj zotit, fese tone. Femijet e mi e dine mire qe nuk me detyrojne dot per te vazhduar ta mbaje ate, ata me lene te zgjedh ashtu sic duhet te zgjedh cdo mysliman. Por, une kam agjerua qe femije. Kam mesuar qe agjerimi nuk eshte vetem privim i te ngrenit, por dhe i sjelljes mire, i respektimit te te tjereve, i mbajtjes se trupit dhe shpirtit te paster. Te gjitha keto me kane bere qe mos te heq dore prej detyrimit si nje myslimane e lindur dhe e tille dua te vdes", perfundon Nafie Durra, bashkebisedimin e saj.

Binjaket, femijet qe i dhurova kunatit tim

Gruaja e moshuar tregon se nje nga gjera me te bukura qe ka bere ne jeten e saj ka qene vendimi per ti dhene kunatit nje femije. "Ai jetonte ne shtepine tone, por nuk mund te kishte femije. Duke qene se une isha bekuar prej Zotit ne shtatzenine time te vitit 1951, vendosa ti dhuroj kunatit femijen qe do te sillja ne jete. Dhe gjate atij viti kujtoj se kam agjeruar. Ndihesha mire dhe perderisa Zoti nuk e njeh detyrimin ne agjerim, vendosa te mbaja muajin e Ramazanit dhe pse isha shtatzene dhe duket se mora nje bekim te madh. Linda dy binjake nje djale dhe nje vajze. Kjo ishte dhurata me e madhe qe mund te me bente zoti", tregon ajo per episodin e 57 viteve me pare.
ERIOLA HAZIZOLLI
KOHA JONE
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
"Une, e moshuara qe agjeroj per 76-vjet"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» "Administrata e Presidentit Obama, do te mbeshtese institucionet ne Shqiperi"
» Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions