LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 UNESCO nuk humbet kohe, vizite ne Berat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

UNESCO nuk humbet kohe, vizite ne Berat Empty
MesazhTitulli: UNESCO nuk humbet kohe, vizite ne Berat   UNESCO nuk humbet kohe, vizite ne Berat Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 1:06 pm

BERAT - UNESCO duket se nuk humbet aspak kohe! Vetem pak dite pasi qyteti i Beratit u pranua ne Listen e Pasurive Boterore te Njerezimit, nje prej perfaqesuesve me te larte te UNESCO-s, vizitoi dje qytetin muze, qe eshte konsideruar me vlera te rralla. Ai eshte drejtori i Komisionit te Venecias ne UNESCO, Engelbert Ruoss, i cili ka zgjedhur te preke nga afer qytetin, i cili ka qene jo pak ne vemendjen e organizates se fundi. Qellimi i Engelbert Ruoss eshte i qarte, te shihte nga afer vlerat me te rralla te ketij qyteti, lagjet muzeore, te cilat qene edhe pasaporta e qytetit per votimin unanim te 21 anetareve te Komitetit te 32-te Trashegimise, mbajtur ne Kanada. Mesazhi i madh i nje prej personaliteteve me ne ze te kesaj organizate boterore ishte jo pak i fuqishem: "Se bashku per te ruajtur dhe zhvilluar qytetin e pasurise se njerezimit". Ngjall jo pak kureshtje nje qytet per t'u eksploruar, sidomos pasi UNESCO e ka marre nen mbrojtjen e tij. Atraksion ka qene edhe per vet ekspertin e organizates, i cili me pare s'ka mundur te preke me nga afer qytetin.

Engelbert Ruoss nxitoi te shprehet: "Site te tilla si Berati, kane per detyre te jene te ruajtura nga pikepamja e historise. Te ruajme ate cka te paret kane ruajtur, por jo vetem kaq. Ideja eshte qe t'u jepet jete ketyre siteve historike". Cka mund te perkthehet ne detyrime te medha te qeverise shqiptare jo vetem per t'i mbrojtur keto vlera te medha, qe tanime i takojne jo vetem Shqiperise, por botes, dhe te mos lejojne ne asnje menyre degradimin e ketyre vlerave. "Menjehere sapo te perfundoje restaurimi i nje siti, theksoi ai, duhet te vihet ne sherbim te zhvillimit te turizmit". E per ta perforcuar edhe me tej pergjegjesine e Shqiperise, Engelbert Ruoss vijon te pohoje: "Sot, kerkohet mbeshtetja e shtetit, bashkise, qytetareve beratas, ne mbrojtjen e ketyre zonave, por dhe ate te perfshirjes se tyre ne zhvillimin e turizmit". Jane specialistet gjithcka ofron UNESCO ne pjesen me te madhe te rasteve. Por, ne te njejten kohe, edhe mbeshtetje per gjetjen e donacioneve. Ndersa perfundoi, duke thene se, "prej dy vitesh ne pozicionin tim ne Komisionin e Venecias kam kontaktuar me Shqiperine ne lidhje me trashegimine dhe keto kontakte do te vazhdojne per te rritur aktivitetin ne kete drejtim. Ekspertet e mi dhe koleget e monumenteve te kultures do te vazhdojne te jene te perfshire ne keto kontakte".

Por, takimi i pare ka qene me kreun e Bashkise se Beratit, Fadil Nasufi, i cili u shpreh: "Nuk dua t'ju flas sot per qytetin e Beratit, sepse ju dhe ekspertet tuaj keni inspektuar gjate. Dua vetem t'ju falenderoj per punen tuaj dhe eksperteve per hartimin e dosjes me ne fund edhe Berati u pranua ne UNESCO". Thuajse te gjithe tanime e kane kuptuar se kane nje sfide te re perpara. Nasufi shprehet: "Pas certifikimit, na presin te tjera sfida, ku mundesia per te qene ne nje status te privilegjuar, per te trajtuar zonen historike sipas standardeve nuk eshte ne akord me burimet financiare, per te qene ne nivelet qe kerkohet". Ndonese UNESCO nuk jep fonde, por thjesht asistence specialistesh, te qenit ne Listen e Pasurive Boterore eshte nje "vule" e mire per te perfituar donacione te shumta. Qe do te sherbejne per restaurimet e ndertesave karakteristike dhe qendres historike te qytetit.

Dosja e perbashket Berat-Gjirokaster

U desh hartimi i nje dosje te perbashket per Gjirokastren dhe Beratin qe ne sesionin e 32-te te Komitetit te Trashegimise se UNESCO-s ne Kanada, qyteti muze te pranohej ne Listen e Pasurise Boterore. Sipas hartuesit te grupit te punes per hartimin e dosjes, prof. Emin Riza: "Te qenit pasuri ne seri nuk e zhvlefteson absolutisht faktin e te qenit ne listen e pasurive boterore. Keto jane dy qendra, te cilat kane afri te dallueshme, qe i perkasin se njejtes kulture, ndaj edhe eshte pare e arsyeshme qe te konsiderohen si dy vlera ne seri". Nga specialiste te UNESCO-s, thuhet se qellimi per hartimin e kesaj dosjeje te perbashket ka qene vecse pozitiv, duke marre parasysh faktin se dy qytete shtrihen ne nje hapesire te perbashket kulturore".
koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
UNESCO nuk humbet kohe, vizite ne Berat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kryeprokurorja vizite ne Itali

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions