LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 A e pranuam islamin me dhunė?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

A e pranuam islamin me dhunė? Empty
MesazhTitulli: A e pranuam islamin me dhunė?   A e pranuam islamin me dhunė? Icon_minitimeMon Sep 27, 2010 9:33 am


Kthimi i shqiptarėve nga tė krishterė nė muslimanė ėshtė bėrė shpesh objekt i debateve publike tendencioze, ku shteti osman ėshtė akuzuar pėr konvertime masive me dhunė nėpėrmjet taksave, xhizjes e devshirmesė. Historiografia komuniste i ka shtrembėruar faktet e shtyrė nga njė metodologji tejet e politizuar, ndėrsa sot akoma ka njerėz qė i mėshojnė kėtyre shtrembėrimeve, po ashtu pėr arsye tė tjera tė politizuara.

Ndryshimi i strukturės konfesionale (besimeve) te shqiptarėt qoftė tė veriut dhe ato tė jugut, pra, qysh nga Tregu i Ri qė ėshtė pika mė veriore e deri nė Artė e nė tė gjithė Ēamėrinė ishte relativisht i ngadalshėm dhe mbetet njė habi pėr tė gjithė studiuesit pėr ndryshimet e mėdha, qė solli nga ana demografike pėr ndjekėsit ēdo feje. Pas futjes nėn sundimin e osmanėve tė tė gjithė trojeve shqiptare, edhe tė atyre pak qyteteve bregdetare qė ishin nėn kontrollin e venedikasve, u shoqėrua natyrshėm edhe me ndryshimin e strukturės konfesionale nė tė gjithė vendin. Megjithatė na duhet tė themi pėr hir tė sė vėrtetės se sundimi osman nuk ishte ai qė solli kontaktet e para me Islamin, qė ishte feja dhe doktrina shtetėrore dhe ligjore e tyre. Kontaktet me Islamin tė shqiptarėve janė shumė mė tė hershme se kaq dhe ka shumė tė dhėna historike. Njė nga kontaktet mė tė hershme dhe qė na ve mė shumė nė mendime ėshtė ekzistenca e Xhamisė sė Mlikut, e cila sipas njė dokumenti tė ardhur nga Halepi i Sirisė daton rreth viteve 1205 e deri mė 1291 ([1]). Pra, rreth njė shekull mė parė se tė ndodhte, nė mos dhe mė tepėr, Beteja e Fushė-Kosovės dhe tė shfaqeshin turqit osmanė si fuqi e kohės. Sipas disa tė dhėnave historike kemi edhe rastin e Jakub Shpatės, njė nga princat e parė shqiptarė qė u kthye e u bė musliman. Hapat e parė drejt islamizimit masiv tė shqiptarėve nuk janė bėrė prej pushtetit osman, siē mund tė paraqitet rėndom nga historianėt. Ato janė bėrė prej tarikateve tė ndryshme, siē mund tė pėrmendim bektashinjtė me Sari Salltėkun nė Krujė, nė Tetovė Kalkandelėt dhe nė Janinė teqeja e Sheh Hashimit, tė cilėt janė vendosur nė territoret shqiptare para hyrjes sė osmanėve ([2]). Duhet pasur parasysh se pėr tė krishterėt ortodoksė dhe pėr muslimanėt, integrimi me tė krishterėt katolikė ishte njė poshtėrim, rėnie nė njė nivel mė tė ulėt ([3]). Vetė osmanėt nuk kishin treguar ndonjė interes tė veēantė ndaj prozelitizmit tė popullsive tė krishtera, si dhe pėrjashtimi i konvertimeve me dhunė nga pikėpamja shtetėrore, i dha njė kuptim tė veēantė parullės sė ortodoksėve bizantinė “Mė mirė ēallma turke, sesa tiara papale” ([4]). Sipas tė gjitha tė dhėnave historike ndryshimi i strukturės konfesionale nuk ka qenė i shpejtė dhe ndryshime tė ndjeshme janė bėrė pas mė se njė shekulli qė sundimi osman zuri vend nė trojet shqiptare. Ndėrkaq me hyrjen e Mehmet Fatihut nė Kostandinopojė, ai arriti njė marrėveshje me Patriarkun Ortodoks Genad Skolarin, duke sjellė nė jetė kėshtu sistemin e miletit osman, ku fillimisht pėrfshiheshin tė krishterėt armenė, ortodoksėt, hebrenjtė dhe muslimanėt. Disa historianė arsyet e konvertimit tė shqiptarėve i shohin tek taksa e xhizjes, porse sipas regjistrave tė xhizjes, nė shek. XVI nė Ballkan nuk kishte mė tepėr se 300 konvertime nė vit ([5]). Njė numėr jo-domethėnės ky. Ndėrkaq po tė ishte kaq e madhe nė sasi taksa e xhizjes, osmanėt nuk do tė kishin asnjė interes pėr ta konvertuar popullsinė e krishterė, porse do tė kishin tendencėn pėr tė ruajtur atė gjendje pėr tė vjelė vazhdimisht xhizjen. Ndėrkaq nė fqinjėt tanė ku mbizotėronte ortodoksia dhe marrėveshjet e sulltan Mehmetit u respektuan nga ana e shtetit osman deri ditėn kur pushoi sė qeni, nuk pati ndryshime tė ndjeshme, kjo edhe pėr meritė tė marrėveshjes sė osmanėve me Patriarkanėn. Kėshtu nė gjysmėn e parė tė shek. XVI, Arbėria vazhdoi ta ruante fizionominė e saj tė krishterė, procesi i islamizimit eci shumė ngadalė, gjė qė tregon se qeveria osmane nuk ndoqi dhunėn e drejtpėrdrejtė pėr kthimin e tė krishterėve nė fenė islame dhe nė sanxhaqet shqiptare shtėpitė e krishtera pėrbėnin 98.3%, kurse ato muslimane 1.7% ([6]). Ndėrsa nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI kemi nga 84 qytetet kryesore ballkanike nė 60 qytetet mė tė mėdha mbizotėronin ende tė krishterėt, ku ritme mė tė shpejta kanė qytetet shqiptare ([7]). Ndėrkaq feudalė tė mėdhenj nuk u detyruan nga osmanėt qė tė kthenin fenė pėr tė ruajtur zotėrimet, porse u pėrshtatėn me sistemin e ri tė timareve dhe kėshtu nė regjistrat osmanė do tė gjesh deri nė dy breza tė tjerė timariotė tė krishterė ([8]). Njė nga tezat e ngritura prej disa studiuesve ėshtė ajo e kthimit me dhunė nėpėrmjet sistemit tė devshirmesė, ose e thėnė mė mirė tė marrjes sė tė krishterėve dhe futja e tyre nė repartet e jeniēerėve, apo nė shkollat e larta sulltanore, ku pėrgatiteshin pėr tė shėrbyer nė pallatet e sulltanėve, apo tė funksionarėve tė lartė shtetėrorė osmanė. Megjithatė le tė shohim se ēfarė thonė shifrat, ndėrkohė qė rekrutimi bėhej njė herė nė tre vjet ose nė shtatė vjet dhe merreshin 1.000-3.000 djelmosha ([9]) nė tė gjithė Ballkanin, ku kishte mė tepėr tė krishterė. Me lejimin nga ana e Sulltan Muratit III nė vitin 1582 tė shtetasve osmanė tė inkuadroheshin nė oxhakun e jeniēerėve, pushon sė ekzistuari sistemi i devshirmesė. Sipas tė gjithė tė dhėnave historike mesatarja e kėsaj takse nė vit shkonte 1.000 djem dhe nga fillimi i zbatimit tė kėtij sistemi nė shek. XV e deri nė fund tė shek. XVI, numri i djemve tė krishterė tė rekrutuar ėshtė ndėrmjet 200.000-300.000 vetėve. Pra, siē mund tė shihet se edhe kjo tezė e humbet vlerėn e vet nga pikėpamja kohore, e sipėrfaqes sė madhe gjeografike ku kryhej rekrutimi dhe nga pikėpamja numerike, qė nuk pėrbėn ndonjė rritje tė ndjeshme. Tė rekrutuarit e devshirmesė pėr disa vjet me radhė merrnin njė edukim jashtėzakonisht tė pėrzgjedhur nėn kujdesin e mėsuesve mė tė mirė, qė pėrfshinte tė gjitha disiplinat: sportive, ushtarake, intelektuale dhe artistike. Kjo gjė bėhej me qėllim qė ata tė pėrgatiteshin pėr t’u bėrė tė pėrsosur nė tė gjitha drejtimet, por duke zhvilluar njėkohėsisht dhuntitė e veēanta tė ēdonjėrit. Nė tė njėjtėn kohė, ata formoheshin pėr tė marrė pėrsipėr tė tėra detyrat shtetėrore dhe pėr t’i kryer ato me frymėn e nėnshtrimit tė plotė dhe tė besnikėrisė sė patundur ndaj sulltanit. Nė tė vėrtetė ata e ndėrronin fenė, porse nuk humbnin, pėrkundrazi pėrfitonin nga ky sistem dhe i mirėprisnin ([10]) tė dėrguarit osmanė, qė merreshin me rekrutimin e tyre. Ndėrkaq popullsia e krishterė, veēanėrisht ajo katolike, gjendej pa drejtuesit e saj, ose edhe ato priftėrinj qė ishin, ishin injorantė siē vėrehet edhe nga studiues tė huaj. Nga ana tjetėr serbėt nėpėrmjet kishės svetisaviane i serbizonin tė krishterėt katolikė me dhunė, duke ua ndėrruar deri edhe emrat dhe po ashtu vepronin edhe ortodoksėt grekė, qė pėr nga pikėpamja e miletit nuk pėrbėnin ndonjė ndryshim tė madh pėr sundimin osman, sepse i nėnshtroheshin Patriarkanės. Duke u gjendur para presioneve tė tilla, ku “...deri nė katėr mijė frymė tė krishtera me njė prift tė vetėm keqbėrės, konkubinar dhe qė jep shembull tė keq”([11]), nuk ėshtė pėr t’u habitur se si zona tė tėra pak nga pak filluan tė islamizohen. Pra, arsyet janė komplekse dhe nuk mund tė jenė thjesht ato qė janė paraqitur si presion i padurueshėm i tė ashtuquajturit pushtim osman. Megjithatė njė fakt domethėnės ėshtė se nė vendet e tjera tė Ballkanit si grekėt, serbėt, malazezėt dhe rumunėt, megjithėse janė fqinjėt tanė dhe kanė qenė nėn sundimin osman gjithashtu, nuk shihet tė ketė pasur konvertime nė ndonjė numėr tė ndjeshėm. Ndėrkaq zona tė tėra nė jug dhe nė veri tė trojeve shqiptare e kanė ruajtur identitetin e tyre tė krishterė, katolik apo ortodoks. Debatit tė islamizimit mund t’i sillnim edhe argumente tė tjera, porse kėto janė ato mė kryesoret dhe mė tė debatueshmet nė opinionin publik dhe fundja kaq na lejon kjo sprovė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
A e pranuam islamin me dhunė?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» video mbi ISLAMIN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions