LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
Princo


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881) Empty
MesazhTitulli: ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881)   ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881) Icon_minitimeSun Sep 26, 2010 5:32 pm

All-llahu i Madhėruar e ka pėrcaktuar se kush janė besimtarė: “Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hirė tė All-llahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillėt janė ata tė vėrtetėt.” (Kur’an, 49:15)



Hyrje



“Haj medet pėr kit Shqipni, Shtatė krajla n’ta janė hi: Karadaki me Serbi…” - Popullore



Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme historike tė kombit shqiptar. Rėndėsia e madhe historike e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit shtrihet jo vetėm nė tė gjitha trojet shqiptare, por edhe nė Ballkan, madje edhe nė tėrė Evropėn. Lidhja Shqiptare e Prizrenit e zgjoi, e zhvilloi dhe e pėrparoi vetėdijen kombėtare shqiptare. Ajo me pėrpjekje tė mėdha e ngriti kėtė veprimtari nė shkallėn mė tė lartė, duke e organizuar edhe luftėn pėr autonomi-pavarėsi... Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ēoj, e ngriti pėr herė tė parė ēėshtjen kombėtare shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare. Trajtimi i drejtė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėrmban njohjen e kushteve dhe marrėdhėnieve politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore dhe nė veēanti atyre fetare. Feja, nė veēanti Feja Islame, prej shumicės sė studiuesve, historianėve, nuk ėshtė pėrfillur. Nuk janė pėrfillur as institucionet e saj, as objektet e saj: xhamitė, teqetė, mejtepet, medresetė, ku janė zhvilluar veprimtari tė ndryshme gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit... Nuk janė pėrfillur as titujt e nderuar fetar si myfti, kadi, haxhi, myderriz, hafiz, shejh, hoxhė, imam, mulla, dervish etj. Gjithashtu, nuk janė pėrfillur as dijetarėt e saj ose ulematė shqiptarė. Ulematė shqiptarė, jo vetėm qė nuk janė pėrfillur, por janė pėrbuzur, janė nėnēmuar, madje edhe janė akuzuar si “turkoshak”, “turkofil”, “turkoman” “sulltanistė” edhe me emra tjerė edhe mė tė pistė...! E vėrteta ėshtė se, ulematė shqiptarė ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.



Roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit Roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit do tė kuptohet mė mirė kur tė kuptohen, pranohen dhe zbatohen, nė jetėn e pėrkohshme tokėsore porositė e pėrhershme hyjnore. Religjioni ose feja, sipas enciklopedistėve anglo-amerikanė, ėshtė faktor pėrcaktues pėr jetė a vdekje, qoftė si individ apo si shoqėri, dhe nė gjirin e saj ajo pėrfshinė gjėrat mė themelore: rregullin dhe domethėnien e jetės... Feja, sipas William James-it, psikolog amerikan, na jep siguri dhe lumturi nė jetė; nė marrėdhėnie me tė tjerėt ajo ėshtė burim dashurie. Mungesa e besimit, e dashurisė, sjellė urrejtje. Urrejtja sjellė sėmundje. Njerėzit e sėmurė kanė nevojė pėr t’u shėruar dhe jo pėr tė shkruar histori tė shtrembėruar! Traktati i Paqes, i imponuar, ndėrmjet Perandorisė Ruse dhe Perandorisė Osmane, i shkėpuste rreth 80 pėr qind tė territorit qė Turqia kishte nė Gadishullin Ballkanik, gjysmėn e trojeve shqiptare. Me nėnshkrimin e Traktatit tė Shėn Stefanit me 3 mars 1878, me vendimet e Kongresit tė Berlinit prej 13 qershor-13 korrik 1878, Perandoria Osmane pėrjetoi tronditje tė mėdha politike, e bashkė me tė edhe shqiptarėt qė ndodheshin nė pėrbėrje tė saj. Kombit shqiptar dhe trojeve tė tyre etnike nuk iu dha kurrfarė rėndėsie prej kancelarive tė Fuqive tė Mėdha, madje ata e kėrcėnonin se do ta copėtonin. Thėnia qė i atribuohet Bismarkut: “Nuk ka komb shqiptar, Shqipėria ėshtė vetėm njė shprehje gjeografike” e dėshmon gjendjen e shqiptarėve shumė katastrofike. Nė fakt, ky problem i ruajtjes sė tėrėsisė sė Shqipėrisė kishte filluar nė vitet e Krizės Lindore 1875-1878. Shqiptarėve rreziku mė i madh i vinte prej vendeve fqinje: Italia, Greqia, Bullgaria, nė veēanti nga Serbia dhe Mali i Zi. Poeti i madh, prifti i lartė katolik-franēeskan, Gjergj Fishta, duke e parė rrezikun nga fqinjėt, te kryevepra e tij Lahuta e Malcis u drejtohet shqiptarėve: “Por, pse na tė vogjėl jemi Pse fis e vlla nuk kemi Na sod shkjaut s’mund t’i bajmė ballė Qi po do t’na pėrpijė gjallė, Prandej, thom se e lyp e mara Qi dhe sot na, si pėrpara, Tė rrim njit me mbret t’Stambollit Pėr me i bamun ballė Nikollit…” Poeti i madh i kombit, prifti i lartė i Kishės Katolike, Gjergj Fishta, vetė e shikonte Mbretin, Sulltanin, Turqinė, Stambollin, nė atė periudhė tė vėshtirė pėr shqiptarėt dhe trojet e tyre, si shpėtimtar dhe si njė faktor i bashkimit kombėtar, pėrballė fqinjėve serbo-malazezė. Nė kėto rrethana shumė tė ndėrlikuara, ulematė shqiptarė me veprimtari e dėshmuan atė qė besuan. Ulematė shqiptarė ishin zhveshur nga gjėrat e kota, qė rrjedhin nga bota; ata me shembullin e vet, me besim, me dituri, me pasuri, dėshmuan me devotshmėri se pėr shqiptar nuk ka jetė pa Shqipėri. Ulematė shqiptarė i filluan pėrgatitjet pėr themelimin e njė lėvizje politike-ushtarake qė nė muajin mars tė vitit 1878. Mbledhjet u mbajtėn nėpėr xhami, teqe, mejtepe dhe medrese... Kuvendi themelues, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u organizua prej ulemave. Ulematė ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Tė gjitha Komitetet e Lidhjes, apo degėt e saj, qė ishin themeluar nė tė gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovės deri nė Shkodėr, nga Prishtina deri nė Dibėr, e qė u pėrhapen me tė shpejtė edhe nė Shqipėrinė e Jugut, deri nė Janinė. Nė Kuvendin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ku morėn pjesė rreth treqind pėrfaqėsues, madje edhe nga Sanxhaku e Bosnja, prej tė cilėve dihen emrat e rreth 150 pėrfaqėsuesve, 96 ishin nga Kosova, 26 nga Vilajeti i Shkodrės, tė tjerėt nga Vilajeti i Manastirit dhe i Janinės, shumica prej pėrfaqėsuesve ishin ulema (dijetarė islamė). Dega e Gjakovės kishte shumė ulema, prej tyre dallohen, Kadiu i Gjakovės, Ahmed Efendi Korenica, Myfti i Gjakovės, Ismail Efendi Yvejsi, Myderriz Hasan Efendi Shllaku, Baba Ademi i Bektashinjve, Shejh Emini i Sa’adive. Dega e Shkodrės kryesohej nga Myderriz Daut Efendi Boriēi (1825-1896) i cili kishte mbėshtetje nga Myftiu Jusuf Efendi Tabaku. Dega e Ulqinit kishte nė kryesi dy veprimtarė tė shquar, Hafiz Salih Hylja dhe Hafiz Tamizin. Dega e Pejės pėrfaqėsohej nga Myderriz Haxhi Zeka. Dega e Prizrenit kryesohej nga Myderriz Ymer Efendiu. Dega e Mirovicės nga Myderriz Osman Efendiu dhe Myderriz Ali Efendiu. Dega e Prishtinėn pėrfaqėsohej nga Myftiu Zejnel Abedini. Bajrakun e Lubinės e kryesonte Mulla Hasani. Tetova pėrfaqėsohej nga Shejh Mustafa. Dega e Dibrės kishte veprimtarė Hoxhė Moglicėn dhe Shejh Hysenin. Dega e Shkupit kishte veprimtar tė dalluar Myderriz Abdyl Efendiun, i cili ishte myderrizi kryesor i Shkupit, qė u burgos me Abdyl Frashėrin nė muajin prill tė vitit 1881 nė burgun ushtarak, nė Kalanė e Prizrenit, kur Dervish Pasha hyri nė Prizrenin. Nė tė gjitha degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė katėr vilajetet shqiptare, ulematė ishin shtylla kryesore e tyre. Disa ishin, siē thuhet sot, mė tė moderuar, disa mė konservatorė, disa tė tjerė mė radikal. Por, secili prej tyre ishte i veēantė. I veēantė ishte Myderriz Haxhi Ymer Prizreni, me tipare luftarake, por edhe me ndikim tė madh shoqėror, kulturor e pedagogjik; i pėrafėrt ishte edhe Myderriz Haxhi Zeka. Kėta dy ishin nga figurat mė tė shquara tė ulemave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ulematė shqiptarė pėrveē organizimit, drejtimit dhe fuqizimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, zhvilluan edhe veprimtarinė kulturore-pedagogjike. Prej themelimit, prej Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili i zhvilloi punimet nė Xhaminė Bajrakli, jo aty nė atė shtėpinė e vogėl, e cila ishte mejtep (mėsonjėtore), e deri nė shuarjen e saj me luftė, prill-maj tė vitit 1881, ulematė ishin ata qė i shkruan shumicėn e akteve, peticionet, memorandumet; shkruan, pėrpiluan, hartuan Kararnamen (Akt-vendimin), Talimatin (Urdhėresat) etj. Prej kėtyre shkruesve dallohen ulematė pedagogė qė ishin punėtorė tė arsimit, pra ishin myderrizėt, si myderriz Ymer Prizreni, myderriz Ismail Efendi Yvejsi, myfti nga Gjakova, myderriz Ali Efendiu nga Mitrovica, Myderriz Daut Efendi Boriēi nga Shkodra etj. Ulematė ishin frymėzuesit, organizuesit e protestave kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit qė po vendosnin tė copėtonin trojet shqiptare. Ulematė ishin frymėzuesit, kur e lypte nevoja, edhe tė luftės sė armatosur. Ngjarjet e Gjakovės qė e tronditėn Evropėn, shtator 1878, ku u vra pėrfaqėsuesi i Turqisė, gjenerali Mehmet Ali Pasha me Abdullah Pashė Drenin, mikpritėsin nga Gjakova, dhe qindra tė tjerė, ishin frymėzuar nga Myderriz Ymer Prizreni, nga Kadiu i Gjakovės, Ahmed Efendi Korenica dhe disa ulema tė tjerė. Kėshtu ndodhi edhe nė mbrojtjen e Plavės, Gucisė, tė Ulqinit. Nė luftėn qė u zhvillua nė Slivovė e Shtime, prill 1881, ku u vranė dhe u plagosėn rreth 1.200 luftėtarė, mes tyre edhe Mic Sokoli, aty u zu gjallė Mulla Hyseni, i cili u ekzekutua pa gjyq, me Ali Nimanin, oficer, dhe Sefė Kosharėn. Shpirtin luftarak tė ulemave, pa dyshim, e pėrfaqėson, pėrveē tė tjerėve, Myderriz Haxhi Ymer Prizreni. Aristoteli (384-322) thoshte se poezia ėshtė mė filozofike, mė e vlefshme se historia, sepse poezia priret tė shpreh tė pėrgjithshmen, kurse historia tė pjesėrishmen. Nė njė poezi, kėngė trimėrie popullore, qė i kushtohet Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit, para betejės nė Qafė t’Morinės, afėr Gjakovės, pranverė 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur e pėrgjithshmja pėr ulematė. Kush ja jep mretit ni plum (Kushtuar Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit) Ymer Efenija, trim shqiptar, Sylejmani ni komandar, I tubuan tre mi’ luftarė, Tanė malsorė, n’plisa t’bardhė, N’Qafė t’Morinės kokan dalė, Sylejmani majti fjalė: - Ngoni ju vllazėn shqiptarė, Do t’i dalim turkut pėrballė; Dervish Pasha n’Gjakovė a ardhė, Pėr m’i zanė krent, m’i vjerr’ vet, Me coptue kėt ven t’shkretė. - Efeni, ēka me ba, A ban turkut pushkė m’i ra? Myderrizi kish pas thanė: - Kur asht fjala pėr vatan, Jo veē turkut e atij tjetrit, Po ni plum kush ja jep mretit, Ka me shkue n’lule t’Xhenetit! Fjalėt e hoxhės kur i nguen Tė tanė burrat n’kam u ēuen, Lidhėn Besė e pajtuen gjaqe, - Me ven tonė s’ka pazarllaqe...! All-llahu i Madhėrishėm e ka pėrcaktuar kush janė besimtarėt: “Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hirė tė All-llahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillėt janė ata tė vėrtetėt.” (Kur’an, 49:15) Me pak fjalė, ky ishte roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Kėtė nuk duhet harruar kurrė, as nuk duhet lejuar tė tjerėt ta harrojnė, sepse atėherė e harrojmė vetveten.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT (1878-1881)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions