LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Aksidentet nė Fier dhe Lushnjė, policia rrugore fajėson emigrantėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
Mel C


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 33
Location : me zemer ne Lushnje jam

Aksidentet nė Fier dhe Lushnjė, policia rrugore fajėson emigrantėt Empty
MesazhTitulli: Aksidentet nė Fier dhe Lushnjė, policia rrugore fajėson emigrantėt   Aksidentet nė Fier dhe Lushnjė, policia rrugore fajėson emigrantėt Icon_minitimeMon Aug 11, 2008 10:26 pm

Me gjithė masat e marra nga policia e qarkullimit rrugor si nė Fier dhe nė Lushnjė, numri i aksidenteve mbetet i lartė. Sipas specialistėve tė qarkullimit shkak ėshtė bėrė fluksi i emigrantėve qė kanė udhėtuar nga vendet e tyre tė punės drejt vendlindjes me automjete. "Emigrantėt nuk i respektojnė rregullat e qarkullimit rrugor. Ndryshe nga shtetet e huaja ku ata jetojnė prej vitesh, kėtu nė Shqipėri, ata i thyejnė kėto rregulla. Ndėr fenomenet qė shfaqen te makinat me targa tė huaja janė shpejtėsia e lėvizjes sė tyre, ndotja akustike me kasetofon me zė tė lartė, si dhe nė shumė raste ndėrhyrja nė marmitėn e mjetit", pohon njė prej oficerėve tė qarkullimit rrugor nė Fier. Nga masat ndėshkimore qė ka aplikuar policia e qarkullimit nė Fier rezulton se mbi 80 pėr qind e tyre janė vendosur pėr automjetet me targa tė huaja. Por edhe nga proces verbalėt e mbajtur nė lidhje me aksidentet dhe pėrplasjet nė rrugė, sėrish automjetet me targa tė huaja zėnė vendin e parė. Pėr tė zbutur "revanshin veror" tė emigrantėve, policia e qarkullimit nė Fier ka marrė masa duke rritur numrin e shėrbimeve tė policėve tė qarkullimit. Ndėrkohė tri aksidente kanė pėrgjakur rrugėt e Qarkut tė Fierit gjatė 24 orėve tė fundit. Burimet policore tregojnė se dy aksidente kanė ndodhur nė Fier, ndėrsa njė tjetėr nė qytetin e Lushnjės. Tri persona janė plagosur gjatė kėtyre pėrplasjeve nė rrugė, ndėrsa gjashtė automjete dhe njė motoēikletė janė dėmtuar plotėsisht. Aksidenti i parė ka ndodhur nė qytetin e Lushnjės pasditen e sė shtunės, ku janė pėrplasur dy automjete "Mercedez Benz" dhe njė "Audi" me targa tė Lushnjės. Pėr pasojė, ėshtė plagosur njė 15-vjeēar, i cili drejtonte njė nga mjetet. Ndėrsa nė Fier, rreth orės 21:10, njė motoēikletė me targa tė Fierit, e cila ecte me shpejtėsi, ka goditur nga pas njė "Mercedez Benz". Mėsohet se drejtuesi i motoēikletės, qė ishte shkaktar i aksidentit, ka marrė plagė tė rėnda dhe gjendet ende i shtruar nė spitalin e Fierit. Rreth orės 23:00, njė aksident tjetėr ėshtė shėnuar nė aksin rrugor Fier-Vlorė nė afėrsi tė kthesės sė Qarrit. Njė kamion ėshtė pėrplasur me njė veturė tė tipit "Mercedez Benz" dhe pėr pasojė ėshtė plagosur rėndė njė prej drejtueseve tė dy mjeteve.

gazeta shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Aksidentet nė Fier dhe Lushnjė, policia rrugore fajėson emigrantėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Autostrada Lushnje-Fier, shtohen aksidentet
» Lushnje-Fier, tani me autostrade
» Fier-lushnje, makina del nga rruga, plagosen 4 shoke
» Tranferohet komisioni i patentes me Lushnje. Kreu i drejtorise se shfrytezimit te automjetit: Abuzimet e shumta ne Fier

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions