LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vizat BE, shqiptarėt mė tė diskriminuarit nė Ballkan

Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
NIKO


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 37
Location : Genova

Vizat BE, shqiptarėt mė tė diskriminuarit nė Ballkan Empty
MesazhTitulli: Vizat BE, shqiptarėt mė tė diskriminuarit nė Ballkan   Vizat BE, shqiptarėt mė tė diskriminuarit nė Ballkan Icon_minitimeMon Jun 16, 2008 1:55 pm

Vizat BE, shqiptarėt mė tė diskriminuarit nė Ballkan Images16Vėzhgimi: Konsullatat e huaja nė Shqipėri, refuzojnė shtetasit: Mė keq grekėt, mė mirė italianėt

Shtetasit shqiptarė janė mė tė diskriminuarit nė rajon pėr pajisjen me viza nga zyrat konsullore tė vendeve tė BE-sė. Ndonėse prej 1 Janarit 2008, qytetarėt e vendeve tė Ballkanit Perėndimor do ta kishin mė tė lehtė udhėtimin nė hapėsirėn Shengen, pas hyrjes nė fuqi tė Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave, pėr shqiptarėt shumė pak ka ndryshuar. Sipas njė vėzhgimi tė kryer nė disa prej konsullatave perėndimore nė Tiranė, Shqipėria mbetet njė nga vendet e rajonit me shkallėn mė tė lartė tė refuzimit tė vizave, me njė mesatare prej 23 pėr qind tė totalit tė aplikimeve, ndėrkohė qė mesatarja e vendeve tė Ballkanit Perėndimor ėshtė rreth 17 pėr qind. Sipas vėzhgimit tė kryer nga “Lėvizja Europiane”, njė OJF me qendėr nė Tiranė, shtetasit shqiptarė nuk kanė shpėtuar nga lista e gjatė e dokumenteve qė duhet tė paraqesin nė sportelet e konsullatave. Koha e pajisjes me vizė mbetet ende njė problem dhe nė disa raste, thuhet nė vėzhgim, ajo e tejkalon edhe periudhėn pėr tė cilėn kėrkohet viza. Tė dhėnat e mbledhura nga aktiviteti i zyrave konsullore, thonė se shqiptarėt ndjehen mė tė diskriminuar nė konsullatat greke dhe mė pak nė ato italiane. Vėzhgimi i mbėshtetur nė dėshmitė e tė intervistuarve thotė se shkallėn mė tė lartė tė refuzimit tė vizave e kanė konsullatat greke, me 37 pėr qind tė aplikimeve, Konsullata Gjermane, me 24 pėr qind, Franca dhe Austria me 22 pėr qind dhe mė pak konsullatat italiane, me 11 pėr qind.


Premtimet


Mė 3 qershor, Bashkimi Europian i dorėzoi Shqipėrisė “Udhėrrėfyesin pėr Liberalizimin e Vizave”, i cili pėrmban objektiva specifike pėr t’u pėrmbushur nga Shqipėria, ndėrsa nuk janė vėnė afate kohore. Sipas specialistėve, disa nga kriteret janė teknike, siē janė ato tė pajisjes sė shtetasve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, prodhimi i tė cilave ėshtė marrė pėrsipėr nga njė firmė franceze e pėrzgjedhur nga Ministria e Brendshme para tre muajsh, pas njė tenderi tė dyshimtė. Kriteret e tjera qė i janė vėnė Shqipėrisė kanė tė bėjnė me luftėn kundėr krimit tė organizuar, kontrollit tė kufijve, luftės kundėr trafikut tė njerėzve etj., tė gjitha tė formuluara nė mėnyrė tė pėrgjithshme, duke krijuar idenė se procesi i liberalizimit tė vizave do tė jetė njė proces afatgjatė dhe vendimi i fundit do tė jetė thjesht politik.


Pesė ditė mė parė, Ministri i Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha deklaronte se koha qė na ndan nga heqja e vizave me BE-nė ėshtė e shkurtėr. “Jemi plotėsisht optimistė se koha qė na ndan nga heqja e vizave pėr qytetarėt shqiptarė, pėr tė udhėtuar drejt vendeve tė BE-sė, do tė shkurtohet. Ndonėse nuk jemi nė gjendje tė pėrcaktojmė njė datė ekzakte, gjithsesi, theksoj se spekulimet lidhur me afatet pėr kėtė ēėshtje janė tėrėsisht tė pabazuara. Por, zv/presidenti i KE-sė, Franko Frattini ėshtė shprehur optimist nė pėrmbylljen me sukses tė kėtij procesi, brenda mandatit tė Presidentit tė KE-sė, Jose Manuel Barroso”,- shprehej ministri i Jashtėm i Shqipėrisė. Deklarata e Bashės u bė pas dorėzimit tė “Udhėrrėfyesit pėr Vizat” nga ana e zyrtarėve tė BE-sė, tė cilėt kanė rreshtuar njė listė me kėrkesa, si siguria e kufirit, siguria e dokumenteve, lufta pa kompromis kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, konsolidimit tė shtetit ligjor…


Lėvizja e shqiptarėve nė Europė, nė dorė tė reformave tė qeverisė


BE: Kushtet qė shqiptarėt tė lėvizin lirshėm


Dokumenti qė iu dorėzua autoriteteve shqiptare nė Bruksel ėshtė i ndarė nė katėr kapituj, sipas fushave ku duhet ndėrhyrja nga Tirana zyrtare


-Dokumentet e udhėtimit- Kėrkohet: prodhimi e pajisja e qytetarėve shqiptarė me pasaporta biometrike, marrja e masave pėr tė garantuar integritetin dhe sigurinė e procesit tė shpėrndarjes, programe trajnimi pėr zyrtarėt dhe autoritetet qė do tė merren me to, raportimin nė Interpol tė pasaportave tė humbura apo tė vjedhura.


- Administrimi i Kufijve- Kėrkohet: pėrshtatja dhe zbatimi i legjislacionit qė rregullon lėvizjen e personave nė kufijtė e jashtėm, masa buxhetore dhe administrative, qė tė sigurojnė infrastrukturė efikase, pajisje dhe teknologji, si dhe programe trajnimi me policinė kufitare, doganierėt dhe zyrtarė tė tjerė tė pėrfshirė. Shqipėrisė i kėrkohet ngritja dhe zbatimi i mekanizmave pėr kontrollin e flukseve migratore, mbajtjen e tė dhėnave, si pėr emigracionin e ligjshėm, ashtu dhe atė ilegal apo ngritjen e strukturave pėr analizimin e tyre. Po kėshtu, kėrkohet pėrmirėsimi edhe nė hetimin e rasteve tė trafiqeve tė organizuara.


- Rendi Publik dhe Siguria - Shqipėria duhet tė zbatojė, strategjinė e luftės kundėr krimit tė organizuar me njė plan-veprimi qė tė ketė afate tė pėrcaktuara kohore e tė mbėshtetet nga burime tė mjaftueshme njerėzore dhe financiare, luftėn kundėr trafikut tė qenieve njerėzore apo kundėr korrupsionit, luftėn kundėr pastrimit tė parave dhe konfiskimit tė pasurive tė kriminelėve, apo dhe zbatimi i Strategjisė Kombėtare kundėr trafikut tė drogės, janė ēėshtje tė tjera ku kėrkohet tė merren masa.


- Bashkėpunimi i strukturave- Gjyqėsori dhe Prokuroria tė bashkėpunojė me shtetet anėtare tė BE dhe vendet e rajonit apo dhe njė ndėrveprim efikas edhe mes vetė strukturave tė brendshme shqiptare. Kėrkesat e detajuara tė Komisionit Europian do tė kėrkojnė njė angazhim serioz tė strukturave tė shtetit shqiptar. Theksi vihet nė nevojėn pėr zbatimin e ligjeve apo Konventave Ndėrkombėtare.


- Shqipėria do tė duhet tė ngrejė njė sėrė strukturash tė reja dhe tė japė pėr to mbėshtetjen e nevojshme financiare. Siē theksohet edhe nė dokument, shpejtėsia e lėvizjes drejt liberalizimit do tė varet nga progresi i bėrė nga secili vend, nė pėrmbushje tė kushteve tė vėna. I gjithė progresi do tė vėzhgohet nga afėr prej Kėshillit dhe Komisionit Europian


- Komisioni do tė raportojė rregullisht pėr ecurinė nė zbatimin e kėrkesave. Raportimi i parė do tė jetė para fundit tė kėtij viti


- Nė mbyllje tė procesit do tė jetė Komisioni Europian i cili do t’i propozojė Kėshillit tė Ministrave, pas konsultimit me Parlamentin Europian, marrjen e vendimit, i cili do tė kėrkojė njė votim mė shumicė tė kualifikuar tė vendeve anėtare.


Distancimi


KE: “Vizat, nė dorėn e vendeve anėtare tė BE


“Implementimi i Marrėveshjes pėr Liberalizimin e Vizave ėshtė nė dorėn e secilit prej shteteve anėtare tė Bashkimit Europian dhe Kėshilli i Europės nuk ka asnjė rol nė procesin e lėshimit tė vizave”. Kėshtu u shpreh dje nė Tiranė, Thomas von Handel, Shef i Seksionit Politik, Ekonomik dhe tė Informacionit tė Delegacionit tė Komisionit Europian nė Shqipėri, pjesėmarrės nė lanēimin e projektit rajonal “Lehtėsimi i Vizave nė Ballkanin Perėndimor”. organizuar nga Lėvizja Evropiane nė Shqipėri, nė bashkėpunim me organizata tė tjera Joqeveritare nga vendet e Ballkanit Perėndimor dhe European Citizen Action Service, me qendėr nė Bruksel.


Zyrtari i KE-sė u mundua tė shprehte qartė edhe distancimin e zyrės qė ai pėrfaqėson. “Delegacioni i KE-sė nė Tiranė, nuk ėshtė pjesė e kėtij projekti dhe nuk ka asnjė rol nė kėtė projekt. Komisioni Europian luan njė rol koordinativ, ne kemi pėrgatitur njė udhėrrėfyes se si mund tė arrihet te liberalizimi i vizave. Marrėveshja e Lehtėsimit tė Vizave dhe “Udhėrrėfyesi pėr Liberalizimin e Vizave”, janė pjesė e vullnetit tė Bashkimit Europian pėr tė liberalizuar vizat”,- u shpreh pėr mediat Thomas von Handel.


Monitorimi i Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave, nė Ballkanin Perėndimor, do tė kryhet nėpėrmjet vendosjes sė njė linje telefonike ku aplikantėt e vizave Shengen mund tė konsultohen dhe kryejnė sondazhin nė konsullatat e shteteve Shengen. Lanēimi i kėtij projekti do tė bėhet njėkohėsisht nė Bruksel, Tiranė, Sarajevė, Shkup, Podgoricė dhe Beograd.


RREGULLAT E REJA PAS 1 JANARIT 2008, ĒFARĖ DUHET PĖR TĖ MARRĖ VIZĖ


Kėrkesat minimale janė pėrcaktuar si mė poshtė. Ju duhet:


-tė plotėsoni dhe firmosni aplikimin tuaj pėr vizė. Shtetet “Shengen” pėrdorin njė formular standard, i disponueshėm nė tė gjithė gjuhėt zyrtare tė Bashkimit Evropian. Formulari jepet falas. Ju mund ta shkarkoni atė duke klikuar kėtu;


-tė paraqisni pasaportėn aktuale, e cila duhet tė jetė e vlefshme tė paktėn deri nė tre muaj pas afatit tė skadimit tė vizės;


-pėrshkruani qėllimin dhe rrethanat e vizitės suaj - shih pikėn I.1-lista e dokumenteve qė duhen dorėzuar pėr kategori tė ndryshme personash nė lidhje me qėllimin e udhėtimit;


-specifikoni mjetet e transportit;


-tregoni se zotėroni mjete tė mjaftueshme jetese pėr tė pėrballuar shpenzimet e udhėtimit nė fjalė dhe ato tė kthimit nė Republikėn e Shqipėrisė (pėr shembull: vėrtetim tė mjeteve financiare, qėndrim nė njė banesė private ose ftesėn nga njė firmė apo njė institucion);


-tregoni se keni sigurim shėndetėsor pėr udhėtimin me njė mbulim minimal prej 30 000 €uro.


-Nė konsullatat e Shteteve “Shengen” nė fjalė ju mund tė merrni informacion mbi hollėsi specifike pėr dokumentet mbėshtetės qė duhet tė paraqisni nė varėsi tė situatave tė ndryshme dhe llojit tė vizės. Arben Rrozhani (Shekulli)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.lushnja.com
 
Vizat BE, shqiptarėt mė tė diskriminuarit nė Ballkan
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vizat, Shqiperia me e refuzuara
» Hiqen vizat dhe me Bosnjen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions