LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Fan Noli"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Tallava!
Antar i respektuar
Tallava!


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

"Fan Noli" Empty
MesazhTitulli: "Fan Noli"   "Fan Noli" Icon_minitimeMon Jun 09, 2008 5:49 am

Fan Noli



Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, ėshtė lidhur me gjithė kulturėn e re shqiptare tė shekullit tonė. Pėr fat tė keq si shume artistė tė mėdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis kėtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetėm pėr Shqipėrinė, shpirti i tij krijoi gjėra madhėshtore qė e lartėsuan dinjitetin e shqiptarit, kurse nė veprimtarinė energjike tė pėrditshme iu pėrkushtua pavarėsisė e tėrėsisė tokėsore tė atdheut dhe sidomos demokratizimit tė jetės shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, njė fshat shqiptar nė Traki, afėr Adrianopojės, si dhe disa fshatra tė tjera afėr tij ishin pėr Nolin nga mėnyra e jetesės, zakonet e temperamenti, si njė copėz e shkėputur nga Shqipėria. Aty shpirti i tij thithi tė pastėr botėn shqiptare, kulturėn e gjerė popullore, mori informacionin e parė pėr historinė e Shqipėrisė e jetėn e kryetrimit Skėnderbe. Pasi kreu nė greqisht shkollėn fillore dhe gjimnazin, nė vitin 1900, nė moshėn 18 vjeēare, ai u largua nga vendlindja pėr tė mos u kthyer dot mė dhe shkoi nė Athinė.
Nė gjimnazin grek ai ishte njohur me letėrsinė antike greke, me letėsinė evropiane e sidomos me veprėn e Shekspiri.
Kjo gjė i kishte ngjallur atij dėshirėn pėr ta zgjeruar kulturen e vet, dėshirė qė mbeti e zjarrtė nė shpirtin e tij deri sa vdiq. Kėshtu ky djalosh i ri , me interesa tė gjera, shėndetlig, por i guximshėm e me njė intuitė tė zhvilluar, i hyri rrugės sė studimeve, qė pėr tė ishte mjaft e vėshtirė, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikėrisht prej kėsaj mungese ai shpejt i ndėrpreu ato, tė cilat do tė mund t'i vazhdonte shumė mė vonė, nė njė moshė tė madhe. (Vetėm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse mė pas nė moshėn 55-vjeēare, mbaroi konservatorin, dhe nė moshėn 63-vjeēare mori doktoratėn e filozofisė pėr histori). Pėr tė siguruar jetesėn hyri nė njė shoqėri tramvajesh e me pas si sufler nė njė teater. Herė-herė luante edhe ndonjė rol tė vogėl , por puna nė teater nuk i vleu mė tepėr, sepse e nxiti tė shkruante dramėn "Zgjimi", nė greqisht, (e cila u ndalua tė shfaqej sepse aludonte pėr lėvizjen shqiptare pėr liri), dhe me vonė dramėn nė shqip "Izraelitė e filistinė". Mė 1903 shkoi nė Egjipt ku punoi pėr dy vjet si mėsues. Gjatė kėsaj kohe ai u njoh me patriotė tė shquar tė kolonisė shqiptare tė Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, tė cilėt luajtėn njė rol tė rėndėsishėm pėr drejtimin qė do tė merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhėn atė me lėvizjen patriotike shqiptare edhe ai po nė kėtė kohė pėrktheu nė greqisht veprėn e Sami Frashėrit "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet". Mė 1906 Noli u dėrgua nė Amerikė nga patriotėt e kolonisė sė Egjiptit pėr organizimin e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve tė atjeshėm. Brenda njė kohe tė shkurtėr Noli krijoi shoqėrinė "Besa-besė", qė mė pas u shkri nė federatėn "Vatra"si dhe gazetėn "Dielli". Nė Amerikė ai u detyrua tė bėjė njė punė tė rėndė qė tė siguronte jetesėn.
Nga gjithė veprimtaritė e kėsaj periudhe tė jetės politike tė Nolit, mė e rėndėsishmja ėshtė shkėputja e kishės ortodokse shqiptare dhe lufta kundėr propagandės shoviniste greke. Pėr kėtė qėllimin mė 1908 ai u dorėzua prift dhe duke vazhduar traditėn e nisur nga Kristoforidhi pėrktheu shumė libra tė ndryshėm tė kishės nė gjuhėn shqipe.

Kur u shpall Pavarėsia, Noli pėrshėndeti qeverinė e Ismail Qemalit, ndėrkohė qė kishte bėrė edhe njė udhėtim nėpėr Evropė pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare. Periudha mė e rėndėsishme e aktivitetit tė tij nė tė gjitha fushat ėshtė dekada 1920-1930. Mė 1920 ai, sė bashku me patriotė tė tjerė, u pėrpoq dhe arriti tė sigurojė pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve. Mė 1921 ai botoi edhe veprėn e rėndėsishme "Historia e Skėnderbeut".
Gjatė viteve `20-24, nė krye tė opozitės demokratike, Noli zhvilloi njė luftė tė ashpėr nė Parlament dhe jashtė tij kundėr gjithė forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zerin pėr vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformės agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit nė Vlorė shėnoi fillimin e Revolucionit Demokratik nė Shqipėri.
Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisė sė re, qė doli prej tij, qė ishte qeveria me pėrparimtare nė Ballkan. Ajo shpalli njė program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojė. Revolucioni Demokratik nė Shqipėri u gjend menjėherė i rrethuar nga qėndrimi armiqsor i Fuqive tė Mėdha, monarkive dhe qeverive evropiane tė shteve ballkanike. Nolit iu desh tė bėnte njė pėrpjekje tė jashtėzakonshme qė qeveria shqiptare tė njihej. Por ndėrkohe gjithė forcat reaksionare tė vendit, tė kryesuara nga A.Zogu dhe tė ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarė biellogardistė arritėn ta rrėzojnė qeverinė demokratike, e cila duke mos patur kohė tė realizojė reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkėputur nga populli. Noli u detyrua tė mėrgojė jashtė vendit nė Austri dhe u dėnua me vdekje nė mungesė. Gjithė demokratėt revolucionarė nė mėrgim themeluan nė Vjenė Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Nė organin "Liria Kombėtare"
Tė kėtij Komiteti qė dilte nė Gjenevė, Noli botoi shumė artikuj qė demaskonin Zogun dhe armiqtė e Shqipėrisė, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitė e tij mė tė mira. Noli u end nėpėr Evropė plot tetė vjet, duke mos pushuar sė punuari pėr Shqipėrinė, me shpresė se do tė vinte njė ditė qė ai tė kthehej pėrsėri. Por mė 1932, kur Zogu arriti tė forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresėn dhe u largua pėr nė Amerikė pėr tė mos e parė mė kurrė atdheun. Mė mirė se gjithēka, gjendjen e rėndė shpirtėrore tė tij nė kėtė kohė e shpreh poezia "Moisiu nė mal".
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkėputur pėrdhe pėrmbyset
Me lot nė sy, me zemėr tė ngrirė
I lyp mėshirė.

Pse kaqė gjatė, Zot, m'arratise,
Pse mė pėrplase, mė pėrpėlise,
Pse shpresėn dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Pėrveē veprimtarisė shumė tė rėndėsishme politike, poetike e publiēistike, gjatė kėtij dhjetėvjeēari Noli pėrktheu tragjeditė e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Nė gjithė kėtė veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjėlia ishte shtresa e vetme qė ai vlerėsonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa qė ai urreu pėr vdekje, klasa pėr tė cilėn ai s'pati kurrė ndonjė iluzion. Megjithatė si politikan e udhėheqės shteti ai humbi nė ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrė tė pėrdorej dhuna.
Pasi u vendos nė ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime tė ndryshme, siē ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive tė kishės shqiptare nė Amerikė, e cila shėrbente si qendėr e lidhjes sė kolonisė shqiptare. Fan Noli mbeti deri nė fund tė jetės sė tij njė demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisė e i kulturės shqiptare, te i cili vepron me tė njėjtėn forcė intuita e artistit shkencėtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh qė shkriu gjithēka pėr Shqipėrinė, pėr fat tė keq vdiq larg saj mė 13 mars 1965 nė ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.djbardhi.tk
 
"Fan Noli"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fshihte "Kallashnikovin" ne konvikt, vihet ne pranga studentja e Infermierise
» Gjykata urdher per "Banden e Lushnjes" : Kush tregon, penalizohet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions