LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Faik Konica"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Tallava!
Antar i respektuar
Tallava!


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

"Faik Konica" Empty
MesazhTitulli: "Faik Konica"   "Faik Konica" Icon_minitimeMon Jun 09, 2008 5:50 am

Faik Konica



Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.djbardhi.tk
 
"Faik Konica"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» Kafe - mania shqiptare, "pushton" edhe emigracionin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions