LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 I hapin kokėn me plumba emigrantit!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

I hapin kokėn me plumba emigrantit! Empty
MesazhTitulli: I hapin kokėn me plumba emigrantit!   I hapin kokėn me plumba emigrantit! Icon_minitimeFri May 16, 2008 12:39 pm

Ekzekutimi misterioz i Toni Shytit, i ardhur njė javė mė parė nga Italia, dyshohet se ndodhi si pasojė e ndonjė konflikti nė vendin fqinj. Tė gjithė detajet e krimit dhe tė hetimit

POGRADEC - Ditėn e fundit tė jetės sė tij,m Toni Shyti, emigrant prej vitesh nė Itali, e kaloi duke lyer shtėpinė e re, pa e menduar mbase pėr asnjė ēast, pa u tharė ende boja nė mure, shtėpia do tė vishej nė zi nga vrasja e tij. Dy plumba pistolete nė kokė i dhanė fund jetės sė 36-vjeēarit, i martuar, babai i njė vajze tė vogėl me probleme shėndetėsore nė zemėr. Plumbat vdekjeprurės i prenė jetėn nė mes Toni Shytit, pikėrisht kur ai po kthehej nė shtėpinė e sapoblerė nga familjarėt e tij nė afėrsi tė zonės sė Varrezave tė Dėshmorėve.

Ekzekutimi mė i fundit i ndodhur nė orėt e vona tė mbrėmjes sė tė hėnės, rreth orės 22.13, nė qytetin e qetė tė Pogradecit, jo vetėm qė tronditi banorėt pėr nga gjakftohtėsia dhe makabriteti, por hapi edhe njė hetim tė gjerė tė policisė lokale, e cila mbėrriti nė vendngjarje rreth 5 minuta pas krimit tė rėndė. Grupi hetimor qė kryesohet nga drejtori i Policisė sė Qarkut tė Korēės, komisar Emri Vata, brenda pak orėsh shoqėroi nė komisariat rreth 60-70 persona, tė cilėt dyshoheshin se kishin dijeni pėr ngjarjen ose mund tė jepnin tė dhėna tė dobishme pėr tė zbardhur motivet e krimit tė rėndė. Pas gati 24 orėsh hetime, mėsohet se kanė rėnė pistat e shumta hetimore tė ngritura fillimisht, dhe e vetmja pistė qė po i mėshohet fort nė hetim, ėshtė ajo e njė vrasjeje tė kryer si pasojė e ndonjė konflikti tė bartur nga Italia. Sipas burimeve zyrtare tė policisė lokale, mėsohet se Toni Shyti pėr ta ka qenė njė person “i pastėr”, pa konflikte dhe pa asnjė informacion se mund tė ishte i pėrfshirė nė aktivitete tė jashtėligjshme. Nga marrja nė pyetje e personave tė shumtė, nuk ka rezultuar qė vetė Toni Shyti apo ndonjė familjar i afėrt i tij tė kishin pasur ndonjė konflikt tė mprehtė, qoftė pėr motive pronėsie, pėr motive personale apo dhe banale. Tė njėjta burime sqaruan se ata janė gati tė sigurt qė nuk ka qenė as ngatėrrim objektivi, pasi vrasja ėshtė kryer nga shumė afėr. I riu me origjinė nga fshati Gėshtenjas mėsohet se nuk kishte pasur asnjė konflikt, as nė zonėn ku ishte lindur dhe rritur mes halleve dhe varfėrisė sė madhe, dhe as gjatė kėsaj jave qė ėshtė kthyer nga Italia, pas njė viti qė iu kishte munguar familjarėve tė tij. Gjatė javės sė fundit ai nuk ka pasur asnjė konflikt as nuk ka shprehur ndonjė shqetėsim, mėsohet tė kenė deklaruar tė afėrmit e tij. Mungesa e konflikteve dhe e problemeve nė atdhe ka bėrė qė grupi hetimor tė besojė se nė fakt, vrasja ka lidhje me jetėn dhe aktivitetin e Toni Shytit nė Trevizo tė Italisė, ku ai jetonte prej vitesh. Pėr kėtė arsye, dje autoritetet lokale tė policisė kanė kėrkuar nėpėrmjet zyrės sė Interpol Tiranės qė tė lidhen me autoritet policore italiane, pėr tė marrė mė shumė tė dhėna nė lidhje me vitet e fundit tė jetės sė Shytit nė veri nė vendit fqinj. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, ende nuk ishte ndaluar asnjė person i dyshuar si autor i krimit tė rėndė mė tė fundit tė ndodhur nė qytetin e Pogradecit.



gazeta korrieri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
I hapin kokėn me plumba emigrantit!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions