LUSHNJA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Njerez qe nuk duhen harruar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres



Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

Njerez qe nuk duhen harruar Empty
MesazhTitulli: Njerez qe nuk duhen harruar   Njerez qe nuk duhen harruar Icon_minitimeSat May 29, 2010 7:44 am

NJEREZ QE NUK DUHET HARRUAR

Nga Kristo Zharkalliu

Botuar ne gazeten Albania Press te emigranteve shqiptare ne Greqi ne muajn ne ntor 2008 ne Athine.

( Kristo Zharkalliu eshte nje publicist i njohur dhe i respektuar ne shtypin progresist grek dhe ate shqiptar. I arratisur ne vitet pesedhjete nga kampi i internimit ne Shtyllas te Fierit dhe larg families se tij ne Grabian te Lushnjes shkoj per te realizuar endrren e rinise e te jetes. Fal aftesive dhe deshires se tij ka mbaruar jashte arsimin te larte, i martuar me nje janinjote dhe ka dy djem qe kane mbaruar studimet e larte dhe me kulture te gjere, njohin shume mire dhe gjuhen shqipe, historine dhe kulturen shqiptare. Kristo ka nje aktivitet te gjere patriotik dhe i angazhuar qysh heret me shoqatat shqiptare te hershme te diaspores, mik dhe shok me mjaft personalitete te njohur te politikes dhe kultures dhe i kudo gjendur per emigrantet dhe ceshtjen shqiptare. Ne shoqaten kulturore “Apollonia e Fierit„ dhe ne shoqaten kulturore „“Lushnja„ te emigranteve shqiptare ne Athine zoti Kristo ka dhene kontributin e tij ne pergatitjen e mjaft referateve dhe shkrimeve per historine dhe kulturen tone. Eshte nje nder i madh per te gjithe ne qe e njohim kete intelektual te perkushtuar te ceshtjes shqiptare, eshte krenari te jesh ne shoqerine e tij e te kesh nje mik kaq te mrekullueshem sa c‘eshte zoti Kristo Zharkalliu. Shteti shqiptar me shume se deri me sot duhet ti vlersoj keta personalitete te kualifikuar qe gjithmone kane qene ambasadore me te mire te ceshtjes shqiptare. )
Po dergoj kete shkrim zoti Avram Xhumara qe i kushtohet nje nder personaliteteve me te nderuara te Myzeqese dhe Antarit te Nderit te shoqates se emigranteve shqiptare “Apollonia e Fierit‘‘ ne Greqi me rastin e perkujtimit te pese vjetorit te ndarjes nga ne te LLaqi Janos shkruar nga Kristo Zharkalliu.

Me respekt Aleko Prifti Kryetar i shoqates kulturore Apollonia e Fierit te emigranteve shqiptare ne Greqi, Janar 2010

L L A Q I JANO N E O M O N J E

Vitet e para, pas shėmbjes sheshi Omonja ne Athine u mbush me shqiptarė. Po tė mė thoshte dikush disa vjet mė parė se do tė ngjiste kjo, patjetėr se do ta mirrja pėr tė ēmėndur, madje kur njė intelektual i marrė grek qė quhej Kontogonis mė kishte thėnė se shekulli i ardhėshėm do tė jetė shekulli i fesė dhe kryesisht i krishtėrimit dhe se ateizmi do tė shuhej sė shpejti, isha tallur me tė se po bėnte profecira shėnjtorėsh. Sigurisht nuk e dimė se ē’do tė bėhet shekullin e ardhshėm, por nė kėtė fundshekulli, po ndodhin ndryshime tė paimagjinueshme. Atje pra nė atė qoshkė tė Omonjės takoja gjithfarė njerėzosh tė ardhur nga vėndi i tyre pėr tė gjetur “perajsėn” perėndimore dhe ajo qė tė bėn tė habitesh se shumica e kėtyre njerėzve, ose mė mirė njė pjesė e madhe prej tyresh kishin qėnė komunistė me poste e salltanete tė cilėt shumė prej nesh i kishim pasur zili. Takon pra atje shkrimtarė, poetė tė afirmuar, gazetarė tė njohur, aktorė dhe domosdo ish funksionarė tė sistemit qė sapo u shėmb. Duke mos njohur askėnd si fytyrė emrat e tyre sigurisht i kisha lexuar shumė herė nė faqet e shtypit ose dhe tė librave tė tyre dhe i kisha pėrfytyruar krejt ndryshe. Pėr mua pėrbėn surprizė tė njihem me Mihallaqin, Alfredin, Moikomin, akoma dhe Dritėronė, ashtu si nuk mund tė them se nuk kam mė pak mbresa nga takimi me Ramadanin (i cili mė vonė do tė mė nxiste tė botoja nė shtypin shqiptar ato qė shkruaja) me Duron, Yllin, Albertin, Kriston dhe merreni me mėnd sa keq e ndieva veten kur takova Margarita Xhepėn po aty nė Omonjė e mbetur pa punė! Kam shkrojtur pėr tė gjithė kėta mė me hollėsi, disa nga kėto shkrime u botuan nė gyzetėn “ZP” nga Frano Caka, gjithnjė tė redaktuara sipas shijeve tė ..lexueseve thua se ndokush mund tė dijė paraprakisht shijet e lexuesve shqiptarė ( nė se kanė shije!)
Qėndroj aty nė njė qoshe dhe dėgjoj pra gjithfarė komentesh, bisedimesh, grindjesh, mospajtimesh akoma dhe...parashikime se ē’do tė bėhet nė tė ardhmen. Nuk flas, nuk marr pjesė kurrė nė replikat e tyre (Kush jam unė qė mund tė kem njė mendim tė caktuar?) Dėgjoj, dėgjoj dhe ēfarė nuk dėgjoj! Atėhere shfaqet i porsanjohuri im, Llaqi me borsalinėn nė kokė, mė kap prej krahu dhe megjithėse u afrohet tė tetėdhjetave, gjithnjė i gjallė dhe i qeshur dhe i ri, mė thotė: ”Tė tė njoh filan studjues”
Tė gjithė e nderojnė dhe e respektojnė ish partizanin, folkloristin dhe studjuesin Llaqi. “Nuk je nė rregull ” mė qorton “Pse nuk mė njeh me ndonjė studjues grek tė Ali Pashė Tepelenės dhe tė vllehėve?” Admiron Pashanė e Tepelenės Llaqi ynė, e admiron se ka pasur miqėsi me vllehėt dhe kur dėgjon se dikush ka shkrojtur pėr Luanin e Epirit, si e quajnė nė Greqi dhe nė botėn mbarė se gjoja paska djegur Voskopojėn, zėmėrohet dhe e shan vėnēe: ”Aliu e donte qytetėrimin dhe e mbronte!” thotė Llaqi dhe ne nuk po pėrmėndim epitetet qė ai u vinte “keqbėrėsve tė historisė tė Aliut”. Por Llaqit i ka mbetur merak se nuk i kam njohur njė studjues grek. “Po ti nuk di greqisht more Llaqi! Si do tė mirresh vesh?” e ngacmoj, por ai nuk bėn prapa: “Studjuesit kanė gjuhėn e tyre!” thotė dhe unė e ndiej veten tė mundur. Megjithatė nuk i premtoj se e njoh mirė nga dhjetra libra qė kam lexuar pėr Aliun “objektivitetin” e studjuesve grekė tė Aliut, sidomos atyre qė mirren dhe me vllehėt. Jo se Llaqi nuk e di kėtė! E di ai por kėrkon t’i “provokojė” dhe t’u “hapė sytė” si thotė dhe tė bėjė...dialog me ta dhe t’i bindė se pseudohistoritė e pseudostudjuesve qė “urdhėrohen” e “financohen” nga cilado ministri (si nė Shqipėri nė kohėn e Enverit-ai vetė ishte admirues i Mehmetit tė cilin e kishte pasur komandant!) nuk mund tė kenė jetė tė gjatė “Janė njerėz injorantė!” thėrret ai. “Kėtu nė Greqi nga ku nisi kultura botėrore, kėtu sot jetojnė njė turmė injorantėsh! ” Nuk kisha kuptuar se nga kush ishte informuar Llaqi pėr “injorancėn greke” por pėr kėtė ai nuk i linte dhe studjuesit shqiptarė pa u a bėrė samarin copė. “Ballkanės kemi qėnė, ballkanės kemi mbetur!” thoshte.
Flet pėr kohėn e kaluar, flet pėr shtatė fėmijėt qė ka, tė gjithė me arsim tė lartė, krenohet me tė kaluarėn, sikur harron se me cilin po bisedon: “Pėr asgjė nuk kam turp, pėr ideal tė partisė!” dhe unė vė re nė syt e tij tė zgjuar nostalgjinė pėr tė djeshmen dhe zėmėrimin pėr tė sotmen dhe ndien neveri pėr tė gjith ata qė deri dje betoheshin si ai “pėr ideal tė partisė”, sot ishin bėrė “demokratikė” madje paraqiteshin pėr tė ...pėrndjekur! Ėshtė e ēuditėshme se si njė njeri i tillė, besnik i sė djeshme tė kėrkojė shoqėrinė time dhe tė mė quaj “miku im” dhe kėtu qėndron dhe madhėshtia e tij. “E di se tė kemi bėrė keq” thoshte dhe nuk e ndante veten kurrė nga regjimi diktatorial, nuk kėrkonte t’ua hidhte tė tjerėve pėrgjegjėsinė ose fajin “Por-shtonte- kishim dhe ne tė drejtėn tonė. Me juve nė zverk nuk mund tė ecnim pėrpara, paēka se edhe pa ju i dhamė njė shqelm socializmit dhe erdhėm tė bėjmė sehir poshtėrimin tonė nė sheshin e Omonjės!”
Llaqi ėshtė njė monument i vėrtetė i gjallė; tek ai mund tė shikosh tė gjithatė brez njerėzish qė i u nisėn asaj pune me njė gjerdan fishekėsh qė tė ndėrtojnė njė botė mė tė mirė. E di ai, ėshtė i vetėdijėshėm se bota nuk u bė mė e mirė, por ai e di gjithashtu se as sot bota u bė mė e mirė se ajo e djeshmja. “Ne kishim gabimet tona, prapėsitė tona prandaj dhe u dorėzuam kaq lehtė! ”flet ai i brengosur “Por ē’bėnė kėta qė erdhėn pas rrėzimit tonė? Kėta nuk lanė gur mbi gur mė kėmbė! Ne kishim gabime, ne kishim mangėsi, por kėto i bėnim nga padituria. Kėta si do t’i justifikojnė marrėzitė dhe krimet qė po bėjnė pėrditė? A nuk qėnkan ...tradhėtarė dhe kriminelė me damkė? Ne kėshtu dimė t’i quajmė njerėzit e tillė!” E kundėrshtoj duke i thėnė se “dikur dhe mua mė kishin quajtur tradhėtar. Akoma nuk kanė vėnė mėnd komunistėt? Tradhėtarė nuk ka mė, as ka pasur ndonjėherė!” Ai mė vėshtron dhe thotė: “Po, me ty dhe tė tjerė si ti, kemi bėrė gabim! U dhamė pushtetin harbutėve dhe ata e bėnė si surrati i tyre!”
Por e di se nuk pranon se nuk ka pasur dhe nuk ka tradhėtarė. Tradhėtarė ai shihte kudo...
Llaqi ėshtlė njė enciklopedi e lėvizėshme. Ai mė kujton Jorgo Zografon, njė plak tetėdhjetėvjeēar qė banon nė Greqi mė se gjashtėdhjetė vjet dhe di pėrmėnē tė gjithė poezinė shqipe tė para luftės, nga Naimi, Ēajupi, Fishta, Pashko Vasėn dhe dhjetra tė tjera, duke mos pėrjashtuar dhe Migjenin dhe arrinte tek Dritėroi dhe Ismaili.... Mund tė tė recitojė “Lahuta e Malcisė” si “Bagėti e Bujqėsi” dhe patjetėr “Baba Tomorrin..” por pėr kėtė shpresojmė tė shkruajmė herė tjetėr. Llaqi (jo, kurrsesi nuk mund t’i thuash xha Llaqi! Ėshtė kaq i ri, kaq energjik, kaq i zėmėruar Llaqi!) nuk thotė kurrė fjalė nė erė. Nga hera ėshtė i rrethuar nga njerėz, kryesisht intelektualė tė rinj dhe ai u flet, ai dėgjon dhe pastaj tė gjithė dėgjojnė atė. Kisha dėgjuar dhe nuk e kisha besuar se si fėmijėt rrinin rreth veteranėve tė luftės dhe dėgjonin rrėfimet e tyre nga lufta, por kurrė nuk mė kishte shkuar nė mėndje se edhe unė do tė rrija aty nė grupin qė rrethon Llaqin dhe se do ta dėgjoja me kaq admirim dhe besim.
Njė ditė Llaqin e kapi policia greke. Kishte hyrė vera dhe ai kishte dalė nė Omonjė si bėnte pėrditė me kėmishė mėngėshkurtėr dhe kishte harruar pasaportėn nė xhaketė. Kishim pak kohė qė e kishim harruar fjalėn “Fshesa”, sidomos qėkurse filloi “revolucioni popullor” kundėr piramidave dhe kundėr Berishės. E marrin Llaqin pra, kėshtu i gjatė dhe i plotė me borsalinė nė kokė dhe e ēojnė nė postėn e policisė. Tėrr nuk i bėri syri Llaqit. “Unė nuk isha trėmbur nga nazistėt, do tė trėmbesha nga policia greke?” do tė thoshte. Partizani i vjetėr po zgjohej brėnda tij pas mė se pesėdhjetė vjet. Nė postėn e policisė kishin sjellė dhe shqiptarė tė tjerė nė mes tė tė cilėve dhe njė grua e re qė po qante me dėnesė se e kishin kapur nė rrugė dhe kishte lėnė tė dy fėmijėt e vegjėl nė shtėpi vetėm. Policėt grekė nuk u mallėngjyen fort nga lotėt e njė nėne sepse skena tė tilla pėrballonin pėrditė. Janė mėsuar nga klithma dhe mjerime tė tilla ndėrmjet shqiptarėve.
Oficeri mer nė pyetje tė parin dhe ky ėshtė Llaqi ynė...Kishin dhe njė pėrkthyes, ndoshta minoritar sepse dinte mė mirė shqip se sa greqisht.
“Si e ke emrin?” pyet oficeri i policisė.
“Llaqi!” pėrgjigjet ish luftėtari ynė.
“Si Llaqi? Vasillaqi, Mihallaqi, Paskallaqi?” ja bėn oficeri.
“Asgjė nga kėto. Thjesht Llaqi! Kėshtu mė njohin mua tė gjithė...”
“Sa vjeē je?” vazhdon pyetjet dhe arrogancėn oficeri i ri.
“Jam kaq sa do tė ishte dhe gjyshi yt po tė rronte” flet Llaqi “Dhe djali im ose nipi im do ta rrespektonte gjyshin tėnd zoti oficer!”
Oficeri shtanget pėr njė ēast nga ky sulm i papritur i atij njeriut trupmadh i cili nuk nxjerr nga koka republikėn dhe qė nuk duket aspak i moshuar.
“Jeni “vorioepirot”?” e kthen nė shumės oficeri
“Jam njeri!” pėrgjigjet Llaqi.
“Ē’punė bėnit nė Shqipėri?”
“Unė a?” ja bėn Llaqi dhe buzėqesh me dinakėri “Fillimisht kam qėnė bari me dele, dhe ky ėshtė profesioni im i vėrtetė! Pastaj dola nė mal dhe luftova nazifashistėt, mandej u shkollova dhe u bėra studjues dhe duke qėnė gjithnjė njė bari, u diplomova si folklorist., pastaj mbarova dhe universitetin bujqėsor.. nga ku u bėra Agronom. Jam ēoban pra!”
Oficeri nisi tė zbavitej me atė njeri tė ēuditėshėm. Buzėqeshi dhe i foli me tė butė:
“Po pasaportėn pse nuk e mbani me vete?”
“Dhe pse ta mbaj me vete? Mos kini frikė se mos ju marr punėt unė? Kam shtatė fėmijė, tė gjithė tė shkolluar dhe tė gjithė punojnė dhe kujdesen pėr mua si syt e ballit. Nuk e di sa nipėr dhe mbesa kam. Pse bre silleni kėshtu? Si ju bėn zėmra tė mbani atė grua qė ka tė dy fėmijėt vetėm nė shtėpi? Ē’njerėz jini juve more? Ne krenoheshim se kishim pranė djepin e kulturės botėrore, se kishim gjitonė grekėt se nuk dinim se grekėt e sotėm janė krejt ndryshe qė tė mos them injorantė dhe nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me madhėshtinė e lashtėsisė! Ja pyete more atė grua se ē’shkollė ka mbaruar dhe do tė shikosh se ka mbaruar patjetėr ndonjė universitet! Ku janė njerėzit tuaj me kulturė? Ku janė grekėt e vėrtetė qė ne kemi imagjinuar? Kujtoni se duke tundur kuletėn jini dhe tė kulturuar dhe europjanė? Turp bre, turp!” Nuk mbahej me me asgjė Llaqi ashtu si kishte marrė vrapin e fjalės. Oficeri e kishte humbur torruan dhe nuk i vinte mirė tė sillej me rreptėsi ndaj atij njeriut tė ēuditėshėm. Asnjėherė nuk i kishte takuar qė njė shqiptar ta sulmonte kėshtu, pėrkundrazi tė gjithė tregoheshin tė bindur, tė pėrulur dhe luteshin t’i linte tė lirė. Nga ana tjetėr ishte fyerje e madhe tė quante grekėt injorantė! Nė atė kohė ja bėhu i biri i Llaqit, Mihali, tė cilin e kishin lajmėruar tė njohur se e kishin kapur Llaqin dhe vrapoi nė poilici me pasaportėn e tė atit. I jep pasaportėn e Llaqit oficerit i cili mbėrtheu sytė atje ku shkruante “profesionin: “Profesor”! Oficeri i policisė greke nuk njihte asnjė fjalė shqip, por e dinte fort mirė ē’don tė thotė “profesor”. Vėshtron nga Llaqi, i zgjat pasaportėn me buzėn nė gaz. Ishte zbutur shumė greku.
“Do tė pini njė jafe zoti profesor?” i foli me respekt.
“Qė tė pi njė kafe me ty” thotė Llaqi duke mos marė parasysh shėnjat qė i bėnte i biri tė mos flsite “duhet tė lironi tė gjithė kėta tė mjerė qė kini mbledhur kėtu sonde! Tė lirosh atė grua qė ka lėnė fėmijėt vetėm nė shtėpi, tė lirosh dhe ata dy djelmosha qė akoma nuk kanė gjetur ndonjė punė qė tė nxjerrin bukėn e gojės, akoma dhe ato dy vajzat qė i kapėn duke dalė nga punishtja ku punonin...” mbaroi ai.
Oficeri nuk e humbi buzėqeshjen. I kishte pėlqyer ai njeri i ēuditėshėm dhe ishte nė dorėn e tij qė tė pinte njė kafe me atė profesor. U bėri me shėnjė policėve tė lironin tė pesė shqiptarėt qė kishin kapur atė mbrėmje nė Omonjė, sigurisht dhe gruan qė qante akoma. Atėhere ngrihet gruaja e re dhe shkon e pėrqafon Llaqin trupmadh duke thėnė: “Faleminderit Profesor ! Ju nuk mė kujtoni, por kam qėnė studentja juaj nė...” lotėt i shkonin ēurk. Pastaj Llaqi piu kafenė me oficerin e ri grek Pinė dhe nga njė uzo!
Llaqi i tregon kėto dhe sytė i shkėlqejnė. Mė duket se nė cep tė syve tė tij vė re diēka si lagėshtirė. Por jo! Veterani nuk loton lehtė. Thua? Njė gjė ishte e qartė: Veterani ynė me fjalėn e tij burrėrore kishte fituar zėmrėn e oficerit tė policisė greke. Dhe le tė thonė disa se policėt askurrė dhe asgjėkundi nuk kanė zėmėr tė butė njerėzore...



******************************


“Kjo demokracia juaj bėri vetėm njė gjė tė mirė” mė thotė njė ditė. “Na bėri tė njihemi ne tė dy! Po tė tė takoja disa vjet mė parė, pėr ideal tė partisė se nuk mė shpėtoje gjallė!”
“Pajtimi dhe mirėkuptimi i njerėzve ėshtė gjė e mirė o Llaqi!” i them unė
“Gjėja mė e mirė ėshtė!” miraton ai.
Mua mė vjen ta pėrqafoj. Mirėpo ishte afro gjysmė metėr mė i lartė se unė dhe po kaq i gjėrė. Kėshtu heq dorė nga kjo dėshirė Mė mjafton qė ai vjen pranė meje, mė shtrrėngon dorėn dhe buzėgaz thotė: ”Nuk je nė rregull. Nuk mė njohe akoma...” dhe unė e di ē’kėrkon ai, ashtu si e di se “studjuesit” qė kėrkon ai nuk para e bėjnė kabull kohėt e fundit tė rrijnė dhe tė bisedojnė me shqiptarėt, Thotė nga hera atė “pėr ideal tė partisė” betim ky qė dikur mė kishte bėrė kaq tė kėqia mua dhe familjes sime dhe e pata urryer kaq shumė. Si ta urresh ama kur e dėgjon nga goja e Llaqit? Llaqi ka “ideal” tė vėrtetė qė s’ka tė bėjė me atė tė “partisė”, ka idealin njerėzor (“human” do ta quanin kalemxhinjtė e sotėm...) ai ėshtė njė trung i vėrtetė dhe i fortė ku mund tė mbėshtetesh. Dhe tė kesh besim tek e ardhmja.. Pa tė kaluarė nuk mund tė ketė tė ardhme dhe, duam s’duam, Llaqi ėshtė njė pjesė e madhe e sė kaluarės sonė, ėshtė tabani ynė Tregon:
“Nė dimrin e 43-sė patėm rrethuar njė kompani gjermanėsh. Nė fund, pas njė luftimi tė rreptė, disa prej tyre u dorėzuan, gjė e rrallė pėr gjermanėt. Njėri nga ata kishte dorashka tė meshinta dhe mua mė kishin ngrirė duart. Ja hoqa dhe atėhere pashė se kishte nė dorė njė sahat zviceran (thotė markėn) Ja heq nga dora dhe e vė nė dorėn time ndonse rripi mė vinte pak ngushtė. Dorashkat, sado qė u pėrpoqa nuk munda t’i vė dhe ja ktheva prapė gjermanit. Mos e pyet se sa u kapardisa me atė sahat prej floriri! Ata qė e panė mė thanė se ishte safi flori. Dukej se gjermani ishte nga ndonjė familje e pasur. Kur e mėsoi komandanti ynė mė qortoi, fatmirisht vetėm mė qortoi se ai ishte shumė i rreptė me luftėtarėt e tij. Atėhere kishim disiplinė shumė tė rreptė ne ore. Kush vidhte qoftė dhe njė patate ose njė qepė nga njė kopsht, dėnohej rėndė, madje rrezikohej tė humbiste kokėn po tė vidhte diēka mė tė madhe dhe kush bėnte “plaēkitje” qoftė tek armiqtė ishte njėsoj fajtor dhe dėnohej rreptė. Jo si kėta tė ushtrisė sė sotme! Atė sahat e mbajta deri nė vitin 1961-shin (se si mė kujtohet historia e Shahin Kolonarit me uniformėn e kolonelit italian!..).Njė ditė pra pas shumė kohėsh na erdhi nė “shtėpi” ish komandanti im qė tashmė ishte bėrė shumė i madh (kishim marrė pushtetin mė 1944!) dhe ishte koha kur sapo ishim “prrishur” me Bashkimin Sovjetik dhe ai sapo ishte kthyer nga Moska ku ishin grindur me atė majmunin, Hrushovin.. “Ore Llaqi”-ja bėn ai atje ku pinim njė gotė raki “ a e ke atė orėn e gjermanit?” “Ja ku e ke!” ja tregoj unė i fryrė si kaposhi se komandanti im qė ishte ngjitur kaq lart nė pushtet kujtonte atė epsod pas kaq vjetėsh. Atėhere ai nxjerr nga dora e tij njė orė qė shkėlqente se ishte krejt e re dhe ma zgjati; “Merr kėtė qė bleva herėn e fundit nė Moskė dhe nuk dua mė ta kem nė dorė...” mė thotė “dhe ma jep atė tėnden ta vėmė nė muze!” Mė erdhi keq qė po ndahesha nga sahati im, por mė vinte rėndė t’i thosha jo ish komandantit tim, pastaj se si mė pėlqeu ajo orė qė shkėlqente... E mora pa i thėnė asnjė fjalė, duke i dhėnė timen dhe e kalova nė dorė. Ai sahat ėshtė ky qė kam dhe sot e kėsaj dite nė dorė!” dhe e tregon plot krenari si fėmijė Llaqi ynė. Ėshtė njė orė qė akoma dhe sot shkėlqen, njė pompjeda ruse “Kurdiset do tė thuash” qesh ai “por ama mua nuk mė pėlqejnė ato sahate qė nuk kurdisen kurrė. Sikur nuk tė lidh asgjė tė pėrbashkėt me to.. Po, pėr ideal tė partisė...”
“Dhe ē’u bė ora e gjermanit?” pyet dikush.
Fytyra e Llaqit erret.
“Duket nuk e kishte vėnė nė muze si mė kishte thėnė.. Mė thanė se e kishte nė dorė kur vrau veten...Dikush mė tha se e mbante nė shtėpi si relikė nga lufta...Pas kėsaj u gjend nė muze ku qėndroi deri nė vitin 1990 kur Ramizi dhe shokėt e tij shėmbėn gjithēka... Mė vonė u vodh nga bashibozukėt e Saliut ose dhe tė Ramizit-njė farė ishin tė gjithė ata, ashtu si u vodhėn tė gjitha gjėrat me vlerė nga muzetė tona. Sidoqoftė po ta shikoj diku do ta njoh menjėherė sahatin tim qe dikur ja mora njė gjermanit, e mbajta pesėmbėdhjetė vjet nė brryl dhe me tė nė dorė vrau veten ish komandanti im, ka vlera tė mėdha pėr mua.” pėrfundon Llaqi dhe duket shumė i brengosur.
“Vrau veten o Llaqi?” e pyet njė i ri me mosbesim.
“Vrau veten? Hė de, ti si thua? Kėtė Ramizi dhe shokėt e tij e dinė...”
Llaqi nuk flet keq pėr askėnd nga “udhėheqja”, pėrveē Ramizit tė cilin nuk e duron dot “Kur shkoi nė Amerikė ”thotė “ u zhduk njėzetekatėr orė” shton me zėmėrim.. Ashtu si nuk mund tė thotė njė fjalė tė mirė pėr Saliun. Ai i emėrton tė gjithė “tė mėdhenjtė” me emrin e tyre tė vogėl sikur tė kenė qėnė shokė shkolle, ose fėmijė tė tij. “Thotė: “...kėtė e tha Fatosi...” “...e kishte thėnė Enveri...” ”...mirė e ka dhe Skėnderi (Gjinushi)”..kot e ka Sabriu”.... Thotė Mehmeti, Petriti, Beqiri (kėtė tė fundit e kishte shumė zėt, kushedi pse!) xha Rizai (Kodheli). Pėr kėtė tė fundit., ka kaq nostalgji dhe admirim sa edhe pėr “komandantin legjendar...” dhe habitet kur i them se ka qėnė dhe mik i familjes sonė deri vonė, kur na muarnė pėrsėri nė internim... Ai flet pėr “xha Rizanė” sikur e ka aty pranė dhe sikur ka pėr ta takuar tė nesėrmen nė Omonjė... “Dritėroi na ka nderuar”-hidhet tek letėrsia Llaqi “por neve nuk e kemi nderuar aq sa duhet. Ja ngarkuam lavdinė tė gjithė “atij” nga Franca dhe harruam tė tjerėt sikur vetėm Gjirokastra nxirrte mėndje tė mėdha! Jo se nuk i takon lavdia atij firaunit qė e pėrkėdhelte Enveri, por edhe Dritėroi nuk ishte mė pak dhe kėtė e tregon duke mos i mbajtur aspak mėri (ku e dinte ai?) gjirokastritit, i cili se si mė duket sikur nuk ėshtė mė i yni, sikur ka turp se ėshtė shqiptar. Njė popull qė tė nderon a derzi, mos e hidh kurrė poshtė! Dhe pa tė nderuar populli yt, s’tė ndron kush nė botė! Nazim Hikmet ishte i madh sepse donte popullin e vet sepse donte tė gjithė popujt qė vuanin. Populli turk ishte injorant, shumica dėrmuese e tij ishte analfabet dhe fanatik dhe nuk e ēmonte Nazimin, por ai e justifikonte duke thėnė se fajin e kishte regjimi anadollak dhe jo populli turk. Ky i yni e di se ka njė popull tė shkolluar dhe tė zgjuar dhe nė vėnd qė tė krenohet se ky popull nuk duroi pushtimin fashist, as regjimin e Saliut, ashtu si nuk duroi kusarėt e Ramizit dhe ngriti kokėn kundėr tė gjithė kėtyre, ai ka turp pėr kėtė popull!” E kundėrshtoj pėr herė tė parė duke i thėnė se nuk ka tė drejtė tė akuzojė kėshtu “gjirokastritin” se ai i pari nderoi Shqipėrinė nė botė dhe se kudo nė librat e tij ai krenohet me popullin shqiptar. Llaqi mė vėshtroin sikur tė mė ketė zbuluar aty papritur. “Dhe kush tha tė kundėrtėn?” thotė “Unė flas pėr deklarata e fundit nė shtyp. Nuk e di ai se kusarėt e Saliut rrėmbyen tė gjitha kursimet e popullit!! Ai duhej tė pėrkrahte popullin dhe jo regjimin e Saliut..Tė vinte dhe tė qėndronte pranė popullit tė tij nė kėto ditė tė vėshtira, jo bėn dekllarata nga Parisi. Ja, prandaj jam i zėmėruar me tė!”
Ky ėshtė Llaqi. Ka njohuri, ėshtė i informuar pėr tė gjitha, e ka njė fjalė pėr tė gjithė. Nuk shan me epitete tė rėnda, por nga ana tjetėr nuk pushon tė shprehė hidhėrimin, zėmėrimin dhe dėshpėrimin e tij
Kėtu tė vjen tė vėsh kujėn. Njė popull me njerėz tė tillė tė mėnēur si Llaqi, si u katandis kėshtu? Takonim njerėz analfabetė, pleq tė moēėm dhe kishin njė fjalė tė urtė pėr t’u thėnė tė rinjve. Thua tė rinjtė e Shqipėrisė tė jenė bėrė kaq tė prapė? Thua se pėrpjekjet pėr tė krijuar “njeriun e ri”(teoria niēiane!) nga tė ēmėndurit e diktaturės, shkatėrroi virtytet mė tė bukura tė atij popullit? Ē’u bėnė tė parėt e tyre qė gjithnjė u tregonin rrugėn e nderit e tė besės me shėmbullin e tyre, ku vajtėn rrėnjėt e tyre qė dukeshin kaq tė thella? Njėmijė e pesėqind vjet pushtim romak, bizantin, sllav, dhe pesėqind pushtim otoman nuk mundėn tė shkatėrronin, tė ērrėnjosnin atė popull, u deshėn mė pak se pesėdhjetė vjet diktaturė komuniste qė tė mbetej ai popull pa asgjė, pa pasuri, pa truall, pa besė e pa nder qė ta lidhte me vėndin e tij? Si ėshtė e mundur qė brėnda pesė vjetėve tė shkatėrrohen nga vetė populli tė gjith ato qė ai vetė kishte ndėrtuar me gjak e djersė brėnda pesėdhjetė vjetėve? Apo mos gabohemi o Llaqi kur themi “popull”? Mos populli “u gjėnd pėrpara njė befasie” si thua ti, mos ata qė digjnin e shkatėrronin pėrfituan “nga hutimi i popullit” Dhe cilėt janė kėta? Si ėshtė e mundur tė quhen “tė ligjėshėm” ata qė grabitėn e vodhėn njė vėnd, njė popull tė tėrė? Ėshtė e mundur qė njė popull qė sapo doli nga errėsira e plotė tė diktaturės, tė bėhet peng i njė bandė kusarėsh? Ē’u bė krenaria e shqiptarit?
Por shqiptari o Llaqi iku nga Shqipėria. Nuk i ka mė borxh asgjė Atdheut tė vet...

Maj- Qershor 1997, Athinė”


Shėnim: Ky shkrim u shkėput nga dorėshkrimi “Qoshku i Demokracisė” qė u shkrojt nė vitin 1997 dhe qė njė pjesė e madhe u botua nė gazetėn “Z P” nga Frano Caka. Llaqi u largua nga Greqia disa muaj mė vonė dhe njė ditė e takova rastėsisht nė rrugėn Triti Septremvriu tė Athinės kur kishte ardhur pėr disa ditė tė vizitonte djemtė dhe nipėrit qė banonin nė Athinė. U pėrqafuam dhe mė ftoi “patjetėr tė shkoja nė Lushnjė” “Do tė tė pres nė verė” mė tha. Duke qeshur i thashė:”E kam frikė Lushnjėn se aty pranė ėshtė dhe Grabjani. Njerėzit e mi qėndruan tė intertnuar aty tridhjet vjet!” Megjithatė i premtova se do tė veja, Veēse disa muaj mė vonė mė njoftoi i biri Mihali se Llaqi kishte vdekur papritur e pakujtuar, duke harruar dhe premtimin qė kishte dhėnė se do tė rronte njėqind vjet! Sigurisht nuk mund ta fal pėrderisa nuk e mbajti fjalėn dhe nuk mė priti si mė kishte premtuar...Por ai kishte mbajtur kaq premtime nė jetėn e tij, sa t’i falet dredhia e vogėl qė mė bėri mua duke vdekur pa mė lajmėruar e duke mos mė pritur tė shkoja nė Lushnjė pa pasur frikė se mos mė ēonin nė Grabjan ku do tė mė mbanin tridhjet vjet tė tjera...

Athine Shtator 2008.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njerez qe nuk duhen harruar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» me duhen 1000 euro
» happy birthday per njerez jashte forumit
» Lushnje: Me se fundi, nisin punimet per rrugen e harruar prej kaq vitesh!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Emigrimi-
Kėrce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions