LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Azem Shkreli"

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Tallava!
Antar i respektuar
Tallava!


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

"Azem Shkreli" Empty
MesazhTitulli: "Azem Shkreli"   "Azem Shkreli" Icon_minitimeMon Jun 09, 2008 5:51 am

Azem Shkreli



Azem Shkreli zė vend nė krye tė poezisė aktuale shqiptare. Krahas cilėsisė, poezia e Shkrelit shėnoi kthesė nė rrjedhat e poezisė nė Kosovė: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe ēka ėshtė mė me peshė, solli njė ndjesi tė re, tė mprehtė ndaj gjuhės, ndaj fjalės. Kėshtu, ajo i hapi rrugė bindshėm poezisė sė viteve pesėdhjetė, tė ngarkuar me patosin e euforisė kolektive.


Azem Shkrelķ lindi mė 1938 nė Rugovė tė Pejės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa nė Prishtinė ai vazhdoi shkollėn e mesme pėr tė vazhduar fakultetin Filozofik, degėn e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe. Pėr shumė vjet ai ka qenė kryetar i shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, drejtor i Teatrit Krahinor nė Prishtinė dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq nė pranverėn e vitit 1997.
Ka botuar kėto vepra nė poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugėve (1963), E di njė fialė prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagėzimi i fjalės (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikė me shi (1994), Zogj dhe gurė (1997). Nė prozė: Karvani i bardhė (1961), Sytė e Evės (1975), Muri pėrfundi shqipes Shtatė nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja.
Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, pėrpos qė pėrputhej me ardhjen e talentit tė fuqishėm, shėnonte njėkohėsisht kthesėn e parė drejt hapjes dhe modernizimit tė poezķsė shqipe tė Pasluftės. Shkreli u ngjķt natyrshėm nė kulmet e poezisė sė sotme shqiptare dhe kėtė vend ai e konsolidoi dhe e pėrforcoi nga njėra vepėr poetike nė tjetrėn, deri nė atė tė fundit, qė e la dorėshkrim "Zogj dhe gurė", botuar mė 1997.

Veprimtaria nė poezi dhe nė prozė e Azem Shkrelit nė fund tė viteve pesėdhjetė dhe nė fillim tė gjashtėdhjetave, shėnon kthesė cilėsore dhe kthesė nė praktikat krijuese letrare. Gjatė viteve pesėdhjetė, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur tė lexojė nga letėrsia e kohės nė gjuhėn shqipe njė poezi tematikisht tė kufizuar, me strukturė dhe sajim artistik gjuhėsor pa origjinalitetin e duhur. Nė prozė gjendja ishte edhe mė e varfėr. Me pėrjashtim tė ndonjė emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozė e autorėve jo fort tė talentuar, kryesisht trajtonte tematikėn e luftės dhe tė fitores pėrmes rrėfimit klishe bardh e zi dhe tė metodės sė realizmit socialit.
Kėshtu Azem Shkreli shėnoi kthesėn e parė mė tė rėndėsishme nė poezi, nė radhė tė parė, duke e ēliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur nė tė temėn e dashurisė pėr vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditės dhe tė lashtėsisė, dashurinė pėr vashėn, lirikėn peizazhiste, etj. Nga ana tjetėr thyerjen e parė tė madhe nė letėrsinė shqiptare, kosovare, Shkreli e bėri me romanin "Karvani i bardhė" si edhe me tregimet e pėrfshira nė vėllimin "Sytė e Evės", qė qėndrojnė ndėr mė tė realizuarat nė prozėn tonė tė shkurtėr...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.djbardhi.tk
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

"Azem Shkreli" Empty
MesazhTitulli: Re: "Azem Shkreli"   "Azem Shkreli" Icon_minitimeMon Sep 01, 2008 2:05 am

Ky eshte njish fare... sillna ca poezi te ketij se te kenaq syrin kur i lexon!!!

krenaria e kosoves!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Sara


Numri i postimeve : 124
Join date : 13/05/2008
Age : 68

"Azem Shkreli" Empty
MesazhTitulli: Re: "Azem Shkreli"   "Azem Shkreli" Icon_minitimeMon Sep 01, 2008 11:48 am

mos me thoni se e urrej ,autori qe lutesha te mos me binte ne tezat e provimeve te matures po me ra pikerisht ai .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





"Azem Shkreli" Empty
MesazhTitulli: Re: "Azem Shkreli"   "Azem Shkreli" Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Azem Shkreli"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions