LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Andon Zako Cajupi"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Tallava!
Antar i respektuar
Tallava!


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

"Andon Zako Cajupi" Empty
MesazhTitulli: "Andon Zako Cajupi"   "Andon Zako Cajupi" Icon_minitimeMon Jun 09, 2008 5:55 am

Andon Zako Cajupi



Emri i tij i vėrtetė ėshtė Andon Ēako, nuk dihet pėr ē'arsye ai pėrdori edhe formėn Zako. Emri letrar Ēajupi ėshtė emri i njė mali tė vendlindjes, mallin dhe kujtimin e sė cilės e nguliti dhe e pėrjetėsoi nė pseudonimin e tij. Lindi nė Sheper tė Zagorisė mė 27 mars 1866. Mėsimet e para i mori nė vendlindje ku kreu dhe njė shkollė gjysėm tė mesme greke. Po shkolla mė e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes sė jetės dhe tė shpirtit tė popullit, tė gėzimeve dhe tė brengave tė bashkėfshatarėve tė tij. Rol tė madh nė formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ėma, i cili e futi nė botėn magjepėse tė pėrrallave, tė legjendave e tė kėngėve popullore, prej sė cilės poeti i ardhshėm nuk do tė ndahej mė kurrė. I ati i Ēajupit, Harito Ēakua, ishte kurbetēi nė Misir, ku qe aktivizuar nė lėvizjen atdhetare. Ai e tėrhoqi tė birin nga fshati pėr tė vazhduar studimet. Andoni ishte vetėm 15 vjeē, kur la shoqėrinė pėr tė ndjekurnjė kolegj francez nė Aleksandri, duke marrė me vete mallin e sė ėmės Zoicės, dhe tė gurėve e maleve tė Zagorisė. Nė kolegj mori njė kulturė tė mirė dhe u dallua ndėr tė parėt midis shumė nxėnėsve tė kėsaj shkolle qė vinin nga vende tė ndryshme tė Mesdheut. Me kėtė kulturė ai i kishte tė hapura dyert e universitetit, tė cilin e ndoqi nė vitet 1887-1893 nė Gjenevė, ku studjoi pėr drejtėsi. Kėtu u njoh me njė vajzė vendase Evgjeninė, e cila e bėri tė lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas njė vit martese, duke lėnė jetim tė birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellė poetin dhe i la vragė tė thellė.
Ajo u bė shkak qė, pas dhjetė vjetėsh, tė shkruante elegjinė "Vaje", njė nga elegjitė mė tė bukura dhe mė prekėse tė poezisė sonė.
Mė 1883 me dokumentin e drejtėsisė nė xhep dhe me djalin nė krahė u kthye nė Misir dhe u vendos nė Kajro, ku nisi tė ushtronte profesionin e avokatit. Po prej kėtij profesioni hoqi dorė shpejt. Shkak u bė njė konflikt me autoritetet e vendit gjatė njė proēesi gjyqėsor ku avokati i ri mbrojti tė drejtėn dhe nuk u lėshoi pe pushtetmbajtėsve. Jetoi me pasurinė qė i kishte lėnė i ati, dhe iu kushtua tėrėsisht ēėshtjes atdhetare dhe krijimtarisė letrare.
Ēajupi gjeti nė Misir njė lėvizje patriotike tė zhvilluar. Shqiptarėt e ngulimeve tė Egjiptit kishin organizuar njė shoqėri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqėrinė e Stambollit". Por kėtė lėvizje u munduan ta kthenin nė anėn e tyre disa rrethe grekomanėsh, tė cilėt intrigoni kundėr patriotėve tė vėrtetė dhe kundėr Ēajupit. Ai u bė shpirti dhe figura mė e njohur e kolonisė patriotike tė Misirit, Ēajupi mbrojti interesat e shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, tė grekomanėve dhe tė gjithė armiqve tė tjerė tė ēėshtjes sė kombėtare.
Emri i tij nisi tė njihej nė rrethet e atdhetarėve qė nė fund tė shekullit, kur botoi mė 1898 artikullin e gjatė "Duke kėrkuar njė alfabet", nė tė cilin spikat shqetėsimi i tij pėr unitetin e lėvizjes kombėtare dhe kulturore, pėr shkrimin dhe lėvrimin e gjuhės amtare pėrmes njė alfabeti tė njėsuar. Por vepra qė e bėri tė njohur nė mbarė botėn shqiptare ishte pėrmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku pėrfshiu komedinė "katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėrr". Me kėtė vepėr ai u bė poeti mė i njohur pas Naimit, figura qė zuri vendin qė mbeti bosh pas humbjes sė poetit kombėtar mė 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake tė "Baba Tomorrit" frymėzuan ēetat e lirisė dhe kryengritjet e mėdha qė i sollėn pavarėsinė Shqipėrisė mė 1912. Kėtė ngjarje poeti e priti me gėzim, u duk se iu hap udha pėr t'u kthyer nė mėmėdhč, por, Lufta e Parė Botėrore dhe trazirat e mėvonshme e shtynė larg kėtė shpresė. Megjithatė ai i ndiqte nga afėr ngjarjet nė Shqipėri, duke mbetur gjithmonė nė krah tė forcave pėrparimtare e demokratike. Mė 1919 Ēajupi ishte nė ballė tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Misirit, pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar nė Konferencėn e Paqes qė mblidhej nė Paris. Ai dėnoi qeverinė e Durrėsit, qė ishte vegėl e fuqive imperialiste, ashtu siē dėnoi pėrpjekjet e feudalėve tradhėtarė pėr ta bėrė Shqipėrinė ēiflik tė tyre e pėr ta nxjerrė nė ankand sipas interesit. Me kėto qėndrime ai thelloi demokratizimin nė lėvizjen mendore dhe nė letėrsinė shqiptare. Kjo u shpreh nė frymėn antifeudale tė veprės sė tijdhe nė vendin qė ai u dha problemeve shoqėrore nė krijimtarinė e tij letrare e publiēistike. Nė kėto vite Ēajupi , si shumė atdhetarė tė tjerė, pėrjetoi krizėn e idealeve tė bukura tė Rilindjes. Nė krye tė punėve nė Shqipėrinė e pavarur, nė vend tė atdhetarėve tė ndershėm po vinin njerėz qė i binin pas interesit tė tyre, pa menduar pėr fatet e kombit. "Nė Shqipėri, -shkruan ai mė 1922- njė turkoman, njė grekoman, njė sllavoman, njė intrigant, njė tradhėtar, takon tė bėhet … regjent, ministėr, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Ēajupi ishte pėr demokracinė dhe qytetėrimin, prandaj e pėrshėndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924, frytet e tė cilit nuk arriti t'i gėzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetėn e shkurtėr dhe, nė vend tė saj, u rikthye pushteti i feudalėve me ardhjen e A.Zogut nė fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Ēajupi qė ishte nė krye tė "Shoqėrisė sė miqve", tė themeluar nė Kajro, i drejtoi Qeverisė sė Tiranės njė protestė, midis tė tjerave thuhej se koha e mbretėrve shkoi, "kurse edhe ata qė i kanė, po vėshtrojnė t'i pėrzėnė", Ky qėndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli pėrfundimisht poetit rrugėn pėr t'u kthyer nė Shqipėri, qė tė tretej nė "baltėn mė tė ėmbėl se mjalta" tė mėmėdheut. Vdiq nė Kajro mė 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar nė Shqipėri e kaloi vdekjen e tij pothuajse nė heshtje.
La nė dorėshkrim pjesėn mė tė madhe tė veprave tė tij, poemėn "Baba Musa lakuriq", njė parodi e biblės, tragjedinė "Burri i dheut", qė u botua pas vdekjes mė 1935, komedinė "Pas vdekjes" qė u botua mė 1937, pėrmbledhjen poetike "Kėngė e vome", fati i sė cilės nuk dihet. Me gjallje, pėrveē "Baba Tomorrit" botoi Pėrrallat e La Fontenit (1921) pėrshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), njė tufė vjershash tė letėrsisė sanskrishte, nga artikujt e paktė qė botoi nė shtypin e kohės duhet pėrmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), njė nga kulmet e publiēistikės sė Rilindjes. Nė kėtė pamflet Ēajupi demaskoi demagogėt e xhonturqve dhe tė veglave tė tyre, qė kishin hyrė nė lėvizjen kombėtare pėr interesat e ngushta tė kastės sė bejlerėve turkoshakė e fanatikė, tė zellshėm pėr t'i zgjatur jetėn tė "sėmurit tė Bosforit", perandorisė sė kalbur tė sulltanėve osmanė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.djbardhi.tk
 
"Andon Zako Cajupi"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions