LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lushnje: "Babai, i dehur kur e prangosen"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Lushnje: "Babai, i dehur kur e prangosen" Empty
MesazhTitulli: Lushnje: "Babai, i dehur kur e prangosen"   Lushnje: "Babai, i dehur kur e prangosen" Icon_minitimeMon Jul 21, 2008 2:48 pm

Lushnje: "Babai, i dehur kur e prangosen" 20080711Lushnje/ Per te mesuar dicka me shume mbi jeten familjare te priftit Mihal Shuli, te arrestuar dy dite me pare per trafik klandestinesh, ne banesen e tij eshte kontaktuar me djalin e tij 16-vjecar, i cili quhet Marko. Lidhur me akuzat kundrejt babait ai shprehet ne intervisten e meposhtme:

Sa femije jeni?

Ne jemi dy femije, vajze dhe djale. Motra ime eshte 19 vjece, ndersa une 16 vjec.

Cfare arsimi ka mbaruar babai juaj?

Ai ka mbaruar studimet e larta per teologji dhe qe nga viti 1999 eshte i punesuar ne kishen e fshatit Karavasta ku edhe banojme. Babai ka shtate vellezer. Disa prej tyre banojne ne Berat ndersa disa te tjere jane emigrante jashte shtetit me dokumente te rregullta. Babai shkon shume mire me vellezerit e tij dhe jo vetem me ta por me te gjithe qe njeh dhe qe e njohin.

Si ndodhi arrestimi i babait tuaj?

Babai ate dite ndodhej ne Mitropoline e Beratit edhe prej nga ku varen pasi kishin mbledhje. Kur u kthye mbasdite ne shtepi, vura re qe ai kishte pire. Sapo hyri ne shtepi la canten, veladonin dhe doli perseri. Shkoi ne lokalin e fshatit per te takuar disa shoke,me te cilet vazhdoi te pinte. Nga disa banore te fshatit mesova se atje kishte shkuar policia ku dhe i kishin vene prangat.

A erdhi policia ne banesen tuaj per kontroll?

Po erdhi. Ata u sollen mire me ne. "Duhet te bejme detyren", na thane. Ne shtepi isha une, motra dhe mami. Ata bene kontroll por nuk gjeten asgje te kundraligjshme. Me pas ata u larguan.

Mamaja juaj ku eshte tani, a eshte interesuar per ndonje avokat?

Mami aktualisht ndodhet ne Tirane per te kapur nje avokat te cilin e njeh edhe babi. Ai eshte lushnjar, por me te shumten e kohes rri ne Tirane. Kerkojme drejtesi per babain pasi eshte shume i mire. Ai gjithmone ka punuar, ka punuar shume per te na rrritur ne. Vec punes si prift, ai ka edhe nje makine tip "Audi" te cilen e ka perdorur per pune te ndryshme, nxirrte te ardhura per te na rritur, shkolluar ne femijeve por edhe per te lare borxhet qe ai u kish disa miqve te tij, pasi rregulloi shtepine me ato borxhe qe mori, per te ndertuar kete shtepi qe ne banojme.

Di gje se cfare i ka thene avokati mamase ne lidhje me arrestimin e babait tuaj?

Nga biseda qe mami beri me motren degjova se avokati i kishte thene mamit se per arrestimin e babait nuk ka prova. Kerkojme drejtesi dhe kthimin e babit sa me pare ne shtepi.

Ju ne kete shtepi banoni, prej sa kohesh dhe si e ka ndertuar babai shtepine ku ju banoni sot?

Kjo shtepi me pare ka qene cerdhja e fshatit. Nga bisedat qe degjoja kam mesuar se pas privatizimeve, babai e beri cerdhen e fshatit shtepi banime per ne. Nderkohe qe aty po shkonte drejt shkaterrimit, por babi e pershtati si banese per ne. Disa vite me pas babai mori disa miliona leke borxh tek disa miqte e tij dhe e rikonstrukturoi tere cerdhen, dhe e beri shtepi. Tani, mesa di une nga bisedat qe kam degjuar prinderit e mi, shtepia jone eshte ne procesin e legalizimit.

A ka punuar me pare babi me taksi per te transportuar refugjate?

Cfare trafiku thoni edhe ju. Si shume shqiptare qe punojne per te mbajtur familjen qe ka. Me kete makine, ai ka bere edhe taksixhiun per te shkuar ne Korce apo Gjirokaster per te cuar njerez, te cilet shkonin emigrante ne Greqi. Ku dinte babi se ishin me apo pa letra. Donin te iknin legalisht apo ilegalisht. Ai i hipte ne makine i conte ne Korce apo Gjirokaster dhe u merrte leket per sherbimin qe u bente. Ku behet trafik emigrantesh ketu larg qe jemi ne.



Banoret: At Mihali, para vitit 2000, ka bere transport refugjatesh

Karavasta/ Banoret e fshatit Karavasta flasin me shume respekt per priftin e tyre At Mihal Shuli. Kjo ishte pergjigja e pare qe jepnin per gazteen "KJ", disa nga banoret qe ishin ulur ne qender te fshatit, tema kryesore e te cileve ishte pikerisht per cudine qe u kishte shkaktuar arrestimi i priftit Shuli, aq me teper per trafikim klandestinesh. "Prifti yne eshte shume i zoti ne profesionin e tij, eshte me arsim te larte dhe e ka zbatuar mese mire detyren e tij me te gjithe banoret", shprehen komshinjte e priftit, Velo Dukaj dhe Zoica Lengu. Sipas tyre, para viteve 2000 At Mihali eshte marre me transport refugjatesh, pasi ishte ne gjendje shume te veshtire ekonomike, per te mbajtur familjen e tij. Jo se i ka shfrytezuar personat qe donin te shkonin refugjat ne Greqi por u sherbente me makinen e tij kundrejt pageses qe ata i benin At Mihalit. "Sherbimet prifti, - pohojne banoret per gazeten "KJ", - i kryente me makinen e tij tip "Audi" qe e perdorte per hallet e familjes si dhe per punen e tij. At Mihali asnjehere nuk eshte marre me falsifikime dokumentesh, perkundrazi ka ndihmuar hallexhinjte, te cilet donin qe t'i conte ai deri ne kufi kundrejt pageses qe ata i benin". Nderkohe banoret pohojne faktin se banesa e tij nje kateshe ndodhet ne hyrje te fshatit Karavasta dhe ka marre borxhe tek disa miq te tij ne fshat per te ndertuar shtepine.

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Lushnje: "Babai, i dehur kur e prangosen"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lushnje: Ekonomia e dobet, var veten babai i kater femijeve
» "Aksi" Lushnje - Durres, kryesimi
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions