LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Osmanofobia si pėrpjekje pėr tė minimizuar dėmet e komunizmit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

Osmanofobia si pėrpjekje pėr tė minimizuar dėmet e komunizmit Empty
MesazhTitulli: Osmanofobia si pėrpjekje pėr tė minimizuar dėmet e komunizmit   Osmanofobia si pėrpjekje pėr tė minimizuar dėmet e komunizmit Icon_minitimeTue Oct 05, 2010 10:01 pm

Nga: Adri Nurellari

Nė njė intervistė tė historianit tė shquar anglez, Noel Malcolm, tė marrė para pak ditėsh nga gazetarja Jeta Xharra pėr emisionin “Jeta” nė Kosovė, Malcolm foli gjatė e gjerė lidhur me zhvillimet politike nė Kosovė. Mirėpo njė ndėr gjėrat mė interesante qė pėrmendi ishte fakti qė tiparet negative tė manifestuara nė Ballkan nuk e kanė origjinėn tek e kaluara e afėrt e komunizmit, si dhe te rrethanat konkrete shoqėrore tė tanishme si varfėria, institucionet e brishta e tė tjera. Sipas tij, “nė rastin e ballkanėve, unė do tė thoja se 50 vitet e komunizmit janė shumė mė tė rėndėsishme si pjesė e sfondit kulturor, sesa afėrsisht 500 vitet e sundimit osman”.

Nuk ka vend ku kjo gjė tė jetė mė se e vėrtetė pėr vendin tonė i cili e ka pėrjetuar totalitarizmin komunist nė formėn e vetė mė tė rreptė e tė kulluar. Njė inxhinieri e mirėfilltė sociale e pėrmasave tė skajshme qė ndėrhyri pa kujdes edhe nė pjesėt mė intime tė jetės sė individit. Mė keq dhe intruziv se edhe vetė nazizmi, i cili kishte korporatizėm nė ekonomi, por nuk tė zhvishte nga prona private siē ndodhi me kolektivizimin dhe tufėzimin tonė. Nuk eliminoi fenė dhe nuk ndėrhynte aq thellė nė familje dhe jetėn private siē bėnte pėrpjekja komuniste pėr tė krijuar njeriun e ri. Ėshtė e vėshtirė qė t'i mvishet faji periudhės osmane tė historisė shqiptare kur vetė kalimi nėpėr njė regjim si ky komunist e lė tė kuptohet qartė qė ka qenė pothuaj njė tabula rasa pėr traditėn shqiptare tė deriatėhershme.

Pikėsėpari ekzistojnė sot shumė disiplina shkencore qė kanė shumė mė tepėr instrumente pėr tė shpjeguar nė mėnyrė mė tė thellė dhe mė kompetente realitetin e sotshėm sesa historia. Sociologjia, shkencat politike, ekonomia, psikologjia dhe jurisprudenca kanė shumė mė tepėr pėr tė thėnė sesa mendimi fatalist i kultivuar tek ne qė ēfarė do bėhet ėshtė shkruar nė tė kaluarėn.

Fillimisht duhet thėnė se determinizmi historik nė vetvetė, pra kjo bindja se zhvillimet janė tė parapėrcaktuara dhe shkaktuara nga zhvillime apo situata historike tė mėhershme, ėshtė njė pėrqasje tipike rudimentare marksiste tek ne. Kjo pėrqasje ėshtė njė reminishencė e drejtpėrdrejtė e determinizmit historik marksist qė vinte nė formėn e materializmit dialektik qė e shikonte ecjen e historisė tė kornizuar nėpėr disa etapa, tė karakterizuar kryekėput nga lufta e klasave dhe tė mbėrthyer nga disa ligje tė pandryshueshme qė e bėnin tė pashmangshme njė rrjedhė tė caktuar tė historisė. Me pak fjalė, historia ėshtė e pėrcaktuar si njė lėvizje rendesh primitiv, skllavopronar, feudal, kapitalist dhe prej Marksit nė mėnyrė tė pashmangshme historia ishte e parapėrcaktuar qė do tė shkohej nė rendin sipėror socialist.

Determinizmi historik si pėrqasje ėshtė i dyshimtė nė njė realitet monoton dhe tė pandryshueshėm tė shteteve si Zvicra apo Suedia e jo mė Shqipėria ku historia karakterizohet nga pavazhdueshmėria. Shqiptarėt e shkretė pas ikjes sė osmanėve kanė kaluar tre realitete tronditėse, historike qė i bėn tė papėrfillshme gjurmėt e lėna nga sundimi osman. Shqiptarėt jo vetėm qė kanė kaluar gjatė shekullit 20 pushtimin fashist dhe regjimin komunist, por edhe njė dhunė e kėrcėnim tė vazhdueshėm tė dhunės prej fqinjėve shovinistė, kolonizimit dhe pastrimit etnik. Faktikisht asnjė komb tjetėr nė Europė nuk ka pasur pėrjetimin e gjenocidit, shpėrnguljes, tkurrjes edhe aparteidit qė kanė pasur shqiptarėt, duke pasur parasysh pėrmasat demografike dhe territoriale. Kur u shpall pavarėsia jonė prej Perandorisė Osmane, shqiptarėt jetonin nė rreth 75 mijė kilometra katrorė dhe sot, pothuaj njė shekull mė pas shqipja flitet vetėm nė rreth 45 mijė kilometra katrorė.

Traumat e kėtyre pėrvojave e kanė tronditur rėndė shoqėrinė shqiptare por komunizmi te shqiptarėt e Shqipėrisė ka qenė veēanėrisht transformuese dhe gjurmėlėnėse dhe ka pasojė tė drejtpėrdrejtė nė atė qė ndodh tek ne sot. Pra kjo analizė lė tė kuptohet qė gjithė kjo prani masive e historisė sė fillim shekullit 20, si dhe diskutimi lidhur me ndikimin osman nė vendin tonė sot ėshtė i paarsyeshėm dhe i panevojshėm. Mjafton tė shohim mungesėn e ringjalljes fetare pas rėnies sė komunizmit pėr tė kuptuar impaktin e politikės ateiste komuniste. Numri i besimtarėve aktivė sot ėshtė i papėrfillshėm krahasuar me shtete tė tjera lindore. Pėr kėto arsye tė duket ēudi qė nė ligjėrimin publik flitet kaq dendur pėr problemet qė pretendohen se na lindin nga trashėgimia otomane dhe nuk bėhen analiza aq sa duhet pėr pasojat e regjimit komunist. Pėr tė mos folur pastaj qė periudha e pushtimit fashist nė Shqipėri nuk pėrmendet fare dhe tė krijohet pėrshtypja qė ardhja e kėtyre forcave perėndimore pushtuese si Italia dhe Gjermania trajtohet sikur tė ketė qenė njė “aksident pozitiv dhe qytetėrues” pėr Shqipėrinė.

Nė fakt, shpjegimi i gjithė kėsaj tendence s’ka aspak tė bėjė me dobinė e pėrkujtimit dhe shqyrtimit tė rolit tė pesėqindvjeēarit otoman por me nevojėn e shumė individėve qė tė sigurojnė harresėn e diktaturės pesėdhjetėvjeēare. Shumė prej personaliteteve qė dominojnė jetėn publike nė Shqipėri kanė pasur lidhje me atė regjim ose kanė qenė pjesė pėrbėrėse e tij, janė lanēuar dhe promovuar nga sistemi i dikurshėm, statusin qė gėzojnė sot e kanė si inerci tė privilegjeve qė kanė gėzuar gjatė atij regjimi, kanė pasur lidhje familjare dhe personale me nomenklaturėn, janė formuar dhe kalcifikuar intelektualisht nga ai regjim dhe pėr rrjedhojė ngelen nostalgjikė tė tij. Me pak fjalė ne nuk kemi pasur njė zėvendėsim tė mirėfilltė tė elitės sonė, por thjesht njė riqarkullim brenda tė vjetėrve, njė inerci tė elitės sė vjetėr qė sot vjen e rifreskuar me trashėgimtarė tė rinj.

Individėve tė kėsaj elite iu leverdis tė flasė pėr otomanizmin e t'ia mveshin fajin sundimit turk pėr tė minimizuar dhe relativizuar pėrgjegjėsinė e komunizmit dhe pėr rrjedhojė edhe tė tyren qė shpesh kanė qenė pjesė e sistemit. Kėtyre individėve iu konvenon kultivimi i njė amnezie sociale, lidhur me tiparet mizore tė regjimit komunist nė Shqipėri dhe pasojat e shumta qė ka lėnė sot, sepse pėrndryshe do tė trondisnin themelet e statusit tė tyre social tė sotshėm. Shumė prej tyre nuk kanė gojė tė nxjerrin nė shesh fajet e regjimit komunist, sepse kanė qenė pjesė pėrbėrėse e tij. Nuk kanė as kurajėn tė distancohen nga ai regjim, duke e pranuar me ndershmėri pėrgjegjėsinė e rėndė historike tė kastės sė atij regjimi, edhe nėse mund tė kenė pasur lidhje biologjike, shpirtėrore apo nepotike me ta.

Prandaj ėshtė bėrė nė modė sot te ne orientalizmi, si njė taktikė pėr tė eklipsuar dhe amnistuar rolin qė ka luajtur e vazhdon tė luajė pesėdhjetėvjeēari i regjimit komunist dhe si njė orvatje pėr tė mbrojtur vetė trashėgimtarėt e elitės komuniste. Diskutimi mbi pasojat e osmanizmit ishin mė se tė arsyeshme pėr elitėn shqiptare tė viteve ‘20-‘30, pasi gjurmėt ishin ende tė freskėta dhe kėto diskutime kishin realisht dobi pėr realitetin aktual. Mirėpo rikthimi nė qendėr tė vėmendjes tė tė njėjtave tema tė diskutimit nė periudhėn e sotshme, ndėrkohė qė ne ende nuk i kemi qėruar hesapet siē duhet me komunizmin dhe plagėt e hapura tė lėna pas prej tij, ėshtė padyshim njė pėrpjekje dashakeqe pėr tė revizionuar historinė dhe pasojat e totalitarizmit nė Shqipėri. Mbajtja e vėmendjes te diēka qė ka ndodhur shumė kohė mė parė, dhe largimi i pėrqendrimit nga ajo qė na ka ndodhur pak kohė mė para apo vazhdon tė na ndodhė, ėshtė njė sabotim i memories sonė kolektive. Kjo pėrpjekje pėr tė mohuar dhe retushuar historinė bashkėkohore, duke kanalizuar debatin ekskluzivisht tek trashėgimia otomane, duket qė synon tė pengojė shoqėrinė tonė qė tė distancohet, pastrohet njėherė e mirė nga totalitarizmi komunist. Pra njė instrument i trashėguar prej komunizmit, sikurse ėshtė determinizmi historik, ėshtė duke u pėrdorur pėr tė fshehur e minimizuar rolin e trashėgimisė komuniste nėpėrmjet njė diversioni tė bėrė nė debatin publik. Ky diversion ka pėr qėllim ekzagjerimin nė sytė e opinionit publik tė impaktit tė sotshėm tė asaj qė na ka ndodhur mbi 100 vjet mė parė dhe minimizimin e rolit tė vuajtjeve tė pėsuara gjatė pesėdhjetė viteve tė fundit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Osmanofobia si pėrpjekje pėr tė minimizuar dėmet e komunizmit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions