LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet Empty
MesazhTitulli: Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet   Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet Icon_minitimeTue Jul 08, 2008 3:09 am

Tirane - Penalizim per te gjitha ata qe tregojne se cfare eshte bere ne seancen gjyqesore te "Bandes se Lushnjes". Ky ka qene edhe vendimi i marre nga ana e trupit gjykues qe po gjykon procesin gjyqesor ne ngarkim te 8 te pandehurve te "Bandes se Lushnjes". Procesi i djeshem gjyqesor eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, nderkohe qe 5 kane qene deshmitaret qe jane pyetur nga togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Marsela Bilali. Nje nga deshmitaret e thirrur nga akuza per te deshmuar ne kete proces ka qene edhe Arben Kicja, i cili ka fituar statusin e bashkepunetorit te drejtesise. Pyetja e ketij deshmitari eshte bere me video-konference, ne menyre te tille qe te pandehurit te mos ta shohin kete te fundit. Deshmitari eshte shoqeruar ne seance nga ana e forcave policore, te cilet me pas e kane shoqeruar kete te fundit per ne nje nga zyrat e gjykates, ku edhe ka treguar mbi vrasjet e kryera nga banda. Mesohet se deshmitari do te tregonte te gjitha vrasjet e kryera nga i pandehuri Rexhep Gina, i cili ka qene i pranishem ne seancen e djeshme.

Paralajmerimi

Pas publikimit te deshmise se nje prej bashkepunetoreve te Drejtesise per "Banden e Lushnjes", gjykata ka dhene urdher per te gjithe personat qe jane te pranishem ne salle. Ky urdher konsiston ne penalizim te personit qe tregon deshmine qe eshte dhene ne seancen gjyqesore dhe zhvillimet e saj. Procesi gjyqesor ne ngarkim te 8 te pandehurve te bandes ka nisur gjysme ore me vonese, ndersa, ndryshe nga ditet e meparshme, sekretarja e seances ka mbajtur procesverbalin e personave qe ndodhen ne seancen gjyqesore. Pervec identifikimit te paraqitjes se paleve ne kete seance, sekretarja ka marre shenim emrat e te gjithe efektiveve te policise qe ndodhen ne seancen gjyqesore. Kjo gje eshte bere per te marre masa ndaj atyre qe nxjerrin sekretin e zhvillimit te seances. Marrja shenim e te gjithe personave konsistonte pikerisht ne faktin nese ne diten e sotme do te publikohej ajo cka eshte deklaruar ne salle, atehere gjykata do te zbuloje "spiunin" e saj. Kjo gje do te nise me verifikimin e tabulateve telefonike etj., per te arritur ne perfundimin se kush eshte personi qe ka treguar. Sipas burimeve nga Gjykata e Krimeve te Renda, ky urdher do te jete ne fuqi deri sa te kene perfunduar deshmite me bashkepunetoret e drejtesise, te cilet jane ne mbrojtje nga ana e shtetit. Te pandehurit e "Bandes se Lushnjes" jane Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Mbi ta rendojne akuzat e "vrasjes me paramendim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake", si dhe "organizates kriminale". Sipas prokurorise, anetaret e bandes, nen udheheqjen e Aldo Bares dhe krahut te djathte te tij, Enver Dondollaku, kane kryer disa vrasje. Banda njihet per serine e vrasjeve, hedhje kokash ne ere me eksploziv, pengmarrje, tortura dhe perdhune e tejskajshme, te gjitha si pjese e jetes se nje ish-polici, Alfred Shkurtit alias Aldo Bares dhe "bandes" se tij, ne hakmarrjen e vellait te tij qe ja vrane para syve, Ramadan Shkurti, nga i "forti" i asaj kohe ne zonen e Myzeqese, Artur Daja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "urdher"i juaj?
» "Banda e Lushnjes, me mori peng"
» "Banda e Lushnjes" me vrau xhaxhane
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Computers | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions