LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pėrdhunoi mbesėn, vetėvaret nė qeli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Pėrdhunoi mbesėn, vetėvaret nė qeli Empty
MesazhTitulli: Pėrdhunoi mbesėn, vetėvaret nė qeli   Pėrdhunoi mbesėn, vetėvaret nė qeli Icon_minitimeMon Aug 25, 2008 3:48 pm

• Katėr muaj pas arrestimit pėr pėrdhunimin e mbesės sė gruas var veten nė qeli 46-vjeēari.

KORĒE

I penduar pėr ngjarjen dhe i braktisur nga ēdo familjar qė nga momenti i ndalimit, Enver Mehmetali i dha fund jetės.
Trupi i tij u gjet i varur me ēarēaf nė hekurat e qelisė sė paraburgimit ku ishte izoluar qė nga 23 prilli, sapo ndaj tij u firmos denoncimi prej tė miturės. Tashmė pritej qė ndaj Mehmetalit tė niste procesi gjyqėsor, me akuzėn e rėndė tė kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale me tė mitura, nė mėnyrė tė pėrsėritur, por burri nuk ka mundur ta pėrballojė.
Burime tė policisė sė Korēės pohuan dje se i paraburgosuri u gjet i varur nga punonjėsi i policisė, i cili kryente shėrbimin e rojes. Tė njėjtat burime saktėsuan se vetėvarja e Enver Mehmetalit kishte ndodhur rreth orės 06:00 tė mėngjesit, ku si lak viktima kishte pėrdorur ēarēafin e qelisė. Kur ėshtė parė se pėr shpėtimin e tij nga vdekja asgjė nuk mund tė bėhej u njoftua grupi hetimor dhe ekspertėt mjeko-ligjorė, pėr tė pėrcaktuar mėnyrėn dhe shkaqet e vetėvrasjes. Bazuar nė dėshmitė e mbledhura pohohet se nė momentin e vetėflijimit po kryhej ndėrrimi i rojeve tė paraburgimit, ndėrsa shoku i qelisė sė Mehmetalit ishte larguar pėr nė banjė. Duket se planin ekstrem pėr jetėn 46-vjeēari nga lagjja 17 e Korēės e kishte pėrgatitur ditė mė parė dhe sapo ėshtė gjetur i vetėm pėr pak ēaste e ka zbatuar atė. Nga tė dhėnat e para tė hetimit pohohet se tė gjitha rrugėt tė shtyjnė drejt vetėvrasjes si pasojė e depresionit tė shkaktuar nga ngjarja pėr tė cilėn akuzohet. Burime nga paraburgimi pohojnė se qė nė momentin e arrestimit e deri dje, plot 4 muaj, askush nga familjarėt nuk ishte interesuar pėr tė. Mehmetali u arrestua pėr marrėdhėnie seksuale me dhunė me mbesėn e gruas, tė cilėn duke pėrfituar nga miqėsia, kishte arritur ta fuste nė shtėpinė e tij. Mėsohet se ai ka pėrfituar nė dy raste, i fundit nė dhjetor tė vitit 2007, por vajza 14 vjeēe arriti ta denonconte nga frika se do tė pėrsėritej njė herė e tretė. Pas masės sė arrestit, gjykata e la 46-vjeēarin nė “burg pa afat” derisa tė pėrfundonin hetimet. I braktisur nga tė gjithė pėr ēfarė kishte ndodhur, Mehmetali ndihej ēdo ditė mė i vetmuar. Duket se gjendja e tij psikike po rėndohej mė tepėr kur po afrohej dita kur dosja do tė pėrfundonte nė gjykatė dhe aty do tė caktohej mbi fajėsinė. Pėrballja do tė ishte e drejtpėrdrejtė me tė afėrmit e tij, gjykatėn dhe opinionin e qytetit tė Korēės ku jetonte ai dhe familja. Presioni ka ardhur duke u shtuar, derisa tė dielėn nė mėngjes ka arritur deri nė pikėn kulmore, kur dhe u ndėrmor vendimi i vetėflijimit. Dosja e vetėvrasjes sė tė paraburgosurit i ka kaluar prokurorisė sė Korēės pėr hetime tė mėtejshme, pėr tė dhėnė pėrfundimin e plotė mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.


Braktiset trupi nė morg
Braktisja e Enver Mehmetalit nga familja e tij qė prej momentit tė arrestimit ėshtė provuar dhe ditėn e djeshme. Trupi i tij, pas vetėvrasjes ėshtė dėrguar nė morgun e spitalit tė Korēės, ku i ėshtė nėnshtruar ekspertizės mjeko-ligjore e mė pas tė tėrhiqet nga familjarėt pėr t’u pėrcjellė drejt banesės sė fundit. Por deri nė orėt e mbrėmjes sė djeshme, nga burime tė spitalit mėsohet se asnjė prej tė afėrmve tė tij nuk ėshtė paraqitur pėr tė tėrhequr trupin. Pritet qė policia tė njoftojė zyrtarisht familjen Mehmetali, pėr tė konfirmuar nėse varrimi do tė bėhet prej tyre apo do tė lihet nė dorė tė ndėrmarrjes funerale. Lėnia nė burg pa afat pas arrestimit duket se ka bindur dhe familjen e viktimės se ai e ka kryer veprėn e rėndė morale pėr tė cilėn akuzohej.


Arrestimi mė 23 prill
Banori i qytetit tė Korēės, Enver Mehmetali u arrestua mė 23 prill tė kėtij viti, me akuzėn e kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale me njė tė mitur. Nė atė kohė, policia e Korēės njoftoi zyrtarisht se denoncimi u bė nė komisariat nga prindėrit e 14-vjeēares S.N., e cila ishte pėrdhunuar dhe mė pas kėrcėnuar nga Mehmetali pėr tė mos treguar. “Sipas dėshmive tė vajzės, ajo ishte dhunuar gjatė vitit tė kaluar, nė qershor dhe nė dhjetor tė vitit 2007, kur e mitura ishte 13 vjeēe. I arrestuari, duke pėrfituar edhe nga miqėsia me familjen e vajzės e kishte mashtruar pėr ta tėrhequr nė banesėn e tij, ku edhe ka abuzuar seksualisht me tė. Mė pas ai e ka kėrcėnuar se do t’i vriste prindėrit dhe do t’i digjte shtėpinė nėse tregonte se ēfarė kishte ndodhur. Frika pėr njė herė tė tretė ka bėrė qė e mitura tė rrėfehet tek prindėrit e saj, tė cilėt bėnė kallėzimin penal”, u pohua nga policia.

Gazeta panorama
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Pėrdhunoi mbesėn, vetėvaret nė qeli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetevaret me litar, babi i kengetarit Altin Shira

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions