LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Identiteti shqiptar...!?

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

Identiteti shqiptar...!? Empty
MesazhTitulli: Identiteti shqiptar...!?   Identiteti shqiptar...!? Icon_minitimeTue Oct 05, 2010 6:54 pm

Ervin Hatibi




Pėrktheu Ardit Kraja



Ne folėm me Ervin Hatibin, njė poet, artist dhe intelektual shqiptarė, rreth procesit ndėrtues tė identitetit shqiptar, nėn deklaratat moderne.



WB: Cila ėshtė baza e identitetit shqiptar?



EH: Unė mendoj qė baza e identitetit shqiptarė ėshtė, sigurisht dhe kryesisht gjuha shqipe. Gjuha ėshtė gjėja e vetme, krahas historisė sė pėrbashkėt, e cila i bashkon tė gjithė shqiptarėt. Me tė vėrtetė, ka shumė perspektiva konfliktuale rreth identitetin “zyrtar” shqiptar, bazuar mbi projekte dhe agjenda sekteriane. Megjithėkėtė, unė pėrsėri mendoj qė shqipatarėt mė tė zgjuar janė ata tė cilėt e zgjerojnė konceptin e pėrfshirjes pėrsa i pėrket identitetit shqiptar. Si njė komb, Shqipėria ėshtė njė shembull i diversitetit nė bashkim.



Shqipėria strehon njerėz tė traditave fetare tė ndryshme por gjithashtu komunitete dhe minoritete etnike tė cilat konsiderohen shqiptare. Unė me lehtėsi mund tė sjellė shembujt e komuniteteve tė Vllehėve dhe Sllavėve ose madje edhe njė pjesė tė minoritetit zyrtar grek nė Shqipėri, tė cilėt e shikojnė vetveten si shqiptarė “tė vėrtetė” dhe tė cilėt shfaqin tė gjitha karakteristikat mė tipike, tė njė shqiptari tė zakonshėm.



Ndėrsa, nuk ka asnjė gjė tė tillė si njė projekt tė bazuar nga ekskluziviteti i njė feje kur ne flasim pėr identitetin shqiptar. Pėrndryshe kjo mund tė fshijė gjithė atė pjesė tė mirė tė kombit shqiptar vetėm mbi bazat fetare. Kjo, veēanėrisht gjatė kohėrave kur diskursi mbi pėrplasjet permanente dhe luftėrat midis kulturave dhe feve ka arritur gati njė kulm agresiv.



Kjo pra duhet tė shikohet si njė pasuri qė rasti i kombėsisė shqiptare qėndron njė rast shembullorė i bashkėjetesės sė njerėzve nga edukime tė ndryshme fetare, bashkėndarjen dhe pėrdorimin e gjuhės sė njėjtė, vendit tė njėjtė dhe, i cili zakonisht, gjithashtu ndajnė referenca kulturore dhe historike.



WB: Cila ėshtė marrėdhėnia midis identitetit shqiptar dhe kulturės islame?



EH: Unė mendoj qė marrėdhėnia midis identitetit shqiptar dhe kulturės islame ėshtė e njė natyre jashtėzakonisht tė rėndėsishme dhe tė veēantė. Me tė vėrtetė, fjala e cila e pėrshkruan fjalėn “nation” nė shqip ėshtė fjala “komb”. Fjala “komb” origjinon nga fjala arabe “kaum”, e cila ka ardhur nė Shqipėri pėrmes gjuhės osmane. Kėshtu, nė mėnyrė pėr ta pėrkufizuar vetė nocionin e kombit shqiptar, themeluesit e nacionalizmit shqiptar zgjodhėn pikėrisht kėtė fjalė arabe. Unė besoj qė ēėshtja e marrėdhėnies midis kulturės islame dhe identitetit shqiptar ėshtė shumė e prezantuar nė kėtė shembull simbolik.



Ēfarė ne nė ditėt tona perceptojmė si njė identitet shqiptar nuk ėshtė mė pak sesa njė pėrzierje influencash, tė cilat filluan qė nė kohėrat e Perandorisė Romake deri nė fundin e Romės sė fundit, Perandorisė Osmane. Njė fakt i mirėnjohur, i cili gjithashtu nuk ėshtė parė nga disa nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės sonė, qė influencat mė tė fuqishme nė kulturėn dhe identitetin tonė derivojnė nga kohėrat osmane.



Influencat mė tė fuqishme duhet tė shihen nė folklorin tonė, nė ritualet sociale tė jetėve tona tė pėrditshme, nė perceptimet tona tė sė shenjtės, nė urbanizimin dhe arkitekturėn e qyteteve tona dhe gjithashtu tė gjuhės dhe terminologjisė sonė. Me fjalė tė tė tjera, kėto influenca i kanė dhėnė formė vetė zemrės sė memories sonė kolektive dhe na kanė ndihmuar tė krijojmė identitetin kulturorė shqiptar. Ky identitet ėshtė njė nga shumė identitetet post-osmane qė lulėzuan pas rėnies sė Perandorisė Osmane. Nė territoret shqiptare, ku maxhoranca e popullatės janė muslimanė, ky identitet post-osman, pėrmban mė pamje islamicate sesa territoret e tjera post-osmane tė Ballkanit.



Unė do tė preferoja kėtė term “islamicate”, tė shpikur nga tradita orientaliste, e cila thotė qė jo ēdo gjė nė shoqėritė muslimane ėshtė nevojshmėrisht fetarisht islamike ose e prodhuar vetėm nga muslimanėt. Jo ēdo gjė qė muslimanėt prodhojnė mund tė konsiderohet nga njė pikėpamje strikte fetare si islamike.



Nė rastin e Shqipėrisė, influencat e lartpėrmendura, duke pėrfshirė konceptet e tė shenjtės dhe jo tė shenjtės, i kanė marrė nga tradita islame, Osmane. Ēdo shqiptar, i edukuar apo jo, musliman, apo me trashėgimi tė krishterė, lirisht pėrdor shumė herė ditė pėr ditė fjalėn “ishallah”. Kėmbėngulja e vetė pėrdorimit tė kėsaj fjale shkon pėrtej gjuhės. Ky ėshtė njė simbol i fuqishėm i identitetit tonė kulturorė tė ngulitur mirė nė traditėn tonė tė gjashtė shekujve tė fundit.



WB: Ēfarė sjelljeje kanė elita dhe publiku shqiptar ndaj trashėgimisė kulturore Osmane?



EH: Ndarja jonė nga autoriteti supėr-komb dhe super-fetarė, tėrėsia e Perandorisė Osmane, kėrkoi njė diskutim pėr tė ndėrtuar kombin qė u bė nė kundėrshtim me konceptet e supra nacionalizmit dhe kozmopolitanizmit qė tradita Osmane pėrfaqėsonte. Ky diskurs, me kohė doli jashtė dore dhe ka ēuar nė gabime tepėr tė mėdhaja dhe keqinterpretime tė kaluarės sonė Osmane.



Elitat shqiptare nė rritje pranuan dhe adoptuan narrativėn ultranacionaliste tė ngjashme me vendet tona fqinje, kryesisht atyre serbe dhe greke, duke u bashkuar kėshtu nė korin e ankimeve rreth njė “natė tė errėt dhe tė zezė” qė qėndroi pėr pesė shekuj nėn “Jorkėn” Osmane. Sipas kėsaj narrative, kombi shqiptar ra nė prapambetje dhe kėshtu u bė i parėndėsishėm pėr shkak tė ndarjes sė befasishme me “botėn e civilizuar” e cila e mbajti kombin larg nga “marrėdhėniet natyrale me Europėn” pėr pesė shekuj.



Fatkeqėsisht, ky diskurs ėshtė larg tė qėnurit historikisht korrekt dhe duke qenė kėshtu ėshtė duke penguar shkencėn e historisė pėr tė vlerėsuar korrektėsisht rrugėn e tė vėshtruarit tė marrėdhėnies sonė me tė kaluarėn tonė Osmane, madje edhe kur kjo rrezikon tė bėhet kontradiktore. Shembulli mė i rėndėsishėm i kėsaj skicofrenie ėshtė sjellja e shqiptarėve ndaj Luftės sė Kosovės, e cila imiton atė serbe. Nė realitet, fitorja Osmane nė Kosovė ishte gjithashtu njė fitore mbi vizionet imperialiste serbe tė vendeve shqiptare dhe kėshtu, ndihmoj tė vuloste fatin e kėtyre vendeve nė favor tė shqiptarėve. Kjo ėshtė njė kontradiktė brenda diskursit nacionalist.



Shqiptarėt nuk jetonin nė parajsė kur Osmanėt hynė nė tokat shqiptare. Jeta e shqiptarėve nė Gadishullin Ballkanik ishte e vėshtirė. Nėse ne i shikojmė librat tonė tė historisė ne shikojmė trajtimin e serbėve qė i kanė rezervuar katolikėve shqiptarė tė njė natyre tė tmerrshme. Njerėzit ndėshkoheshin dhe torturoheshin ashpėr vetėm pėr faktin qė shfaqnin hapur identitetin e tyre katolik. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr administratat e tjera tė huaja pushtuese.



Kėshtu, pėr mendimin tim, nga njė pikėpamje strikte nacionaliste, shqiptarėt kanė pėrfituar nga ardhja e Osmanėve. Duke ju ngjitur superfuqisė qė pėrfaqėsonte Perandoria Osmane nė ato kohė, shqiptarėt filluan tė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė punėt e Gadishullit Ballkanik dhe me kohė vendosėn pozitėn e tyre nė zonė.



Narrativat zyrtare, duke filluar qė me librat shkollorė historik tė veprave tė shkrimtarėve dhe akademikėve, formatojnė pėrceptimet e shqiptarėve rreth historisė sė tyre osmane qė nga njė moshė e vogėl. Miti qė osmanėt ishin shtypėsit e kombit tonė bėhet i vazhdueshėm pėr kundėr faktit qė projekti osmanė nuk ishte as kombėtarė as fisnorė. Pėr mė tepėr, njė numėr i madh shqiptarėsh mbajtėn pozita tė larta nė strukturėn e pushtetit Osman.



Elitat shqiptaro-osmane kanė patur pozita nė Perandori qė nga fillimet e saja e deri nė ditėt e saja tė fundit. Megjithėse ne s’mund tė llogarisim tėrėsinė e shqiptaro-osmanėve tė cilėt punuan nė zyra tė vogla ose tė mesme nė Perandori, por ne mund tė themi me siguri tė plotė qė numri i sadrazamėve (kryeministrave) ishte rreth 35, pa llogaritur numrin jashtėzakonisht tė madh tė vezirėve (ministrave), Bejlerve, Shejhul Islamėve dhe gjithashtu disa bashkėshortesh tė Sulltanit dhe Valide Sulltanas.



Ky integrim natyral nė strukturat Osmane perceptohet nga narrativa e elitės shqiptare si tradhėti ndaj kombit. Konsiderata nuk i rezervohet vetėm figurave historike tė sė kaluarės por vazhdon fuqishėm nė ditėt tona kundėr cilitdo qė vė nė pyetje ose sfidon diskursin zyrtar tė historisė sonė Osmane. Nuk ėshtė e pazakonshme tė lexohet nė gazetat shqiptare dhe pėr kėtė ēėshtje pėrmes tė gjitha mediumeve qė transportojnė diskursin publik, propaganda fyese rreth muslimanit shqiptar, djalit tė njė tė krishteri tradhėtar i cili u konvertua nė islam, si njė trashėgimi e padėshirueshme e shtypjes Osmane.



Sot Shqipėria e konsideron Turqinė si aleaten mė tė mirė. Megjithatė, deri nė kėtė ditė, fjalėt “anadollak”, “turk”, “pasha” etj, pėrdoren si fyerje pėrmes diskursit publik. Nė njė nga eset e mija, “Islamizimi i dhunshėm i armikut nė diskursin politik shqiptar”, unė nėnvizoj faktin qė politikanėt tonė vazhdojnė nė kategorizimin e kundėrshtarėve tė tyre politik si “oriental” ose “turk” qė t’ia njollosin imazhin e tyre. Ėshtė e rėndėsishme qė tė theksojmė qė e njėjta terminologji pėrdoret nga diskursi nacionalist serb kundėr kundėrshtarėve tė tyre shqiptarė dhe boshnjak. Njė nga shpjegimet pėr kėtė ngjashmėri mund tė gjenden nė vazhdimin e elitės sė njėjtė politike komuniste qė mori fuqinė nė Shqipėri me ndihmėn bujare tė Jugosllavėve.

Ėshtė shumė interesantė tė shikosh qė ndėrsa pjesa mė e madhe e elitės shqiptare vazhdon nė djallzimin e historisė sonė Osmane dhe marrėdhėniet e sotme me Turqinė, sjellja tėrėsisht e kundėrt gjendet tek pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė zakonshėm, tė cilėt deri nė kėto ditė e konsiderojė Turqinė si shtetin mė mik dhe turqit si vėllezėr. Shembulli mė i gjallė dhe i sinqertė i kėsaj shprehjeje vėllazėrore mund tė shihet nė shpėrthimin e gėzimit qė njerėzit treguan kur ekipi kombėtarė turk i futbollit arriti njė fitore tė rėndėsishme nė njė nga kampionatet e fundit tė botės. Njerėzit vėrshuan rrugėve tė Tiranės pėr tė shprehur gėzimin e tyre pėr kėtė fitore turke, e cila dukshėm ishte konsideruar e zakonshme, pėrderisa njerėzit zakonisht mbanin nė njėrėn dorė flamurin kombėtar turk dhe nė tjetrėn atė shqiptar.



Larg nga imazhi pozitiv popullorė, fatmirėsisht, njė gjeneratė e re dijetarėsh ėshtė duke u shfaqur. Kjo gjeneratė, pėrmes pėrdorimit tė metodave tė reja dhe burimeve tė ndryshme ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė propozuar vėshtrime tė reja tė historisė, kulturės dhe identitetit tonė, osman dhe tė tjera. Unė pėrpiqem ta shikoj kėtė si procesin e normalizimit. Normalizimi i vėshtrimit tonė tė historisė dhe kulturės sonė ėshtė e rėndėsishme pėr shkak se tensioni i brendshėm brenda identitetit shqiptar nuk ėshtė i shendosh pėr kombin shqiptar.



WB: A mendoni se identiteti shqiptar mund tė mbijetojė pa islamin?



EH: Gjerėsisht, roli i islamit besohet se ka qenė pozitiv nė ndėrtimin e identitetit shqiptar. Kjo ide ėshtė pjesėrisht e ndezur nga disa akademik dhe historian tė cilėt e mbrojnė kėtė tezė duke thėnė qė arsyeja prapa konvertimit tonė nė islam ishte pėr tė dalluar etnicitetin tonė nga ai i serbėve dhe grekėve. Kjo pikėpamje i ka bėrė shumė shqiptar tė mendojnė se arsyeja kryesore e konvertimit nė islam ka qenė “pėr tė shpėtuar” identitetin kombėtar.



Unė mendoj qė ruajtja e etnicitetit ėshtė vetėm rrjedhoja e konvertimit nė islam, por jo vetė qėllimi i saj. Unė nuk besoj se dikush konvertohet nė njė fe tjetėr vetėm pėr tė ruajtur etnicitetin e tij. Pėr mė tepėr, etniciteti nuk ishte aq i rėndėsishėm nė kohėt nėn vėzhgim. As mė pak, nga njė pikėpamje teknike, kjo si njė ēėshtje e drejtė. Me tė vėrtetė, pėrpara pushtimit osman, procesi i sllavizimit dhe helenizimit tė popullatės shqiptare ishte njė ngjarje rutinė, veēanėrisht nė zonat jomalore. Si fakt pėr kėtė ka shumė emra toponimik pėrmes Shqipėrisė ende nė pėrdorim, ndėrsa osmanėt ndryshuan ose krijuan vetėm njė grusht toponimesh nė pesė shekuj sundimi.



Unė me tė vėrtetė nuk e kuptoj arsyen pse ka kaq shumė emra sllav tė qyteteve, maleve, fshatrave dhe lumenjve nė Shqipėri dhe jo aq shumė osman, pėr shembull. Unė nuk jam historian por unė mendoj qė ky aspekt ėshtė shumė tregues kur ne duam tė krahasojmė natyrėn e sundimit osman me atė tė fuqive tė tjera ballkanike qė kanė sunduar Shqipėrinė me ardhjen e osmanėve. Osmanėt zakonisht ruajtėn ēfarė gjetėn nė Shqipėri; duke e aftėsuar kėshtu identitetin para-shqipar pėr tu kristalizuar dhe formuluar mė vonė.



WB: Ēfarė u bė me Shqipėrinė pas pavarsisė sė saj nga Perandoria Osmane? Marrėdhėniet e Shqipėrisė ndaj botės u prenė pėr gati 50 vjet nėn rregjimin komunist. Cilat ishin dinamikat e brendshme nė Shqipėri gjatė atyre ditėve?



EH: Pavarsia nga Perandoria Osmane hapi pėr tokat shqiptare njė kapitull tė vėshtirė mbijetese. Kombi shqiptar mbijetoj i copėtuar pėrmes disa shteteve ballkanike. Qė tė pėrmbushnin agjendat e tyre ekspansioniste, vendet fqinje, e pėrshkruanin shtetin musliman me shumicė shqiptare si njė miniaturė tė shtetit Osman nė mėnyrė qė ta vazhdonin ta copėtonin dhe ta kishin mė lehtė.



Kėshtu, nė fillim tė shekullit tė 20-tė, ēfarė mbeti prej Shqipėrisė brenda territoreve tė shtetit shqiptar po takonte vėshtirėsi tė mėdha nė daljen i vendosur nė skenėn ndėrkombėtare. Elitat shqiptare, tė vetėdijshėm pėr dobėsinė e ekzistencės sė shtetit shqiptar pėrball fuqive ideologjike dhe ushtarake tė kombeve pėrreth, u pėrpoqėn tė legjitimonin ekzistencėn e shtetit tė tyre duke ndėrmarrė njė seri reformash radikale nė mėnyrė qė tė zbusnin dhe tė zbehnin traditat osmane dhe islame, duke u pėrpjekur kėshtu “tė perėndimizonin” karakteristikat e shoqėrisė shqiptare. Pra, pėr Shqipėrinė, e vetmja mėnyrė pėr tė mbijetuar nė kėtė ambient tė armiqėsorė ishte tė bindte Fuqitė e Mėdha qė tani gjendja tani ishte shumė e largėt nga e kaluara e traditės dhe aleancės osmane dhe tani pjesė dhe parcelė e fushėn Europiane dhe gjėrave tė tjera. Ne duhet tė kemi parasysh qė nė ato kohėra koekzistenca multikulturore nuk ishte diēka e modės dhe tė drejtat e njeriut nuk kishin nevojshmėrisht kuptimin qė kanė sot.



Ēėshtja pastaj ishte sesi tė bėheshe mė pak musliman. Kjo ėshtė sesi politikat e kitman-it ose fshehjes sė identitetit musliman, unė mendoj, dolėn nė pah, duke fshirė kėshtu, ose zbehur tė gjitha karakteristikat e dukshme islame dhe osmane tė kulturės shqiptare. Duke vepruar kėshtu, shembulli pėr tu ndjekur ėshtė dhėnė sė pari nga elita gjatė gjysmės sė parė tė shekullit 20-tė. Me futjen e diktaturės komuniste, Shqipėria, mori njė rrugė histerike nė perėndimizimin e reformave. Komunistėt e shikonin ish elitėn shqiptare, e cila kishte kryer reformat e para tė perėndimizimit, si “anadollak” dhe “patriarkal” dhe vazhduan transformimin radikal tė shoqėrisė shqiptare, duke zhdukur kėshtu tė gjitha shenjat e traditave tė kaluara.



Tė gjitha shenjat e dukshme tė sė kaluarės osmane filluan tė zhdukeshin, duke filluar me arkitekturėn madhėshtore tė ndėrtimeve urbane, pazareve dhe seraljot. Shkatėrrimi i tyre kishte pėr qėllim tė tregojė qė Shqipėria e kishte marrė shumė seriozisht rrugėn e modernizmit siē kuptohej prej revolucionit socialist. Secila nga shenjat e dukshme tė kaluarės orientale u bėnė njė shėnjestėr pėr propagandėn e pėrditshme dhe subjekt i ligjeve shtypėse tė diktaturės komuniste. Kjo luftė e deklaruar, sė pari kundėr traditės dhe mė vonė kundėr fesė, muslimanėt dhe tė krishterėt, u bėnė njė markė shqiptare.



WB: Si shkon balanca midis laiēizmit dhe fesė nė Shqipėri?


EB: Laiēizmi ėshtė klima e kontinentit tonė. Ne nuk jemi ndryshe nga pjesa tjetėr e kontinentit nė kėtė aspekt. Shqipėria ndjek versionin francez tė laiēizmit, jo atė mė fleksiblin e versionit Anglo-Sakson qė e percepton elementin fetarė si pozitiv dhe qė nuk duhet tė shtypet. Megjithatė, ka ndryshime midis modelit laik shqiptar dhe versionit origjinal francez. Mentaliteti laiēist duket se vė nė shėnjestėr vetėm fenė islame nė Shqipėri. Krishtėrimi, qoftė ai Ortodoks ose Katolik, shihen si njė etiketim europian modern dhe i modės e cila e tejkalon laiēizmit, megjithėse perceptohet si diēka shumė natyrale. Shembujt e politikanėve shqiptar tė cilėt hapur marrin pjesė nė meshėn e sė dielės, ndiq ritualet e krishtera, martohen nė kisha dhe marrin pjesė nė ceremoni fetare nė nder tė tyre janė krejt natyrale tė rregullit tė gjėrave shqiptare. Nė kontrast, ėshtė e padėgjuar dhe e paparė qė njė politikan shqiptar tė marrė pjesė pėr falje ose madje edhe tė tregojė publikisht pėrkatėsinė mė tė vogėl nė besimin musliman.


Pėr mė tepėr, nė Parlamentin shqiptar, ne shohim parti politike tė krishtera, ndėrsa vetėm ideja e krijimit tė njė partie nominale muslimane do tė krijojė diēka tė njėjtė me njė tėrmet e njė madhėsie tė madhe. Gjithashtu, nė vendin tim laik, librat shkollor hapur pėrmbajnė interpretime fundamentaliste tė krishtera dhe ja shėrbejnė atyre si fakte ndaj fėmijėve ndaj rrėfimeve tė ndryshme.


Arsyet qė na kanė ēuar kėtu janė tė shumta dhe tė ndryshme, por unė besoj qė mė e rėndėsishmja midis tyre gjendet nė diskursin emancipues qė ka mundur tė fshijė ēdo dallimin midis “tė krishterit” dhe “europianėt”. Kėshtu, nė emėr tė integrimit tė Shqipėrisė brenda strukturave europiane, qarqet fundamentaliste janė duke propozuar agjenda tė krishtera si e vetmja rrugė drejt Europės.


WB: Si i pėrgjigjet muslimani intelektual shqiptar keqkuptimeve tė imazhit dhe rolit tė islamit nė shoqėri?


EH: Unė u pėrpoqa tė shpjegoj arsyet pėr fshehjen e besimit islam gjatė procesit tė ndėrtimit tė kombit nė fillim tė shekullit 20-tė. Lufta pėr tė fshehur besimin u bė e dhimbshme pėr shkak tė madhėsisė se ēfarė ishte nė lojė, vetė ekzistenca e shtetit shqiptar. Fakti elitat shqiptare pėrqafuan dhe adoptuan stilin europian tė jetesės, krishin krijuar besimin qė islami po zhdukej nė Shqipėri. Kėshtu, shqiptarėt e kohės duhet tė pėrballeshin me kritiēizmin e tėrbuar nga shumė zėra europian pėr faktin e vetėm tė ndėrtimit tė xhamive nė 1930. Ndėrsa shtypi francez dhe italian ishin mė tė zėshėm nė alarmimin e tyre, ne mund tė imagjinojmė se ēfarė cilėsie gjuhe pėrdorej nė qarqet politike.


Si pėrgjigje, elitat e frikėsuara shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato fetare, filluan pėr tė kufizuar numrin xhamive vetėm duke i mbyllur. Burokratėt i ndalėn faljet e tyre publike dhe pjesėmarrjen e ceremonive muslimane. Ata mendonin qė ata kishin pėr tė treguar shenja serioze tė ē’islamizimit dhe ē’osmanizimit tė Shqipėrisė. Unė besoj qė duke vepruar kėshtu ata pritnin qė tė pranoheshin nga pala europiane dhe shpresonin pėr tė arritur marrėdhėnie tė mira me ata.

Gjenerata e mėvonshme injoruan arsyet e vėrteta prapa strategjive tė tilla mbijetese dhe gjenerata e tretė madje edhe mė tepėr. Kėto strategji mbijetese tė fshehjes sė besimit filloj tė ngushtonte hapėsirėn publike pėr kėrkesat muslimane tė cilat rezultuan nė alienizimin e intelektualit shqiptar musliman qė rrjedhimisht vdiq tėrėsisht me instalimin e diktaturės komuniste dhe ligjit tė poshtėr tė ndalimit tė fesė qė zgjati pėr 23 vjet.


Tani, intelektuali musliman ėshtė nė periudhėn formuese. Gjenerata mė e re ėshtė duke u bėrė e vetėdijshme rreth realiteteve tė identitetit shqiptar dhe trashėgimisė fetare tė tij. Unė shpresoj, qė pas njė shekulli nė fshehje dhe shtypje gjėrat do tė kthehen nė rrugėn e tyre normale.



Ngjarjet qė pasuan vrasjen e njė shtetasi shqiptar nga Himara, sfondi politik i vėrtetė apo i supozuar i motiveve tė vrasjes, protesta e qeverisė greke dhe kryepeshkopit tė Kishės Ortodokse, zbythja e shtetit shqiptar e servilizmi i politikanėve ndaj shtetit grek kanė nxitur njė mori artikujsh nė shtyp qė reflektojne zemėrimin shqiptar.

Ėshtė zemėrimi shqiptar ndaj fqinjit tonė qė teksa ngrė zėrin nė kup tė qiellit pėr njė vrasje qė ende nuk ėshtė hetuar tėrėsisht, toleron vrasjen e emigrantėve shqiptarė pėr motive tė qarta ksenofobie teksa ushtarėt e kėtij shteti premtojnė nė marshe ushtarake se do e kthejnė lėkurėn e shqiptarėve (si dhe turqėve) nė shollė kėpucėsh. Ėshtė zemėrimi ndaj kreut tė Kishės Ortodokse Shqiptare qė as nuk pėrpiqet tė ruaj aparencat nė mbėshtetje tė politikave greke nė Shqipėri. Ėshtė zemėrimi ndaj politikanėve tanė qė lejojnė qė rrugėt e kėtij vendi tė zaptohen me banditizėm, qė servilosen para fqinjėve tanė qė trajtojnė Shqipėrinė si vend vasal, qė nuk ngrenė zėrin pėr keqtrajtimet e emigrantėve shqiptarė.

Po a janė vėrtet tė zemėruar shqiptarėt nga qeveria e tyre, nga servilizmi politik, nga trajtimi nė pikat kufitare apo nė rrugėt e Athinės, a janė tė irrituar shqiptarėt qė trajtohen si mbeturina qė shtyhen me FSHESĖ? A mos vallė gjithė kėta artikuj nė media reflektojnė ngritjen e ndonjė lėvizjeje nacionaliste shqiptare? Jo.

Qeveria aktuale dhe kryeministri i saj, qė ka treguar me jetgjatėsinė e vet politike se e njeh mirė kėtė vėnd, nuk trembet se servilizmi dhe vasaliteti i tij do i kushtoj nė kutitė e votimit, se zemėrimi shqiptar do kthehet nė kriter politik sipas tė cilit do vlerėsohen forcat politike dhe se do ndikojė rezultatet elektorale. Opozita qartazi nuk mendon se ka vlerė praktike marja e rolit tė kampionit tė zėrit tė revoltės shqiptare ndaj dinjitetit tė humbur e prandaj as nuk ka ndėr mend tė marė njė hap tė tillė. Arsyeja ėshtė se nuk ka zemėrim shqiptar, nuk ka shance qė gjithė kjo prodhimtari mediatike tė reflektojė njė lėvizje civile qė do vendoste artikulimin e ndonje qėndrimi politik qė kėrcėnon tė ndėshkojė politikanėt pėr vasalitetin e tyre ndaj fqinjit tė jugut. Shqiptarėt prej kaq vitesh e kanė bėrė tė qartė sa e kanė pazarin, se cili ėshte cmimi i tyre. Shqiptarėt nuk i ka zemėruar mjaftueshėm as FSHESA e as konvertimi me dhunė i eshtrave tė gjyshėrve tė tyre, as impotenca e policisė qė u zmbraps para tymit tė temjanit, as ksenofobia e racizmi i shtetit grek, as fundamentalizmi fetar i Greqisė qė vazhdon tė mbėshtesė kriminelėt mė famėkeq tė Ballkanit, as trajtimi i tyre nė Kakavi si qėnie qė nuk meritojnė respektin themeltar njerėzor. Shqiptarėt nuk janė tė zemėruar, ose sė paku jo aq sa ta vėnė re politikanėt e tyre, jo aq sa ta kthejnė kėtė zemėrim nė lėvizje civile e politike qė kėrkon dinjitet. Si rjedhim kjo valė mediatike, pėrfshi kėtė artikull, ka gjasa tė jėtė retorikė boshe.



Nėse njė hetim i pa-politizuar do tregonte se vrasja u krye pėr motive urrejtje etnike, atėherė ajo duhet dėnuar si e tillė. Por kjo jo pėr shkak tė presioneve tė njė vendi si Greqia qė nuk ka tė drejtėn morale t’u japė leksion shqiptarėve pėr kėto punė. Duhet dėnuar si e tillė sepse shqiptarėt nuk duhet tė lėjojnė diskriminimin e dhunimin e askujt pėr shkak tė etnisė, rracės apo fesė sė tij. Nėse vėrtetohet se vrasja ėshtė motivuar nga urrejtja etnike, atėherė arsyet, motivet, shtysat qė e ushqejnė njė gjė tė tillė duhen studiuar dhe adresuar. Por tė jemi tė qartė, shqiptarėt kanė mjaft arsye, mė se tė justifikuara, pėr tė qenė tė pakėnaqur, tė fyer, tė indinjuar nga politikat e fqinjit tė jugut dhe ky zemėrim duhet tė gjejė zė nė mėnyrė dinjitoze e tė shėndetshme, nė njė mėnyrė qė do u tregonte politikanėve tanė se nėse nuk do pėrfaqsojnė interesat e elektoratit qė i voton, atėherė ata nuk meritojnė pushtetin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
etmond
Moderatore
Moderatore
etmond


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 46
Location : Athine.

Identiteti shqiptar...!? Empty
MesazhTitulli: Identiteti shqiptar...!?   Identiteti shqiptar...!? Icon_minitimeWed Oct 06, 2010 12:41 am

Jo cdo gje eshte Islam!
Nuk ka mundesi princo qe; cdo gje qe vertitet ne shqiperi te kete lidhje me Islamin, nderkoh Islamizmi ne shqiperi eshte i pa njohur, eshte nje sekt fetar i mbire vitet e fundit, eshte tjeter gje Myslimanizmi e tjeter gje Islamizmi.
Edhe vete myslimanizmi eshte nje fe e importuar ne shqiperi, ndersa islamizmi eshte fenomeni global i viteve te fundit, pra duhet te jemi pak me te permbajtur,me te kujdeshem kur duhet te diskutojme e gjykojme perreth identitetit SHQIPTARE dhe njekohesishte kete identitet ta lidhim me islamizmin, ka dicka qe nuk shkone ketu!?
Ndaj, eshte me mire qe ti ndajme keto ne kategori, nje komb si kombi yne, PELLAZGO-ILLIRE, qe ka nje histori disa dhjetramijera-vjecare me besimin e tyre ne PAGANIZEM kurresesi nuk mund te KRAHASOHET me Islamizmin, e gjithe degezimet e tij, gje qe eshte shfaqur shume e shume kohe me pas dhe nuk asnje lidhje me identitetin Shqiptare.
Gjithe te mirat.
Etmond Guri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Lushnja.com
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

Identiteti shqiptar...!? Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti shqiptar...!?   Identiteti shqiptar...!? Icon_minitimeTue Oct 12, 2010 9:34 pm

Ilir Dardani: Shoqeria Islamike Shqiptare
E Hene, 03-05-2010, 09:59pm (GMT+1)


Shoqeria Islamike Shqiptare


Nga Ilir Dardani


Ternava: ‘’Nene Tereza eshte magjupe’’


Kryehoxha i Kosoves, Naim Ternava ka thene se ‘’Nene Tereza eshte magjupe’’. Njeriu para se te lind nuk ka te drejte zgjedhjeje, per te lindur rom, zezak, arab apo shqiptar. Me kete dua te them se te gjithe njerezit jane te barabarte ne diten e pare te lindjes, pastaj duke u rritur formojne profilin e tyre me ngjyra te ndryshme. Nese njeriu rritet ne nje ambjent islamikesh fanatike do e kete te pamundur largimin nga kjo ideologji sepse ne nje nga nenet e kesaj kushtetute te shkruar nga ‘’zoti’’ eshte edhe denimi me vdekje.
Nene Tereza mbetet Nena me e Madhe e Botes edhe nese do te ishte magjupe nga Azia, Afrika, Turqia, Serbia apo Shqiperia.
Prinderit e Nene Terezes ishin Katolike, kurse 100% e magjupeve shqiptare jane te besimit islam, me origjine te larget nga vendet e Azise. Romet kane xhamine e perbashket me myslimanet shqiptare, luten ne arabisht si shqiptaret dhe kane varret e perbashketa me shqiptaret e besimit islam. Romet jane prodhuesit e muzikes Tallava, kurse konsumatoret jane shqiptaret myslimane. Shqiptaret myslimane fanatike me pare lejojne qe vajza e tyre te martohet me nje magjup mysliman sesa me nje shqiptar te besimit te krishtere. Per kete nuk mund te fajesohen shume shqiptaret myslimane duke pare qe kane shume gjera te perbashketa me magjupet, romet apo si quhen ndryshe, gabelet.
Vitet e fundit ne Dardani jane rikthyer ne fene e te pareve mijera shqiptare dhe ky eshte nje lajm trishtues per Naim Ternaven dhe naimat e tjere, me callma e pa to.
Shefat e Ternaves neper vende te ndryshme te Azise i’a kane terhequr veshet dhe per kete e ngren zerin here pas here. Shefat e Ternaves shikojne qe rinia dardane nuk mund te mbyllet ne arkivole islamike prandaj kerkojne qe shkollat te islamizohen nga propaganda e arabeve dhe e shqipfolesve gjakprishur.
Sulmi islamiko-monstruoz kunder At Anton Kcires tregoi qarte se islami ne trojet tona dalengadale po jep shpirt, edhe pse per pjesen e ulet te shoqerise shqiptare po forcohet nga mjekrat e carcafet. Shqiptaret nuk po bashkohen por vetem po ndahen.


Proteste Europiane ne Dardani


Ne Dardani shqiptaret protestuan me rastin e Dites Nderkombetare te Punetoreve. Kjo dite ne vendet demokratike shfrytezohet per te protestuar kunder veshtiresive te ndryshme ne pune, per pagat etj., por edhe nga pensionistet dhe te papunet. Ashtu si europianet e tjere edhe dardanet nuk festuan Diten e Pavaresise (apo festat e tjera) me 1 Maj! Punetori dhe i papuni shqiptar ka arsye me shume se askush ne Europe te protestoje. Ju lumte!


Feste Enveriste ne Shqiperi


Shqiperia vishet me flamuj te NATO-s dhe kendohen kenge. S’ka me bukur, qiell e kenge blu ne sheshin Nene Tereza!
Nje zot e di se sa eshte numeri i te papuneve ne Shqiperi, kurse sa eshte paga dhe sa te pasigurte jane punetoret e dime. Dime se pensionet jane tmerresisht te mjera dhe ne mijera familje shqiptare ekziston Varferia Ekstreme.
Diktatori Enver Hoxha e bente feste ne Shqiperi me rastin e 1 Majit, sic e ben Sali Anadollak Berisha sot.
Ne vend qe te protestoje, populli pajtohet me mjerimin ekonomiko-social dhe pasurohet shpirterisht me fjale mjaft pozitive te kryeministrit dhe pasurohet erotikisht me perdredhjet e vitheve mjaft pozitive te Ciljetes.


Prapambetja Islamike

Ne emisionin Opinion te Blendi Fejziut nje gazetar e pyet Ministrin e Brendshem Lulzim Basha, pak a shume keshtu: ‘’A mendon se ka te beje feja (islame) nga qe vetem vendet islamike te Europes kane mbetur prapa ne liberalizmin e vizave’’?
Basha gabon ne fillim sepse fillon te qaje per problemet e Bosnjes dhe pretendon ta zgjidhe problematiken e tyre, pastaj vazhdon te gaboje kur thote se Kosova nuk eshte per diskutim sepse eshte shtet i ri dhe - sipas tij - eshte ende heret te udhetojne lirshem qytetaret e ketij shteti.
Por Luli nuk gabon kur pyetjes direkte nuk i jep pergjigje, sepse kemi vetem nje pergjigje: Po, Perendimi ka problem me islamin dhe do e kemi shume te veshtire te Anetaresohemi ne BE, sic e kane pasur dhe e kane turqit qe 50 vjet. Shqiptaret jane europiane kurse turqit aziatike, por qe kane nje kulture te perbashket e cila i fut ne te njejtin thes. Do zoti na meshirojne sepse shqiptaret qe nuk kthehen tek emrat e tyre, qe vazhdojne te prapanice-lartesohen ne xhamine e vrasesit te tyre, pushtuesit monstruoz sulltan murati, nuk e meritojne Europen, biles as Shqiperine.
Pakice kane qene Luftetaret e Lirise, pakice jane politikanet e ndershem, pakice jane intelektualet e medhenj. Po shumice kush eshte? – Populli injorant me ndergjegje te shkarravitur neper kryeinjorancat e botes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

Identiteti shqiptar...!? Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti shqiptar...!?   Identiteti shqiptar...!? Icon_minitimeFri Oct 15, 2010 5:06 pm

kush na qenka ky far ilir dardani qe te paska mbushur mendjen ty ??
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

Identiteti shqiptar...!? Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti shqiptar...!?   Identiteti shqiptar...!? Icon_minitimeSat Oct 16, 2010 4:02 pm

Kush ishte Haxhi Qamilit?
ESAD PASHA TOPTANI dhe HAXHI QAMILI

Kur Esad Pasha vari Haxhi Qamilin

Rrallėherė ndodh nė historinė e njė kombi qė njė
figurė tejet minorene nė kulturė e dije, por edhe aksionin e tij, tė vlerėsohet e tė mbivlerėsohet derisa ta quajnė hero. Dhe populli e kujton se ai ka qenė revolucionar, ndėrsa nė tė vėrtetė ka qenė reaksionar anadollak. Pėr Haxhi Qamilin e kemi fjalėn, kėtė personazh kaq grotesk, injorant e tė prapambetur qė nė kohėn qė fuqitė caktuan nė Shqipėri Princ Vidin pėr tė qeverisur, ai kėrkonte rikthimin e Sulltanit. Sot mbushen 92 vjet nga varja e tij, njė akt qė realizoi njė personazh po aq grotesk saj ai. Antipodi, thotė studiuesi Artan Lame, quhet Esad pashė Toptani. Dhe pėrpos kėsaj ngjarjeje, studiuesi ka bėrė njė zbulim krejt tė rrallė. Nė arkivin e tij ka njė foto tė momentit qė Haxhi Qamili sapo ėshtė varur. Nė njė intervistė pėr "Tirana Observer", Lame tregon me mjaft tė dhėna historinė e atij qė u quajt prijėsi i gjullurdisė.

Si arriti tė bėhej Haxhi Qamili njė figurė e famshme, kur dihet qė ai nuk kishte njė nivel kulturor tė lartė?

Haxhi Qamili ėshtė njė figurė qė, edhe duke e sharė, e mbajmė nė qendėr tė vėmendjes, ndėrkohė qė ėshtė njė figurė fare margjinale, qė jo nė analet e historisė sonė qė ėshtė plotė me boshllėqe, por dhe nė analet e historisė evropiane, qė ėshtė e skeduar ēdo gjė, do tė ishte zhdukur me kohė. Ai nuk ishte as udhėheqės i kryengritjes, mbasi ai ishte i njė nivel tė dytė ose tė tretė fare. Udhėheqėsit shpirtėrorė dhe liderėt e vėrtetė tė kryengritjes ishin myftiu i Tiranės, myftiu i Kavajės, ca figura obskurantiste, fanatike, injorante. Haxhi Qamili ishte thjesht ai fshatari qė u bė krahu i armatosur, do tė thoshim sot.

Cili ėshtė vlerėsimi i figurės sė Haxhi Qamilit?

Gjatė periudhės sė monizmit nuk mund tė merreshin dhe tė fryheshin ata qė ishin nė krye tė kryengritjes qė ishin imamė, dhe u pėrzgjodh Haxhi Qamili. Ne, sot, pėr ta hedhur poshtė, merremi me tė. Fakti ėshtė qė ai sot ėshtė kthyer nė njė simbol tė njė mentaliteti, njė mėnyre veprimi. Nga kjo pikėpamje ėshtė mirė qė shėrben si njė simbol. Mjafton tė shfletosh revistat dhe gazetat e kohės deri nė vitin 1944, ku nuk gjen nė mėnyrė absolute asnjė prononcim pozitiv as nga tė majtėt dhe as nga tė djathtėt, as nga pėrfaqėsuesit e "vegjėlisė" dhe as nga pėrfaqėsuesit e bejlerėve. Po t'i referohemi dhe periudhės sė vetė viteve 1914 dhe 1916, edhe Shqipėrisė sė stabilizuar tė viteve '20-'30 apo qoftė dhe nė kohėn e Italisė e kėshtu me radhė, nuk kemi ndonjė vlerėsim pėr tė. Vetėm pas Luftės filloi tė ketė njė vlerėsim. Duhet kėmbėngulur qė dhe nė kohėn e monizmit ka pasur historianė qė kanė qenė kundėr kėtij pozitivizmi tė kėsaj figure groteske. Mund tė pėrmend historianin Skėnder Luarasi, djalin e Petro Nini Luarasit, si njė patriot dhe figurė e njohur nė Shqipėrinė e viteve '60. Ai kėmbėnguli deri nė fund kundėr kthimit nė hero tė Haxhi Qamilit.

Si e kanė pėrshkruar tė huajt kėtė figurė obskurantiste tė fillimshekullit XX?

Pėr hir tė sė vėrtetės historike duhet thėnė qė disa shkrime bashkėkohore, sidomos tė tė huajve qė janė mė tė ftohtė se ne, krahas obskurantizmit, vullnetit tė kėsaj klase reaksionare pėr kthimin nėn Turqinė, duke qenė kundėr Pavarėsisė sė Shqipėrisė, shohin dhe njė komponentė tė luftės kundėr klasės sė bejlerėve. Duhet theksuar qė kėtė komponent nė tė vėrtet e kishte kjo kryengritje, por qė ishte fare sekondare nė qėllimet e kryengritjes. Pėr fshatarėt, meqenėse u bė kjo kryengritje, thanė "me qė na dolėn nė shteg dhe bejlerėt, hajde t'u biem dhe atyre". Ky komponent ka ekzistuar nė kryengritje sidomos nga gjysma e mbrapa e zhvillimit tė saj. Kjo ėshtė njė nga arsyet qė i bėri bllok bejlerėt, sepse panė dhe rrezikun e tyre te kjo kryengritje.

Mund tė thoni se cila ishte pozita e pronės nė kėtė periudhė tė historisė sė Shqipėrisė?

Nuk ka asnjė diskutim qė prona feudale nė atė kohė ishte totale mesjetare dhe historia jonė ėshtė plotė me kryengritje tė tilla, kėshtu qė nga kjo pikėpamje ishte fare normale njė kryengritje e tillė, qė popullsia fshatare tė ngrihej kundėr njė shfrytėzimi nga klasa e bejlerėve nė kushte kur Shqipėria me hir apo me pahir po mundohej tė hynte nė zhvillimet e shekullit tė ri, qoftė dhe larg e larg.

Kush ishte figura qė qėndronte si antipodi i Haxhi Qamilit?

Antipodi i qytetėruar i Haxhi Qamilit dhe ai qė e pėsoi mė shumė, ishte Princ Vidi. Dyshja Princ Vidi me Haxhi Qamilin ėshtė njė dyshe qė mua personalisht mė ka tėrhequr shumė, dhe sa herė qė jam mundur kam shkruar pėr ta. Kjo mbetet njė dyshe qė pėrfaqėson, nga njėra anė njė princ evropian, i cili kishte ardhur nė Shqipėri i ngarkuar nga tė tjerė me kėtė detyrė, (dhe duhet tė ēlirohemi nga mendime tė marra), qė ishte i huaj, apo ishte reaksionar. Ai ishte njė figurė e nderuar me shkollė prusiane, duke i dhėnė letrat e duhura dhe duhet tė kryente kėtė detyrė ashtu siē ndodh dhe sot me administratorin e Kosovės, pėr shembull. Pėr mė tepėr ėshtė njė fakt qė Princ Vidi erdhi me gjithė familjen nė Shqipėri, me gruan dhe fėmijėt katėr-pesė vjeē, dhe erdhi me vullnetin pėr tė bėrė Shqipėrinė. Kjo kishte ndodhur paraprakisht nė Greqi, kur mbreti ishte caktuar nga Fuqitė Perėndimore dhe ishte gjerman, kjo kishte ndodhur nė Bullgari, ku mbreti ishte po gjerman. E njėjta gjė ndodhi dhe nė vendin tonė, ku mbretin na e sollėn po gjerman, po ashtu dhe nė shumė vende tė tjera ndodhi po e njėjta gjė, qė kur shpallėn pavarėsinė, Fuqitė e Mėdha iu imponuan familje mbretėrore tė shfronėsuara nga Perėndimi. Ky ishte njė kontekst i gjithė Evropės sė kohės.

Ēfarė gjeti nė atė kohė Princ Vidi kur erdhi nė Shqipėri?

Kėtij princi, qė iu fola pak mė lartė, qė erdhi dhe me flamur dhe shqiponjė tė zezė, ne si shqiptarė i vumė pėrballė Haxhi Qamilin. Thirrjet e kėtij tė fundit ishin pėr t'u kthyer pėrsėri me sulltanin. Ēdo libėr qė ky gjente pėrpara e digjte duke mos bėrė dallim, mjafton fakti qė ėshtė libėr dhe duhet djegur. Sipas tij, vetėm Kurani duhet tė ekzistonte. Krimet e tij shkonin deri aty sa mjaft qė tė thoshe se jam "kaur" dhe nuk mungojnė rastet kur njerėzit janė vrarė vetėm me argumentin qė ishin tė tillė. Kjo figurė groteske, bashkė me gjithė grigjėn e tij, i vuri flakėn Shqipėrisė nė momentin mė tragjik tė saj. Kėtu pėrfshihen dhe figurat qė pėrmenda mė lartė, imami i Kavajės, Tiranės etj.

Si u ndje Princ Vidi pėrballė njė figure tė tillė, dhe cili ishte fundi Haxhi Qamilit ?

Natyrisht qė as qė mund tė imagjinohet qė princi i ardhur nga fuqitė e huaja mund t'ia dilte njė figure kaq qesharake. Njė njeriu tė tillė mund tė vinte hakut vetėm njė njeri po si ky. Dhe njė njeri si ky ishte Esad Pashė Toptani, njė figurė po aq e zezė, po aq e ngarkuar negativisht nga historia shqiptare, plotė me njolla, i pabesė, i nėntėdhjetė e nėntave etj. Pėrfaqėsuesi mė brilant i administratorit tė lartė otoman. Pra, Haxhi Qamilit njė njeri i tillė mund t'i vinte hakut dhe kėshtu ndodhi deri sa e shtypi kryengritjen dhe e vari Haxhi Qamilin bashkė me njė tufė kopukėsh tė tjerė nė Durrės. Pėr fat, historia na ndihmoi qė na hoqi qafe dhe Esad Pashėn.
E thashė dhe pak mė lartė, qė nė kohėn e monizmit ēdo kryengritje nė ēdo kohė duhet tė gjetur shembuj qė populli shqiptar kishte luftuar pėr liri dhe barazi, madje ndonjėherė flitej dhe pėr socializėm. Nė kėtė periudhė ngjarje mė tė bukur pėr t'u masakruar historia pėr tė pėrdorur kėtė kryengritje pėr qėllime politike nuk kishte. Gjithmonė gjendeshin njerėz tė gatshėm pėr tė shkelur mbi parimin e tyre apo mbi mėnyrėn e tyre tė menduarit pėr hir tė njė rroge. Dhe nė fakt u gjetėn njė tufė e mirė historianėsh qė kryengritjen reaksionare tė Haxhi Qamilit e kthyen nė kryengritje revolucionare qė do tė shpėtonte Shqipėrinė. Kjo pikėpamje mbisundoi deri nė fillim tė viteve 1990 me tė keqen qė ne pas viteve 1990 kaluam nė ekstremin tjetėr. Unė vazhdojė tė theksoj faktin qė ajo kryengritje nga gjysma e mbrapa pati njė moment tė luftės kundėr bejlerėve. Nėse do ta lidhim me realitetin sot, mos harrojmė qė aq e fortė ishte klasa e bejlerėve atėherė sa qė as Zogu nuk arriti tė bėnte dot reformėn agrare, pavarėsisht premtimit tė bėrė. Pėr Princ Vidin as qė bėhej fjalė t'ua dilte. Kjo vinte pasi ajo klasė ishte e lidhur fortė me tė shkuarėn dhe ishte reaksionare kundrejt ēdo lloj ndryshimi. Njė gjė ėshtė e vėrtetė, qė klasa e bejlerėve ishte po aq reaksionare sa klasa e obskurantistėve myslimanė, por qė kishte kuptuar njė gjė, qė Turqisė i kishte ardhur fundi nė Shqipėri. Obskurantistėt nuk donin tė kuptonin qė Turqia kishte vdekur nė vendin tonė. Ndėrkohė reformėn agrare qė Zogu la nė mes, arritėn ta bėnin vetėm komunistėt nė vitin 1946 dhe qė ėshtė spekulimi mė i madh i tyre kundrejt Ahmet Zogut.

Pėr t’i bindur fshatarėt e varfėr dhe fantikė tė zonės, shumė prej tė cilėve as e konceptonin Shqipėrinė e pavarur, Esat Pasha veshi si djalin e Sulltan Hamitit njė kushėririn e tij nga Elbasani, Dervish Biēakun dhe e shėtiti nė gjithė fshatrat e zonės pėr t’ju treguar atyre qė Turqia nuk i kishte harruar. Nė kėtė kohė lėvizjes sė Esat Pashės iu bashkua Haxhi Qamili, njė i marrė nga Sharra, qė ra nė sy nė betejėn e Prezės. Qamili mendonte se pushka e kaurrit nuk merrte nishan mirė dhe se plumbi i shkonte shtrembėr. Haxhi Qamili kishte si moto tė tijėn politike “Dum Babėn” (pra Sulltanin). Qamili, njė analfabet e injorant, qė pėrpara se t’i bashkohej lėvizjes sė Esat Pashės shishte prasė nė pazar, pasi krijoi njėfarė pushteti, nisi tė djegė shtėpitė e atdhetarėve Toptanė nė Tiranė, tė intelektualėve dhe patriotėve qė nė fshehtėsi shkruanin tekste nė shqip dhe qė ishin ithtarė tė njė Shqipėrie europiane qysh pėrpara pavarėsisė. Pra e gjithė kjo frymė demokratike dhe progresiste, u ndesh me fanatizmin e regresin e analfabetėve qė donin tė linin nė mjerim vendin, pasi kishin njė mendėsi qė i pėrkiste njė tjetėr epoke.
Haxhi Qamili thėrriste “Dum Babėn” duke i thurur lavde Sulltanit qė e robėronte Shqipėrinė prej shekujsh, nė njė kohė kur e gjithė Europa ishte e lirė.
fluturoo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Identiteti shqiptar...!? Empty
MesazhTitulli: Re: Identiteti shqiptar...!?   Identiteti shqiptar...!? Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Identiteti shqiptar...!?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flamuri Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions